{"id":1281090,"date":"2026-10-22T20:03:32","date_gmt":"2026-10-22T18:03:32","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1281090"},"modified":"2026-10-22T20:07:19","modified_gmt":"2026-10-22T18:07:19","slug":"rubios-i-kerkohen-sanksione-ndaj-kater-biznesmeneve-serbe-te-afert-me-vuciqin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bote\/rubios-i-kerkohen-sanksione-ndaj-kater-biznesmeneve-serbe-te-afert-me-vuciqin\/","title":{"rendered":"Rubios i k\u00ebrkohen sanksione ndaj kat\u00ebr biznesmen\u00ebve serb\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me Vu\u00e7iqin"},"content":{"rendered":"<p>Kat\u00ebr biznesmen\u00eb nga Serbia, t\u00eb af\u00ebrt me pushtetin aktual, jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb list\u00eb personash ndaj t\u00eb cil\u00ebve kongresisti republikan amerikan, Joe Wilson, ka k\u00ebrkuar vendosjen e sanksioneve nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.<\/p>\n<p>N\u00eb list\u00ebn e personave p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt propozohen sanksione, jan\u00eb: Ivan Boshnjak dhe Stojan Vujko, nga kompania Millennium Team, Davor Macura, nga Alta Banka, dhe Zhelko Mitroviq, pronar i televizionit Pink.<\/p>\n<p>Sipas letr\u00ebs s\u00eb 14 tetorit, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/rubio-sanksione-biznesmen-vucic\/33881684.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Radio Evropa e Lir\u00eb<\/a> ka pasur qasje, Wilson k\u00ebrkon q\u00eb k\u00ebtyre kat\u00ebr biznesmen\u00ebve t\u2019u ndalohet hyrja n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe p\u00ebrdorimi i sistemit financiar amerikan.<\/p>\n<p>Wilson i \u00ebsht\u00eb drejtuar sekretarit amerikan t\u00eb Shtetit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebkryesuesit t\u00eb Komisionit p\u00ebr Siguri dhe Bashk\u00ebpunim n\u00eb Evrop\u00eb, i njohur si Komisioni amerikan i Helsinkit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, kat\u00ebr biznesmen\u00ebt p\u00ebrshkruhen si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb ish-presidentit serb, Aleksandar Vu\u00e7iq, t\u00eb cil\u00ebt i shfryt\u00ebzojn\u00eb burimet publike p\u00ebr pasurim personal.<\/p>\n<p>\u201cAta mbajn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb regjimin e tij t\u00eb korruptuar, kan\u00eb vepruar p\u00ebr t\u00eb minuar interesat e SHBA-s\u00eb n\u00eb Serbi dhe n\u00eb rajon, si dhe jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive n\u00eb manipulimin e zgjedhjeve t\u00eb 25 tetorit\u201d, thuhet n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p>Millennium Team dhe Alta Banka i kan\u00eb hedhur posht\u00eb k\u00ebto pretendime n\u00eb p\u00ebrgjigjet e tyre p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, duke i cil\u00ebsuar si t\u00eb pav\u00ebrteta, nd\u00ebrsa Zhelko Mitroviq nuk u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur drejtp\u00ebrdrejt akuzave.<\/p>\n<p>Asnj\u00ebra nga k\u00ebto tri kompani nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sanksione nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe nuk ka qen\u00eb as n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n<p>As biznesmen\u00ebt Ivan Boshnjak, Stojan Vujko dhe Davor Macura nuk jan\u00eb sanksionuar ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrjashtim b\u00ebn Zhelko Mitroviq, pronari i televizionit Pink, i cili ishte sanksionuar nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian gjat\u00eb regjimit t\u00eb Sllobodan Millosheviqit.<\/p>\n<p>Partia P\u00ebrparimtare Serbe e Vu\u00e7iqit nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb REL-it p\u00ebr koment.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb 25 tetorit n\u00eb Serbi shihen si nj\u00eb nga sfidat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha elektorale p\u00ebr Vu\u00e7iqin, i cili k\u00ebt\u00eb her\u00eb kandidon p\u00ebr kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Ai dhe Partia e tij P\u00ebrparimtare Serbe kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb Serbi gjat\u00eb 14 vjet\u00ebve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb thot\u00eb Departamenti amerikan i Shtetit?<\/strong><\/p>\n<p>Departamenti amerikan i Shtetit, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, thot\u00eb se nuk i komenton komunikimet e tij me Kongresin, e as veprimet q\u00eb lidhen me raste konkrete, p\u00ebr shkak t\u00eb konfidencialitetit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr viza.<\/p>\n<p>\u201cAdministrata Trump mbron vendin dhe qytetar\u00ebt tan\u00eb duke zbatuar standardet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare dhe publike gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr viza\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione kur vler\u00ebsojn\u00eb se nj\u00eb shtet, kompani, organizat\u00eb apo individ p\u00ebrb\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr sigurin\u00eb e tyre komb\u00ebtare, politik\u00ebn e jashtme ose ekonomin\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sanksionet jan\u00eb instrument i politik\u00ebs s\u00eb jashtme dhe vendosja e tyre nuk n\u00ebnkupton domosdoshm\u00ebrisht se personi i sanksionuar \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr ndonj\u00eb vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p><strong>Si arsyetohet k\u00ebrkesa p\u00ebr sanksione?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr vendosjen e sanksioneve thuhet se Ivan Boshnjak dhe Stojan Vujko, nga kompania Millennium Team, p\u00ebrfitojn\u00eb kontrata t\u00eb shumta me shtetin dhe kompanit\u00eb kineze, t\u00eb cilat dyshohet se jan\u00eb t\u00eb lidhura me korrupsion.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebrkes\u00ebs, kjo praktik\u00eb i p\u00ebrjashton gradualisht kompanit\u00eb per\u00ebndimore &#8211; p\u00ebrfshir\u00eb ato amerikane &#8211; nga tregu serb, duke i favorizuar bizneset e af\u00ebrta me pushtetin.<\/p>\n<p>P\u00ebr Alta Bank\u00ebn pretendohet se \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari t\u00eb pastrimit t\u00eb parave, nd\u00ebrsa televizioni Pink akuzohet se po p\u00ebrqendron kontrollin mbi mediat dhe se sh\u00ebrben si mjet propagandistik i pushtetit.<\/p>\n<p>Kongresisti Joe Wilson vler\u00ebson se Vu\u00e7iq e ka dob\u00ebsuar sundimin e ligjit dhe se ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta eliminuar konkurrenc\u00ebn demokratike n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>\u201cAi u ka dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb premtime Shteteve t\u00eb Bashkuara, por nuk ka p\u00ebrmbushur asnj\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, regjimi i tij kleptokratik i ka hapur dyert p\u00ebr ndikimin rus dhe kinez\u201d, thuhet n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p>Wilson i b\u00ebn thirrje sekretarit amerikan t\u00eb Shtetit, Marco Rubio, t\u2019i nd\u00ebrmarr\u00eb masat e propozuara \u201cp\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb regjimi i Vu\u00e7iqit t\u00eb mos mund t\u2019i vjedh\u00eb zgjedhjet\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni amerikan i Helsinkit, bashk\u00ebkryesues i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb Wilson, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komision i pavarur i Qeveris\u00eb federale amerikane.<\/p>\n<p>Sipas faqes s\u00eb tij zyrtare, komisioni synon t\u00eb forcoj\u00eb sigurin\u00eb p\u00ebrmes promovimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, demokracis\u00eb dhe bashk\u00ebpunimit ekonomik, mjedisor e ushtarak n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e Organizat\u00ebs p\u00ebr Siguri dhe Bashk\u00ebpunim n\u00eb Evrop\u00eb (OSBE), e cila p\u00ebrfshin 57 shtete.<\/p>\n<p>Disa dit\u00eb para zgjedhjeve, edhe nj\u00eb grup senator\u00ebsh amerikan\u00eb nga t\u00eb dyja partit\u00eb u b\u00ebri thirrje autoriteteve serbe t\u00eb sigurojn\u00eb kushte t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb zgjedhjet e 25 tetorit, duke shprehur shqet\u00ebsim p\u00ebr zhvillimet para votimeve.<\/p>\n<p>Ata i cil\u00ebsuan si \u201cthell\u00ebsisht shqet\u00ebsuese\u201d raportimet p\u00ebr p\u00ebrgjime t\u00eb paligjshme t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs dhe p\u00ebr p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb diskredituar dhe penguar misionet e v\u00ebzhgimit t\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p><strong>Si u p\u00ebrgjigjen biznesmen\u00ebt serb\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr sanksione?<\/strong><\/p>\n<p>Alta Banka, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, i hedh posht\u00eb pretendimet se Alta Group, Alta Banka apo Davor Macura jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb pastrim parash, korrupsion, keqp\u00ebrdorim t\u00eb burimeve publike apo nd\u00ebrhyrje n\u00eb procesin zgjedhor.<\/p>\n<p>\u201cAsnj\u00eb autoritet kompetent, n\u00eb asnj\u00eb juridiksion, nuk ka nxjerr\u00eb ndonj\u00eb konstatim apo vendim t\u00eb till\u00eb ndaj Alta Bank\u00ebs, Alta Pay Group apo zotit Macura\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb bank\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas tij, Davor Macura nuk \u00ebsht\u00eb politikan, por sip\u00ebrmarr\u00ebs privat, aktivitetet e t\u00eb cilit p\u00ebrfshijn\u00eb sektorin bankar, sh\u00ebrbimet e pagesave dhe fusha t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Alta Banka thekson se vepron n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e Bank\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Serbis\u00eb dhe se zbaton standardet m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr parandalimin e pastrimit t\u00eb parave dhe respektimin e rregullave financiare.<\/p>\n<p>\u201cEfektiviteti i k\u00ebtyre kontrolleve dhe i sistemit t\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb me rregullat \u00ebsht\u00eb konfirmuar disa her\u00eb p\u00ebrmes auditimeve t\u00eb brendshme dhe t\u00eb jashtme\u201d, thot\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i bank\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai shton se banka mbetet e p\u00ebrkushtuar ndaj bashk\u00ebpunimit me autoritetet rregullatore dhe organet e zbatimit t\u00eb ligjit, p\u00ebr t\u00eb luftuar rrjedhat e paligjshme financiare.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje thuhet, gjithashtu, se banka nuk ka par\u00eb asnj\u00eb prov\u00eb q\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr sanksione i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit dhe se do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb sqarime nga autoritetet kompetente lidhur me pretendimet e ngritura.<\/p>\n<p>Edhe kompania Millennium Team, n\u00eb p\u00ebrgjigjen e saj p\u00ebr REL-in, thot\u00eb se vepron \u201cn\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNuk komentojm\u00eb pretendime t\u00eb pav\u00ebrteta dhe t\u00eb pabazuara. N\u00eb rast t\u00eb publikimit t\u00eb tyre, t\u00eb drejtat tona do t\u2019i mbrojm\u00eb p\u00ebrmes mjeteve ligjore q\u00eb kemi n\u00eb dispozicion\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Zhelko Mitroviq, pronar i Pink Media Group, n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigjeje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb pyetjet e REL-it, d\u00ebrgoi nj\u00eb postim t\u00eb tij n\u00eb Instagram, t\u00eb publikuar m\u00eb 2 korrik, n\u00eb t\u00eb cilin u kishte uruar amerikan\u00ebve Dit\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPersonalisht, jam shum\u00eb i lumtur q\u00eb Serbia dhe Amerika kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re t\u00eb zhvillimit t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve pozitive dhe miq\u00ebsore\u201d, kishte shkruar ai.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb postim, Mitroviq kishte p\u00ebrmendur edhe nj\u00eb \u201cnd\u00ebrprerje t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet\u201d mes Serbis\u00eb dhe SHBA-s\u00eb n\u00eb fund t\u00eb viteve 1990, t\u00eb cil\u00ebn e kishte cil\u00ebsuar si periudh\u00eb t\u00eb karakterizuar nga \u201ckeqkuptimet dhe mungesa e mir\u00ebkuptimit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb viteve 1990, Mitroviq ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb list\u00ebn e sanksioneve amerikane si person i af\u00ebrt me regjimin e Sllobodan Millosheviqit, aktivitetet e t\u00eb cilit mb\u00ebshtesnin at\u00eb regjim.<\/p>\n<p>Millosheviq, ish-president i Serbis\u00eb dhe i Republik\u00ebs Federale t\u00eb Jugosllavis\u00eb, vdiq n\u00eb paraburgimin e Tribunalit t\u00eb Hag\u00ebs, nd\u00ebrsa po gjykohej n\u00ebn akuzat p\u00ebr krime lufte.<\/p>\n<p>Sanksionet e at\u00ebhershme ndaj Mitroviqit p\u00ebrfshinin ndalimin e hyrjes n\u00eb Shtetet e Bashkuara, si dhe ndalimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve tregtare dhe financiare me kompani dhe individ\u00eb amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, Mitroviq ishte i sanksionuar edhe nga Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p><strong>Kush jan\u00eb personat p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkohen sanksione?<\/strong><\/p>\n<p>Ivan Boshnjak dhe Stojan Vujko jan\u00eb pronar\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb Millennium Team &#8211; nj\u00eb prej kompanive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb projektet kryesore infrastrukturore n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Kompania u themelua n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2003 dhe fillimisht merrej me tregtimin e produkteve ushqimore dhe mbeturinave.<\/p>\n<p>Dy vjet m\u00eb von\u00eb, ajo nisi t\u00eb merrej edhe me nd\u00ebrtimtari.<\/p>\n<p>Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, Millennium Team \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb disa prej projekteve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Serbi, p\u00ebrfshir\u00eb nd\u00ebrtimin e kompleksit \u201cBeogradi mbi uj\u00eb\u201d dhe t\u00eb objekteve p\u00ebr ekspozit\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare EXPO 2027, e cila do t\u00eb mbahet n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve financiare publike t\u00eb kompanis\u00eb, t\u00eb analizuara m\u00eb her\u00ebt nga Radio Evropa e Lir\u00eb, fitimi i saj n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar tejkaloi 21 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Boshnjak dhe Vujko jan\u00eb gjithashtu pronar\u00eb t\u00eb rreth 15 kompanive t\u00eb tjera n\u00eb Serbi dhe n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Millennium Team ka edhe nj\u00eb kontrat\u00eb lobimi n\u00eb Shtetet e Bashkuara me firm\u00ebn ligjore Steptoe LLP, me seli n\u00eb Uashington, sipas regjistrit t\u00eb agjent\u00ebve t\u00eb huaj t\u00eb Departamentit amerikan t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Firma ligjore Steptoe, n\u00eb dokumentet e dor\u00ebzuara tek autoritetet amerikane, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se bashk\u00ebpunimi me kompanin\u00eb serbe, Millennium Team, p\u00ebrfshin marr\u00ebdh\u00ebniet me mediat, si dhe kontaktet me institucionet dhe zyrtar\u00ebt n\u00eb Shtetet e Bashkuara, Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>\u201cAktivitetet n\u00eb SHBA p\u00ebrfshijn\u00eb lobimin pran\u00eb Kongresit, si dhe departamenteve dhe agjencive t\u00eb pushtetit ekzekutiv\u201d, thuhet n\u00eb dokumente.<\/p>\n<p>Pronari i Alta Group, Davor Macura, ishte n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb publikut n\u00eb mes t\u00eb tetorit, pasi autoritetet e Malit t\u00eb Zi nuk e lejuan t\u00eb hynte n\u00eb at\u00eb vend dhe e kthyen nga Aeroporti i Podgoric\u00ebs.<\/p>\n<p>Kompania deklaroi at\u00ebkoh\u00eb se Macur\u00ebs nuk i ishte dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb shpjegim p\u00ebr ndalimin e hyrjes.<\/p>\n<p>Sipas saj, n\u00eb procesverbalin e policis\u00eb kufitare ishte sh\u00ebnuar si arsye \u201cmbrojtja e siguris\u00eb komb\u00ebtare, p\u00ebrkat\u00ebsisht e siguris\u00eb s\u00eb brendshme ose e sh\u00ebndetit publik\u201d.<\/p>\n<p>Kompania theksoi se procesverbali nuk p\u00ebrmbante \u201casnj\u00eb arsyetim, baz\u00eb faktike apo prov\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Davor Macura e nisi biznesin n\u00eb vitin 2008, kur hapi nj\u00eb k\u00ebmbimore valutore me emrin Alta n\u00eb Zemun t\u00eb Beogradit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2014, ai e kaloi veprimtarin\u00eb n\u00eb kompanin\u00eb Alta d.o.o.<\/p>\n<p>Me kalimin e viteve, kompania e zgjeroi aktivitetin nga k\u00ebmbimi i valutave n\u00eb sh\u00ebrbimet e pagesave.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2019, ajo ndryshoi emrin n\u00eb Alta Pay Group, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2025 n\u00eb Alta Group.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, Alta Pay u vu n\u00ebn shqyrtimin e Bank\u00ebs Qendrore Evropiane p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si, s\u00eb bashku me kompanin\u00eb Diplomat Pay, kishte siguruar aksione n\u00eb bank\u00ebn austriake Addiko.<\/p>\n<p>Gazeta Financial Times raportoi at\u00ebher\u00eb se Banka Qendrore Evropiane kishte hetuar p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb kompanin\u00eb Alta Pay, p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimeve lidhur me kontrollet kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave dhe pyetjeve p\u00ebr origjin\u00ebn e kapitalit t\u00eb Davor Macur\u00ebs.<\/p>\n<p>Alta Pay deklaroi se nuk kishte dijeni p\u00ebr nj\u00eb hetim t\u00eb till\u00eb, se autoriteteve rregullatore u kishte dor\u00ebzuar dokumentacionin p\u00ebr origjin\u00ebn e mjeteve financiare dhe kontrollet e brendshme, dhe se pretendimet p\u00ebr parregullsi t\u00eb mundshme ishin t\u00eb pabazuara dhe t\u00eb pav\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr aktivitetet e Macur\u00ebs dhe kompanive t\u00eb tij q\u00eb kan\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e publikut, \u00ebsht\u00eb edhe bashk\u00ebpunimi i Alta Pay me Nd\u00ebrmarrjen Elektroenergjetike t\u00eb Serbis\u00eb (EPS).<\/p>\n<p>Q\u00eb nga n\u00ebntori i vitit 2023, Alta Pay Group nd\u00ebrmjet\u00ebson pagesat elektronike t\u00eb faturave t\u00eb energjis\u00eb elektrike p\u00ebrmes faqes dhe aplikacionit t\u00eb EPS-it, \u201cUvid u ra\u00e7un\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, nga qershori i vitit 2025, qytetar\u00ebt e Beogradit nuk i paguajn\u00eb m\u00eb faturat e energjis\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb e EPS-it pran\u00eb Thesarit t\u00eb Shtetit, por n\u00eb nj\u00eb llogari t\u00eb hapur n\u00eb Alta Banka.<\/p>\n<p>EPS-i ka deklaruar se Alta \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebra nga bankat me t\u00eb cilat bashk\u00ebpunon me sukses. Megjithat\u00eb, kontratat q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb holl\u00ebsit\u00eb e k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi, nuk jan\u00eb publike.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb k\u00ebmbimore e hapur n\u00eb vitin 2008, Macura e ka zgjeruar biznesin n\u00eb sektorin bankar, p\u00ebrmes blerjes s\u00eb JUBMES Bank\u00ebs, si dhe n\u00eb sh\u00ebrbimet e pagesave, pasuri t\u00eb paluajtshme dhe nd\u00ebrtimtari.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2026, p\u00ebrmes kompanis\u00eb Alta Retail, ai mori n\u00eb pron\u00ebsi edhe zinxhir\u00ebt tregtar\u00eb Idea, Roda dhe Mercator n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Zhelko Mitroviq drejton kompanin\u00eb Pink Media Group, veprimtaria kryesore e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb prodhimi i programeve televizive.<\/p>\n<p>Ai e nisi biznesin n\u00eb fund t\u00eb viteve 1990, gjat\u00eb regjimit t\u00eb Sllobodan Millosheviqit, kur themeloi radion dhe televizionin Pink, e m\u00eb pas edhe kompanin\u00eb diskografike City Records.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, Mitroviq ishte pjes\u00eb e udh\u00ebheqjes n\u00eb t\u00eb Majt\u00ebn Jugosllave (JUL) &#8211; parti e drejtuar nga Mirjana Markoviq, bashk\u00ebshortja e Sllobodan Millosheviqit.<\/p>\n<p>Aktualisht, Mitroviq \u00ebsht\u00eb pronar ose bashk\u00ebpronar i 18 kompanive q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm &#8211; nga mediat dhe kinematografia, te prodhimi i \u00e7okollatave, \u00e7am\u00e7ak\u00ebz\u00ebve dhe dron\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Marr\u00ebdh\u00ebniet mes Serbis\u00eb dhe SHBA-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Serbia \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb v\u00ebmendjen e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kongresit amerikan gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>N\u00eb gusht, kongresisti republikan, Joe Wilson, dhe ai demokrat, Bill Keating, paraqit\u00ebn n\u00eb Dhom\u00ebn e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve nj\u00eb projektligj q\u00eb k\u00ebrkon masa ndaj Serbis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb prap\u00ebsimit demokratik dhe lidhjeve t\u00eb saj me Rusin\u00eb dhe Kin\u00ebn.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kat\u00ebr biznesmen\u00eb nga Serbia, t\u00eb af\u00ebrt me pushtetin aktual, jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb list\u00eb personash ndaj t\u00eb cil\u00ebve kongresisti republikan amerikan, Joe Wilson, ka k\u00ebrkuar vendosjen e sanksioneve nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. N\u00eb list\u00ebn e personave p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt propozohen sanksione, jan\u00eb: Ivan Boshnjak dhe Stojan Vujko, nga kompania Millennium Team, Davor [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":59,"featured_media":1023450,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[23],"tags":[],"class_list":["post-1281090","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1281090","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/59"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1281090"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1281090\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1023450"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1281090"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1281090"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1281090"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}