{"id":1286936,"date":"2026-11-06T15:01:01","date_gmt":"2026-11-06T14:01:01","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1286936"},"modified":"2026-11-06T15:01:01","modified_gmt":"2026-11-06T14:01:01","slug":"komisioni-hetimor-per-rastin-e-arlinda-zekes-po-mbahet-me-dyer-te-mbyllura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/komisioni-hetimor-per-rastin-e-arlinda-zekes-po-mbahet-me-dyer-te-mbyllura\/","title":{"rendered":"\u200bKomisioni hetimor p\u00ebr rastin e Arlinda Zek\u00ebs po mbahet me dyer t\u00eb mbyllura"},"content":{"rendered":"<p><strong>Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar p\u00ebr veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zek\u00ebs dhe trajtimin e dhun\u00ebs ndaj f\u00ebmij\u00ebve dhe grave n\u00eb familje, ka vazhduar me dyer t\u00eb mbyllura p\u00ebr media, pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb deputetes s\u00eb LDK-s\u00eb, Doarsa Kica-Xhelili.<\/strong><\/p>\n<p>Para mbylljes s\u00eb mbledhjes p\u00ebr media, an\u00ebtar\u00ebt e komisionit diskutuan p\u00ebr mos d\u00ebrgimin e raporteve t\u00eb k\u00ebrkuara nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, t\u00eb cilat kishin nxitur reagime dhe mospajtime mes deputet\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij komisioni ishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzoheshin raportet e ministres s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Donika G\u00ebrvalla dhe ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Xhelal Sve\u00e7la, lidhur me veprimet institucionale n\u00eb rastin e Arlinda Zek\u00ebs. Megjithat\u00eb, k\u00ebto dokumente nuk jan\u00eb dor\u00ebzuar deri n\u00eb mbledhjen e sotme.<\/p>\n<p>Deputetja e LDK-s\u00eb, Doarsa Kica-Xhelili, tha se mosbashk\u00ebpunimi eventual i institucioneve duhet t\u00eb trajtohet bashk\u00ebrisht nga an\u00ebtar\u00ebt e komisionit, duke theksuar se komunikimi zyrtar do t\u00eb duhej t\u00eb ishte i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr sigurimin e dokumenteve t\u00eb k\u00ebrkuara.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb vazhdimi i mbledhjes s\u00eb komisionit t\u00eb mbahet me dyer t\u00eb mbyllura p\u00ebr media, pasi kishte pyetje edhe p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb komisionit.<\/p>\n<p><strong>Deputetja Kica-Xhelili k\u00ebrkon q\u00eb komisioni t\u00eb mbahet me dyer t\u00eb mbyllura<\/strong><\/p>\n<p>\u201cMendoj se mosbashk\u00ebpunimin eventual \u00ebsht\u00eb mir\u00eb ta trajtojm\u00eb bashk\u00eb. Komunikimet joformale nuk jam shum\u00eb e bindur q\u00eb munden t\u00eb na kryejn\u00eb pun\u00eb. Pajtohem q\u00eb komunikimi zyrtar\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb jet\u00eb i mjaftuesh\u00ebm. Po dalim n\u00eb plan t\u00eb veprimit, po i trajtojm\u00eb \u00e7\u00ebshtjet, k\u00ebto raporte jan\u00eb n\u00eb mesin e d\u00ebshmive q\u00eb kemi me i k\u00ebrkua, fatkeq\u00ebsisht nuk na kan\u00eb d\u00ebrgua, por n\u00eb faz\u00ebn q\u00eb jemi duhet t\u00eb insistojm\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb q\u00eb duhet ta tejkalojm\u00eb vetveten deri n\u00eb pik\u00ebn q\u00eb me i pranua edhe disa d\u00ebshtime. Sapo t\u00eb mbyllen dyert ne mundemi me i b\u00eb pun\u00ebt mir\u00eb. Un\u00eb kam edhe pyetje dhe hamendje t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb do t\u00eb doja ta b\u00ebja pa kamera, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mb\u00ebrrijm\u00eb n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb q\u00eb t\u00eb fillojm\u00eb pun\u00ebn pa shum\u00eb fjal\u00eb\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Deputeti i PDK-s\u00eb, Eman Rrahmani, kritikoi munges\u00ebn e dokumenteve t\u00eb k\u00ebrkuara, duke th\u00ebn\u00eb se kryeministri dhe ministrat p\u00ebrgjegj\u00ebs kan\u00eb obligim t&#8217;u p\u00ebrgjigjen k\u00ebrkesave t\u00eb komisionit hetimor.<\/p>\n<p>Deputeti Eman Rrahmani kritikon ministrat p\u00ebr mos p\u00ebrgjigjen e k\u00ebrkesave t\u00eb komisionit hetimor<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse ne nuk gjejm\u00eb vullnet p\u00ebr me bashk\u00ebpunua nga kryeministri dhe dy ministrat q\u00eb jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi direkte n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e k\u00ebtij sistemi, at\u00ebher\u00eb ne duhet ta marrim shum\u00eb seriozisht pun\u00ebn ton\u00eb. Nuk ka vullnet, por ne duhet t\u2019i detyrojm\u00eb sepse e kan\u00eb obligim raportimin dhe \u00e7do lloj k\u00ebrkese e pyetje me u p\u00ebrgjigj. Kjo e v\u00ebshtir\u00ebson pun\u00ebn e komisionit\u201d, tha Rrahmani.<\/p>\n<p>Ai insistoi q\u00eb komunikimi nd\u00ebrmjet komisionit dhe institucioneve t\u00eb zhvillohet vet\u00ebm p\u00ebrmes rrug\u00ebve zyrtare, duke kund\u00ebrshtuar format e tjera t\u00eb komunikimit t\u00eb p\u00ebrmendura gjat\u00eb diskutimit.<\/p>\n<p>Rrahmani: Komunikimi n\u00eb komisionin hetimor t\u00eb mbetet n\u00eb form\u00ebn zyrtare<\/p>\n<p>\u201cAdnani dhe kolegu tjet\u00ebr po deklarojn\u00eb forma t\u00eb tjera t\u00eb komunikimit, nuk ka struktura paralele n\u00eb qeveri, ka komunikim zyrtar dhe asnj\u00eb komunikim tjet\u00ebr nuk duhet t\u00eb ndodh\u00eb nga ky komision. Arsyeja pse Arlinda e ka v\u00ebrtetuar q\u00eb shteti ka qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe ka d\u00ebshtuar n\u00eb mbrojtjen e saj, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht se i ka respektuar dhe komunikimi ka qen\u00eb zyrtar\u00eb dhe institucional\u201d, tha Rrahmani.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, deputeti i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Adnan Rrustemi, tha se raportet e k\u00ebrkuara do t\u00eb dor\u00ebzohen, nd\u00ebrsa theksoi se k\u00ebrkesa p\u00ebr k\u00ebto dokumente ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb mbledhjen e par\u00eb, ende pa u hartuar plani i pun\u00ebs s\u00eb komisionit.<\/p>\n<p><strong>Adnan Rrustemi thot\u00eb se raportet e k\u00ebrkuara do t\u00eb dor\u00ebzohen<\/strong><\/p>\n<p>\u201cRaportet do t\u00eb sillen. Kur kemi marr\u00eb vendimin n\u00eb mbledhjen e par\u00eb ende pa e hartuar planin e pun\u00ebs dhe dokumenteve q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb, kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrjashtim p\u00ebr t\u2019i prur\u00eb ato dokumente q\u00eb mund t\u00eb na sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr planin e pun\u00ebs. Nuk e kam p\u00ebr qeverin\u00eb, do t\u00eb kemi komunikime tjera ku thon\u00eb se \u2018nuk m\u00eb ka ardhur ftesa\u2019. N\u00ebse doni ta politizojm\u00eb, e politizojm\u00eb. Nuk po e arsyetojm\u00eb pse nuk kan\u00eb ardhur dokumentet\u201d, tha Rrustemi.<\/p>\n<p>N\u00eb rendin e dit\u00ebs t\u00eb mbledhjes s\u00eb sotme \u00ebsht\u00eb edhe miratimi i buxhetit p\u00ebr funksionimin e komisionit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar p\u00ebr veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zek\u00ebs dhe trajtimin e dhun\u00ebs ndaj f\u00ebmij\u00ebve dhe grave n\u00eb familje, ka vazhduar me dyer t\u00eb mbyllura p\u00ebr media, pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb deputetes s\u00eb LDK-s\u00eb, Doarsa Kica-Xhelili. Para mbylljes s\u00eb mbledhjes p\u00ebr media, an\u00ebtar\u00ebt e komisionit diskutuan p\u00ebr mos d\u00ebrgimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":59,"featured_media":1286938,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1286936","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1286936","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/59"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1286936"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1286936\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1286939,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1286936\/revisions\/1286939"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1286938"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1286936"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1286936"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1286936"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}