{"id":1285981,"date":"2026-11-04T14:26:16","date_gmt":"2026-11-04T13:26:16","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1285981"},"modified":"2026-11-04T14:26:16","modified_gmt":"2026-11-04T13:26:16","slug":"ukraina-po-vezhgon-tete-cisterna-me-dizel-te-rusise-qe-mund-ta-kene-si-destinacion-shba-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bote\/ukraina-po-vezhgon-tete-cisterna-me-dizel-te-rusise-qe-mund-ta-kene-si-destinacion-shba-ne\/","title":{"rendered":"Ukraina po v\u00ebzhgon tet\u00eb cisterna me dizel t\u00eb Rusis\u00eb q\u00eb mund ta ken\u00eb si destinacion SHBA-n\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Autoritetet ukrainase po i v\u00ebzhgojn\u00eb tet\u00eb cisterna t\u00eb ngarkuara m\u00eb shum\u00eb se 300.000 ton\u00eb naft\u00eb dizel t\u00eb Rusis\u00eb, t\u00eb cila mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb rrug\u00eb drejt Shteteve t\u00eb Bashkuara, than\u00eb burime nga Qeveria e Ukrain\u00ebs p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb m\u00eb 3 n\u00ebntor.<\/strong><\/p>\n<p>Shtat\u00eb prej anijeve e kan\u00eb p\u00ebrcaktuar SHBA-n\u00eb si destinacion, nd\u00ebrsa e teta, Athina M., q\u00eb lundron n\u00ebn flamurin grek, besohet se po e ndjek t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb v\u00ebzhgimit ukrainas, kat\u00ebr cisterna: Leruo, Primorye, Manta dhe Feliks, jan\u00eb n\u00ebn sanksionet e Bashkimit Evropian, Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar dhe Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 9 tetor, Departamenti amerikan i Thesarit l\u00ebshoi licenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb p\u00ebrkohshme, e cila autorizon transaksionet q\u00eb lidhen me furnizimin e tregjeve bot\u00ebrore me naft\u00eb dizel t\u00eb Rusis\u00eb, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i ulur \u00e7mimet.<\/p>\n<p>Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se kishte arritur marr\u00ebveshje me homologun e tij rus, Vladimir Putin, p\u00ebr t\u00eb lejuar furnizimin me miliona ton\u00eb naft\u00eb dizel t\u00eb Rusis\u00eb gjat\u00eb tre muajve, p\u00ebr p\u00ebrdorim n\u00eb SHBA dhe n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Anijet, t\u00eb identifikuara nga burimet ukrainase, e kan\u00eb ngarkuar naft\u00ebn n\u00eb portet ruse gjat\u00eb tetorit, kryesisht n\u00eb Primorsk, n\u00eb Detin Baltik. Sipas vler\u00ebsimeve, ato pritet t\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb n\u00eb SHBA nga 7 deri m\u00eb 18 n\u00ebntor.<\/p>\n<p><strong>Organizatat amerikane v\u00ebzhgojn\u00eb 13 anije<\/strong><\/p>\n<p>Dy organizata amerikane t\u00eb angazhuara n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e Ukrain\u00ebs, Koalicioni Amerikan p\u00ebr Ukrain\u00ebn dhe Razom p\u00ebr Ukrain\u00ebn, konfirmuan se po i v\u00ebzhgojn\u00eb 13 anije q\u00eb mund t\u00eb bartin naft\u00eb dizel t\u00eb Rusis\u00eb drejt porteve amerikane gjat\u00eb k\u00ebsaj jave.<\/p>\n<p>Organizatat identifikuan Taurus dhe Agioi Fanendes si dy anijet q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb bartin karburant rus.<\/p>\n<p>Sipas raportimeve, Taurus barte naft\u00eb dizel t\u00eb Rusis\u00eb, ndon\u00ebse p\u00ebrmbajtja e ngarkes\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb konfirmuar nga ndonj\u00eb dokument zyrtar i ngarkes\u00ebs. Anija u ndal pran\u00eb portit t\u00eb Uilmingtonit, n\u00eb Karolin\u00ebn e Veriut, m\u00eb 1 n\u00ebntor, para se t\u00eb kthehej n\u00eb det t\u00eb hapur t\u00eb nes\u00ebrmen. Nuk ka d\u00ebshmi se ajo ka shkarkuar ndonj\u00eb ngarkes\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Agioi Fanendes dyshohet se barte rreth 40.000 ton\u00eb naft\u00eb dizel t\u00eb Rusis\u00eb me p\u00ebrmbajtje shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb sulfurit, por porti ku do t\u00eb shkarkohet ngarkesa ende nuk dihet. Organizatat than\u00eb se nuk kishin identifikuar as ndonj\u00eb bler\u00ebs amerikan dhe as ndonj\u00eb terminal ku mund t\u00eb shkarkohej karburanti.<\/p>\n<p>Burimet nga Qeveria e Ukrain\u00ebs, t\u00eb cilat fol\u00ebn n\u00eb kushte anonimiteti, vler\u00ebsuan se ngarkesa e k\u00ebsaj anijeje \u00ebsht\u00eb 35.700 ton\u00eb. Sipas tyre, ajo po lundron drejt per\u00ebndimit p\u00ebrmes Oqeanit Atlantik dhe pritet t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb m\u00eb 7 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Organizatat than\u00eb se po i v\u00ebzhgojn\u00eb edhe 11 anije t\u00eb tjera, bazuar n\u00eb raportimet p\u00ebr ngarkesat e tyre ose n\u00eb pozicionet ku ndodhen, duke shtuar se numri mund t\u00eb rritet.<\/p>\n<p><strong>Ekspert\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb p\u00ebr rreziqe ligjore<\/strong><\/p>\n<p>Eugene Goncharov, drejtor i politikave n\u00eb American Coalition for Ukraine, i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se importimi i naft\u00ebs dizel t\u00eb Rusis\u00eb nuk do t\u00eb kishte shum\u00eb kuptim ekonomik p\u00ebr SHBA-n\u00eb, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht do t\u2019i siguronte t\u00eb ardhura Mosk\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMarr\u00ebveshja p\u00ebr naft\u00ebn dizel \u00ebsht\u00eb absurde n\u00eb \u00e7do kuptim t\u00eb fjal\u00ebs\u201d, tha Goncharov, duke argumentuar se k\u00ebto d\u00ebrgesa nuk do t\u2019i ulnin \u00e7mimet p\u00ebr konsumator\u00ebt amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Ai theksoi gjithashtu se vet\u00eb Shtetet e Bashkuara jan\u00eb eksportuese t\u00eb naft\u00ebs dizel.<\/p>\n<p>\u201cJemi shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar p\u00ebr precedentin q\u00eb krijon kjo\u201d, tha ai, duke shtuar se mir\u00ebpret p\u00ebrpjekjet e kongresist\u00ebve Brian Fitzpatrick dhe Gregory Meeks p\u00ebr t\u00eb mbyllur zbraz\u00ebtit\u00eb n\u00eb legjislacionin ekzistues.<\/p>\n<p>John Herbst, ish-ambasador amerikan n\u00eb Ukrain\u00eb dhe aktualisht drejtor i lart\u00eb n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Euroazin\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Atlantik, tha se beson se d\u00ebrgesat me gjas\u00eb do t\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb n\u00eb SHBA, n\u00ebse nuk shfaqet ndonj\u00eb penges\u00eb e re.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb Trump tashm\u00eb e ka mund\u00ebsuar\u201d, i tha Herbst Radios Evropa e Lir\u00eb. \u201cN\u00ebse nuk shfaqet ndonj\u00eb penges\u00eb e re p\u00ebr transportimin e k\u00ebsaj nafte dizel, mendoj se ajo do t\u00eb dor\u00ebzohet\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai paralajm\u00ebroi se bler\u00ebsit e mundsh\u00ebm mund t\u00eb p\u00ebrballen me pasoja ligjore, bazuar n\u00eb ligjin e vitit 2022 q\u00eb ndalon importin e energjis\u00eb ruse.<\/p>\n<p>Herbst iu referua paralajm\u00ebrimeve t\u00eb senatorit amerikan Richard Blumenthal dhe tha se kompanit\u00eb q\u00eb po shqyrtojn\u00eb blerjen e k\u00ebtij karburanti duhet t\u00eb marrin parasysh mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrballjes me procedura ligjore, edhe n\u00ebse administrata amerikane i ka autorizuar transaksionet.<\/p>\n<p><strong>Nju Xhersi paralajm\u00ebron portet<\/strong><\/p>\n<p>Guvernatorja e Nju Xhersit, Mikie Sherrill, ka paralajm\u00ebruar zyrtar\u00ebt e porteve dhe operator\u00ebt e terminaleve se pranimi i naft\u00ebs dizel t\u00eb Rusis\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb shkelje t\u00eb ligjit federal dhe t\u2019i ekspozoj\u00eb ata ndaj nd\u00ebshkimeve civile dhe penale.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb dat\u00ebs 2 n\u00ebntor, Sherrill tha se as Trump dhe as zyrtar\u00ebt e Departamentit t\u00eb Thesarit nuk kan\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr ta pezulluar ndalimin e importit t\u00eb energjis\u00eb ruse, t\u00eb miratuar nga Kongresi n\u00eb prill t\u00eb vitit 2022, pasi Rusia e nisi pushtimin e plot\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo u zotua se do t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb masa ligjore dhe rregullore p\u00ebr t\u00eb parandaluar pranimin e k\u00ebtij karburanti n\u00eb portet e Nju Xhersit.<\/p>\n<p>\u201cNju Xhersi nuk do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb duarkryq derisa Donald Trump mb\u00ebshtet Vladimir Putinin n\u00eb kurriz t\u00eb amerikan\u00ebve\u201d, tha Sherrill n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb, duke u b\u00ebr\u00eb thirrje operator\u00ebve t\u00eb mos pranojn\u00eb cisternat q\u00eb bartin karburant rus.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrplasjet rreth autorizimit amerikan<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb polemikave \u00ebsht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia mes Ligjit p\u00ebr Ndalimin e Importit t\u00eb Naft\u00ebs Ruse, t\u00eb vitit 2022, dhe Licenc\u00ebs s\u00eb P\u00ebrgjithshme 135 t\u00eb Departamentit t\u00eb Thesarit, e cila autorizon transaksionet q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb naft\u00ebn dizel me origjin\u00eb ruse, p\u00ebrfshir\u00eb importimin e saj n\u00eb SHBA, deri m\u00eb 7 prill 2027.<\/p>\n<p>Ligji i vitit 2022 ndalon importin e energjis\u00eb ruse dhe parasheh q\u00eb ky ndalim mund t\u00eb hiqet vet\u00ebm n\u00ebse presidenti amerikan v\u00ebrteton se Rusia \u00ebsht\u00eb pajtuar t\u2019i t\u00ebrheq\u00eb forcat e saj dhe t\u2019i jap\u00eb fund luftimeve n\u00eb Ukrain\u00eb. \u00c7do vendim p\u00ebr heqjen e ndalimit i n\u00ebnshtrohet nj\u00eb periudhe pritjeje prej 90 dit\u00ebsh, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs Kongresi mund ta bllokoj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Ligjv\u00ebn\u00ebs nga t\u00eb dyja partit\u00eb kan\u00eb ngritur pyetje n\u00ebse autorizimi i Departamentit t\u00eb Thesarit bie ndesh me ndalimin e miratuar nga Kongresi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb grup senator\u00ebsh dypartiak\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Susan Collins, Lisa Murkowski, Thom Tillis dhe John Curtis, kan\u00eb deklaruar se importet e tilla shkelin ligjin. Tillis tha se Trump \u201cmund t\u00eb jet\u00eb\u201d duke e shkelur ndalimin.<\/p>\n<p>Administrata Trump e ka mbrojtur k\u00ebt\u00eb autorizim. Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb tha se marr\u00ebveshja synon t\u00eb rris\u00eb furnizimin me karburant dhe t\u00eb ul\u00eb \u00e7mimet p\u00ebr konsumator\u00ebt amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Herbst tha se lejimi i naft\u00ebs dizel t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb tregun amerikan do t\u00eb d\u00ebmtonte interesat m\u00eb t\u00eb gjera t\u00eb Uashingtonit n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gabim serioz n\u00eb politik\u00ebb\u00ebrje, sepse interesi yn\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb amerikan \u00ebsht\u00eb t\u00eb sigurohemi q\u00eb agresioni i Putinit n\u00eb Ukrain\u00eb t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb, nd\u00ebrsa kjo ia leht\u00ebson Putinit vazhdimin e k\u00ebtij agresioni\u201d, i tha ai.<\/p>\n<p>Ai shtoi se kjo polemik\u00eb po i thellon dyshimet n\u00eb Kiev dhe n\u00eb kryeqytetet evropiane p\u00ebr besueshm\u00ebrin\u00eb e Uashingtonit si partner i siguris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDyshime ka jo vet\u00ebm n\u00eb Kiev, por edhe n\u00eb kryeqytete t\u00eb tjera evropiane, p\u00ebr besueshm\u00ebrin\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur angazhimet e tyre, ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat nga nafta dhe gazi p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb nga burimet kryesore t\u00eb financimit p\u00ebr Kremlinin. N\u00eb buxhetin e vitit 2026, Rusia ka parashikuar t\u00eb ark\u00ebtoj\u00eb rreth 8.92 trilion\u00eb rubla (125 miliard\u00eb dollar\u00eb) nga k\u00ebto burime, sipas shifrave t\u00eb cituara nga organizatat q\u00eb po monitorojn\u00eb transportin e naft\u00ebs ruse. \/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autoritetet ukrainase po i v\u00ebzhgojn\u00eb tet\u00eb cisterna t\u00eb ngarkuara m\u00eb shum\u00eb se 300.000 ton\u00eb naft\u00eb dizel t\u00eb Rusis\u00eb, t\u00eb cila mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb rrug\u00eb drejt Shteteve t\u00eb Bashkuara, than\u00eb burime nga Qeveria e Ukrain\u00ebs p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb m\u00eb 3 n\u00ebntor. Shtat\u00eb prej anijeve e kan\u00eb p\u00ebrcaktuar SHBA-n\u00eb si destinacion, nd\u00ebrsa e teta, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":59,"featured_media":1285982,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[23],"tags":[],"class_list":["post-1285981","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1285981","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/59"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1285981"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1285981\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1285984,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1285981\/revisions\/1285984"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1285982"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1285981"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1285981"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1285981"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}