{"id":1287067,"date":"2026-11-06T19:54:53","date_gmt":"2026-11-06T18:54:53","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1287067"},"modified":"2026-11-06T19:54:53","modified_gmt":"2026-11-06T18:54:53","slug":"ndizet-gara-per-armet-hipersonike-mes-shba-se-kines-dhe-rusise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bote\/ndizet-gara-per-armet-hipersonike-mes-shba-se-kines-dhe-rusise\/","title":{"rendered":"Ndizet gara p\u00ebr arm\u00ebt hipersonike mes SHBA-s\u00eb, Kin\u00ebs dhe Rusis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nj\u00eb njoftim rishtazi i kompanis\u00eb amerikane t\u00eb industris\u00eb s\u00eb mbrojtjes, Lockheed Martin, se e ka fituar nj\u00eb kontrat\u00eb prej 694 milion\u00eb dollar\u00ebsh nga Forcat Ajrore t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr prodhimin e nj\u00eb rakete t\u00eb re hipersonike, \u00ebsht\u00eb treguesi m\u00eb i ri se gara e armatimit mes tri fuqive: SHBA-s\u00eb, Kin\u00ebs dhe Rusis\u00eb, tashm\u00eb ka marr\u00eb vrull.<\/strong><\/p>\n<p>Raketat hipersonike jan\u00eb arm\u00eb q\u00eb fluturojn\u00eb me shpejt\u00ebsi t\u00eb pakt\u00ebn pes\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se shpejt\u00ebsia e z\u00ebrit, ose rreth 6.100 kilometra n\u00eb or\u00eb, dhe kan\u00eb aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb manovra t\u00eb mprehta gjat\u00eb fluturimit brenda atmosfer\u00ebs s\u00eb Tok\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb i b\u00ebn ve\u00e7an\u00ebrisht sfiduese disa prej arm\u00ebve t\u00eb reja hipersonike \u00ebsht\u00eb kombinimi i shpejt\u00ebsis\u00eb, manovrueshm\u00ebris\u00eb dhe trajektores s\u00eb fluturimit. Kjo mund ta v\u00ebshtir\u00ebsoj\u00eb zbulimin, gjurmimin e vazhduesh\u00ebm dhe parashikimin e vendit ku ndodhet arma n\u00eb koh\u00ebn e interceptimit\u201d, thot\u00eb Eva Sula, hulumtuese e lart\u00eb p\u00ebr mbrojtjen dhe sigurin\u00eb n\u00eb Qendr\u00ebn Baltike p\u00ebr Siguri Nd\u00ebrkomb\u00ebtare (BISC), me seli n\u00eb Lond\u00ebr.<br \/>\nLockheed Martin tha se gatishm\u00ebria p\u00ebr prodhim e raket\u00ebs, t\u00eb njohur si ARR\u00cb, \u201ce b\u00ebn at\u00eb aset thelb\u00ebsor p\u00ebr ushtrin\u00eb, duke ofruar nj\u00eb kapacitet kritik p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve\u201d.<\/p>\n<p>Kina dhe Rusia, t\u00eb cilat q\u00eb nga fillimi i vitit 2022 kan\u00eb zhvilluar \u201cpartneritet pa kufij\u201d, jan\u00eb nd\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimet kryesore. Pekini zot\u00ebron arsenalin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb arm\u00ebve hipersonike n\u00eb bot\u00eb, fal\u00eb strategjis\u00eb s\u00eb prodhimit me shumic\u00eb. Rusia, nd\u00ebrkaq, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpara SHBA-s\u00eb sa i p\u00ebrket vendosjes s\u00eb arm\u00ebve hipersonike n\u00eb p\u00ebrdorim operacional, pasi i ka p\u00ebrdorur ato n\u00eb luftime gjat\u00eb pushtimit n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas analist\u00ebve, n\u00ebse vazhdojn\u00eb trendet e tanishme t\u00eb prodhimit, deri n\u00eb vitin 2035 Kina dhe Rusia do t\u00eb ken\u00eb s\u00eb bashku nj\u00eb arsenal prej 5.000 arm\u00ebsh hipersonike, nga t\u00eb cilat 4.000 do t\u2019i takojn\u00eb Kin\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb element i mozaikut, nd\u00ebrsa SHBA-ja po p\u00ebrpiqet t\u2019i rris\u00eb me shpejt\u00ebsi kapacitetet e saj hipersonike, si n\u00eb aspektin mbrojt\u00ebs, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb sulmues\u201d, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Grant Newsham, hulumtues i lart\u00eb n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Politika t\u00eb Siguris\u00eb n\u00eb Uashington dhe kolonel n\u00eb pension i Trupave t\u00eb Marin\u00ebs Amerikane.<\/p>\n<p>Uashingtoni \u201cpo b\u00ebn p\u00ebrparim \u00e7udit\u00ebrisht t\u00eb shpejt\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb aspektin sulmues. Kjo p\u00ebrfshin forcat ajrore, marin\u00ebn dhe ushtrin\u00eb\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Pentagoni planifikon t\u2019i shpenzoj\u00eb 37.9 miliard\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr programet e arm\u00ebve hipersonike gjat\u00eb viteve fiskale 2027\u20132031, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta ngushtuar hendekun me Kin\u00ebn dhe Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo shum\u00eb p\u00ebrfshin 10.1 miliard\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr ushtrin\u00eb, me q\u00ebllim vendosjen n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb 4.500 arm\u00ebve hipersonike me rreze t\u00eb mesme veprimi, 2.1 miliard\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr marin\u00ebn, p\u00ebr blerjen e 59 raketave, si dhe p\u00ebr financime t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr forcat ajrore, t\u00eb cilat synojn\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb raketat hipersonike, ARR\u00cb dhe HACM.<\/p>\n<p>N\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr arm\u00ebt hipersonike, Kina g\u00ebzon nj\u00eb ep\u00ebrsi p\u00ebr disa arsye. S\u00eb pari, ajo ka p\u00ebrpar\u00ebsin\u00eb e t\u00eb qenit nd\u00ebr t\u00eb parat q\u00eb ka zhvilluar dhe vendosur n\u00eb p\u00ebrdorim k\u00ebt\u00eb teknologji.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2020, Kina vendosi n\u00eb p\u00ebrdorim sistemin e par\u00eb operacional t\u00eb arm\u00ebve hipersonike n\u00eb bot\u00eb, i cili p\u00ebrb\u00ebhet nga raketa balistike me rreze t\u00eb mesme veprimi, DF-17, dhe mjeti hipersonik rr\u00ebshqit\u00ebs, DF-ZF (HGV).<\/p>\n<p>\u201cZhvillimi i raketave konvencionale nga Kina, t\u00eb cilat nuk kufizoheshin nga INF-ja [marr\u00ebveshja p\u00ebr kontrollin e arm\u00ebve, e n\u00ebnshkruar nga SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik n\u00eb vitin 1987], i dha asaj nj\u00eb ep\u00ebrsi n\u00eb zhvillimin e raketave balistike me rreze t\u00eb mesme veprimi, t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrdoren si bart\u00ebse p\u00ebr arm\u00ebt hipersonike\u201d, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb John Van Oudenaren, analist hulumtues n\u00eb kompanin\u00eb konsulente p\u00ebr teknologji, BluePath Labs, me seli n\u00eb Uashington.<\/p>\n<p>Presidenti rus, Vladimir Putin, p\u00ebrsh\u00ebndet ushtar\u00ebt koreanoverior\u00eb n\u00eb Sheshin e Kuq, pas parad\u00ebs ushtarake me rastin e Dit\u00ebs s\u00eb Fitores, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Mosk\u00ebs, m\u00eb 9 maj 2025.<\/p>\n<p>Pekini p\u00ebrfiton gjithashtu nga nj\u00eb infrastruktur\u00eb testimi p\u00ebr arm\u00ebt hipersonike, e cila \u00ebsht\u00eb m\u00eb e larmishme dhe m\u00eb e gjer\u00eb sesa ajo e SHBA-s\u00eb, shtoi ai<\/p>\n<p>Kina \u00ebsht\u00eb i vetmi shtet q\u00eb ka arritur ta integroj\u00eb me sukses nj\u00eb mjet hipersonik rr\u00ebshqit\u00ebs (HGV) me nj\u00eb sistem t\u00eb bombardimit t\u00eb pjessh\u00ebm orbital (FOBS). Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sistem p\u00ebr d\u00ebrgimin e kokave luftarake, i cili e vendos arm\u00ebn n\u00eb orbit\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb Tok\u00ebs (LEO), p\u00ebrpara se ta nxjerr\u00eb nga orbita dhe ta drejtoj\u00eb drejt cakut. Pekini kreu dy testime n\u00eb vitin 2021, t\u00eb cilat demonstruan k\u00ebt\u00eb integrim.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse mjeti hipersonik rr\u00ebshqit\u00ebs n\u00eb testimin e par\u00eb nuk arriti ta godiste cakun prej 39 kilometrash larg\u00ebsi, ai arriti t\u00eb l\u00ebshonte nj\u00eb predh\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb gjat\u00eb fluturimit.<\/p>\n<p>Pentagoni mbeti i habitur nga kjo. Asnj\u00eb shtet nuk kishte arritur m\u00eb par\u00eb t\u00eb l\u00ebshonte nj\u00eb ngarkes\u00eb nga nj\u00eb mjet q\u00eb l\u00ebviz me shpejt\u00ebsi hipersonike, pa e shkat\u00ebrruar mjetin ose pa e destabilizuar trajektoren e tij t\u00eb fluturimit. Gjenerali Mark Milley, at\u00ebher\u00eb kryetar i Shtabit t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb SHBA-s\u00eb, e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb \u201cmoment Sputnik\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, testimet e arm\u00ebve hipersonike t\u00eb Kin\u00ebs nxor\u00ebn n\u00eb pah cenueshm\u00ebrin\u00eb e SHBA-s\u00eb ndaj nj\u00eb sulmi nga jugu. Kjo p\u00ebr shkak se mbrojtja raketore amerikane \u00ebsht\u00eb projektuar mbi supozimin se nj\u00eb sulm b\u00ebrthamor rus ndaj territorit amerikan do t\u00eb ndiqte rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr: p\u00ebrmes Polit t\u00eb Veriut dhe Arktikut.<\/p>\n<p>Por, gjat\u00eb testimeve t\u00eb Kin\u00ebs, arm\u00ebt hipersonike l\u00ebviz\u00ebn n\u00eb orbit\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb Tok\u00ebs mbi Antarktid\u00eb, ku mbulimi me radar i SHBA-s\u00eb \u00ebsht\u00eb i kufizuar. Nj\u00eb sistem FOBS mund t\u00eb afrohet nga trajektore t\u00eb papritura, sepse nuk ndjek harqe t\u00eb larta dhe t\u00eb parashikueshme parabolike, si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb raketat tradicionale balistike nd\u00ebrkontinentale (ICBM).<\/p>\n<p>Pekini mohoi se kishte testuar arm\u00eb hipersonike. Ministria e Jashtme e Kin\u00ebs tha se testimet kishin t\u00eb b\u00ebnin me verifikimin e teknologjive p\u00ebr automjete hap\u00ebsinore t\u00eb rip\u00ebrdorshme, me q\u00ebllim uljen e kostos s\u00eb operacioneve hap\u00ebsinore.<\/p>\n<p>\u201cAta po g\u00ebnjejn\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e strategjis\u00eb kineze\u201d, tha Newsham nga Qendra p\u00ebr Politika t\u00eb Siguris\u00eb, duke shtuar se Pekini tregon shpenzime ushtarake shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta sesa harxhon n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Pentagoni vler\u00ebson se Kina shpenzon 40 deri n\u00eb 90 p\u00ebr qind m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr mbrojtjen sesa shuma e deklaruar n\u00eb buxhetin e saj zyrtar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrpar\u00ebsi e Kin\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb \u00ebsht\u00eb fuqia e saj prodhuese, e cila p\u00ebrforcohet edhe nga aleanca e saj faktike me Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cRusia ka nj\u00eb ekonomi t\u00eb orientuar drejt luft\u00ebs, nd\u00ebrsa Kina \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fuqi prodhuese. Ato jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019i prodhojn\u00eb k\u00ebto raketa shum\u00eb m\u00eb shpejt sesa SHBA-ja\u201d, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Ali Javaheri, analist i lart\u00eb p\u00ebr teknologjit\u00eb n\u00eb zhvillim n\u00eb kompanin\u00eb PitchBook, e specializuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr tregjet private, me seli n\u00eb Nju Jork.<\/p>\n<p>Sipas vler\u00ebsimeve, Rusia prodhon rreth 80 arm\u00eb hipersonike n\u00eb vit, Kina rreth 370, nd\u00ebrsa SHBA-ja prodhon vet\u00ebm n\u00eb num\u00ebr nj\u00ebshifror.<\/p>\n<p>\u201cSHBA-ja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb n\u00eb prodhimin e sistemeve jasht\u00ebzakonisht t\u00eb avancuara t\u00eb mbrojtjes, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb avioni luftarak F-35, por jo edhe aq n\u00eb prodhimin e sistemeve t\u00eb kategoris\u00eb s\u00eb mesme\u201d, si\u00e7 jan\u00eb arm\u00ebt hipersonike, tha Javaheri.<\/p>\n<p>Ai vuri n\u00eb dukje se pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, baza industriale amerikane e mbrojtjes p\u00ebsoi r\u00ebnie, p\u00ebr shkak t\u00eb konsolidimit t\u00eb thell\u00eb t\u00eb industris\u00eb dhe shk\u00ebputjes s\u00eb saj nga ekonomia civile. Kontraktor\u00ebt e mbrojtjes u p\u00ebrqendruan n\u00eb prodhimin e platformave t\u00eb avancuara, me v\u00ebllim t\u00eb ul\u00ebt prodhimi dhe kosto t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebr Pentagonin.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, ushtria amerikane siguroi disa prej sistemeve m\u00eb t\u00eb avancuara t\u00eb mbrojtjes n\u00eb bot\u00eb, por n\u00eb kurriz t\u00eb kapaciteteve p\u00ebr prodhim masiv dhe rritje t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb prodhimit.<\/p>\n<p>Planifikuesit ushtarak\u00eb amerikan\u00eb jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar se arsenali n\u00eb rritje i arm\u00ebve hipersonike t\u00eb Kin\u00ebs mund t\u2019ia v\u00ebshtir\u00ebsoj\u00eb p\u00ebrpjekjet SHBA-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb krize n\u00eb Tajvan. Ky konsiderohet skenari m\u00eb i mundsh\u00ebm q\u00eb mund t\u2019i \u00e7oj\u00eb dy superfuqit\u00eb drejt nj\u00eb konflikti t\u00eb armatosur.<\/p>\n<p>Kina tashm\u00eb ka forc\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb raketave konvencionale n\u00eb bot\u00eb, por arm\u00ebt hipersonike paraqesin sfida t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr shkak t\u00eb shpejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre, fluturimit n\u00eb lart\u00ebsi t\u00eb ul\u00ebt brenda atmosfer\u00ebs dhe aft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar trajektoren n\u00eb koh\u00eb reale.<\/p>\n<p>Dokumenti i Pentagonit i njohur si Overmatch, nj\u00eb vler\u00ebsim i klasifikuar i gatishm\u00ebris\u00eb ushtarake amerikane, i cili u b\u00eb publik p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga gazeta New York Times n\u00eb dhjetor 2025, zbuloi se n\u00eb simulimet e nj\u00eb lufte p\u00ebr Tajvanin, Pekini p\u00ebrdori arm\u00eb hipersonike si pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb fushate shkat\u00ebrruese, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs \u00e7aktivizoi ose shkat\u00ebrroi aeroplanmbajt\u00ebset e avancuara amerikane t\u00eb klas\u00ebs Gerald R. Ford.<\/p>\n<p>Pa aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta neutralizuar k\u00ebrc\u00ebnimin raketor t\u00eb Kin\u00ebs, komandant\u00ebt amerikan\u00eb ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb detyrohen t\u2019i mbajn\u00eb grupet e aeroplanmbajt\u00ebseve jasht\u00eb rrezes s\u00eb k\u00ebtyre arm\u00ebve, e cila \u00ebsht\u00eb 4.000 kilometra p\u00ebr nj\u00eb raket\u00eb me rreze t\u00eb mesme veprimi.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse shumica e avion\u00ebve luftarak\u00eb q\u00eb operojn\u00eb nga aeroplanmbajt\u00ebset kan\u00eb rreze veprimi luftarak prej 800 deri n\u00eb 1.300 kilometrash, avion\u00ebt amerikan\u00eb do t\u00eb ishin shum\u00eb larg p\u00ebr t\u00eb kryer sulme efektive ose p\u00ebr t\u00eb siguruar ep\u00ebrsi ajrore mbi Ngushtic\u00ebn e Tajvanit.<\/p>\n<p>\u201cKjo mbase do ta b\u00ebnte m\u00eb t\u00eb kushtueshme mbrojtjen e Tajvanit nga SHBA-ja, Tajvani dhe Japonia, duke pasur parasysh kapacitetet aktualisht t\u00eb pamjaftueshme amerikane p\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga raketat hipersonike\u201d, tha Newsham nga Qendra p\u00ebr Politika t\u00eb Siguris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb, kjo nuk i jep Kin\u00ebs nj\u00eb ep\u00ebrsi q\u00eb do t\u2019i siguronte nj\u00eb fitore t\u00eb leht\u00eb, apo domosdo fitore. SHBA-ja dhe aleat\u00ebt e saj ende kan\u00eb kapacitete t\u00eb shumta p\u00ebr t\u2019ia v\u00ebshtir\u00ebsuar shum\u00eb gj\u00ebrat Kin\u00ebs\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Vlen t\u00eb theksohet se SHBA-ja ka vendosur n\u00eb Japoni dhe Filipine sisteme t\u00eb l\u00ebvizshme t\u00eb l\u00ebshimit t\u00eb raketave, t\u00eb cilat mund t\u00eb godasin qendrat ekonomike t\u00eb Kin\u00ebs n\u00eb bregdetin lindor, bazat detare, fushat ajrore dhe qendrat e komandimit.<\/p>\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn e ardhshme, gara e armatimit hipersonik mes SHBA-s\u00eb n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, dhe Kin\u00ebs e Rusis\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, pritet t\u00eb intensifikohet, sepse t\u00eb tria vendet synojn\u00eb t\u2019i zgjerojn\u00eb arsenalet e tyre p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cArm\u00ebt hipersonike po b\u00ebhen nj\u00eb element gjithnj\u00eb e m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i konkurrenc\u00ebs strategjike\u201d, tha Sula nga Qendra Baltike p\u00ebr Siguri Nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb, do t\u00eb isha e kujdesshme q\u00eb ato t\u00eb mos paraqiten si nj\u00eb zhvillim teknologjik q\u00eb, i vet\u00ebm, do ta transformoj\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e zhvillimit t\u00eb luft\u00ebrave. P\u00ebrvoja e Ukrain\u00ebs ka d\u00ebshmuar qart\u00eb se efektiviteti ushtarak varet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga m\u00ebnyra se si kombinohen dhe p\u00ebrdoren kapacitetet e ndryshme, e jo nga sofistikimi i vet\u00ebm nj\u00eb arme\u201d.\/RadioEvropaeLir\u00eb\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb njoftim rishtazi i kompanis\u00eb amerikane t\u00eb industris\u00eb s\u00eb mbrojtjes, Lockheed Martin, se e ka fituar nj\u00eb kontrat\u00eb prej 694 milion\u00eb dollar\u00ebsh nga Forcat Ajrore t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr prodhimin e nj\u00eb rakete t\u00eb re hipersonike, \u00ebsht\u00eb treguesi m\u00eb i ri se gara e armatimit mes tri fuqive: SHBA-s\u00eb, Kin\u00ebs dhe Rusis\u00eb, tashm\u00eb ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1287068,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[23],"tags":[],"class_list":["post-1287067","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1287067","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1287067"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1287067\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1287070,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1287067\/revisions\/1287070"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1287068"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1287067"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1287067"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1287067"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}