{"id":1285929,"date":"2026-11-04T12:04:30","date_gmt":"2026-11-04T11:04:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1285929"},"modified":"2026-11-04T12:09:10","modified_gmt":"2026-11-04T11:09:10","slug":"kurti-shendeti-mendor-i-femijeve-dhe-te-rinjve-duhet-te-jete-pjese-e-pandashme-e-politikave-shteterore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/kurti-shendeti-mendor-i-femijeve-dhe-te-rinjve-duhet-te-jete-pjese-e-pandashme-e-politikave-shteterore\/","title":{"rendered":"Kurti: Sh\u00ebndeti mendor i f\u00ebmij\u00ebve dhe t\u00eb rinjve duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e pandashme e politikave shtet\u00ebrore"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn e diskutimit me tem\u00ebn \u201cSh\u00ebndeti mendor\u201d, t\u00eb organizuar nga Zyra e Kryeministrit n\u00eb bashk\u00ebpunim me UNICEF-in.<\/strong><\/p>\n<p>Kurti ka theksuar se mir\u00ebqenia dhe sh\u00ebndeti mendor i f\u00ebmij\u00ebve dhe t\u00eb rinjve duhet t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e politikave shtet\u00ebrore, duke vler\u00ebsuar se p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit dhe zhvillimin e kapitalit njer\u00ebzor nuk mund t\u00eb flitet pa u trajtuar edhe kjo \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Ai ka rikujtuar se n\u00eb gusht \u00ebsht\u00eb lansuar raporti \u201cHart\u00ebzimi i sh\u00ebrbimeve t\u00eb sh\u00ebndetit mendor dhe mb\u00ebshtetjes psikosociale p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, i realizuar nga UNICEF-i n\u00eb bashk\u00ebpunim me Institutin e Psikologjis\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas tij, raporti ka ofruar nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb gjendjes dhe rekomandime p\u00ebr avancimin e sh\u00ebrbimeve t\u00eb sh\u00ebndetit mendor n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Kurti p\u00ebr sh\u00ebndetin mendor: Kemi identifikuar sfidat, tani duhet t\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb veprime<\/p>\n<p>\u201cPas lansimit, nga UNICEF-i kam k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mblidhemi p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr t\u00eb reflektuar s\u00eb bashku mbi gjetjet, p\u00ebr t\u00eb diskutuar n\u00eb thelb rekomandimet dhe mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr t&#8217;i p\u00ebrcaktuar hapat q\u00eb duhet t&#8217;i nd\u00ebrmarrim si shtet p\u00ebr t\u00eb avancuar agjend\u00ebn e sh\u00ebndetit mendor n\u00eb Kosov\u00eb. Prandaj, takimi i sot\u00ebm duhet t\u00eb na \u00e7oj\u00eb nga evidenca te veprimi. Tashm\u00eb kemi nj\u00eb dokument, mos e t\u00eb qart\u00eb q\u00eb t&#8217;i kuptojm\u00eb sfidat dhe nevojat. P\u00ebrgjegj\u00ebsia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktojm\u00eb se ku duhet t&#8217;i p\u00ebrqendrojm\u00eb p\u00ebrpjekjet tona dhe cilat masa k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebr veprim prioritar dhe si mund t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm e m\u00eb t\u00eb qassh\u00ebm p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e sh\u00ebndetit mendor\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Kurti.<\/p>\n<p>Ai ka theksuar se sh\u00ebndeti mendor nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi vet\u00ebm e nj\u00eb sektori apo institucioni, por k\u00ebrkon bashk\u00ebpunim nd\u00ebrmjet institucioneve dhe sektor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kurti: Sh\u00ebndeti mendor nuk \u00ebsht\u00eb dhe nuk mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi vet\u00ebm e nj\u00eb sektori apo nj\u00eb institucioni<\/p>\n<p>\u201cSh\u00ebndeti mendor nuk \u00ebsht\u00eb dhe nuk mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi vet\u00ebm e nj\u00eb sektori apo nj\u00eb institucioni. Ai lidhet me sh\u00ebndetin, me mjedisin ku ku sojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, me familjet ku rriten ata, me sh\u00ebrbimet sociale dhe sh\u00ebndet\u00ebsore q\u00eb i mb\u00ebshtesin, me sigurin\u00eb, komunitetin ku jetojn\u00eb dhe me mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb p\u00ebr ta. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye sot jemi s\u00eb bashku p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb sektor\u00ebve dhe institucioneve t\u00eb ndryshme dhe p\u00ebrgjigjja jon\u00eb po ashtu duhet t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb e integruar\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur ai.<\/p>\n<p>Kryeministri ka p\u00ebrmendur edhe disa nga masat e nd\u00ebrmarra nga Qeveria gjat\u00eb mandatit t\u00eb saj, p\u00ebrfshir\u00eb shtesat p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, mb\u00ebshtetjen p\u00ebr n\u00ebnat lehona, programin p\u00ebr intervenimin e hersh\u00ebm p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, si dhe mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr fuqizimin dhe pun\u00ebsimin e t\u00eb rinjve.<\/p>\n<p>Ai ka p\u00ebrmendur edhe progresin n\u00eb mbijetes\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve, duke th\u00ebn\u00eb se vdekshm\u00ebria neonatale ka r\u00ebn\u00eb p\u00ebr 27 p\u00ebr qind q\u00eb nga viti 2020, nd\u00ebrsa p\u00ebrfshirja e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb edukimin n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e hershme \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dyfishuar.<\/p>\n<p>Kurti ka th\u00ebn\u00eb se ambicia e Qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtimi i nj\u00eb sistemi q\u00eb nuk nd\u00ebrhyn vet\u00ebm n\u00eb raste krizash, por investon edhe n\u00eb parandalim dhe identifikim t\u00eb hersh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kurti: Nd\u00ebrtimi i nj\u00eb sistemi q\u00eb nuk nd\u00ebrhyn vet\u00ebm n\u00eb raste krizash.<\/p>\n<p>\u201cAmbicia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: ta nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb sistem i cili jo vet\u00ebm q\u00eb reagon n\u00eb kriza, por paraprakisht investon n\u00eb parandalim, identifikim dhe mb\u00ebshtetje t\u00eb hershme. Nj\u00eb sistem n\u00eb t\u00eb cilin f\u00ebmij\u00ebt, t\u00eb rinjt\u00eb dhe familjet e tyre e din\u00eb se ku do t\u00eb drejtohen dhe ku mund t\u00eb marrin mb\u00ebshtetjen e duhur n\u00eb koh\u00ebn e duhur. P\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebt\u00eb, duhet t\u00eb shohim me kujdes se si ta forcojm\u00eb bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrmjet sektor\u00ebve t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, arsimit, sh\u00ebrbimeve sociale, drejt\u00ebsis\u00eb dhe sektor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, si t&#8217;i forcojm\u00eb kapacitetet profesionale dhe si t\u00eb sigurojm\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtetja t\u00eb jet\u00eb e qasshme p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb kudo q\u00eb jetojn\u00eb dhe kudo q\u00eb ata kan\u00eb nevoj\u00eb\u201d, ka deklaruar Kurti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn e diskutimit me tem\u00ebn \u201cSh\u00ebndeti mendor\u201d, t\u00eb organizuar nga Zyra e Kryeministrit n\u00eb bashk\u00ebpunim me UNICEF-in. Kurti ka theksuar se mir\u00ebqenia dhe sh\u00ebndeti mendor i f\u00ebmij\u00ebve dhe t\u00eb rinjve duhet t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e politikave shtet\u00ebrore, duke vler\u00ebsuar se p\u00ebr t\u00eb ardhmen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":59,"featured_media":1285933,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1285929","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1285929","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/59"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1285929"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1285929\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1285931,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1285929\/revisions\/1285931"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1285933"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1285929"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1285929"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1285929"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}