{"id":1281655,"date":"2026-10-24T10:55:08","date_gmt":"2026-10-24T08:55:08","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1281655"},"modified":"2026-10-24T10:55:08","modified_gmt":"2026-10-24T08:55:08","slug":"akrepat-kthehen-prapa-te-dielen-pse-disa-vende-nuk-e-ndryshojne-me-oren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bote\/akrepat-kthehen-prapa-te-dielen-pse-disa-vende-nuk-e-ndryshojne-me-oren\/","title":{"rendered":"Akrepat kthehen prapa t\u00eb diel\u00ebn &#8211; pse disa vende nuk e ndryshojn\u00eb m\u00eb or\u00ebn?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ora dim\u00ebrore n\u00eb Kosov\u00eb fillon nat\u00ebn mes s\u00eb shtun\u00ebs, 24 tetor, dhe s\u00eb diel\u00ebs, 25 tetor, kur akrepat e or\u00ebs n\u00eb or\u00ebn 03:00 do t\u00eb kthehen n\u00eb 02:00.<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshtu, Kosova, sikurse \u00e7do vit, ndjek orarin e Bashkimit Evropian. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebjn\u00eb edhe t\u00eb gjitha vendet e rajonit Kroacia dhe Sllovenia, si an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, si dhe Shqip\u00ebria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb t\u00eb diel, or\u00ebn do ta ndryshojn\u00eb t\u00eb gjitha vendet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, si dhe Norvegjia dhe Zvicra. Ndryshimi do t\u00eb b\u00ebhet edhe n\u00eb Moldavi dhe Ukrain\u00eb, me p\u00ebrjashtim t\u00eb disa zonave n\u00eb lindje dhe Krimes\u00eb, sipas faqes timeanddate.com.<\/p>\n<p>N\u00eb Evrop\u00eb jan\u00eb t\u00eb pakta vendet q\u00eb nuk e ndryshojn\u00eb or\u00ebn. Islanda e mban gjat\u00eb gjith\u00eb vitit or\u00ebn UTC+0, nd\u00ebrsa Bjellorusia kaloi n\u00eb vitin 2011 n\u00eb UTC+3 p\u00ebr t\u00ebr\u00eb vitin. Rusia, n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2014, vendosi q\u00eb pjesa per\u00ebndimore e vendit, p\u00ebrfshir\u00eb Mosk\u00ebn, ta mbaj\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb or\u00ebn UTC+3, shkruan Brussels Times.<\/p>\n<p>Turqia vendosi n\u00eb vitin 2016 ta mbaj\u00eb or\u00ebn UTC+3 gjat\u00eb gjith\u00eb vitit. Po at\u00eb vit, ndryshimin sezonal t\u00eb or\u00ebs e hoqi edhe Azerbajxhani. Sipas nj\u00eb studimi t\u00eb Qendr\u00ebs K\u00ebrkimore Pew nga viti 2023, or\u00ebn nuk e ndryshojn\u00eb as Armenia dhe Gjeorgjia.<\/p>\n<p>Jasht\u00eb Evrop\u00ebs, gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit, ndryshimin e or\u00ebs e kan\u00eb hequr edhe Brazili, Irani, Jordania, Namibia, Samoa, Siria dhe Uruguai, sipas Pew. Provinca kanadeze e Kolumbis\u00eb Britanike vendosi n\u00eb mars t\u00eb vitit 2026 ta mbaj\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb or\u00ebn verore.<\/p>\n<p><strong>Po n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Shtetet e Bashkuara, akrepat do t\u00eb kthehen prapa m\u00eb 1 n\u00ebntor, n\u00eb or\u00ebn 02:00 t\u00eb m\u00ebngjesit, shkruan Fox 5 NY. Atje, debati zhvillohet n\u00eb drejtim t\u00eb kund\u00ebrt me at\u00eb n\u00eb disa vende evropiane.<\/p>\n<p>Dhoma e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve e Kongresit amerikan miratoi m\u00eb 14 korrik 2026 projektligjin H.R. 139, t\u00eb njohur si Sunshine Protection Act, i cili do ta b\u00ebnte t\u00eb p\u00ebrhershme or\u00ebn verore. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebri t\u00eb ditur Komiteti i Dhom\u00ebs p\u00ebr Energjin\u00eb dhe Tregtin\u00eb.<\/p>\n<p>Projektligji tani i kalon Senatit dhe, p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb ligj, duhet t\u00eb n\u00ebnshkruhet edhe nga presidenti. Legjislacioni federal aktualisht nuk ua lejon shteteve q\u00eb ta vendosin vet\u00eb or\u00ebn verore t\u00eb p\u00ebrhershme, nd\u00ebrsa Senati ende nuk ka votuar p\u00ebr propozimin, sipas Sleep Foundation.<\/p>\n<p>Australia ndjek nj\u00eb kalendar t\u00eb kund\u00ebrt. Atje, akrepat u \u00e7uan nj\u00eb or\u00eb p\u00ebrpara m\u00eb 4 tetor dhe do t\u00eb kthehen prapa n\u00eb prill. Or\u00ebn verore e p\u00ebrdorin Territori i Kryeqytetit Australian, Uellsi i Ri Jugor, Australia Jugore, Tasmania dhe Viktoria, nd\u00ebrsa Australia Per\u00ebndimore, Kuinslendi dhe Territori Verior nuk e zbatojn\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem.<\/p>\n<p>N\u00eb Afrik\u00eb, sipas Pew, Egjipti ishte n\u00eb vitin 2023 i vetmi shtet q\u00eb p\u00ebrdorte or\u00ebn verore. K\u00ebt\u00eb vit, atje ajo p\u00ebrfundon m\u00eb 30 tetor. Maroku vendosi n\u00eb vitin 2018 ta mbaj\u00eb or\u00ebn UTC+1 gjat\u00eb gjith\u00eb vitit, duke u kthyer n\u00eb UTC+0 gjat\u00eb muajit t\u00eb Ramazanit. Namibia, nd\u00ebrkaq, vendosi n\u00eb vitin 2017 ta mbaj\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb or\u00ebn UTC+2.<\/p>\n<p>Ishujt Kanarie, Seuta, Melilla dhe Madeira, t\u00eb cilat gjeografikisht ndodhen n\u00eb Afrik\u00eb, e ndryshojn\u00eb or\u00ebn nj\u00ebsoj si vendet e Bashkimit Evropian, shkruan Brussels Times.<\/p>\n<p><strong>Pse ndryshohet ora?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, ora u ndryshua m\u00eb 30 prill 1916 n\u00eb Perandorin\u00eb Gjermane dhe Austro-Hungari, gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, me q\u00ebllim t\u00eb kursimit t\u00eb qymyrit, shkruan Stuttgarter Zeitung.<\/p>\n<p>Gjermania e hoqi k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb n\u00eb vitin 1919, e zbatoi s\u00ebrish nga viti 1940 deri m\u00eb 1949, nd\u00ebrsa form\u00ebn e sotme e ka q\u00eb nga viti 1980, pas kriz\u00ebs s\u00eb naft\u00ebs t\u00eb vitit 1973.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 1996, t\u00eb gjitha vendet e BE-s\u00eb e ndryshojn\u00eb or\u00ebn n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat data. Direktiva 2000\/84\/EC p\u00ebrcakton se ora verore fillon t\u00eb diel\u00ebn e fundit t\u00eb marsit dhe p\u00ebrfundon t\u00eb diel\u00ebn e fundit t\u00eb tetorit.<\/p>\n<p>Kursimi i energjis\u00eb ishte arsyeja kryesore p\u00ebr futjen e k\u00ebsaj praktike. Megjithat\u00eb, Agjencia Federale Gjermane e Mjedisit vler\u00ebson se kursimi i mundsh\u00ebm i energjis\u00eb neutralizohet n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe nga rritja e konsumit p\u00ebr ngrohje gjat\u00eb m\u00ebngjeseve m\u00eb t\u00eb ftohta, transmeton Vienna.at.<\/p>\n<p><strong>Si ndikon ndryshimi i or\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Sipas NPR-s\u00eb, Parlamenti Evropian, n\u00eb nj\u00eb rezolut\u00eb t\u00eb shkurtit 2018, theksoi se analizat nuk kishin dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb qart\u00eb n\u00ebse ndryshimi i or\u00ebs sjell m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfitime apo d\u00ebme, por kishin evidentuar ndikime t\u00eb mundshme negative n\u00eb sh\u00ebndet.<\/p>\n<p>N\u00eb konsultimin e Komisionit Evropian t\u00eb vitit 2018 mor\u00ebn pjes\u00eb 4.6 milion\u00eb njer\u00ebz, prej t\u00eb cil\u00ebve 84 p\u00ebr qind u shpreh\u00ebn n\u00eb favor t\u00eb heqjes s\u00eb ndryshimit t\u00eb or\u00ebs. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit u ankuan p\u00ebr lodhje dhe rritje t\u00eb numrit t\u00eb aksidenteve rrugore, raportoi AFP.<\/p>\n<p>Mbajtja e nj\u00eb orari t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme edhe p\u00ebr transportin nd\u00ebrkomb\u00ebtar hekurudhor dhe ajror. Nd\u00ebrkaq, m\u00ebngjesi i hersh\u00ebm i s\u00eb diel\u00ebs \u00ebsht\u00eb zgjedhur p\u00ebr ndryshimin e or\u00ebs, pasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka m\u00eb pak trafik, sipas Ministris\u00eb s\u00eb Transportit dhe Komunikimeve t\u00eb Finland\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Pse Evropa nuk po arrin marr\u00ebveshje?<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni Evropian propozoi heqjen e ndryshimit sezonal t\u00eb or\u00ebs m\u00eb 12 shtator 2018, nd\u00ebrsa Parlamenti Evropian e mb\u00ebshteti propozimin m\u00eb 26 mars 2019, me 410 vota p\u00ebr dhe 192 kund\u00ebr.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, K\u00ebshilli i BE-s\u00eb, miratimi i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm, e ndali procesin n\u00eb vitin 2019 dhe q\u00eb at\u00ebher\u00eb nuk ka arritur t\u00eb miratoj\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb nevojitet nj\u00eb shumic\u00eb e kualifikuar e shteteve an\u00ebtare.<\/p>\n<p>Mosmarr\u00ebveshja nuk lidhet me vet\u00eb heqjen e ndryshimit t\u00eb or\u00ebs, por me at\u00eb se cilin orar duhet t\u00eb mbajn\u00eb vendet p\u00ebrgjithmon\u00eb. Vendet veriore p\u00ebrgjith\u00ebsisht favorizojn\u00eb or\u00ebn dim\u00ebrore t\u00eb p\u00ebrhershme, nd\u00ebrsa ato jugore preferojn\u00eb or\u00ebn verore, shkruan mediumi lituanez LRT.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit 2025, presidenca polake e K\u00ebshillit t\u00eb BE-s\u00eb propozoi q\u00eb t\u00eb gjitha vendet ta mbanin p\u00ebrgjithmon\u00eb or\u00ebn verore, me mund\u00ebsi rishikimi pas dy vjet\u00ebsh. Megjithat\u00eb, nuk u arrit marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr penges\u00eb \u00ebsht\u00eb frika nga fragmentimi i zonave kohore. N\u00ebse secili shtet do t\u00eb vendoste ve\u00e7mas, vendet fqinje mund t\u00eb p\u00ebrfundonin me orare t\u00eb ndryshme, duke v\u00ebshtir\u00ebsuar organizimin e trenave, fluturimeve dhe pun\u00ebn e personave q\u00eb kalojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb kufirin.<\/p>\n<p>Irlanda e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi n\u00eb vitin 2019, pasi pas Brexit-it rrezikohej q\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin ishull t\u00eb ekzistonin dy zona kohore, shkruan TheJournal.ie. Sipas LRT-s\u00eb, Komisioni Evropian nuk ka kompetenca p\u00ebr t&#8217;i detyruar shtetet t\u00eb marrin nj\u00eb vendim.<\/p>\n<p>M\u00eb 20 tetor 2025, Spanja propozoi n\u00eb K\u00ebshillin e BE-s\u00eb p\u00ebr Energjin\u00eb, n\u00eb Luksemburg, q\u00eb ndryshimi sezonal i or\u00ebs t\u00eb hiqej nga viti 2026. Propozimi u mb\u00ebshtet nga Finlanda dhe Polonia.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2026, Komisioni Evropian nisi nj\u00eb studim p\u00ebr pasojat e mundshme t\u00eb heqjes s\u00eb ndryshimit t\u00eb or\u00ebs. Studimi po realizohet nga nj\u00eb konsorcium i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kompanit\u00eb Ecorys, Capgemini, Stratec dhe CE Delft dhe pritet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2026, thuhet n\u00eb nj\u00eb dokument t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb BE-s\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 3 qershor 2026.<\/p>\n<p>Lituania do ta marr\u00eb presidenc\u00ebn e K\u00ebshillit t\u00eb Bashkimit Evropian m\u00eb 1 janar 2027. \/Telegrafi\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ora dim\u00ebrore n\u00eb Kosov\u00eb fillon nat\u00ebn mes s\u00eb shtun\u00ebs, 24 tetor, dhe s\u00eb diel\u00ebs, 25 tetor, kur akrepat e or\u00ebs n\u00eb or\u00ebn 03:00 do t\u00eb kthehen n\u00eb 02:00. K\u00ebshtu, Kosova, sikurse \u00e7do vit, ndjek orarin e Bashkimit Evropian. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebjn\u00eb edhe t\u00eb gjitha vendet e rajonit Kroacia dhe Sllovenia, si an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":1281656,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[23],"tags":[],"class_list":["post-1281655","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1281655","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1281655"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1281655\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1281656"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1281655"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1281655"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1281655"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}