{"id":1285255,"date":"2026-11-02T19:49:16","date_gmt":"2026-11-02T18:49:16","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1285255"},"modified":"2026-11-02T21:37:08","modified_gmt":"2026-11-02T20:37:08","slug":"grushte-mjet-i-forte-dhe-litar-ne-qafe-dosja-e-prokurorise-zbulon-detajet-nga-vrasja-e-27-vjecarit-dhe-foshnjes-tre-muajshe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/grushte-mjet-i-forte-dhe-litar-ne-qafe-dosja-e-prokurorise-zbulon-detajet-nga-vrasja-e-27-vjecarit-dhe-foshnjes-tre-muajshe\/","title":{"rendered":"Grushte, mjet i fort\u00eb dhe litar n\u00eb qaf\u00eb, dosja e Prokuroris\u00eb zbulon detajet nga vrasja e 27-vje\u00e7arit dhe foshnj\u00ebs tre muajshe"},"content":{"rendered":"<p><strong>Goditje me grushte n\u00eb kok\u00eb dhe trup, nj\u00eb mjet i fort\u00eb, nj\u00eb litar i vendosur rreth qaf\u00ebs dhe gjurm\u00eb gjaku n\u00eb shtratin ku u gjet e pajet\u00eb foshnja.<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb disa nga detajet q\u00eb p\u00ebrshkruhen n\u00eb dosjen e Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Gjilan, t\u00eb cil\u00ebn e ka publikuar Dukagjini, lidhur me vrasjen e dyfisht\u00eb n\u00eb fshatin Demiraj.<\/p>\n<p>Sipas dosjes, Braim Demiri dyshohet se m\u00eb 1 n\u00ebntor 2026, pas or\u00ebs 00:27 dhe deri n\u00eb or\u00ebt e m\u00ebngjesit, pas nj\u00eb konflikti fizik me djalin e tij, Adonis Demiri, e ka privuar at\u00eb nga jeta.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrshkrimin e ngjarjes, Prokuroria pretendon se i dyshuari fillimisht e ka goditur Adonisin me grushte n\u00eb kok\u00eb dhe n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb trupit. M\u00eb pas, dyshohet se e ka goditur me nj\u00eb mjet t\u00eb fort\u00eb n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb kok\u00ebs dhe e ka p\u00ebrplasur p\u00ebr tok\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMe nj\u00eb litar t\u00eb cilin ia vendos n\u00eb qaf\u00eb viktim\u00ebs dhe sipas shenjave t\u00eb nj\u00ebjtin e ngulfat\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrshkrimin e dyshimeve n\u00eb dosjen e Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Por, sipas t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dosje, n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje dyshohet se \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb edhe foshnja.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb dat\u00eb 01.Nentor 2026, n\u00eb periudh\u00ebn kohore pas or\u00ebs 00:27 e deri n\u00eb or\u00ebt e m\u00ebngjesit, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb fshatin Demiraj, , Komuna e Gjilanit, i pandehuri Braim Demiri, pas nj\u00eb konflikti fizik me djalin e tij tani t\u00eb ndjerin Adonis Demiri, me dashje e privon nga jeta djalin e tij Adonisin, ashtu q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin e godet me grushta n\u00eb kok\u00eb dhe n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb trupit duke e goditur me mjet\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb kok\u00ebs, duke e p\u00ebrplasur p\u00ebr tok\u00eb, e m\u00eb pas me nj\u00eb litar t\u00eb cilin ia vendos n\u00eb qaf\u00eb viktim\u00ebs dhe sipas shenjave t\u00eb nj\u00ebjtin e ngulfate, nd\u00ebrsa m\u00eb par\u00eb edhe femiu D., \u00ebsht\u00eb gjetur e pa jet\u00eb me shenja dhune n\u00eb shtratin e babait t\u00eb saj tani t\u00eb ndjerit Adonis, ku jan\u00eb v\u00ebrejtur edhe njolla gjaku, krejt\u00eb k\u00ebto t\u00eb shkaktuara me dyshimin nga babi i saj tani i ndjeri Adonis, ashtu q\u00eb nga veprimet e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebve jan\u00eb privuar nga jeta dy an\u00ebtar t\u00eb familjes s\u00eb tyre\u201d, thuhet n\u00eb dosjen e prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Foshnja \u00ebsht\u00eb gjetur e pajet\u00eb n\u00eb shtratin e babait t\u00eb saj, Adonis Demirit, me shenja dhune. N\u00eb at\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, sipas Prokuroris\u00eb, jan\u00eb v\u00ebrejtur edhe njolla gjaku.<\/p>\n<p>\u201cViktima Adonis Demiri \u00ebsht\u00eb gjetur me l\u00ebndime t\u00eb dukshme n\u00eb fytyr\u00eb, i mbuluar me gjak dhe me nj\u00eb litar t\u00eb shtr\u00ebnguar rreth qaf\u00ebs, nd\u00ebrsa foshnja D., \u00ebsht\u00eb gjetur e pajet\u00eb me shenja dhune\u201d, thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Prokuroria thekson se m\u00ebnyra e sakt\u00eb e privimit nga jeta t\u00eb t\u00eb dy viktimave ende nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar, pasi deklaratat e t\u00eb pandehurve nuk p\u00ebrputhen me at\u00eb q\u00eb shihet n\u00eb incizimet e kamerave t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPo ashtu, duhet potencuar se m\u00ebnyra e sakt\u00eb e privimit nga jeta t\u00eb djalit Adonis, por edhe e mbes\u00ebs s\u00eb tij D., D., p\u00ebr momentin \u00ebsht\u00eb ende e paqart\u00eb, pasi ekzistojn\u00eb kund\u00ebrth\u00ebnie t\u00eb qarta n\u00eb mes t\u00eb deklaratave t\u00eb t\u00eb pandehurve dhe incizimeve t\u00eb kamerave t\u00eb siguris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, p\u00ebrve\u00e7 Braim Demirit, \u00ebsht\u00eb e pandehur edhe H., Demiri (gruaja e t\u00eb dyshuarit), e dyshuar p\u00ebr ndihm\u00eb n\u00eb kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb vrasjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, t\u00eb dy t\u00eb pandehurit kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb versione t\u00eb ngjarjes q\u00eb bien ndesh me incizimet e kamerave t\u00eb siguris\u00eb, t\u00eb siguruara nga nj\u00eb DVR i sekuestruar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Xh., Demirit, v\u00ebllait t\u00eb t\u00eb dyshuarit.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebto kund\u00ebrth\u00ebnie dhe raportet familjare jan\u00eb nd\u00ebr arsyet q\u00eb Prokuroria i ka paraqitur gjykat\u00ebs si baz\u00eb p\u00ebr paraburgim.<\/p>\n<p>N\u00eb dosje thuhet se personat q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb dijeni t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr ngjarjen jan\u00eb kryesisht an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb t\u00eb dyshuarit, p\u00ebrfshir\u00eb bashk\u00ebshorten e tij, H., D., dhe v\u00ebllain e tij, Xh., D..<\/p>\n<p>Prokuroria vler\u00ebson se, p\u00ebr shkak t\u00eb raporteve t\u00eb ngushta familjare, k\u00ebta persona mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj ndikimit t\u00eb t\u00eb dyshuarit.<\/p>\n<p>\u201c\u2026 dy t\u00eb pandehurit kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb versione t\u00eb ngjarjes q\u00eb bien ndesh me incizimet e kamerave t\u00eb siguris\u00eb, ekziston rrezik real q\u00eb i pandehuri, n\u00ebse do t\u00eb ndodhet n\u00eb liri, do t\u00eb bashk\u00ebrendoj\u00eb deklaratat me bashk\u00ebpandehur\u00ebn, me \u00e7ka do t\u00eb pengonte zhvillimin e rregullt t\u00eb procedur\u00ebs penale\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n<p>Autopsia dhe ekspertizat ende nuk kan\u00eb p\u00ebrfunduar<\/p>\n<p>Prokuroria b\u00ebn t\u00eb ditur se hetimet jan\u00eb n\u00eb faz\u00ebn fillestare dhe se ende nuk jan\u00eb pranuar rezultatet e autopsis\u00eb nga Instituti i Mjek\u00ebsis\u00eb Ligjore.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb pritje jan\u00eb edhe ekspertizat e gjurm\u00ebve biologjike, t\u00eb litarit dhe t\u00eb pajisjeve elektronike t\u00eb sekuestruara.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre, Prokuroria ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se duhet t\u00eb intervistohen edhe persona t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb informacione p\u00ebr rrethanat e rastit<\/p>\n<p>N\u00eb sht\u00ebpi u gjet edhe nj\u00eb arm\u00eb gjuetie me leje t\u00eb skaduar<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 dyshimit p\u00ebr vrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, Braim Demiri dyshohet edhe p\u00ebr mbajtje n\u00eb pron\u00ebsi, kontroll ose posedim t\u00eb paautorizuar t\u00eb arm\u00ebve dhe, t\u00eb nj\u00ebjtit Gjykata Themelore n\u00eb Gjilan ia ka caktuar nj\u00eb muaj paraburgim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Goditje me grushte n\u00eb kok\u00eb dhe trup, nj\u00eb mjet i fort\u00eb, nj\u00eb litar i vendosur rreth qaf\u00ebs dhe gjurm\u00eb gjaku n\u00eb shtratin ku u gjet e pajet\u00eb foshnja. K\u00ebto jan\u00eb disa nga detajet q\u00eb p\u00ebrshkruhen n\u00eb dosjen e Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Gjilan, t\u00eb cil\u00ebn e ka publikuar Dukagjini, lidhur me vrasjen e dyfisht\u00eb n\u00eb fshatin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1209152,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1285255","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1285255","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1285255"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1285255\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1285261,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1285255\/revisions\/1285261"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1209152"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1285255"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1285255"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1285255"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}