{"id":1286213,"date":"2026-11-04T23:20:21","date_gmt":"2026-11-04T22:20:21","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1286213"},"modified":"2026-11-04T23:20:21","modified_gmt":"2026-11-04T22:20:21","slug":"gjykimi-i-ramadan-morines-per-krime-lufte-deshmitari-tha-se-pa-civile-te-vrare-te-masakruar-e-duke-u-djegur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/gjykimi-i-ramadan-morines-per-krime-lufte-deshmitari-tha-se-pa-civile-te-vrare-te-masakruar-e-duke-u-djegur\/","title":{"rendered":"Gjykimi i Ramadan Morin\u00ebs p\u00ebr krime lufte, d\u00ebshmitari tha se pa civil\u00eb t\u00eb vrar\u00eb, t\u00eb masakruar e duke u djegur"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb Gjykat\u00ebn e Prishtin\u00ebs edhe sot m\u00eb 04.11.2026 ka vazhduar gjykimi ndaj Ramadan Morin\u00ebs, i akuzuar p\u00ebr krime lufte n\u00eb territorin e komun\u00ebs s\u00eb Malishev\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>Ramadan Morina po akuzohet se m\u00eb 31 mars 1999 n\u00eb fshatin Burim t\u00eb Malishev\u00ebs, n\u00eb bashk\u00ebkryerje me pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb vrasjen e 34 civil\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e sotme dy d\u00ebshmitar\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb versionin e tyre para Gjykat\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitarja Zejnije Morina p\u00ebr t\u00eb pandehurin Ramadan Morina tha se ai \u00ebsht\u00eb i pafajsh\u00ebm dhe se asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u00eb nuk ka d\u00ebgjuar di\u00e7ka t\u00eb keqe.<\/p>\n<p>Madje ajo tha se \u00ebsht\u00eb befasuar kur ka d\u00ebgjuar se ai \u00ebsht\u00eb arrestuar nga organet e rendit, duke th\u00ebn\u00eb se akuzat ndaj t\u00eb pandehurit jan\u00eb shpifje.<\/p>\n<p>\u201cPrej neve \u00ebsht\u00eb i pafajsh\u00ebm, kan\u00eb shpif\u00eb gjinja para luft\u00ebs, mas luft\u00ebs, kurrgj\u00eb nuk kam d\u00ebgju keq, kur kemi d\u00ebgju p\u00ebr t\u00eb jemi \u00e7udit\u00eb kur e kan\u00eb arrestu.\u201d \u2013 tha d\u00ebshmitarja.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitarja tha se ka ndier edhe keqardhje kur ka d\u00ebgjuar p\u00ebr arrestimin e t\u00eb pandehurit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr arrestimin e tij na ka ardh\u00eb keq, t\u2019ish kan\u00eb ky kriminel e kishim dit\u00eb,.. I pafajsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb prej familjes ton\u00eb e prej popullit. \u00c7ka kam ni \u00ebsht\u00eb i pafajsh\u00ebm,.. Na kemi ardh\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsi\u201d \u2013 tha d\u00ebshmitarja nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Tutje, d\u00ebshmitarja ka rr\u00ebfyer edhe momentet kur jan\u00eb detyruar q\u00eb t\u00eb largohen nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Ajo tha se pasi t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebfshatar\u00ebt kishin filluar q\u00eb t\u00eb dalin jasht\u00eb sht\u00ebpive t\u00eb tyre, nj\u00eblloj kishin vepruar edhe ajo me familjen.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitarja tha se m\u00eb 31 mars 1999 te vendi i quajtur \u201cVrell\u00eb\u201d, kan\u00eb ardhur forcat serbe me dy tanke, dhe me 3-4 kamion\u00eb, nd\u00ebrsa polic\u00ebt kan\u00eb pasur uniforma me ngjyra lara-lara.<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmitares te vendi i quajtur \u201cVrella\u201d kan\u00eb qen\u00eb diku 500 persona. Nd\u00ebrsa forcat serbe q\u00eb kishin ardhur te ky vend ku ishin bashk\u00ebfshatar\u00ebt t\u00eb strehuar tha se u kan\u00eb k\u00ebrkuar para n\u00eb gjuh\u00ebn serbe.<\/p>\n<p>Ajo tha se nga ky grup jan\u00eb ndar\u00eb burrat nga grat\u00eb, nd\u00ebrsa forcat serbe kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb armatosur dhe kan\u00eb pasur fytyr\u00ebn e ngjyrosur.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa lidhur me t\u00eb akuzuarin, d\u00ebshmitarja tha se jan\u00eb bashk\u00ebfshatar\u00eb, dhe se at\u00eb e njeh personalisht, mir\u00ebpo ajo tha nuk e ka par\u00eb n\u00eb fshat pas luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Tutje p\u00ebr t\u00eb akuzuarin d\u00ebshmitarja tha se e njeh para koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs, n\u00eb koh\u00ebn kur i pandehuri ka qen\u00eb 14-vje\u00e7.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitarja tha se n\u00eb mesin e t\u00eb vrar\u00ebve \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshorti dhe vjehrra e saj.<\/p>\n<p>\u201cBurri \u00ebsht\u00eb vra te Vrella, vjehrra n\u00eb sht\u00ebpi pas dy jave\u201d \u2013 tha d\u00ebshmitarja.<\/p>\n<p>Tutje, d\u00ebshmin\u00eb para Gjykat\u00ebs e ka dh\u00ebn\u00eb edhe d\u00ebshmitari Enver Hoti.<\/p>\n<p>Hoti tha se gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs ka qen\u00eb vazhdimisht n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb komun\u00ebn e Malishev\u00ebs dhe n\u00eb fshatrat p\u00ebrreth k\u00ebsaj komune.<\/p>\n<p>Lidhur me masakr\u00ebn n\u00eb Burim t\u00eb Malishev\u00ebs, d\u00ebshmitari tha se ai s\u00eb bashku me 3 shok\u00eb t\u00eb tij, i ka par\u00eb viktimat t\u00eb vrara, t\u00eb masakruara dhe duke u djegur.<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmitarit disa viktima, n\u00eb momentin kur ai i ka par\u00eb kan\u00eb qen\u00eb duke u djegur n\u00eb rimorkio t\u00eb traktor\u00ebve.<\/p>\n<p>Tutje, d\u00ebshmitari ka dh\u00ebn\u00eb sqarime edhe p\u00ebr nj\u00eb postim t\u00eb tij t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb rrjete sociale pas arrestimit t\u00eb t\u00eb pandehurit Ramadan Morina.<\/p>\n<p>Ai tha se k\u00ebt\u00eb postim e ka b\u00ebr\u00eb pasi iu ka kujtuar rasti i bashk\u00ebpunimit t\u00eb disa personave duke e p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe t\u00eb pandehurin me policin\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmitarit ai ka dal\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb konstatim pasi q\u00eb nga maji i vitit 1995 ka qen\u00eb ushtar i Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs dhe gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe \u00ebsht\u00eb kujdesur q\u00eb t\u00eb evidentoj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb forcave serbe.<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmitarit k\u00ebta persona q\u00eb ai i ka evidentuar kan\u00eb komunikuar me polic\u00eb serb\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKan\u00eb komuniku me policin\u00eb serbe, kan\u00eb pi kafe, dhe p\u00ebr mendimin ton\u00eb kan\u00eb qen\u00eb bashk\u00ebpuntor\u00eb, se p\u00ebrndyshe ka qen\u00eb e pamundur me q\u00ebndru me ta\u201d \u2013 tha d\u00ebshmitari.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb akuzuarin, d\u00ebshmitari tha se nuk e ka par\u00eb nga viti 1998, pasi sipas d\u00ebshmitarit i pandehuri ka banuar n\u00eb Rahovec n\u00eb lagjen e serb\u00ebve.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari tha se n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitar sepse i pandehuri me disa persona t\u00eb tjer\u00eb ka bashk\u00ebpunuar me forcat serbe.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebtu jam d\u00ebshmitar sepse personi n\u00eb fjal\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb bashk\u00ebpunuar me okupatorin.\u201d \u2013 deklaroi d\u00ebshmitari Enver Hoti.<\/p>\n<p>I pyetur nga mbrojtja e t\u00eb akuzuarit, se meqen\u00ebse d\u00ebshmitari e ka ditur rolin e t\u00eb pandehurit pse nuk e ka denoncuar m\u00eb her\u00ebt n\u00eb Polici. d\u00ebshmitari tha se pas luft\u00ebs secili \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me pun\u00ebt e veta.<\/p>\n<p>Ndryshe gjat\u00eb deklarimit t\u00eb d\u00ebshmitarit Hoti avokati Arianit Koci pati v\u00ebrejtje.<\/p>\n<p>Sipas avokatit Koci gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij d\u00ebshmitari po cenohet parimi i barazis\u00eb, pasi Prokuroris\u00eb po i lejohen pyetje q\u00eb nuk jan\u00eb objekt i akuz\u00ebs nd\u00ebrsa mbrojtjes nuk po i lejohet nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb po trajton k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga gjyqtar\u00ebt Rrahman Beqiri (kryetar), Violeta Namani-Hajra dhe Donik\u00eb Shala-Abdyli (an\u00ebtar\u00eb).<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e shqyrtimit fillestar t\u00eb mbajtur m\u00eb 31.12.2026, Morina <a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/ramadan-morina-i-akuzuar-per-krime-lufte-ne-burim-te-malisheves-deklarohet-rreth-fajesise\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">nuk e kishte pranuar faj\u00ebsin\u00eb<\/a> p\u00ebr akuz\u00ebn q\u00eb i vihet n\u00eb barr\u00eb nga Prokuroria Speciale.<\/p>\n<p>\u201cNuk e pranoj faj\u00ebsin\u00eb se prej 1998 deri n\u00eb 1999 fare nuk kam qen\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, kam d\u00ebshmi\u201d- kishte deklaruar i akuzuari.<\/p>\n<p>Ramadan Morina ishte arrestuar n\u00eb m\u00ebngjesin e dat\u00ebs 12.08.2025 n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00ebn dyshimin p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u2013 krime lufte kund\u00ebr popullat\u00ebs civile.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa <a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/prokuroria-kerkon-paraburgimin-e-ramadan-morines-i-arrestuar-per-masakren-ndaj-34-civileve-me-1999-ne-burim-te-malisheves\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">seanca d\u00ebgjimore<\/a> ndaj tij ishte mbajtur m\u00eb 14.08.2025 n\u00eb Gjykat\u00ebn e Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>DOSJA E PROKURORIS\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb Speciale i pandehuri Ramadan Morina po akuzohet se ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb vrasje, keqtrajtime fizike dhe psiqike , arrestime e vjedhje dhe shkat\u00ebrrime t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb civil\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria po pretendon se Morina k\u00ebto veprime i ka kryer n\u00eb vitin 1998 \u2013 1999 n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, i akuzuari k\u00ebto veprime i ka nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb bashk\u00ebkryerje me pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb forcave policore dhe ushtarake serbe, duke r\u00ebn\u00eb ndesh me konventa nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Tutje n\u00eb aktakuz\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb Speciale thuhet se Morina ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb aksione ku t\u00eb vrar\u00eb kan\u00eb mbetur mbi 30 civil\u00eb shqiptar\u00eb. Vrasje k\u00ebto q\u00eb Prokuroria i p\u00ebrmend t\u00eb ken\u00eb ndodhur n\u00eb fshatin Burim t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Malishev\u00ebs.<\/p>\n<p>Vrasja ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb nj\u00eb aksion t\u00eb armatosur, me tanke e autoblinda dhe forca k\u00ebmb\u00ebsorie e kishin rrethuar zon\u00ebn ku ishin t\u00eb strehuar mbi 1000 mij\u00eb qyetar\u00eb q\u00eb ishin d\u00ebbuar nga disa fshatra t\u00eb Malishev\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb qytetar ishte shtrir\u00eb si i vdekur me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb k\u00ebtij aksioni t\u00eb forcave serbe, i cili edhe \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, thuhet n\u00eb aktakuz\u00ebn e Prokuroris\u00eb Speciale.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto veprime i akuzuari Ramadan Morina akuzohet p\u00ebr krime lufte kund\u00ebr popullat\u00ebs civile.<\/p>\n<p><strong>Gjykimet p\u00ebr krimet e luft\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr masakrat dhe krimet e tjera t\u00eb luft\u00ebs dhe krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit t\u00eb kryera n\u00eb Kosov\u00eb nga forcat serbe e jugosllave gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb viteve 1998\/1999 ishin gjykuar, e disa edhe d\u00ebnuar, ish-udh\u00ebheq\u00ebsit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb politik\u00eb dhe ushtarak\u00eb t\u00eb Jugosllavis\u00eb s\u00eb mbetur dhe t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-presidenti i Jugosllavis\u00eb, <a href=\"https:\/\/www.icty.org\/en\/case\/slobodan_milosevic\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Sllobodan Millosheviq ishte akuzuar<\/a> p\u00ebr krime lufte dhe p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit, t\u00eb kryera nga forcat serbe e jugosllave n\u00eb Kosov\u00eb. Millosheviq ishte akuzuar p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit, t\u00eb kryera edhe n\u00eb luft\u00ebrat n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb, si dhe n\u00eb Kroaci.<\/p>\n<p>Gjykimi i tij n\u00eb Gjykat\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare penale p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb (ICTY), me seli n\u00eb Hag\u00eb, nuk kishte marr\u00eb epilog pasi Millosheviq kishte vdekur m\u00eb 11.03.2006 n\u00eb qeli teksa po mbahej n\u00eb paraburgim.<\/p>\n<p>Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbis\u00eb, ishte liruar nga akuzat p\u00ebr krime lufte gjat\u00eb konfliktit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Nikolla Shainoviq, z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr i Republik\u00ebs Federale t\u00eb Jugosllavis\u00eb, ishte d\u00ebnuar me 18 vjet burg p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe shkelje t\u00eb ligjeve apo zakoneve t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb jugosllave, ishte d\u00ebnuar me 15 vjet burg p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armat\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb jugosllave, ishte d\u00ebnuar me 22 vjet burg p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe shkelje t\u00eb ligjeve apo zakoneve t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit t\u00eb Prishtin\u00ebs t\u00eb Ushtris\u00eb jugosllave, ishte d\u00ebnuar me 14 vjet burg p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr Kosov\u00eb, ishte d\u00ebnuar me 20 vjet burg p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe shkelje t\u00eb ligjeve apo zakoneve t\u00eb luft\u00ebs, raporton Kallxo.<\/p>\n<p>Aktgjykimin t\u00eb plot\u00eb, n\u00eb gjuh\u00ebn angleze, e gjeni <a href=\"https:\/\/www.icty.org\/x\/cases\/milutinovic\/acjug\/en\/140123.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">k\u00ebtu<\/a>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Gjykat\u00ebn e Prishtin\u00ebs edhe sot m\u00eb 04.11.2026 ka vazhduar gjykimi ndaj Ramadan Morin\u00ebs, i akuzuar p\u00ebr krime lufte n\u00eb territorin e komun\u00ebs s\u00eb Malishev\u00ebs. Ramadan Morina po akuzohet se m\u00eb 31 mars 1999 n\u00eb fshatin Burim t\u00eb Malishev\u00ebs, n\u00eb bashk\u00ebkryerje me pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":57,"featured_media":1286218,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1286213","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1286213","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/57"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1286213"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1286213\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1286223,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1286213\/revisions\/1286223"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1286218"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1286213"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1286213"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1286213"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}