{"id":1284943,"date":"2026-11-02T10:03:39","date_gmt":"2026-11-02T09:03:39","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1284943"},"modified":"2026-11-02T11:08:18","modified_gmt":"2026-11-02T10:08:18","slug":"zulfaj-kosova-ka-humbur-43-8-milione-euro-nga-plani-i-rritjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/zulfaj-kosova-ka-humbur-43-8-milione-euro-nga-plani-i-rritjes\/","title":{"rendered":"Zulfaj: Kosova ka humbur 43.8 milion\u00eb euro nga Plani i Rritjes"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kosova ka humbur 43.8 milion\u00eb euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, pasi nuk ka arritur t\u2019i p\u00ebrmbush\u00eb gjasht\u00eb nga 13 hapat e reformave q\u00eb kishin afat deri n\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti si shkak i bllokad\u00ebs politike, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur kryenegociatori i Kosov\u00ebs me BE-n\u00eb dhe koordinatori komb\u00ebtar p\u00ebr Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj.<\/strong><\/p>\n<p>Duke raportuar n\u00eb Komisionin p\u00ebr Integrim Evropian, Zulfaj ka th\u00ebn\u00eb se nga 13 hapat e parapar\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn shtes\u00eb deri n\u00eb qershor 2026, Kosova ka arritur t\u2019i zbatoj\u00eb shtat\u00eb, nd\u00ebrsa gjasht\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrmbushur n\u00eb afatin e p\u00ebrcaktuar.<\/p>\n<p>Ai ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se vlera e p\u00ebrgjithshme e Planit t\u00eb Rritjes p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb 882.6 milion\u00eb euro, ku dy t\u00eb tretat jan\u00eb kredi t\u00eb lidhura me 111 hapa reformash, t\u00eb cilat duhet t\u00eb p\u00ebrmbushen deri n\u00eb fund t\u00eb gushtit t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cSi\u00e7 e dini, Plani i Rritjes p\u00ebr Kosov\u00ebn kap vler\u00ebn e 882.6 milion\u00eb euro, ku 2\/3 jan\u00eb kredi t\u00eb lidhura me 111 hapa reformash, deri n\u00eb fund t\u00eb gushtit t\u00eb vitit q\u00eb vjen. M\u00eb 15 korrik t\u00eb k\u00ebtij viti, kemi dor\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr pages\u00eb, me 20 hapa t\u00eb zbatuar, n\u00eb vler\u00eb prej 153.4 milion\u00eb euro. Shuma p\u00ebrfundimtare do t\u00eb mbahet prej vler\u00ebsimit t\u00eb Bashkimit Evropian, me \u00e7\u2019rast po besojm\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb t\u00eb para t\u00eb n\u00ebntorit do ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur se sa realisht do t\u00eb jet\u00eb vler\u00ebsimi i sakt\u00eb. Nga 13 hapa n\u00eb periudh\u00ebn shtes\u00eb, deri n\u00eb qershor 2026, zbatuam shtat\u00eb dhe gjasht\u00eb jo. Llogaritet mbi 40 milion\u00eb euro, ose m\u00eb sakt\u00eb 43.8 milion\u00eb euro, t\u00eb cilat kan\u00eb humbur n\u00eb afatin e qershorit\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Zulfaj ka theksuar se shumica e reformave t\u00eb pap\u00ebrmbushura kan\u00eb k\u00ebrkuar miratimin e projektligjeve n\u00eb Kuvend, n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur ky institucion ishte i shp\u00ebrndar\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai ka th\u00ebn\u00eb se k\u00ebto reforma jan\u00eb rikthyer n\u00eb proces dhe synohet t\u00eb miratohen gjat\u00eb k\u00ebtij viti, p\u00ebrfshir\u00eb ligjet p\u00ebr energjin\u00eb dhe falimentimin, pakon ligjore p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb dhe strategjin\u00eb kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>\u201cShumica e tyre kan\u00eb k\u00ebrkuar miratimin e projektligjeve n\u00eb Kuvend, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Kuvendi, si\u00e7 e dini, ishte i shp\u00ebrndar\u00eb. Megjithat\u00eb, t\u00eb gjitha k\u00ebto reforma jan\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb zbatohen k\u00ebt\u00eb vit, ligji p\u00ebr energjin\u00eb, p\u00ebr falimentimin, pakoja ligjore p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb dhe strategjia kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, pra t\u00eb gjitha reformat, sepse procesi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsimi n\u00eb BE \u00ebsht\u00eb proces reformator, dhe t\u00eb gjitha reformat t\u00eb cilat nuk kan\u00eb arritur afatin e qershorit jan\u00eb kthyer s\u00ebrish n\u00eb Kuvend, n\u00eb qeveri fillimisht, pastaj n\u00eb Kuvend, ashtu q\u00eb t\u00eb mos humbet asnj\u00eb reform\u00eb. Edhe n\u00ebse mjetet nuk arrijn\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushen me koh\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Kryenegociatori ka paralajm\u00ebruar se deri m\u00eb 31 dhjetor Kosova duhet t\u2019i p\u00ebrmbush\u00eb edhe 22 hapa t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb vler\u00eb prej 131.5 milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Sipas tij, dhjet\u00eb akte duhet t\u00eb miratohen n\u00eb Kuvend, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb e projektligjeve pritet t\u00eb procedohen nga Qeveria.<\/p>\n<p>\u201cTani kemi p\u00ebrpara vetes 22 hapa n\u00eb vler\u00eb prej 131.5 milion\u00eb euro, q\u00eb skadojn\u00eb m\u00eb 31 dhjetor. Pra, kan\u00eb mbetur edhe 59 dit\u00eb, 10 akte duhet t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kuvend, projektligji p\u00ebr inovacion dhe nd\u00ebrmarr\u00ebsi tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Kuvend, kurse t\u00eb tjerat Qeveria do t\u2019i sjell\u00eb p\u00ebr miratim. Var\u00ebsisht nga vonesat q\u00eb shkaktojn\u00eb edhe Komisioni Evropian, n\u00eb d\u00ebrgimin e komenteve, sepse pjes\u00eb e procesit t\u00eb hapave \u00ebsht\u00eb edhe konsultimi me Bashkimin Evropian, me Komisionin Evropian, ku secili hap, sidomos n\u00eb hapat e ligjeve, k\u00ebrkohet q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 konsultimeve publike q\u00eb i kemi ne si pjes\u00eb e procesit, duhet t\u00eb konsultohen edhe me Bashkimin Evropian, dhe Bashkimi Evropian i k\u00ebrkon diku rreth 90 dit\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u2019i kthyer k\u00ebto komente dhe kjo pastaj shkakton edhe vonesa t\u00eb tjera q\u00eb vonojn\u00eb ligjet. Ligjet q\u00eb besoj q\u00eb duhet t\u00eb vijn\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb n\u00ebntorit, projektligji p\u00ebr inovacion, si\u00e7 thash\u00eb, \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu; projektligji p\u00ebr prokurimin publik, p\u00ebr partneritetin publiko-privat\u201d, tha Zulfaj.\/ EO<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova ka humbur 43.8 milion\u00eb euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, pasi nuk ka arritur t\u2019i p\u00ebrmbush\u00eb gjasht\u00eb nga 13 hapat e reformave q\u00eb kishin afat deri n\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti si shkak i bllokad\u00ebs politike, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur kryenegociatori i Kosov\u00ebs me BE-n\u00eb dhe koordinatori komb\u00ebtar p\u00ebr Planin e Rritjes, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":59,"featured_media":1284944,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1284943","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1284943","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/59"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1284943"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1284943\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1284945,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1284943\/revisions\/1284945"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1284944"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1284943"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1284943"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1284943"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}