{"id":1282092,"date":"2026-10-25T22:32:30","date_gmt":"2026-10-25T21:32:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1282092"},"modified":"2026-10-25T22:32:30","modified_gmt":"2026-10-25T21:32:30","slug":"nga-propaganda-e-millosheviqit-te-pushteti-autoritar-14-vjecar-historia-politike-e-aleksandar-vuciqit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/nga-propaganda-e-millosheviqit-te-pushteti-autoritar-14-vjecar-historia-politike-e-aleksandar-vuciqit\/","title":{"rendered":"Nga propaganda e Millosheviqit te pushteti autoritar 14-vje\u00e7ar: Historia politike e Aleksandar Vu\u00e7iqit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Pas 14 vjet\u00ebsh dominimi n\u00eb politik\u00ebn serbe, Aleksandar Vu\u00e7iq ka pranuar humbjen n\u00eb zgjedhjet e jasht\u00ebzakonshme parlamentare t\u00eb 25 tetorit, duke paralajm\u00ebruar fundin e nj\u00eb epoke politike q\u00eb u karakterizua nga p\u00ebrqendrimi i pushtetit, akuzat p\u00ebr dob\u00ebsimin e demokracis\u00eb, kontrollin e mediave dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e ngushta me Rusin\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>\u201cBazuar n\u00eb mostr\u00ebn, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se i humb\u00ebm k\u00ebto zgjedhje\u201d, ka deklaruar Vu\u00e7iq nga selia zgjedhore e Partis\u00eb Progresive Serbe (SNS), sipas raportimit t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb nga mediat serbe.<\/p>\n<p>Sipas shifrave paraprake t\u00eb prezantuara prej tij, lista studentore ka siguruar rreth 130 mandate parlamentare, nd\u00ebrsa SNS-ja dhe aleat\u00ebt e saj rreth 105 mandate. N\u00ebse k\u00ebto rezultate konfirmohen, l\u00ebvizja studentore do t\u00eb ket\u00eb shumic\u00ebn n\u00eb parlamentin prej 250 deputet\u00ebsh.<\/p>\n<p>Por kush \u00ebsht\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iq, politikani q\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb dominoi institucionet e Serbis\u00eb dhe q\u00eb u b\u00eb nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb debatueshme politike n\u00eb Ballkan?<\/p>\n<p>Karriera e tij politike nisi n\u00eb vitet &#8217;90, kur iu bashkua Partis\u00eb Radikale Serbe t\u00eb Vojisllav Sheshelit, nj\u00eb forc\u00eb politike e njohur p\u00ebr nacionalizmin e saj t\u00eb ashp\u00ebr dhe retorik\u00ebn kund\u00ebr Per\u00ebndimit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1998, gjat\u00eb regjimit t\u00eb Sllobodan Millosheviqit, Vu\u00e7iq u em\u00ebrua minist\u00ebr i Informacionit n\u00eb Serbi. Gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij u miratuan masa kufizuese ndaj mediave t\u00eb pavarura, t\u00eb cilat u p\u00ebrball\u00ebn me gjoba t\u00eb r\u00ebnda dhe presion shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>Kjo periudh\u00eb p\u00ebrkoi me p\u00ebrshkall\u00ebzimin e konfliktit n\u00eb Kosov\u00eb dhe shtypjen e mediave kritike ndaj regjimit t\u00eb Millosheviqit.<\/p>\n<p>Pas rr\u00ebzimit t\u00eb Millosheviqit n\u00eb vitin 2000, Vu\u00e7iq vazhdoi aktivitetin politik n\u00eb radh\u00ebt e radikal\u00ebve serb\u00eb, deri n\u00eb vitin 2008, kur iu bashkua Tomisllav Nikoliqit n\u00eb themelimin e Partis\u00eb Progresive Serbe.<\/p>\n<p>SNS-ja u paraqit si nj\u00eb forc\u00eb m\u00eb pragmatike dhe e orientuar drejt integrimit evropian, megjith\u00ebse Vu\u00e7iq ruajti nj\u00eb qasje nacionaliste ndaj Kosov\u00ebs dhe lidhje t\u00eb ngushta politike me Mosk\u00ebn.<\/p>\n<p>Rikthimi i tij n\u00eb pushtet ndodhi n\u00eb vitin 2012, fillimisht si z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr dhe minist\u00ebr i Mbrojtjes. N\u00eb vitin 2014 u b\u00eb kryeminist\u00ebr, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2017 mori postin e presidentit t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, Vu\u00e7iq nd\u00ebrtoi nj\u00eb sistem politik n\u00eb t\u00eb cilin pushteti u p\u00ebrqendrua gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb rreth tij dhe Partis\u00eb Progresive Serbe.<\/p>\n<p>Organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr mbrojtjen e demokracis\u00eb dhe liris\u00eb s\u00eb mediave kan\u00eb ngritur vazhdimisht shqet\u00ebsime p\u00ebr dob\u00ebsimin e institucioneve t\u00eb pavarura, presionin ndaj gazetar\u00ebve dhe kushtet e pabarabarta t\u00eb konkurrenc\u00ebs politike.<\/p>\n<p>Kosova mbeti nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet qendrore t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb Vu\u00e7iqit, marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb u karakterizuan nga kriza t\u00eb vazhdueshme, tensione n\u00eb veri dhe p\u00ebrplasje diplomatike.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga episodet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda ndodhi m\u00eb 24 shtator 2023 n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit, kur nj\u00eb grup i armatosur serb sulmoi Policin\u00eb e Kosov\u00ebs, duke vrar\u00eb rreshterin Afrim Bunjaku.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr organizimin e sulmit e mori Milan Radoi\u00e7iq, ish-n\u00ebnkryetar i List\u00ebs Serbe, i cili kishte lidhje politike me strukturat e pushtetit n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Autoritetet e Kosov\u00ebs e kan\u00eb akuzuar vazhdimisht Serbin\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e strukturave ilegale dhe kriminale n\u00eb veri, nd\u00ebrsa Beogradi ka mohuar p\u00ebrfshirjen shtet\u00ebrore n\u00eb sulmin e Banjsk\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb politik\u00ebn e jashtme, Vu\u00e7iq u p\u00ebrpoq t\u00eb ruante nj\u00eb ekuilib\u00ebr nd\u00ebrmjet Bashkimit Evropian, Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Serbia mbeti formalisht vend kandidat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, qeveria e tij ruajti marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb af\u00ebrta me presidentin rus Vladimir Putin dhe nuk iu bashkua sanksioneve evropiane kund\u00ebr Rusis\u00eb pas pushtimit t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb vitin 2022.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Beogradi thelloi bashk\u00ebpunimin ekonomik dhe teknologjik me Kin\u00ebn, duke e shnd\u00ebrruar k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie n\u00eb nj\u00eb shtyll\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme serbe.<\/p>\n<p>P\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij politik\u00eb, Vu\u00e7iq u b\u00eb simbol i nj\u00eb sistemi autoritar t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb kontrollin institucional, dominimin mediatik dhe retorik\u00ebn nacionaliste. Mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij, nd\u00ebrkaq, e kan\u00eb paraqitur si garantues t\u00eb stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, protestat studentore dhe mobilizimi qytetar e vun\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb sfide t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike, duke krijuar nj\u00eb alternativ\u00eb ndaj dominimit shum\u00ebvje\u00e7ar t\u00eb SNS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pranimi i humbjes zgjedhore nga Vu\u00e7iqi, sh\u00ebnon nj\u00eb kthes\u00eb historike p\u00ebr Serbin\u00eb dhe do t\u00eb hapte nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb re politike, me pasoja t\u00eb mundshme edhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e Beogradit me Kosov\u00ebn, Bashkimin Evropian dhe Rusin\u00eb.\/Telegrafi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas 14 vjet\u00ebsh dominimi n\u00eb politik\u00ebn serbe, Aleksandar Vu\u00e7iq ka pranuar humbjen n\u00eb zgjedhjet e jasht\u00ebzakonshme parlamentare t\u00eb 25 tetorit, duke paralajm\u00ebruar fundin e nj\u00eb epoke politike q\u00eb u karakterizua nga p\u00ebrqendrimi i pushtetit, akuzat p\u00ebr dob\u00ebsimin e demokracis\u00eb, kontrollin e mediave dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e ngushta me Rusin\u00eb. \u201cBazuar n\u00eb mostr\u00ebn, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":1282093,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-1282092","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1282092","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1282092"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1282092\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1282093"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1282092"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1282092"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1282092"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}