{"id":1286482,"date":"2026-11-05T14:08:57","date_gmt":"2026-11-05T13:08:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1286482"},"modified":"2026-11-05T14:15:22","modified_gmt":"2026-11-05T13:15:22","slug":"liria-ka-emer-leter-parlamentit-evropian-kerkese-per-veprime-urgjente-ne-raport-me-specialen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/liria-ka-emer-leter-parlamentit-evropian-kerkese-per-veprime-urgjente-ne-raport-me-specialen\/","title":{"rendered":"\u2018Liria ka Em\u00ebr\u2019 let\u00ebr Parlamentit Evropian: K\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr veprime urgjente n\u00eb raport me Specialen"},"content":{"rendered":"<p><strong>Platforma \u201cLiria ka Em\u00ebr\u201d, ka b\u00ebr\u00eb let\u00ebr zyrtare drejtuar an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Parlamentit Evropian n\u00eb Bruksel p\u00ebr shqyrtimin e shqet\u00ebsimeve serioze q\u00eb kan\u00eb shoq\u00ebruar funksionimin e Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkesat e tyre, ata i b\u00ebjn\u00eb thirrje Parlamentit Evropian q\u00eb:<\/p>\n<p>&#8220;T\u00eb organizoj\u00eb nj\u00eb d\u00ebgjim parlamentar t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, ku t\u00eb trajtohen shqet\u00ebsimet e identifikuara n\u00eb raportin e BHRC-s\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtjet e tjera q\u00eb lidhen me respektimin e t\u00eb drejtave themelore n\u00eb Dhomat e Specializuara, duke p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse, ekspert\u00eb t\u00eb pavarur dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p>T\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb pavarur nd\u00ebrkomb\u00ebtar, me mandat p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar praktik\u00ebn institucionale dhe respektimin e standardeve t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, p\u00ebrfshir\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb nuk jan\u00eb trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shteruese n\u00eb raportin paraprak t\u00eb BHRC-s\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nxis\u00eb Komisionin Evropian dhe Sh\u00ebrbimin Evropian t\u00eb Veprimit t\u00eb Jasht\u00ebm (EEAS) q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatisin nj\u00eb raport t\u00eb posa\u00e7\u00ebm mbi transparenc\u00ebn, p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb institucionale dhe respektimin e standardeve t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb funksionimin e Dhomave t\u00eb Specializuara.<\/p>\n<p>T\u00eb shqyrtoj\u00eb mekanizmat e financimit dhe mbik\u00ebqyrjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke k\u00ebrkuar transparenc\u00eb dhe llogaridh\u00ebnie nga shtetet kontribuuese dhe institucionet e p\u00ebrfshira n\u00eb mb\u00ebshtetjen e Dhomave t\u00eb Specializuara.<\/p>\n<p>T\u00eb shqyrtoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb nisme parlamentare, p\u00ebrmes rezolut\u00ebs, rekomandimit ose instrumenteve t\u00eb tjera p\u00ebrkat\u00ebse, q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkonte forcimin e mekanizmave t\u00eb pavarur t\u00eb monitorimit dhe garantimin e standardeve t\u00eb gjykimit t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb takim me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Platform\u00ebs qytetare \u201cLiria ka Em\u00ebr\u201d, p\u00ebr t\u00eb paraqitur m\u00eb gjer\u00ebsisht shqet\u00ebsimet, dokumentacionin dhe propozimet tona p\u00ebr veprim institucional.&#8221;<\/p>\n<p>N\u00eb fund, ata kan\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebrgjigje zyrtare dhe informacion mbi mund\u00ebsin\u00eb e organizimit t\u00eb nj\u00eb takimi me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre.<\/p>\n<p>&#8220;Kosova e njeh r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe nuk k\u00ebrkon t\u00eb p\u00ebrjashtoj\u00eb ask\u00ebnd nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia individuale p\u00ebr krimet e provuara. Por po aq fuqish\u00ebm beson se drejt\u00ebsia nuk mund t\u00eb jet\u00eb selektive, e mbyllur ndaj shqyrtimit apo e p\u00ebrjashtuar nga standardet q\u00eb vet\u00eb institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb ndihmuar t\u2019i nd\u00ebrtojn\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor nuk e d\u00ebshmon legjitimitetin e tij vet\u00ebm duke zhvilluar procedura dhe duke shqiptuar vendime. Ai e d\u00ebshmon at\u00eb duke garantuar se \u00e7do i akuzuar ka pasur mund\u00ebsi reale p\u00ebr mbrojtje, se \u00e7do prov\u00eb \u00ebsht\u00eb shqyrtuar me paanshm\u00ebri dhe se \u00e7do vendim \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ne nuk po k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb historia t\u00eb gjykohet p\u00ebrmes emocioneve, por as q\u00eb ajo t\u00eb shk\u00ebputet nga konteksti n\u00eb t\u00eb cilin ka ndodhur. Nuk po k\u00ebrkojm\u00eb imunitet p\u00ebr ask\u00ebnd, por garanci q\u00eb askush t\u00eb mos gjykohet jasht\u00eb standardeve universale t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Liria e Kosov\u00ebs nuk mund t\u00eb vihet n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzuarve. P\u00ebrgjegj\u00ebsia penale \u00ebsht\u00eb individuale, nd\u00ebrsa drejt\u00ebsia duhet t\u00eb jet\u00eb universale.<\/p>\n<p>Presim q\u00eb Parlamenti Evropian t\u00eb mos mbetet vet\u00ebm v\u00ebzhgues i k\u00ebtyre shqet\u00ebsimeve, por t\u00eb ushtroj\u00eb kompetencat e tij p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar transparenc\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe respektim t\u00eb t\u00eb drejtave themelore.<\/p>\n<p>K\u00ebrkojm\u00eb p\u00ebrgjigje zyrtare dhe informacion mbi mund\u00ebsin\u00eb e organizimit t\u00eb nj\u00eb takimi me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tan\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p><strong>Kjo \u00ebsht\u00eb letra:<\/strong><\/p>\n<p>Kosova, nj\u00eb shtet i vog\u00ebl evropian me rreth 1.6 milion\u00eb banor\u00eb, bart nj\u00eb histori t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb persekutimit, dhun\u00ebs dhe sakrific\u00ebs p\u00ebr liri. N\u00eb fund t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, populli i saj u p\u00ebrball me nj\u00eb fushat\u00eb sistematike t\u00eb shtypjes nga regjimi serb, e cila kulmoi me luft\u00ebn e viteve 1998\u20131999, me d\u00ebbime masive, shkat\u00ebrrim t\u00eb pron\u00ebs dhe masakra ndaj popullsis\u00eb civile. P\u00ebrball\u00eb nj\u00eb realiteti t\u00eb till\u00eb, lufta e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs ishte luft\u00eb p\u00ebr mbijetes\u00eb, p\u00ebr mbrojtjen e ekzistenc\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e patjet\u00ebrsueshme p\u00ebr liri.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs, Kosova kaloi n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb varg mekanizmash nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb administrimit dhe drejt\u00ebsis\u00eb: UNMIK-un, Tribunalin Penal Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb, EULEX-in dhe, m\u00eb von\u00eb, Dhomat e Specializuara n\u00eb Hag\u00eb. Pavar\u00ebsisht se ishte nj\u00eb popull q\u00eb kishte p\u00ebrjetuar agresionin dhe pasojat e tij, Kosova pranoi q\u00eb pretendimet p\u00ebr krime t\u00eb kryera gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs t\u00eb hetoheshin e t\u00eb gjykoheshin nga mekanizma nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Kjo ishte nj\u00eb d\u00ebshmi e besimit n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe e gatishm\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb respektuar parimin se p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale \u00ebsht\u00eb individuale dhe se askush nuk duhet t\u00eb jet\u00eb mbi ligjin.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, nuk mund t\u00eb anashkalohet nj\u00eb nga mosp\u00ebrputhjet m\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb ka shoq\u00ebruar themelimin dhe funksionimin e Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs. Procesi politik dhe institucional q\u00eb \u00e7oi n\u00eb krijimin e k\u00ebtij mekanizmi u nxit nga raporti i Dick Marty-t, i miratuar nga Asambleja Parlamentare e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs n\u00eb vitin 2011, ku pretendimet p\u00ebr trafikim t\u00eb organeve njer\u00ebzore p\u00ebrb\u00ebnin nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet qendrore. Megjithat\u00eb, pas gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve hetimesh dhe procedurash, trafikimi i organeve nuk figuron n\u00eb aktakuz\u00ebn kund\u00ebr ish-udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo mosp\u00ebrputhje nd\u00ebrmjet pretendimeve q\u00eb ndikuan n\u00eb themelimin e gjykat\u00ebs dhe akuzave t\u00eb ngritura n\u00eb procesin kryesor ka cenuar r\u00ebnd\u00eb besimin e nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kosovare n\u00eb k\u00ebt\u00eb mekaniz\u00ebm. Qytetar\u00ebt dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit politik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb arsye t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb sqarime se si nj\u00eb mekaniz\u00ebm i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, i pranuar n\u00ebn presion t\u00eb konsideruesh\u00ebm politik dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebrfundoi duke zhvilluar nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor n\u00eb t\u00eb cilin pretendimi m\u00eb i bujsh\u00ebm q\u00eb shoq\u00ebroi krijimin e tij nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e aktakuz\u00ebs. P\u00ebr shum\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, kjo ka krijuar ndjenj\u00ebn se jan\u00eb v\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb arsyetimi q\u00eb m\u00eb pas nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb akuzat konkrete. Prandaj, konsiderojm\u00eb se Parlamenti Evropian duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb sqarim t\u00eb plot\u00eb institucional mbi k\u00ebt\u00eb mosp\u00ebrputhje, si \u00e7\u00ebshtje t\u00eb transparenc\u00ebs, besueshm\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb politike p\u00ebr themelimin e k\u00ebtij mekanizmi.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se dy dekada pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptohet p\u00ebrse Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs vazhdon t\u00eb jet\u00eb objekt i nj\u00eb v\u00ebmendjeje kaq t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb nga mekanizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Pas kalimit n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb varg t\u00eb gjat\u00eb institucionesh hetimore e gjyq\u00ebsore nd\u00ebrkomb\u00ebtare, krijohet p\u00ebrshtypja sikur Kosova t\u00eb kishte pasur ushtrin\u00eb e Kin\u00ebs, e jo nj\u00eb forc\u00eb \u00e7lirimtare t\u00eb organizuar n\u00eb rrethanat e nj\u00eb lufte p\u00ebr mbijetes\u00eb. V\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjendet nj\u00eb figur\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e udh\u00ebheqjes s\u00eb saj ushtarake q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb form\u00eb apo tjet\u00ebr, t\u00eb mos jet\u00eb p\u00ebrballur me shqyrtimin e k\u00ebtyre mekanizmave. Kjo ngre nj\u00eb pyetje legjitime: a po i sh\u00ebrben kjo vazhdim\u00ebsi e jasht\u00ebzakonshme drejt\u00ebsis\u00eb individuale, apo po krijon perceptimin e nj\u00eb procesi t\u00eb pafundm\u00eb t\u00eb v\u00ebnies n\u00eb dyshim t\u00eb nj\u00eb lufte \u00e7lirimtare?<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pranimi i drejt\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk n\u00ebnkupton heqje dor\u00eb nga e drejta p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb ajo t\u00eb ushtrohet me paanshm\u00ebri, integritet dhe respektim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave themelore. P\u00ebrkundrazi, sa m\u00eb i madh t\u00eb jet\u00eb autoriteti i nj\u00eb institucioni gjyq\u00ebsor, aq m\u00eb e madhe duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia e tij p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar se \u00e7do veprim, \u00e7do prov\u00eb dhe \u00e7do vendim i n\u00ebnshtrohet standardeve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, shqet\u00ebsimet lidhur me funksionimin e Dhomave t\u00eb Specializuara nuk mund t\u00eb shihen vet\u00ebm si \u00e7\u00ebshtje procedurale q\u00eb u p\u00ebrkasin pal\u00ebve n\u00eb proces. Ato prekin besimin e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe besueshm\u00ebrin\u00eb e vet\u00eb mekanizmave q\u00eb jan\u00eb krijuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra se si jan\u00eb trajtuar t\u00eb akuzuarit, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebrmes koh\u00ebzgjatjes s\u00eb paraburgimit dhe kufizimeve q\u00eb kan\u00eb shoq\u00ebruar procesin, ka krijuar n\u00eb opinionin publik p\u00ebrshtypjen shqet\u00ebsuese se ata po trajtohen si fajtor\u00eb ende pa u shpallur nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar gjyq\u00ebsor. Kjo \u00e7\u00ebshtje shkon p\u00ebrtej fatit individual t\u00eb t\u00eb akuzuarve, sepse m\u00ebnyra se si nj\u00eb shoq\u00ebri e koncepton dhe e ushtron drejt\u00ebsin\u00eb pasqyron vet\u00eb natyr\u00ebn e rendit t\u00eb saj politik. Demokracia liberale mb\u00ebshtetet mbi parimin themelor se \u00e7do individ prezumohet i pafajsh\u00ebm derisa faj\u00ebsia e tij t\u00eb provohet sipas ligjit, nd\u00ebrsa sistemet totalitare historikisht e kan\u00eb p\u00ebrmbysur k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb, duke e trajtuar individin si fajtor derisa ai t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, respektimi i prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb garanci procedurale, por nj\u00eb vij\u00eb themelore ndar\u00ebse nd\u00ebrmjet drejt\u00ebsis\u00eb demokratike dhe arbitraritetit t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, shtrohet nj\u00eb pyetje thelb\u00ebsore p\u00ebr institucionet evropiane: a jeni realisht t\u00eb informuar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka ndodhur me administrimin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dy dekadave t\u00eb fundit? Mekanizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb kan\u00eb ushtruar kompetenca t\u00eb gjera gjyq\u00ebsore dhe institucionale n\u00eb vendin ton\u00eb nuk kan\u00eb ofruar, n\u00eb perceptimin e shum\u00eb qytetar\u00ebve, llogaridh\u00ebnie t\u00eb mjaftueshme para p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb zgjedhur t\u00eb Kosov\u00ebs dhe as transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ton\u00eb publike. P\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre viteve jan\u00eb ngritur shqet\u00ebsime serioze p\u00ebr shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, praktika t\u00eb pazakonta procedurale dhe pretendime p\u00ebr ndikime politike n\u00eb proceset e drejt\u00ebsis\u00eb. Kujt i kan\u00eb raportuar k\u00ebto institucione dhe kush e ka ushtruar mbik\u00ebqyrjen efektive mbi veprimet e tyre? A ekziston nj\u00eb mekaniz\u00ebm ku qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjigje dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi, apo duhet t\u00eb presin an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar individualisht shqyrtimin e pretendimeve p\u00ebr shkelje q\u00eb shtrihen n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebzetvje\u00e7are? A mund t\u00eb konsiderohet e pranueshme n\u00eb nj\u00eb rend demokratik evropian q\u00eb institucione t\u00eb cilat ushtrojn\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb mos japin llogari para askujt? Dhe, mbi t\u00eb gjitha, ju drejtohemi me nj\u00eb pyetje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb: a keni vendosur t\u00eb heshtni p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtyre shqet\u00ebsimeve, apo nuk jeni informuar asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr to? N\u00ebse institucionet tuaja k\u00ebrkojn\u00eb d\u00ebshmi konkrete lidhur me keqp\u00ebrdorimet e pretenduara, shkeljet e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe anomalit\u00eb q\u00eb kan\u00eb shoq\u00ebruar administrimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u2019ju v\u00ebm\u00eb n\u00eb dispozicion dokumentacionin p\u00ebrkat\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb komunikime elektronike q\u00eb pretendohet se d\u00ebshmojn\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb gjyqtar\u00ebve p\u00ebr d\u00ebnime t\u00eb motivuara politikisht, si dhe raste t\u00eb vendimeve d\u00ebnuese ku jan\u00eb ngritur shqet\u00ebsime serioze p\u00ebr munges\u00ebn e identifikimit t\u00eb viktim\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb emrin dhe mbetjet mortore t\u00eb saj. K\u00ebto dhe shum\u00eb raste t\u00eb tjera mund t\u00eb mb\u00ebshteten me dokumentacion, d\u00ebshmi dhe materiale p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr shqyrtim t\u00eb pavarur institucional. K\u00ebrkojm\u00eb vet\u00ebm q\u00eb k\u00ebto d\u00ebshmi t\u00eb trajtohen me seriozitetin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb standardet evropiane t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. N\u00eb t\u00eb dyja rastet, qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs meritojn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb qart\u00eb, sepse drejt\u00ebsia q\u00eb k\u00ebrkon p\u00ebrgjegj\u00ebsi nga t\u00eb tjer\u00ebt duhet t\u00eb jet\u00eb e para q\u00eb pranon p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr veprimet e veta.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Platforma qytetare \u201cLiria ka Em\u00ebr\u201d shpreh shqet\u00ebsimin e saj t\u00eb thell\u00eb lidhur me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh q\u00eb kan\u00eb shoq\u00ebruar funksionimin e Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb. Shqet\u00ebsimet tona mb\u00ebshteten n\u00eb zhvillimet e deritanishme t\u00eb proceseve, n\u00eb raportimet dhe dokumentacionin publik, si dhe n\u00eb raportin paraprak t\u00eb pavarur t\u00eb Bar Human Rights Committee of England and Wales (BHRC), t\u00eb p\u00ebrgatitur me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Institucionit t\u00eb Avokatit t\u00eb Popullit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb prill 2026.<\/p>\n<p>Raporti trajton \u00e7\u00ebshtje thelb\u00ebsore q\u00eb lidhen me t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr gjykim t\u00eb drejt\u00eb, pavar\u00ebsin\u00eb dhe paanshm\u00ebrin\u00eb gjyq\u00ebsore, barazin\u00eb e arm\u00ebve, pranueshm\u00ebrin\u00eb e provave, ligjshm\u00ebrin\u00eb penale dhe llogaridh\u00ebnien institucionale. Ai identifikon rreziqe dhe problematika q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb shqyrtim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm dhe monitorim t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p><strong>SHQET\u00cbSIMET KRYESORE<\/strong><\/p>\n<p>Duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb raportin e BHRC-s\u00eb dhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb ngritura gjat\u00eb funksionimit t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara, konsiderojm\u00eb se v\u00ebmendje e ve\u00e7ant\u00eb duhet t\u2019u kushtohet k\u00ebtyre fushave:<\/p>\n<p>1. Paraburgimi i tejzgjatur<\/p>\n<p>Koh\u00ebzgjatja shum\u00ebvje\u00e7are e paraburgimit dhe pengesat strukturore p\u00ebr lirimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm k\u00ebrkojn\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb pavarur mbi domosdoshm\u00ebrin\u00eb dhe proporcionalitetin e kufizimit t\u00eb liris\u00eb.<\/p>\n<p>2. Barazia e arm\u00ebve<\/p>\n<p>Pabarazit\u00eb e mundshme procedurale dhe t\u00eb burimeve nd\u00ebrmjet Prokuroris\u00eb dhe Mbrojtjes ngrejn\u00eb pyetje p\u00ebr ushtrimin efektiv t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr gjykim t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>3. Besueshm\u00ebria e provave<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i materialeve t\u00eb siguruara nga institucione t\u00eb Serbis\u00eb k\u00ebrkon kontroll rigoroz t\u00eb origjin\u00ebs, autenticitetit dhe zinxhirit t\u00eb ruajtjes s\u00eb tyre, duke marr\u00eb parasysh rrethanat historike t\u00eb konfliktit.<\/p>\n<p>4. Pavar\u00ebsia dhe paanshm\u00ebria gjyq\u00ebsore<\/p>\n<p>Procedurat e em\u00ebrimit t\u00eb gjyqtar\u00ebve, mungesa e gjyqtar\u00ebve nga Kosova dhe kufizimet e mundshme t\u00eb mekanizmave p\u00ebr kund\u00ebrshtimin e vendimeve administrative meritojn\u00eb shqyrtim institucional.<\/p>\n<p>5. Transparenca dhe llogaridh\u00ebnia<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb qart\u00ebsohen mekanizmat p\u00ebrmes t\u00eb cil\u00ebve ky institucion u p\u00ebrgjigjet shqet\u00ebsimeve t\u00eb dokumentuara p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, duke ruajtur pavar\u00ebsin\u00eb e vendimmarrjes gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>6. Konflikti i mundsh\u00ebm i interesit n\u00eb Prokurori<\/p>\n<p>Hetimi i rrethanave t\u00eb kalimit t\u00eb personelit nga Qendra e Paraburgimit n\u00eb funksione hetimore dhe prokuroriale, p\u00ebrfshir\u00eb rastin e John Devaney dhe pretendimet e ngritura ndaj tij.<\/p>\n<p>7. Administrimi i d\u00ebshmive<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimi i pranimit t\u00eb deklaratave me shkrim pa mund\u00ebsi efektive p\u00ebr kund\u00ebrshtimin dhe marrjen n\u00eb pyetje t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Platforma \u201cLiria ka Em\u00ebr\u201d, ka b\u00ebr\u00eb let\u00ebr zyrtare drejtuar an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Parlamentit Evropian n\u00eb Bruksel p\u00ebr shqyrtimin e shqet\u00ebsimeve serioze q\u00eb kan\u00eb shoq\u00ebruar funksionimin e Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb. N\u00eb k\u00ebrkesat e tyre, ata i b\u00ebjn\u00eb thirrje Parlamentit Evropian q\u00eb: &#8220;T\u00eb organizoj\u00eb nj\u00eb d\u00ebgjim parlamentar t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, ku t\u00eb trajtohen shqet\u00ebsimet e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":57,"featured_media":1266826,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1286482","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1286482","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/57"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1286482"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1286482\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1286486,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1286482\/revisions\/1286486"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1266826"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1286482"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1286482"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1286482"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}