{"id":1286057,"date":"2026-11-04T17:17:42","date_gmt":"2026-11-04T16:17:42","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1286057"},"modified":"2026-11-04T17:20:07","modified_gmt":"2026-11-04T16:20:07","slug":"dialogu-ne-ngerc-cfare-kartash-ka-ende-be-ja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/dialogu-ne-ngerc-cfare-kartash-ka-ende-be-ja\/","title":{"rendered":"Dialogu n\u00eb ng\u00ebr\u00e7: \u00c7far\u00eb kartash ka ende BE-ja?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Marr\u00ebveshje t\u00eb pazbatuara, dialog i bllokuar politik dhe kritika t\u00eb reja nga Bashkimi Evropian.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb raportet e sivjetme t\u00eb progresit, Komisioni Evropian kritikon Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb p\u00ebr mosp\u00ebrmbushjen e obligimeve n\u00eb procesin e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve.<\/p>\n<p>Por, edhe vet\u00eb dialogu q\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebson Brukseli nuk ka sh\u00ebnuar p\u00ebrparim t\u00eb duksh\u00ebm politik prej m\u00eb shum\u00eb se tre vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>Takimi i fundit i nivelit t\u00eb lart\u00eb u zhvillua n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, bisedimet kan\u00eb vazhduar n\u00eb nivel kryenegociator\u00ebsh, por pa i afruar pal\u00ebt drejt nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb mundshme.<\/p>\n<p>Prishtina e kusht\u00ebzon rikthimin n\u00eb takimet e nivelit t\u00eb lart\u00eb me dor\u00ebzimin e Millan Radoi\u00e7iqit, ish-politikanit serb t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb mori p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr sulmin e armatosur n\u00eb Banjsk\u00eb, n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>Beogradi, nd\u00ebrkaq, k\u00ebmb\u00ebngul n\u00eb themelimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Njoh\u00ebs t\u00eb procesit vler\u00ebsojn\u00eb se BE-ja ka ende instrumente politike dhe financiare p\u00ebr t\u2019i nxitur pal\u00ebt drejt normalizimit.<\/p>\n<p>Por, mospajtimet brenda bllokut dhe mungesa e nj\u00eb strategjie t\u00eb qart\u00eb, sipas tyre, e kan\u00eb kufizuar ndikimin e saj.<\/p>\n<p>Donika Emini, nga Grupi K\u00ebshillues p\u00ebr Politikat e Ballkanit n\u00eb Evrop\u00eb, thot\u00eb se Brukseli mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb m\u00eb shum\u00eb stimuj p\u00ebr t\u00eb dyja vendet, krahas masave nd\u00ebshkuese.<\/p>\n<p>P\u00ebr Kosov\u00ebn, ajo p\u00ebrmend avancimin e aplikimit p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, p\u00ebrfitimet nga Plani i Rritjes dhe mb\u00ebshtetjen financiare e politike p\u00ebr integrim.<\/p>\n<p>P\u00ebr Serbin\u00eb, mund\u00ebsit\u00eb lidhen kryesisht me negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201cHapja dhe mbyllja e kapitujve negociues, qasja n\u00eb fondet evropiane, p\u00ebrfitimet nga Plani i Rritjes dhe avancimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb procesin e integrimit mund t\u00eb kusht\u00ebzohen shum\u00eb m\u00eb qart\u00eb me p\u00ebrparimin n\u00eb reformat demokratike, sundimin e ligjit dhe normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kosov\u00ebn\u201d, thot\u00eb Emini p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe Toby Vogel, nga K\u00ebshilli p\u00ebr Demokratizimin e Politikave n\u00eb Bruksel, vler\u00ebson se BE-ja ka hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar, por k\u00ebrkon nj\u00eb angazhim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb dialog dhe nj\u00eb perspektiv\u00eb reale p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, ligj\u00ebrisht t\u00eb detyrueshme.<\/p>\n<p>Paralelisht, sipas tij, Brukseli duhet ta avancoj\u00eb aplikimin e Kosov\u00ebs p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim, i cili ka mbetur pa u shqyrtuar q\u00eb nga dhjetori i vitit 2022.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e tmerrshme q\u00eb aplikimi i Kosov\u00ebs p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE gjendet prej vitesh n\u00eb sirtar\u00ebt e Brukselit dhe Komisioni nuk e adreson. Askush nuk mund t\u00eb m\u00eb bind\u00eb se, me vullnetin e duhur politik, nuk mund t\u00eb gjendet nj\u00eb zgjidhje kreative q\u00eb t\u2019i lejoj\u00eb nj\u00eb shteti, t\u00eb cilin nuk e njohin t\u00eb gjitha vendet an\u00ebtare, t\u00eb pakt\u00ebn ta nis\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit\u201d, thot\u00eb Vogel.<\/p>\n<p>BE nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur p\u00ebr instrumentet q\u00eb ka n\u00eb dispozicion p\u00ebr ta zhbllokuar dialogun, mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrdorimit t\u00eb tyre dhe planet p\u00ebr rifillimin e takimeve t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A mjaftojn\u00eb stimujt financiar\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr Eminin, vet\u00ebm premtimi p\u00ebr fonde dhe asistenc\u00eb financiare nuk mjafton p\u00ebr t\u2019i bindur pal\u00ebt t\u00eb angazhohen seriozisht.<\/p>\n<p>BE-ja tashm\u00eb ka Planin e Rritjes p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, i cili parasheh mb\u00ebshtetje financiare n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb reformave.<\/p>\n<p>Angazhimi konstruktiv n\u00eb normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve \u00ebsht\u00eb kusht edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn, edhe p\u00ebr Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Por, sipas Eminit, p\u00ebrvoja e vitit 2013 d\u00ebshmon se stimujt politik\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb ndikim m\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Pas Marr\u00ebveshjes s\u00eb par\u00eb t\u00eb Brukselit, Serbis\u00eb iu hap rruga drejt negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim, nd\u00ebrsa Kosova p\u00ebrparoi drejt Marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim-Asociimit.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se kjo logjik\u00eb duhet t\u00eb rikthehet, por n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe m\u00eb substanciale: p\u00ebrparimi real n\u00eb integrimin evropian duhet t\u00eb shoq\u00ebrohet me angazhim real n\u00eb dialog dhe zbatim t\u00eb marr\u00ebveshjeve\u201d, vler\u00ebson ajo.<\/p>\n<p>Emini k\u00ebrkon p\u00ebrfshirje m\u00eb aktive t\u00eb shteteve kryesore t\u00eb BE-s\u00eb dhe nj\u00eb strategji q\u00eb p\u00ebrcakton qart\u00eb se \u00e7far\u00eb p\u00ebrfiton secila pal\u00eb n\u00ebse i p\u00ebrmbush obligimet dhe me \u00e7far\u00eb pasojash p\u00ebrballet n\u00ebse nuk i zbaton ato.<\/p>\n<p>Vogel, megjithat\u00eb, e v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje n\u00ebse marr\u00ebveshjet ekzistuese mund ta \u00e7ojn\u00eb procesin drejt nj\u00eb zgjidhjeje p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb duket se BE-ja i ka humbur levat e ndikimit gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>\u201cEdhe n\u00ebse k\u00ebto marr\u00ebveshje zbatohen nes\u00ebr, a na sjellin v\u00ebrtet m\u00eb af\u00ebr marr\u00ebveshjes p\u00ebrfundimtare? Nuk jam i sigurt\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb soll\u00ebn 15 vjet dialog?<\/strong><\/p>\n<p>Dialogu mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb nisi n\u00eb mars t\u00eb vitit 2011, me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Bashkimit Evropian, fillimisht p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje teknike e m\u00eb pas edhe politike.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, pal\u00ebt arrit\u00ebn marr\u00ebveshje p\u00ebr l\u00ebvizjen e lir\u00eb, njohjen e dokumenteve, regjistrat civil\u00eb, doganat, energjin\u00eb dhe telekomunikacionin, disa prej t\u00eb cilave jan\u00eb zbatuar plot\u00ebsisht ose pjes\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e Brukselit e vitit 2013 parashikoi integrimin e strukturave serbe t\u00eb siguris\u00eb dhe drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs, si dhe themelimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe, i cili ende nuk \u00ebsht\u00eb krijuar.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, Kosova dhe Serbia u pajtuan p\u00ebr Marr\u00ebveshjen p\u00ebr rrug\u00ebn drejt normalizimit dhe aneksin e zbatimit n\u00eb Oh\u00ebr, por shumica e obligimeve mbeten t\u00eb pap\u00ebrmbushura.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht marr\u00ebveshjeve dhe disa rezultateve praktike, procesi nuk ka \u00e7uar n\u00eb njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb apo n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve.<\/p>\n<p>BE-ja synon arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, ligj\u00ebrisht t\u00eb detyrueshme, p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara, t\u00eb cilat mb\u00ebshtesin dialogun e nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga BE-ja, kan\u00eb mbajtur q\u00ebndrimin se normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve duhet t\u00eb \u00e7oj\u00eb drejt njohjes s\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A ka nevoj\u00eb BE-ja p\u00ebr nj\u00eb qasje t\u00eb re?<\/strong><\/p>\n<p>Kritikat ndaj Brukselit nuk lidhen vet\u00ebm me efektivitetin e instrumenteve t\u00eb tij, por edhe me m\u00ebnyr\u00ebn se si i ka trajtuar pal\u00ebt n\u00eb dialog.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, BE-ja vendosi masa nd\u00ebshkuese ndaj Kosov\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb tensioneve n\u00eb veri dhe veprimeve t\u00eb Qeveris\u00eb q\u00eb i cil\u00ebsoi si t\u00eb nj\u00ebanshme. Masat kufizuan bashk\u00ebpunimin politik dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetjes financiare.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb progresit p\u00ebr vitin 2026, ato u hoq\u00ebn pas transferimit t\u00eb rregullt t\u00eb pushtetit lokal n\u00eb veri, pas zgjedhjeve t\u00eb vitit 2025.<\/p>\n<p>Autoritetet kosovare e kan\u00eb kritikuar BE-n\u00eb p\u00ebr standarde t\u00eb dyfishta, duke theksuar munges\u00ebn e masave ndaj Serbis\u00eb pas sulmit n\u00eb Banjsk\u00eb \u2013 pretendim q\u00eb BE-ja e ka hedhur posht\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe Vogel vler\u00ebson se Brukseli ka ushtruar m\u00eb shum\u00eb presion ndaj Prishtin\u00ebs sesa Beogradit.<\/p>\n<p>Sipas tij, dialogu \u00ebsht\u00eb larguar nga synimi p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar kryesisht n\u00eb menaxhimin e krizave.<\/p>\n<p>\u201cBE-ja duhet ta ndryshoj\u00eb qasjen, t\u00eb ndryshoj\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si sillet me t\u00eb dyja pal\u00ebt dhe t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga ideja se duhet t\u2019i japim di\u00e7ka Serbis\u00eb q\u00eb ta pranoj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, sepse ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebshim, por pranim i realitetit\u201d, thot\u00eb Vogel.<\/p>\n<p>Emini, nd\u00ebrkaq, ia atribuon ngecjen munges\u00ebs s\u00eb vullnetit politik t\u00eb pal\u00ebve, bllokadave institucionale n\u00eb Kosov\u00eb dhe qasjes s\u00eb Brukselit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebrshtypja se Brukseli \u00ebsht\u00eb k\u00ebnaqur me vazhdimin e komunikimit n\u00eb nivel teknik, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dialogu politik \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb vazhdimisht, p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave t\u00eb brendshme n\u00eb t\u00eb dyja vendet\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p><strong>A mund t\u00eb sjellin zhvillimet politike nj\u00eb fillim t\u00eb ri p\u00ebr dialogun?<\/strong><\/p>\n<p>Zhvillimet e fundit politike n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e dialogut, por nuk pritet ta zhbllokojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova ka tashm\u00eb nj\u00eb Qeveri me mandat t\u00eb plot\u00eb kat\u00ebrvje\u00e7ar, t\u00eb udh\u00ebhequr nga Albin Kurti, e cila u votua n\u00eb shtator, pas nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb bllokadash institucionale.<\/p>\n<p>N\u00eb Serbi, zgjedhjet e tetorit soll\u00ebn ndryshimin e pushtetit.<\/p>\n<p>Lista Studentore, e dal\u00eb nga protestat kund\u00ebr qeverisjes, i dha fund sundimit 14-vje\u00e7ar t\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iqit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Serbia \u00ebsht\u00eb n\u00eb procesin e formimit t\u00eb institucioneve t\u00eb reja, as Emini dhe as Vogel nuk presin takim t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb gjat\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb mbetur t\u00eb vitit.<\/p>\n<p>Vogel vler\u00ebson se Brukseli duhet t\u00eb vendos\u00eb kontakte me udh\u00ebheqjen e re serbe, pa ushtruar menj\u00ebher\u00eb presion mbi t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb ishte e \u00e7uditshme, n\u00eb aspektin politik, t\u2019u b\u00ebsh presion njer\u00ebzve q\u00eb jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb an\u00ebn tuaj dhe shum\u00eb m\u00eb konstruktiv\u00eb \u2013 ose t\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebshtu mendojm\u00eb se jan\u00eb \u2013 sesa kishim vullnet t\u2019i b\u00ebnim presion Vu\u00e7iqit\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sipas tij, do t\u00eb duhen muaj p\u00ebr t\u00eb kuptuar orientimin e pushtetit t\u00eb ri, pasi Lista Studentore p\u00ebrfshin si elemente proper\u00ebndimore, ashtu edhe proruse e nacionaliste.<\/p>\n<p>Edhe Emini \u00ebsht\u00eb e rezervuar ndaj pritjeve p\u00ebr ndryshim t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb Beogradit ndaj Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb her\u00ebt t\u00eb themi n\u00ebse ky ndryshim do t\u00eb jet\u00eb pozitiv apo negativ p\u00ebr procesin e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kosov\u00ebn\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Lista Studentore, ashtu si pushteti i deritanish\u00ebm n\u00eb Serbi, e konsideron Kosov\u00ebn pjes\u00eb t\u00eb territorit serb, ndon\u00ebse ajo ka shpallur pavar\u00ebsin\u00eb n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>Bart\u00ebsi i saj, Ilija Srdanoviq, i ka th\u00ebn\u00eb m\u00eb her\u00ebt REL-it se vazhdimi i dialogut p\u00ebr \u201c\u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs dhe Metohis\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e planit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka shprehur pritjen q\u00eb udh\u00ebheqja e re n\u00eb Beograd ta ndryshoj\u00eb q\u00ebndrimin ndaj pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, mbetet e paqart\u00eb n\u00ebse stabilizimi institucional n\u00eb Kosov\u00eb dhe ndryshimi i pushtetit n\u00eb Serbi do t\u00eb sjellin edhe p\u00ebrparim n\u00eb dialog.<\/p>\n<p>P\u00ebr BE-n\u00eb, kjo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr prov\u00eb e aft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u2019i kthyer angazhimet politike n\u00eb zbatim t\u00eb marr\u00ebveshjeve.\/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Marr\u00ebveshje t\u00eb pazbatuara, dialog i bllokuar politik dhe kritika t\u00eb reja nga Bashkimi Evropian. N\u00eb raportet e sivjetme t\u00eb progresit, Komisioni Evropian kritikon Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb p\u00ebr mosp\u00ebrmbushjen e obligimeve n\u00eb procesin e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve. Por, edhe vet\u00eb dialogu q\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebson Brukseli nuk ka sh\u00ebnuar p\u00ebrparim t\u00eb duksh\u00ebm politik prej m\u00eb shum\u00eb se tre [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":57,"featured_media":1286058,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1286057","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1286057","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/57"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1286057"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1286057\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1286062,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1286057\/revisions\/1286062"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1286058"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1286057"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1286057"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1286057"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}