{"id":1285665,"date":"2026-11-03T18:06:50","date_gmt":"2026-11-03T17:06:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1285665"},"modified":"2026-11-03T18:06:50","modified_gmt":"2026-11-03T17:06:50","slug":"mbi-4-miliarde-euro-ne-projektbuxhetin-e-kosoves-kush-merr-sa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/mbi-4-miliarde-euro-ne-projektbuxhetin-e-kosoves-kush-merr-sa\/","title":{"rendered":"Mbi 4 miliard\u00eb euro n\u00eb projektbuxhetin e Kosov\u00ebs: Kush merr sa?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Mbi 1.4 miliard euro p\u00ebr subvencione dhe transfere, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb miliard p\u00ebr paga dhe po aq p\u00ebr investime kapitale.<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb ndarjet kryesore t\u00eb projektbuxhetit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr vitin 2027, i cili parashihet t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb 4.27 miliard\u00eb euro.<\/p>\n<p>Projektbuxheti, i miratuar nga Qeveria e Kosov\u00ebs m\u00eb 2 n\u00ebntor dhe i siguruar nga Radio Evropa e Lir\u00eb, \u00ebsht\u00eb rreth 300 milion\u00eb euro m\u00eb i lart\u00eb se buxheti fillestar i vitit 2026, apo 200 milion\u00eb euro m\u00eb i lart\u00eb se buxheti i rishikuar.<\/p>\n<p>Ai tashm\u00eb i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar Kuvendit p\u00ebr shqyrtim dhe miratim.<\/p>\n<p><strong>Ku do t\u00eb shkoj\u00eb pjesa m\u00eb e madhe e parave?<\/strong><\/p>\n<p>Pjesa m\u00eb e madhe e buxhetit, rreth 1.45 miliard euro, \u00ebsht\u00eb planifikuar p\u00ebr subvencione dhe transfere \u2013 kategori q\u00eb p\u00ebrfshin pensionet, shtesat p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, ndihmat sociale dhe forma t\u00eb tjera t\u00eb mb\u00ebshtetjes financiare.<\/p>\n<p>Sipas ministrit t\u00eb Financave, Hekuran Murati, kjo kategori \u00ebsht\u00eb rritur p\u00ebr 6.5 p\u00ebr qind krahasuar me vitin 2026, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb planifikuar t\u00eb shtesave p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe pensioneve.<\/p>\n<p>Pas saj renditen shpenzimet p\u00ebr paga, me 1.085 miliard euro, apo rreth nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn e buxhetit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr krahasim, n\u00eb buxhetin fillestar t\u00eb vitit 2026 p\u00ebr paga dhe shtesa ishin planifikuar mbi 980 milion\u00eb euro. P\u00ebr investime kapitale jan\u00eb parapar\u00eb rreth 1.07 miliard euro, krahasuar me 998 milion\u00eb euro n\u00eb buxhetin fillestar t\u00eb vitit 2026.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr mallra dhe sh\u00ebrbime jan\u00eb planifikuar rreth 589 milion\u00eb euro, krahasuar me rreth 545 milion\u00eb euro n\u00eb vitin 2026.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb mjete jan\u00eb planifikuar edhe p\u00ebr barna esenciale. Sipas kryeministrit Albin Kurti, nj\u00eb pjes\u00eb e tyre \u00ebsht\u00eb siguruar p\u00ebrmes p\u00ebrgjysmimit t\u00eb buxhetit p\u00ebr udh\u00ebtime jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Rritje \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb edhe n\u00eb financimin e komunave, p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb ndar\u00eb 908 milion\u00eb euro, krahasuar me 867 milion\u00eb euro n\u00eb buxhetin fillestar t\u00eb vitit 2026.<\/p>\n<p><strong>Cilat ministri marrin m\u00eb shum\u00eb dhe cilat m\u00eb pak?<\/strong><br \/>\nProjektbuxheti i vitit 2027 parasheh rritje t\u00eb mjeteve p\u00ebr disa ministri, por edhe shkurtime p\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ministria e Mbrojtjes pritet t\u00eb ket\u00eb tet\u00eb milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb vitin 2026, nd\u00ebrsa Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs pes\u00eb milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Rritje jan\u00eb planifikuar edhe p\u00ebr Ministrin\u00eb e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb, me 7.7 milion\u00eb euro, dhe Ministrin\u00eb e Bujq\u00ebsis\u00eb, Pylltaris\u00eb dhe Zhvillimit Rural, me rreth 1.9 milion euro.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ulja m\u00eb e madhe, sipas k\u00ebtyre krahasimeve, \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb p\u00ebr Ministrin\u00eb e Ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Buxheti i saj pritet t\u00eb bjer\u00eb nga rreth 79 milion\u00eb euro n\u00eb vitin 2026, n\u00eb 23.4 milion\u00eb euro n\u00eb vitin 2027 \u2013 nj\u00eb zvog\u00eblim prej rreth 55.6 milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb nuk ka arritur t\u00eb konfirmoj\u00eb arsyen e k\u00ebsaj uljeje, as nga dokumenti i projektbuxhetit dhe as nga Ministria e Ekonomis\u00eb dhe ajo e Financave.<\/p>\n<p>Buxheti i Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb pritet t\u00eb ulet, po ashtu, p\u00ebr mbi 1.3 milion euro, nd\u00ebrsa ai i Sh\u00ebrbimit Spitalor Klinik dhe Universitar t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb rritet nga 199 n\u00eb mbi 217 milion\u00eb euro n\u00eb vitin 2027.<\/p>\n<p>P\u00ebr Ministrin\u00eb e Arsimit dhe Shkenc\u00ebs jan\u00eb planifikuar rreth dy milion\u00eb euro m\u00eb pak se n\u00eb vitin 2026, por krahasimi nuk \u00ebsht\u00eb i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, pasi teknologjia dhe inovacioni nuk jan\u00eb m\u00eb pjes\u00eb e fush\u00ebveprimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb investimesh jan\u00eb planifikuar?<\/strong><br \/>\nP\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, shpenzimet e planifikuara p\u00ebr investime kapitale kalojn\u00eb pragun prej nj\u00eb miliard eurosh, duke p\u00ebrb\u00ebr\u00eb rreth nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn e buxhetit.<\/p>\n<p>Sipas projektbuxhetit, investimet do t\u00eb p\u00ebrqendrohen n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e infrastruktur\u00ebs s\u00eb transportit dhe energjis\u00eb, si dhe t\u00eb kushteve n\u00eb arsim, sh\u00ebndet\u00ebsi dhe sh\u00ebrbime sociale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr projektet q\u00eb Qeveria ka ve\u00e7uar, jan\u00eb: nd\u00ebrtimi i Unaz\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb Prishtin\u00ebs, segmenti rrugor Duh\u00ebl-Banull\u00eb, q\u00eb lidh dy autostradat kryesore t\u00eb vendit, si dhe autoudha e Dukagjinit.<\/p>\n<p>Jan\u00eb paralajm\u00ebruar gjithashtu investime n\u00eb nd\u00ebrtimin e digave, infrastruktur\u00ebn sportive p\u00ebr Loj\u00ebrat Mesdhetare t\u00eb vitit 2030 dhe zhvillimin e turizmit. Megjithat\u00eb, ndarja e mjeteve n\u00eb buxhet nuk garanton realizimin e projekteve.<\/p>\n<p>Sipas ministrit Murati, gjat\u00eb n\u00ebnt\u00eb muajve t\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit 2026 jan\u00eb realizuar vet\u00ebm 37 p\u00ebr qind e investimeve t\u00eb planifikuara kapitale. Ai ua atribuoi k\u00ebt\u00eb nivel t\u00eb realizimit, nd\u00ebr t\u00eb tjera, vonesave n\u00eb procedurat e prokurimit publik dhe faktit q\u00eb Kosova e nisi vitin pa buxhet t\u00eb miratuar.<\/p>\n<p>Buxheti i vitit 2026 u miratua vet\u00ebm m\u00eb 20 shkurt, pas nj\u00eb periudhe krize politike dhe institucionale, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs institucionet funksionuan me financim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndryshon p\u00ebr pagat dhe shtesat?<br \/>\nNj\u00eb pjes\u00eb e rritjes s\u00eb buxhetit p\u00ebr paga lidhet me vendimin e Qeveris\u00eb p\u00ebr ta ngritur vler\u00ebn e koeficientit t\u00eb pagave n\u00eb sektorin publik nga 110 n\u00eb 120 euro, duke filluar nga 1 korriku 2027.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsit q\u00eb paguhen nga buxheti i shtetit pritet t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb edhe pag\u00ebn e 13-t\u00eb gjat\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit, si\u00e7 ndodhi edhe n\u00eb vitin 2026.<\/p>\n<p>Sipas kryeministrit Kurti, k\u00ebto masa e \u00e7ojn\u00eb buxhetin e pagave n\u00eb 1.085 miliard euro. Projektbuxheti parasheh gjithsej 91.631 pozita pune n\u00eb sektorin publik, apo 470 m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb buxhetin e vitit 2026.<\/p>\n<p>Kjo shif\u00ebr tregon numrin e pozitave t\u00eb planifikuara, jo domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb angazhuar. Rritje jan\u00eb parapar\u00eb edhe p\u00ebr shtesat e f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>Nga 1 janari 2027, ato pritet t\u00eb rriten p\u00ebr 25 p\u00ebr qind, nd\u00ebrsa Qeveria synon rritje t\u00eb tjera vjetore deri n\u00eb dyfishimin e tyre n\u00eb vitin 2030.<\/p>\n<p>Sipas shembullit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Kurti, nj\u00eb familje me dy f\u00ebmij\u00eb, q\u00eb aktualisht merr 60 euro n\u00eb muaj, pritet t\u00eb marr\u00eb 75 euro nga janari.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb tjet\u00ebr parasheh projektbuxheti?<\/strong><br \/>\nP\u00ebrve\u00e7 pagave, mb\u00ebshtetjes sociale dhe investimeve infrastrukturore, Qeveria ka paralajm\u00ebruar financimin edhe t\u00eb disa nismave t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb themelimi i kompanis\u00eb s\u00eb par\u00eb ajrore t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Projektbuxheti parasheh gjithashtu rritjen e mb\u00ebshtetjes financiare p\u00ebr ekipet mbrojt\u00ebse t\u00eb kat\u00ebr ish-krer\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr krime lufte nga Dhomat e Specializuara n\u00eb Hag\u00eb, m\u00eb 16 shtator.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb pritet nga ekonomia dhe \u00e7mimet?<\/strong><br \/>\nProjektbuxheti mb\u00ebshtetet n\u00eb parashikimin se ekonomia e Kosov\u00ebs do t\u00eb rritet p\u00ebr 4.2 p\u00ebr qind gjat\u00eb vitit 2027.<\/p>\n<p>Sipas projeksioneve qeveritare, vlera e p\u00ebrgjithshme e ekonomis\u00eb pritet t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb rreth 14 miliard\u00eb euro, krahasuar me rreth 13 miliard\u00eb sa vler\u00ebsohet p\u00ebr vitin 2026.<\/p>\n<p>Konsumi privat, investimet dhe eksportet e sh\u00ebrbimeve pritet t\u00eb jen\u00eb nd\u00ebr faktor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb rritjes. Por, \u00e7mimet mbeten nj\u00eb nga shqet\u00ebsimet kryesore p\u00ebr qytetar\u00ebt. N\u00eb shtator t\u00eb k\u00ebtij viti, inflacioni vjetor arriti n\u00eb 7.8 p\u00ebr qind, sipas Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Qeveria parashikon q\u00eb inflacioni t\u00eb ngadal\u00ebsohet n\u00eb 4 p\u00ebr qind gjat\u00eb vitit 2027. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se \u00e7mimet do t\u00eb ulen, por se pritet t\u00eb rriten me rit\u00ebm m\u00eb t\u00eb ngadalsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb projektbuxhet, megjithat\u00eb, paralajm\u00ebrohet se k\u00ebto pritje mund t\u00eb ndikohen nga shtrenjtimi i produkteve n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ngadal\u00ebsimi ekonomik i vendeve partnere dhe zhvillimet n\u00eb sektorin energjetik.<\/p>\n<p><strong>Kur pritet t\u00eb miratohet buxheti?<\/strong><br \/>\nQeveria e Kosov\u00ebs e miratoi projektbuxhetin m\u00eb 2 n\u00ebntor, pas afatit t\u00eb 31 tetorit t\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebr dor\u00ebzimin e tij n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Deputetja e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Hykmete Bajrami, e kritikoi Qeverin\u00eb p\u00ebr mosrespektimin e k\u00ebtij afati.<\/p>\n<p>Ministri Murati, nd\u00ebrkaq, tha se afati ishte respektuar, pasi 31 tetori kishte qen\u00eb dit\u00eb e shtun\u00eb. Projektligji tani duhet t\u00eb shqyrtohet dhe t\u00eb votohet nga Kuvendi n\u00eb dy lexime, deri n\u00eb fund t\u00eb vitit. Gjat\u00eb k\u00ebtij procesi, deputet\u00ebt mund t\u00eb propozojn\u00eb ndryshime n\u00eb ndarjet buxhetore.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbi 1.4 miliard euro p\u00ebr subvencione dhe transfere, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb miliard p\u00ebr paga dhe po aq p\u00ebr investime kapitale. K\u00ebto jan\u00eb ndarjet kryesore t\u00eb projektbuxhetit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr vitin 2027, i cili parashihet t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb 4.27 miliard\u00eb euro. Projektbuxheti, i miratuar nga Qeveria e Kosov\u00ebs m\u00eb 2 n\u00ebntor dhe i siguruar nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1285668,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1285665","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1285665","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1285665"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1285665\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1285669,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1285665\/revisions\/1285669"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1285668"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1285665"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1285665"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1285665"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}