{"id":1281328,"date":"2026-10-23T11:32:52","date_gmt":"2026-10-23T09:32:52","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1281328"},"modified":"2026-10-23T11:32:52","modified_gmt":"2026-10-23T09:32:52","slug":"trump-thote-se-musk-i-ka-hequr-kufizimet-e-starlinkut-per-ukrainen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bote\/trump-thote-se-musk-i-ka-hequr-kufizimet-e-starlinkut-per-ukrainen\/","title":{"rendered":"Trump thot\u00eb se Musk i ka hequr kufizimet e Starlinkut p\u00ebr Ukrain\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Donald Trump, ka th\u00ebn\u00eb se drejtuesi i Starlinkut, Elon Musk, i ka hequr kufizimet p\u00ebr qasjen e Ukrain\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb internetit satelitor. Rishtazi ka pasur polemika t\u00eb shumta p\u00ebr kufizimet e p\u00ebrdorimit t\u00eb Starlinkut nga Ukraina, tek i cili mb\u00ebshtetet shum\u00eb ushtria e saj.<\/strong><\/p>\n<p>\u201cAi e riktheu\u201d, u tha Trump gazetar\u00ebve m\u00eb 22 tetor, disa or\u00eb pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, konfirmoi p\u00ebr CNN se vendi i tij po p\u00ebrballej me kufizime n\u00eb p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij sh\u00ebrbimi.<\/p>\n<p>Musk nuk e ka komentuar ende deklarat\u00ebn e fundit t\u00eb Trumpit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zyrtar ukrainas i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se disa nj\u00ebsi ushtarake t\u00eb vendit kishin raportuar rritje t\u00eb shpejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb internetit, por se kjo rritje nuk ishte zbatuar gjithkund.<\/p>\n<div class=\"mandeta-ad mandeta-ad-tag_inarticle2\">\n<div>\n<div id=\"div-gpt-ad-1634289484286-0\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Zyrtari shtoi se shpejt\u00ebsia vazhdonte t\u00eb ishte e pamjaftueshme p\u00ebr t\u2019i v\u00ebrejtur dron\u00ebt rus\u00eb me motor reaktiv, t\u00eb cil\u00ebt Rusia po i p\u00ebrdor gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh kund\u00ebr Ukrain\u00ebs, duke shkaktuar d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb infrastruktur\u00ebn logjistike, energjetike dhe civile t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, i ngarkuari me pun\u00eb i Ukrain\u00ebs n\u00eb Shtetet e Bashkuara, Denys Sienik, i kishte th\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se Kievi nuk kishte marr\u00eb p\u00ebrgjigje as nga Pentagoni, as nga kompania SpaceX e Muskut lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. \u201cKufizimet e shpejt\u00ebsis\u00eb nuk jan\u00eb hequr\u201d, tha Sienik.<\/p>\n<p>Zelensky tha se shpresonte ta diskutonte k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje me sekretarin amerikan t\u00eb Shtetit, Marco Rubio, gjat\u00eb dit\u00ebve n\u00eb vijim. Rubio kishte mohuar m\u00eb her\u00ebt se Trumpi ose ndonj\u00eb zyrtar tjet\u00ebr i Qeveris\u00eb amerikane t\u00eb kishte k\u00ebrkuar ndryshime n\u00eb k\u00ebto sisteme.<\/p>\n<p>Mosmarr\u00ebveshja lidhur me Starlinkun dhe sh\u00ebrbimin e tij p\u00ebr p\u00ebrdorim ushtarak, Starshield, ka ngritur pik\u00ebpyetje se kush i autorizoi kufizimet, n\u00ebse administrata Trump ishte n\u00eb dijeni t\u00eb tyre paraprakisht dhe si ndikuan k\u00ebto ndryshime n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e Ukrain\u00ebs p\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga sulmet ruse.<\/p>\n<p>Nj\u00eb delegacion i Kongresit amerikan, i cili s\u00eb fundmi vizitoi Kievin, tha se kufizimet kishin dob\u00ebsuar mbrojtjen ajrore t\u00eb Ukrain\u00ebs dhe kishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik personelin amerikan.<\/p>\n<p>Dan Rice, ish-k\u00ebshilltar i posa\u00e7\u00ebm i komandantit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Ukrain\u00ebs dhe tani president i Universitetit Amerikan n\u00eb Kiev, i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb polemik\u00eb ishin nd\u00ebrthurur disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme: shk\u00ebmbimi i informatave t\u00eb inteligjenc\u00ebs, kufizimet e shpejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb internetit satelitor dhe d\u00ebrgesat e raketave p\u00ebr sistemet e mbrojtjes ajrore, Patriot.<\/p>\n<p>Rice tha se besonte q\u00eb Rubio po i referohej shk\u00ebmbimit t\u00eb informatave t\u00eb inteligjenc\u00ebs kur k\u00ebmb\u00ebnguli se Shtetet e Bashkuara nuk e kishin nd\u00ebrprer\u00eb ndihm\u00ebn p\u00ebr Ukrain\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cInformatat e inteligjenc\u00ebs u ndan\u00eb\u201d, tha Rice, duke shtuar se nj\u00eb defekt teknik kishte penguar d\u00ebrgimin e njoftimeve p\u00ebr sulme ajrore n\u00eb telefonat e njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse sekretari Rubio thot\u00eb se nuk ka pasur nd\u00ebrprerje t\u00eb informatave t\u00eb inteligjenc\u00ebs, un\u00eb e besoj\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Ky dallim \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, sepse vazhdimi i shk\u00ebmbimit t\u00eb informacioneve t\u00eb inteligjenc\u00ebs nuk do t\u00eb thot\u00eb patjet\u00ebr se lidhja satelitore nuk \u00ebsht\u00eb prekur.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb informimi p\u00ebr shtyp m\u00eb 21 tetor, nj\u00eb k\u00ebshilltar i demokrat\u00ebve n\u00eb Senat, i cili sapo ishte kthyer nga Kievi, tha se delegacioni kishte par\u00eb dron\u00eb dhe raketa ruse q\u00eb i afroheshin kryeqytetit me paralajm\u00ebrime paraprake jasht\u00ebzakonisht t\u00eb kufizuara.<\/p>\n<p>K\u00ebshilltari tha se kufizimet n\u00eb Starshield ishin n\u00eb fuqi gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb delegacionit, nga 13 deri m\u00eb 16 tetor, dhe se, sipas vler\u00ebsimit t\u00eb tij, ato kishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik si civil\u00ebt ukrainas, ashtu edhe personelin amerikan.<\/p>\n<p>Dron\u00ebt rus\u00eb Shahed me motor reaktiv, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb l\u00ebvizin me shpejt\u00ebsi prej rreth 450 kilometra n\u00eb or\u00eb, ose m\u00eb shum\u00eb, jan\u00eb sfid\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb. Sipas raportimeve, kufizimet e shpejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Starshield fillimisht ishin vendosur n\u00eb rreth 97 kilometra n\u00eb or\u00eb, nd\u00ebrsa m\u00eb von\u00eb u rrit\u00ebn n\u00eb 161 kilometra n\u00eb or\u00eb. Kjo n\u00ebnkuptonte se sistemi mund ta humbiste lidhjen me objektet q\u00eb l\u00ebviznin m\u00eb shpejt.<\/p>\n<p id=\"h-rubio-mohon-perfshirjen-e-shba-se\" class=\"wp-block-heading\"><strong>Rubio mohon p\u00ebrfshirjen e SHBA-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Duke folur n\u00eb Mumbai m\u00eb 21 tetor, Rubio theksoi se Starlink dhe Starshield jan\u00eb dy sisteme t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p>Starlink \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim komercial i internetit satelitor, i cili mund t\u00eb p\u00ebrdoret edhe p\u00ebr drejtimin e dron\u00ebve, tha ai. Nd\u00ebrsa Starshield \u00ebsht\u00eb nj\u00eb produkt i specializuar p\u00ebr mbrojtjen, i cili shitet dhe vepron p\u00ebrmes Departamentit amerikan t\u00eb Mbrojtjes.<\/p>\n<p>Rubio tha se nuk e kishte lexuar raportimin e gazet\u00ebs The Wall Street Journal, sipas t\u00eb cilit Musk kishte urdh\u00ebruar ngadal\u00ebsimin e sistemit. Ai mohoi q\u00eb Trumpi ose zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb amerikan\u00eb kishin k\u00ebrkuar ndryshime apo se kishin qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb vendimit paraprakisht.<\/p>\n<p>\u201cAs presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, as askush n\u00eb strukturat tona nuk ka k\u00ebrkuar ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen ndryshime n\u00eb at\u00eb sistem\u201d, tha Rubio.<\/p>\n<p>Ai argumentoi se Qeveria nuk mund t\u2019ia diktoj\u00eb nj\u00eb kompanie private m\u00ebnyr\u00ebn se si e menaxhon nj\u00eb produkt komercial. Megjithat\u00eb, ai e pranoi se Starshield funksionon sipas marr\u00ebveshjeve t\u00eb ndryshme, pasi blihet p\u00ebr p\u00ebrdorim nga Qeveria.<\/p>\n<p id=\"h-kongresi-kerkon-pergjigje\" class=\"wp-block-heading\"><strong>Kongresi k\u00ebrkon p\u00ebrgjigje<\/strong><\/p>\n<p>Demokrat\u00ebt dhe disa republikan\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr hetime lidhur me ngadal\u00ebsimin e sistemit.<\/p>\n<p>Senatori Adam Schiff tha n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetet sociale se deklaratat kontradiktore e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb domosdosh\u00ebm nj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb nga Senati. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb Musk t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb n\u00ebn betim. Edhe senatori Ruben Gallego i b\u00ebri thirrje Muskut q\u00eb ta shpjegoj\u00eb vullnetarisht vendimin.<\/p>\n<p>Senatori Chris Coons tha se Musku nuk duhet t\u00eb ket\u00eb fuqin\u00eb t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin e nj\u00eb lufte \u201cme nj\u00eb t\u00eb shtypur t\u00eb pull\u00ebs\u201d. Nd\u00ebrsa senatorja Elizabeth \u00cbarren paralajm\u00ebroi p\u00ebr rreziqet q\u00eb krijohen kur nj\u00eb drejtues i nj\u00eb kompanie private, n\u00eb praktik\u00eb, p\u00ebrcakton politik\u00ebn e jashtme t\u00eb SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi demokrat Ami Bera tha se ngadal\u00ebsimi i sistemit kishte \u201cparalizuar mbrojtjen ukrainase dhe kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik jet\u00ebt e njer\u00ebzve t\u00eb pafajsh\u00ebm\u201d. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb Kongresi t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb se kush e autorizoi vendimin dhe t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit t\u00eb japin llogari. Edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi republikan Brian Fitzpatrick ka k\u00ebrkuar hetim.<\/p>\n<p>Ve\u00e7mas, nj\u00eb grup dypartiak prej afro dy duzinash an\u00ebtar\u00ebsh t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve i ka k\u00ebrkuar Trumpit t\u2019i b\u00ebj\u00eb presion Muskut q\u00eb t\u2019i lejoj\u00eb Ukrain\u00ebs t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb Starlink-un p\u00ebr t\u00eb goditur brenda territorit rus pozicionet nga ku l\u00ebshohen raketat ruse.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse Ukraina nuk mund t\u2019i interceptoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb besueshme \u2018shigjetat\u2019 ruse, ajo duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje ta q\u00eblloj\u00eb \u2018hark\u00ebtarin\u2019\u201d, shkruan ligjv\u00ebn\u00ebsit n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar m\u00eb 21 tetor. Ata argumentojn\u00eb se Ukraina duhet t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi t\u2019i shkat\u00ebrroj\u00eb platformat e l\u00ebshimit t\u00eb raketave q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb sulmuar qytetet e saj.\/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, Donald Trump, ka th\u00ebn\u00eb se drejtuesi i Starlinkut, Elon Musk, i ka hequr kufizimet p\u00ebr qasjen e Ukrain\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb internetit satelitor. Rishtazi ka pasur polemika t\u00eb shumta p\u00ebr kufizimet e p\u00ebrdorimit t\u00eb Starlinkut nga Ukraina, tek i cili mb\u00ebshtetet shum\u00eb ushtria e saj. \u201cAi e riktheu\u201d, u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":57,"featured_media":1281329,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[23],"tags":[],"class_list":["post-1281328","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1281328","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/57"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1281328"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1281328\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1281329"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1281328"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1281328"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1281328"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}