{"id":1285972,"date":"2026-11-04T14:19:20","date_gmt":"2026-11-04T13:19:20","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1285972"},"modified":"2026-11-04T14:29:31","modified_gmt":"2026-11-04T13:29:31","slug":"be-marreveshja-e-ohrit-kosove-serbi-eshte-ligjerisht-obligative-formalitetet-sduhet-te-jene-pengese-per-zbatim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/be-marreveshja-e-ohrit-kosove-serbi-eshte-ligjerisht-obligative-formalitetet-sduhet-te-jene-pengese-per-zbatim\/","title":{"rendered":"BE: Marr\u00ebveshja e Ohrit Kosov\u00eb-Serbi \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrisht obligative, formalitetet s\u2019duhet t\u00eb jen\u00eb penges\u00eb p\u00ebr zbatim"},"content":{"rendered":"<p><strong>Komisioni Evropian n\u00eb Raportin p\u00ebr Kosov\u00ebn t\u00eb publikuar sot, vler\u00ebson se Kosova dhe Serbia kan\u00eb vazhduar pjes\u00ebmarrjen n\u00eb dialogun e leht\u00ebsuar nga BE-ja, megjithat\u00eb potencojn\u00eb se kjo nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb zbatim t\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb obligimeve t\u00eb marra. P\u00ebrve\u00e7 \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb personave t\u00eb zhdukur, as Kosova dhe as Serbia nuk ka sh\u00ebnuar p\u00ebrparim t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb zbatimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit t\u00eb vitit 2023.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb raportin p\u00ebr Kosov\u00ebn p\u00ebr vitin 2026, Komisioni Evropian thekson se dialogu p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb ka vazhduar gjat\u00eb periudh\u00ebs raportuese, pavar\u00ebsisht ndikimit t\u00eb madh t\u00eb zhvillimeve t\u00eb brendshme politike. Takimet jan\u00eb mbajtur rregullisht n\u00eb nivel t\u00eb kryenegociator\u00ebve dhe n\u00eb nivel teknik, n\u00eb formate dypal\u00ebshe dhe trepal\u00ebshe.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, zbatimi i obligimeve t\u00eb mbetura nga dialogu ka vazhduar t\u00eb jet\u00eb i kufizuar, nd\u00ebrsa veprimet e nj\u00ebanshme dhe deklaratat q\u00eb nuk kontribuojn\u00eb n\u00eb normalizim kan\u00eb ndikuar negativisht n\u00eb proces.<\/p>\n<p>Komisioni u k\u00ebrkon t\u00eb dyja pal\u00ebve q\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb t\u00eb gjitha obligimet q\u00eb rrjedhin nga Marr\u00ebveshja p\u00ebr Rrug\u00ebn drejt Normalizimit dhe aneksi i zbatimit t\u00eb saj, t\u00eb njohur si Marr\u00ebveshja e Ohrit e vitit 2023, si dhe nga marr\u00ebveshjet e m\u00ebparshme t\u00eb dialogut, pa vonesa dhe pa parakushte.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrfshin edhe aranzhimet p\u00ebr vet\u00ebmenaxhimin e komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb. Sipas raportit, Kosova pritet t\u00eb nis\u00eb procesin q\u00eb \u00e7on drejt themelimit t\u00eb tyre, nd\u00ebrsa Serbia duhet t\u00eb filloj\u00eb paralelisht njohjen e dokumenteve, simboleve dhe institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAsnj\u00ebra pal\u00eb nuk ka sh\u00ebnuar p\u00ebrparim t\u00eb mjaftuesh\u00ebm\u201d, thuhet n\u00eb raport, ku theksohet se Marr\u00ebveshja e Ohrit \u00ebsht\u00eb e vlefshme dhe ligj\u00ebrisht e obligueshme p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt. \u00c7far\u00ebdo formaliteti q\u00eb lidhet me miratimin apo formalizimin e saj nuk duhet t\u00eb pengoj\u00eb zbatimin.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit Evropian, situata n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb periudh\u00ebs raportuese ka mbetur e qet\u00eb, por e brisht\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, veprimet dhe deklaratat q\u00eb nuk kontribuojn\u00eb n\u00eb normalizim jan\u00eb shtuar.<\/p>\n<p>Raporti thot\u00eb se Kosova ka nd\u00ebrmarr\u00eb vazhdimisht veprime n\u00eb kund\u00ebrshtim me obligimet e saj nga dialogu ose q\u00eb kan\u00eb cenuar procesin e normalizimit. N\u00eb mesin e tyre p\u00ebrmenden veprimet policore dhe administrative ndaj strukturave dhe sh\u00ebrbimeve t\u00eb mb\u00ebshtetura nga Serbia, arrestimet e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe refuzimi i dor\u00ebheqjeve t\u00eb t\u00ebrhequra nga gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt serb\u00eb, duke penguar riintegrimin e tyre.<\/p>\n<p>BE-ja ka shprehur shqet\u00ebsim t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr k\u00ebto veprime, p\u00ebrfshir\u00eb munges\u00ebn e p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb koordinimit nga ana e Kosov\u00ebs dhe ndikimin negativ n\u00eb komunitetet lokale dhe qasjen e tyre n\u00eb sh\u00ebrbimet themelore publike e sociale.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, raporti thekson se edhe Serbia ka vepruar vazhdimisht n\u00eb kund\u00ebrshtim me obligimet e saj nga Marr\u00ebveshja e Ohrit, p\u00ebrfshir\u00eb lobimin kund\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs dhe Interpol.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se k\u00ebto veprime, s\u00eb bashku me deklaratat nxit\u00ebse t\u00eb zyrtar\u00ebve serb\u00eb, vazhdojn\u00eb ta d\u00ebmtojn\u00eb normalizimin. Po ashtu, Serbia nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb ndonj\u00eb hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb siguruar llogaridh\u00ebnie p\u00ebr sulmin e armatosur ndaj Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Banjsk\u00eb, m\u00eb 24 shtator 2023.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet ku raporti evidenton pengesa t\u00eb m\u00ebdha \u00ebsht\u00eb riintegrimi i gjyqtar\u00ebve, prokuror\u00ebve dhe stafit mb\u00ebshtet\u00ebs serb n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni rikujton se t\u00ebrheqja e serb\u00ebve nga institucionet e Kosov\u00ebs n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2022 kishte shkelur obligimet e Serbis\u00eb nga Marr\u00ebveshja e Brukselit e vitit 2013 dhe kishte zhb\u00ebr\u00eb arritje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Marr\u00ebveshjes p\u00ebr Drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb vitit 2015.<\/p>\n<p>M\u00eb 15 korrik 2026, gjyqtar\u00ebt, prokuror\u00ebt dhe stafi mb\u00ebshtet\u00ebs serb\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00ebrhoq\u00ebn dor\u00ebheqjet e paraqitura rreth tre vjet e gjysm\u00eb m\u00eb par\u00eb. BE-ja e cil\u00ebson k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm drejt rikthimit t\u00eb tyre n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, vendimet e m\u00ebvonshme t\u00eb K\u00ebshillit Prokurorial t\u00eb Kosov\u00ebs, K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs dhe ushtruesit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb presidentit p\u00ebr pranimin e dor\u00ebheqjeve t\u00eb t\u00ebrhequra e penguan vazhdimin e procesit. Sipas Komisionit, k\u00ebto vendime jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me objektivat dhe zotimet e Marr\u00ebveshjes p\u00ebr Drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb vitit 2015. Raporti thekson se Kosova nuk e ka mund\u00ebsuar riintegrimin e personelit gjyq\u00ebsor serb, nd\u00ebrsa edhe nj\u00eb konkurs p\u00ebr rekrutimin e prokuror\u00ebve serb\u00eb, me kuot\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, nuk ka pasur sukses.<\/p>\n<p>Komisioni Evropian konstaton se nuk ka pasur p\u00ebrparim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm drejt themelimit t\u00eb Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe, n\u00eb p\u00ebrputhje me Marr\u00ebveshjen e Brukselit t\u00eb vitit 2013 dhe marr\u00ebveshjen p\u00ebr parimet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb vitit 2015.<\/p>\n<p>Sipas raportit, Kosova pritet ta nis\u00eb procesin e themelimit t\u00eb Asociacionit, n\u00eb p\u00ebrputhje me obligimet e saj nga dialogu, p\u00ebrfshir\u00eb Marr\u00ebveshjen e Ohrit. T\u00eb dyja pal\u00ebt duhet t\u00eb angazhohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstruktive dhe pa vonesa t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p>Raporti thekson se statusi i strukturave dhe sh\u00ebrbimeve t\u00eb mb\u00ebshtetura nga Serbia n\u00eb Kosov\u00eb duhet t\u00eb trajtohet plot\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhje me marr\u00ebveshjet e dialogut dhe ligjet e Kosov\u00ebs, e jo p\u00ebrmes masave t\u00eb pakoordinuara. BE-ja k\u00ebrkon konsultime t\u00eb strukturuara me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e komunitetit serb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket ur\u00ebs n\u00eb Mitrovic\u00eb, raporti thot\u00eb se punimet, p\u00ebrfshir\u00eb vler\u00ebsimet shtes\u00eb dhe konsultimet, kan\u00eb p\u00ebrfunduar. Q\u00ebndrimi i BE-s\u00eb mbetet se ura duhet t\u00eb hapet.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se kushtet teknike jan\u00eb p\u00ebrmbushur, por k\u00ebrkon p\u00ebrmir\u00ebsimin e koordinimit dhe konsultimeve nd\u00ebrmjet komunave p\u00ebrkat\u00ebse dhe institucioneve n\u00eb nivel qendror, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ura t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb t\u00eb gjitha komuniteteve. Raporti gjithashtu thekson se BE-ja ka marr\u00eb parasysh ndryshimin e q\u00ebndrimit t\u00eb KFOR-it.<\/p>\n<p>N\u00eb sektorin e energjis\u00eb, zbatimi i marr\u00ebveshjeve t\u00eb viteve 2013 dhe 2015 dhe i Udh\u00ebrr\u00ebfyesit p\u00ebr Energjin\u00eb t\u00eb vitit 2022 ka vazhduar. Megjithat\u00eb, operatori serb i sistemit t\u00eb transmetimit, EMS, ende nuk i ka p\u00ebrcaktuar kapacitetet neto t\u00eb transmetimit n\u00eb interkoneksionin me Kosov\u00ebn. Kjo pengon ndarjen e kapaciteteve nd\u00ebrkufitare p\u00ebr pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb treg, ndikon n\u00eb sigurin\u00eb e furnizimit dhe konkurrenc\u00ebn, si dhe rrit \u00e7mimet e importit t\u00eb energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>Raporti konstaton se zbatimi i disa marr\u00ebveshjeve teknike t\u00eb dialogut t\u00eb viteve 2011-2012 mbetet i pap\u00ebrfunduar. K\u00ebtu p\u00ebrfshihen marr\u00ebveshjet p\u00ebr kadastr\u00ebn dhe njohjen e diplomave universitare, t\u00eb cilat, sipas Komisionit, vazhdojn\u00eb t\u00eb mos zbatohen nga Serbia.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Serbia ende nuk ka adresuar \u00e7\u00ebshtjen e strukturave t\u00eb zhvendosura administrative doganore, q\u00eb operojn\u00eb brenda territorit t\u00eb saj me em\u00ebrtimin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket menaxhimit t\u00eb integruar t\u00eb kufirit, gjasht\u00eb pik\u00ebkalimet e p\u00ebrhershme t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb parapara n\u00eb marr\u00ebveshje nuk jan\u00eb funksionalizuar t\u00eb gjitha. Deri m\u00eb tani jan\u00eb nd\u00ebrtuar vet\u00ebm dy: n\u00eb Merdar\u00eb dhe Mutivod\u00eb.<\/p>\n<p>Serbia ende nuk ka nd\u00ebrtuar pik\u00ebkalimet q\u00eb duhet t\u00eb vendosen n\u00eb an\u00ebn e saj, n\u00eb Jarinj\u00eb, Kon\u00e7ul dhe Depc\u00eb, nd\u00ebrsa duhet t\u00eb angazhohet edhe p\u00ebr nd\u00ebrtimin e pik\u00ebkalimit t\u00eb tret\u00eb n\u00eb an\u00ebn e Kosov\u00ebs, n\u00eb veri, n\u00eb Tabavije\/B\u00ebrnjak.<\/p>\n<p>Komisioni k\u00ebrkon gjithashtu nga Serbia mbylljen e rrug\u00ebve ilegale dhe shmangieve kufitare, si dhe rifillimin e takimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr menaxhimin e integruar t\u00eb kufirit n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, raporti evidenton nj\u00eb zhvillim pozitiv n\u00eb funksionalizimin e plot\u00eb t\u00eb skanerit p\u00ebr mallrat n\u00eb Merdar\u00eb gjat\u00eb ver\u00ebs s\u00eb vitit 2026, gj\u00eb q\u00eb ka leht\u00ebsuar qarkullimin e mallrave serbe dhe ka zvog\u00ebluar ndjesh\u00ebm koh\u00ebn e pritjes. Por, kufizimet ndaj mallrave serbe p\u00ebrmes pik\u00ebkalimeve t\u00eb tjera vazhdojn\u00eb. Kosova, sipas raportit, duhet t\u00eb siguroj\u00eb l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb mallrave n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjitha pik\u00ebkalimet e p\u00ebrcaktuara.<\/p>\n<p>Komisioni Evropian e mir\u00ebpret zbatimin p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb k\u00ebnaqsh\u00ebm t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb 14 marsit 2026 p\u00ebr zbatimin e Ligjit p\u00ebr t\u00eb huajt. Sipas raportit, kjo marr\u00ebveshje ka hapur mund\u00ebsi p\u00ebr regjistrimin e fakteve t\u00eb gjendjes civile n\u00eb sistemin e Kosov\u00ebs, duke p\u00ebrdorur dokumentet e l\u00ebshuara nga Serbia.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Kosova inkurajohet t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb zgjidhje afatgjat\u00eb q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsonte nj\u00eb proces efektiv t\u00eb regjistrimit dhe pajisjen me dokumentacionin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb personat q\u00eb jetojn\u00eb, punojn\u00eb apo studiojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e telekomunikacionit, nuk \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar p\u00ebrparim n\u00eb zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb mbetura. T\u00eb dyja pal\u00ebt duhet t\u2019i zbatojn\u00eb marr\u00ebveshjet, t\u00eb zgjidhin nd\u00ebrhyrjet nd\u00ebrkufitare t\u00eb frekuencave mes operator\u00ebve mobil\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb dhe t\u00eb sigurojn\u00eb sh\u00ebrbime postare cil\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb gjitha komunitetet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga zhvillimet pozitive t\u00eb evidentuara nga Komisioni Evropian \u00ebsht\u00eb mbajtja e takimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Komisionit t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr Personat e Zhdukur, n\u00eb janar t\u00eb vitit 2026. Ky takim kishte p\u00ebr q\u00ebllim avancimin e zbatimit t\u00eb Deklarat\u00ebs Politike p\u00ebr Personat e Zhdukur, t\u00eb miratuar n\u00eb maj t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>N\u00eb prill \u00ebsht\u00eb mbajtur edhe nj\u00eb takim teknik p\u00ebr qasjen n\u00eb arkiva. Komisioni e konsideron k\u00ebt\u00eb si p\u00ebrparim n\u00eb zbatimin e deklarat\u00ebs, por thekson se nevojitet bashk\u00ebpunim i m\u00ebtejsh\u00ebm dhe se pal\u00ebt duhet t\u00eb shmangin politizimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje humanitare.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket ndihm\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb juridike, \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar p\u00ebrparim i kufizuar pas vendimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa drejt rifillimit t\u00eb bashk\u00ebpunimit, pas nj\u00eb nd\u00ebrprerjeje t\u00eb gjat\u00eb. Gjykatat serbe kan\u00eb rifilluar p\u00ebrdorimin e kanaleve t\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb juridike, por vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb t\u00eb kufizuar rastesh.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, t\u00eb dyja pal\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb mos i zbatojn\u00eb plot\u00ebsisht marr\u00ebveshjet p\u00ebr vizitat zyrtare. Shumica e vizitave t\u00eb paralajm\u00ebruara jan\u00eb refuzuar nga nj\u00ebra apo pala tjet\u00ebr, ndon\u00ebse raporti p\u00ebrmend si zhvillime pozitive dy vizitat e patriarkut t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Serbe n\u00eb Kosov\u00eb dhe vizit\u00ebn e ministrit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Kultur\u00ebs dhe Turizmit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs, t\u00eb cilat jan\u00eb zhvilluar pa incidente.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni Evropian vler\u00ebson se Kosova dhe Serbia kan\u00eb vazhduar t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb dialogun e leht\u00ebsuar nga BE-ja, por angazhimi i tyre nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb zbatim t\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb obligimeve p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb personave t\u00eb zhdukur, asnj\u00ebra pal\u00eb nuk ka sh\u00ebnuar p\u00ebrparim t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb Marr\u00ebveshjen e Ohrit t\u00eb vitit 2023. Edhe pse \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar p\u00ebrparim n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e personave t\u00eb zhdukur, ndihm\u00ebn e nd\u00ebrsjell\u00eb juridike dhe lirin\u00eb e l\u00ebvizjes, zbatimi i disa marr\u00ebveshjeve ky\u00e7e mbetet i pap\u00ebrfunduar, nd\u00ebrsa disa prej arritjeve t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb dialogut jan\u00eb cenuar.<\/p>\n<p>Komisioni u k\u00ebrkon t\u00eb dyja pal\u00ebve t\u00eb tregojn\u00eb p\u00ebrkushtim m\u00eb t\u00eb madh ndaj obligimeve t\u00eb tyre, t\u00eb p\u00ebrmbahen nga veprimet e nj\u00ebanshme dhe deklaratat q\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb normalizimin, si dhe t\u00eb angazhohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstruktive p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb hapura.<\/p>\n<p>Raporti paralajm\u00ebron se normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve dhe zbatimi i obligimeve nga dialogu mbeten kushte thelb\u00ebsore n\u00eb rrug\u00ebn evropiane t\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebve dhe se, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb p\u00ebrparimit, Kosova dhe Serbia rrezikojn\u00eb t\u00eb humbin mund\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni Evropian n\u00eb Raportin p\u00ebr Kosov\u00ebn t\u00eb publikuar sot, vler\u00ebson se Kosova dhe Serbia kan\u00eb vazhduar pjes\u00ebmarrjen n\u00eb dialogun e leht\u00ebsuar nga BE-ja, megjithat\u00eb potencojn\u00eb se kjo nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb zbatim t\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb obligimeve t\u00eb marra. P\u00ebrve\u00e7 \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb personave t\u00eb zhdukur, as Kosova dhe as Serbia nuk ka sh\u00ebnuar p\u00ebrparim t\u00eb duksh\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":59,"featured_media":1285973,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1285972","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1285972","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/59"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1285972"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1285972\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1285975,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1285972\/revisions\/1285975"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1285973"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1285972"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1285972"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1285972"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}