{"id":1286626,"date":"2026-11-05T19:16:55","date_gmt":"2026-11-05T18:16:55","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1286626"},"modified":"2026-11-05T19:16:55","modified_gmt":"2026-11-05T18:16:55","slug":"kurti-dhjete-vjet-pas-vdekjes-se-astrit-deharit-ende-nuk-dihet-emri-i-vrasesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/kurti-dhjete-vjet-pas-vdekjes-se-astrit-deharit-ende-nuk-dihet-emri-i-vrasesit\/","title":{"rendered":"Kurti: Dhjet\u00eb vjet pas vdekjes s\u00eb Astrit Deharit, ende nuk dihet emri i vras\u00ebsit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka deklaruar se edhe dhjet\u00eb vjet pas vdekjes s\u00eb Astrit Deharit n\u00eb Qendr\u00ebn e Paraburgimit n\u00eb Prizren, ende nuk dihet kush e vrau at\u00eb dhe askush nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb akademin\u00eb p\u00ebrkujtimore t\u00eb mbajtur n\u00eb nderim t\u00eb Deharit, Kurti tha se ndaj tij ishte kryer krim q\u00eb nga dita e arrestimit, m\u00eb 29 gusht 2016, deri n\u00eb vdekjen e tij m\u00eb 5 n\u00ebntor t\u00eb po atij viti.<\/p>\n<p>Ai kritikoi procesin e hetimeve, duke theksuar se gjat\u00eb trajtimit t\u00eb rastit jan\u00eb nd\u00ebrruar pes\u00eb prokuror\u00eb, nd\u00ebrsa institucionet e siguris\u00eb dhe drejt\u00ebsis\u00eb, sipas tij, kishin nxituar t\u00eb jepnin konstatime pa p\u00ebrfunduar hetimet.<\/p>\n<p>\u201cMbi Astritin \u00ebsht\u00eb kryer krim prej dit\u00ebs kur \u00ebsht\u00eb arrestuar e deri at\u00ebher\u00eb kur e vran\u00eb, k\u00ebtu e 10 vjet m\u00eb par\u00eb. Jemi tronditur t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb dit\u00eb kur e arrestuan Astritin, m\u00eb 29 gusht t\u00eb vitit 2016. Jemi tronditur t\u00eb gjith\u00eb kur e akuzonin pa aktakuz\u00eb, kur e mbanin n\u00eb burg pa e intervistuar, dhe jemi tronditur tep\u00ebr shum\u00eb, kur na than\u00eb se nuk do ta shohim m\u00eb\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Ai theksoi se, pavar\u00ebsisht kalimit t\u00eb nj\u00eb dekade, ende nuk ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale p\u00ebr vdekjen e Deharit.<\/p>\n<p>\u201cSot, dhjet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb ne ende nuk e dim\u00eb emrin e vras\u00ebsit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pes\u00eb prokuror\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrruar p\u00ebrgjat\u00eb rastit dhe qysh n\u00eb or\u00ebt e para pas mbytjes s\u00eb tij u pat\u00ebn nxituar institucionet e siguris\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb japin konstatime para hetimeve. Sot e asaj dite askush nuk \u00ebsht\u00eb akuzuar, arrestuar, gjykuar e d\u00ebnuar p\u00ebr rastin e Astrit Deharit\u201d, deklaroi kryeministri.<\/p>\n<p>Kurti tha se vendosja e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr Deharin do t\u00eb ishte nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb korrigjuar padrejt\u00ebsit\u00eb e p\u00ebsuara nga shoq\u00ebria nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse ne ia mb\u00ebrrijm\u00eb ta vendosim drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr Astritin, ne do t\u00eb kemi korrigjuar shum\u00eb humbje q\u00eb ka p\u00ebsuar populli yn\u00eb n\u00ebp\u00ebr dekada, humbje n\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Vonesa jon\u00eb si shoq\u00ebri e komb vjen nga fakti se m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt jan\u00eb flijuar p\u00ebr ne, meq\u00eb n\u00eb \u00e7do form\u00eb cinike regjimi ka goditur n\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>N\u00eb akademin\u00eb p\u00ebrkujtimore foli edhe Egzon Haliti, mik i Astrit Deharit, i cili kujtoi p\u00ebrkushtimin e tij ndaj njer\u00ebzve n\u00eb nevoj\u00eb, si dhe bindjet e tij politike e shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Haliti tregoi se Dehari kishte pasur d\u00ebshir\u00eb q\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb studimeve t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb t\u00eb formonte nj\u00eb grup mjek\u00ebsh vullnetar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb ofronin sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb fshatrat e thella dhe p\u00ebr familjet q\u00eb kishin v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb qasjen ndaj kujdesit mjek\u00ebsor.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb nga d\u00ebshirat e tij, q\u00eb ma ka p\u00ebrmendur disa her\u00eb, tregon m\u00eb s\u00eb miri se kush ishte ai n\u00eb thelb. Ai planifikonte q\u00eb pas diplomimit n\u00eb mjek\u00ebsi, t\u00eb formonte nj\u00eb grup mjek\u00ebsh vullnetar\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebnte vizita sistematike, sidomos n\u00eb fshatrat e thella, p\u00ebr t&#8217;u sh\u00ebrbyer njer\u00ebzve n\u00eb nevoj\u00eb dhe familjeve t\u00eb varfra, q\u00eb e kishin t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb qasjen n\u00eb sh\u00ebrbimin mjek\u00ebsor\u201d, tha Haliti.<\/p>\n<p>Ai e cil\u00ebsoi Deharin si njeri solidar dhe t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj t\u00eb tjer\u00ebve, nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi q\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr zbardhjen e rastit t\u00eb mos ndalen.<\/p>\n<p>N\u00eb akademi foli edhe Rina Zhitia, bashkaktiviste e Deharit n\u00eb L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje. Ajo kujtoi guximin dhe solidaritetin e tij gjat\u00eb p\u00ebrballjeve me at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsoi si dhun\u00eb t\u00eb aparatit shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>Zhitia tha se Dehari kishte ditur t&#8217;u jepte kuraj\u00eb bashkaktivist\u00ebve edhe n\u00eb momentet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, duke i frym\u00ebzuar me guximin dhe humorin e tij.<\/p>\n<p>\u201cAstritin do ta kujtojm\u00eb gjithmon\u00eb me dashuri. E po me at\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulje do vazhdojm\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb aktiviteteve p\u00ebrkujtimore, sonte \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb ndezja e qirinjve te murali \u201cAstrit Dehari\u201d, si dhe mbajtja e nat\u00ebs p\u00ebrkujtimore me tem\u00ebn \u201cAstriti n\u00eb kujtimet e shok\u00ebve dhe shoqeve\u201d.<\/p>\n<p>Astrit Dehari, ish-aktivist i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, vdiq m\u00eb 5 n\u00ebntor 2016, n\u00eb mosh\u00ebn 26-vje\u00e7are, derisa mbahej n\u00eb Qendr\u00ebn e Paraburgimit n\u00eb Prizren. Ai ishte n\u00eb paraburgim n\u00ebn dyshimet p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb sulmin ndaj nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb gusht t\u00eb atij viti.<\/p>\n<p>Vdekja e tij nxiti reagime dhe protesta, nd\u00ebrsa rrethanat e saj vazhduan t\u00eb jen\u00eb objekt hetimesh dhe k\u00ebrkesash t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr zbardhjen e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>Ekspertiza fillestare e institucioneve vendore e kishte cil\u00ebsuar vdekjen si pasoj\u00eb t\u00eb asfiksis\u00eb s\u00eb shkaktuar nga vet\u00eb ai. Megjithat\u00eb, ekspertiza e m\u00ebvonshme e Institutit t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb Ligjore n\u00eb Lozan\u00eb t\u00eb Zvicr\u00ebs ngriti pik\u00ebpyetje mbi k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim, duke mos e p\u00ebrjashtuar mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrfshirjes s\u00eb nj\u00eb personi tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2019, hetimet p\u00ebr vdekjen e Deharit u transferuan nga Prokuroria Themelore n\u00eb Prizren n\u00eb Prokurorin\u00eb Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs. Familja Dehari ka k\u00ebrkuar vazhdimisht zbardhjen e plot\u00eb t\u00eb rrethanave t\u00eb vdekjes s\u00eb tij dhe vendosjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr rastin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka deklaruar se edhe dhjet\u00eb vjet pas vdekjes s\u00eb Astrit Deharit n\u00eb Qendr\u00ebn e Paraburgimit n\u00eb Prizren, ende nuk dihet kush e vrau at\u00eb dhe askush nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast. N\u00eb akademin\u00eb p\u00ebrkujtimore t\u00eb mbajtur n\u00eb nderim t\u00eb Deharit, Kurti tha se ndaj tij ishte kryer [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1284519,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1286626","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1286626","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1286626"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1286626\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1286628,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1286626\/revisions\/1286628"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1284519"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1286626"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1286626"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1286626"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}