{"id":1287452,"date":"2026-11-08T10:20:02","date_gmt":"2026-11-08T09:20:02","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1287452"},"modified":"2026-11-08T10:20:02","modified_gmt":"2026-11-08T09:20:02","slug":"bajrami-kritikon-qeverine-kurti-gjashte-vite-pushtet-miliarda-euro-buxhet-dhe-asnje-projekt-madhor-i-perfunduar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bajrami-kritikon-qeverine-kurti-gjashte-vite-pushtet-miliarda-euro-buxhet-dhe-asnje-projekt-madhor-i-perfunduar\/","title":{"rendered":"Bajrami kritikon Qeverin\u00eb Kurti: Gjasht\u00eb vite pushtet, miliarda euro buxhet dhe asnj\u00eb projekt madhor i p\u00ebrfunduar"},"content":{"rendered":"<p><strong>Deputetja e LDK-s\u00eb, Hykmete Bajrami, ka adresuar sot kritika ndaj Qeveris\u00eb Kurti duke th\u00ebn\u00eb se ka munges\u00eb t\u00eb projekteve t\u00eb m\u00ebdha kapitale t\u00eb p\u00ebrfunduara, shkruan Reporteri.net.<\/strong><\/p>\n<p>Ajo ka p\u00ebrmendur disa projekte infrastrukturore q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb mbeten t\u00eb pap\u00ebrfunduara, nd\u00ebrsa ka ngritur shqet\u00ebsime edhe p\u00ebr ndarjet buxhetore p\u00ebr vitin 2027.<\/p>\n<p>Deputetja e LDK-s\u00eb tutje shkruan se vendi ka nevoj\u00eb p\u00ebr investime konkrete dhe jo p\u00ebr premtime e propagand\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Propaganda mund t&#8217;i zmadhoj\u00eb shifrat her\u00eb me deklarata e her\u00eb n\u00eb let\u00ebr, por nuk mund t&#8217;i nd\u00ebrtoj\u00eb rrug\u00ebt, shkollat, \u00e7erdhet as spitalet&#8221;, ka shkruar ajo.<\/p>\n<p><strong>Postimi i saj i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>A mund ta p\u00ebrmendni nj\u00eb projekt t\u00eb madh kapital t\u00eb p\u00ebrfunduar nga Qeveria Kurti?<\/p>\n<p>Jo nj\u00eb projekt t\u00eb premtuar.<\/p>\n<p>Jo nj\u00eb projekt t\u00eb buxhetuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb projekt t\u00eb p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>Pas gjasht\u00eb vitesh qeverisjeje dhe miliarda euro buxhet, Qeveria Kurti ende nuk mund t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb suksesin e saj qoft\u00eb edhe me nj\u00eb projekt t\u00eb madh kapital t\u00eb p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, e nj\u00ebjta Qeveri vazhdon t\u00eb premtoj\u00eb investime miliard\u00ebshe, sikur qytetar\u00ebt t\u00eb mos i shohin \u00e7do dit\u00eb projektet q\u00eb zvarrit\u00ebn e barten nga viti n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Propaganda mund t&#8217;i zmadhoj\u00eb shifrat her\u00eb me deklarata e her\u00eb n\u00eb let\u00ebr, por nuk mund t&#8217;i nd\u00ebrtoj\u00eb rrug\u00ebt, shkollat, \u00e7erdhet as spitalet.<\/p>\n<p>Rrug\u00ebt Prishtin\u00eb &#8211; Podujev\u00eb, Prishtin\u00eb &#8211; Gjilan, Prishtin\u00eb &#8211; Mitrovic\u00eb, Kijev\u00eb &#8211; Zahaq dhe Dollc &#8211; Gjakov\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb mbesin t\u00eb pap\u00ebrfunduara. Disa prej k\u00ebtyre projekteve kan\u00eb nisur para dhjet\u00eb vitesh, nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb humbin or\u00eb t\u00eb t\u00ebra n\u00eb kolona.<\/p>\n<p>Sipas Raportit N\u00ebnt\u00ebmujor Financiar t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave, deri n\u00eb fund t\u00eb shtatorit 2026 jan\u00eb realizuar vet\u00ebm 376.85 milion\u00eb euro nga 998.4 milion\u00eb euro t\u00eb planifikuara p\u00ebr investime kapitale, apo rreth 37% e buxhetit vjetor. Jan\u00eb shpenzuar 12.36 milion\u00eb euro m\u00eb pak se n\u00eb periudh\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb vitit 2025.<\/p>\n<p>Edhe m\u00eb shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb fakti se nga 376.85 milion\u00eb euro t\u00eb regjistruara si shpenzime kapitale, 82.11 milion\u00eb euro jan\u00eb pagesa p\u00ebr vendime gjyq\u00ebsore. Pra, jo \u00e7do euro e regjistruar si shpenzim kapital p\u00ebrfaq\u00ebson investim kapital n\u00eb terren.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm gjat\u00eb viteve 2021 &#8211; 2024 jan\u00eb realizuar rreth nj\u00eb miliard euro m\u00eb pak investime kapitale sesa ishin planifikuar.<\/p>\n<p>K\u00ebto nuk jan\u00eb thjesht shifra buxhetore. Ato p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb investime t\u00eb parealizuara, sh\u00ebrbime publike t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuara, vende pune t\u00eb pakrijuara dhe mund\u00ebsi t\u00eb humbura p\u00ebr zhvillimin ekonomik.<\/p>\n<p>Krejt k\u00ebto d\u00ebshtime jan\u00eb rezultat i munges\u00ebs s\u00eb kapaciteteve qeveris\u00ebse, keqplanifikimit, vonesave n\u00eb prokurim, keqmenaxhimit t\u00eb projekteve dhe korrupsionit endemk. Gjat\u00eb k\u00ebsaj qeverisjeje jan\u00eb lidhur 2913 kontrata nj\u00ebburimore.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2027, Qeveria ka planifikuar 1.07 miliard\u00eb euro investime kapitale, nga k\u00ebto p\u00ebr t\u00eb gjitha komunat ka ndar\u00eb vet\u00ebm rreth 247 milion\u00eb euro p\u00ebr investime kapitale.<\/p>\n<p>Por, kur shihen projektet konkrete n\u00eb projektbuxhetin p\u00ebr vitin 2027, dallimi mes premtimeve dhe shumave t\u00eb buxhetuara \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh.<\/p>\n<p>Ja vet\u00ebm disa shembuj:<\/p>\n<p>N\u00eb buxhetin e vitit 2027: jan\u00eb 23 \u00e7erdhe me buxhet zero p\u00ebr 2027. A e dini pse? Sepse keshtu Albini Kurti e mban gjall\u00eb g\u00ebnjeshtren e 160 \u00e7erdheve q\u00eb nuk u realizian kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, 23 \u00e7erdhe q\u00eb figurojn\u00eb n\u00eb projekt buxhet, buxhetin p\u00ebr vitin 2027 e kan\u00eb ZERO.<\/p>\n<p>Mandej kemi projektet t\u00eb tjera si:<\/p>\n<p>Rruga Duh\u00ebl &#8211; Banull\u00eb: projekt prej 26 milion\u00eb euro, por p\u00ebr vitin 2027 nuk \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb asnj\u00eb euro.<\/p>\n<p>Unaza e Prishtin\u00ebs: projekt prej 61 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa p\u00ebr vitin 2027 \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb vet\u00ebm 1 milion euro, apo 1.6% e vler\u00ebs s\u00eb projektit.<\/p>\n<p>Rruga e Dukagjinit: projekt prej 31 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa p\u00ebr vitin 2027 \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb vet\u00ebm 1 milion euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi i digave: Qeveria premton nd\u00ebrtimin e pes\u00eb digave me vler\u00eb mbi 400 milion\u00eb euro investime. Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr vitin 2027 ka ndar\u00eb vet\u00ebm 1.5 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Instituti p\u00ebr Trajtimin e S\u00ebmundjeve t\u00eb Var\u00ebsis\u00eb: projekt prej 1.7 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa p\u00ebr vitin 2027 jan\u00eb ndar\u00eb vet\u00ebm 50 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Mekat q\u00eb kjo Qeveri nuk e ka kuptuar se investimet kapitale jan\u00eb nd\u00ebr instrumentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr zhvillimin ekonomik, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr nj\u00eb ekonomi si e jona, e cila vazhdon t\u00eb varet nga importi.<\/p>\n<p>Investimet n\u00eb rrug\u00eb, hekurudha, shkolla, spitale dhe infrastruktur\u00eb publike krijojn\u00eb vende pune, mb\u00ebshtesin bizneset vendore, ulin kostot e transportit dhe prodhimit, p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb sh\u00ebrbimet publike, ambientin e t\u00eb b\u00ebrit biznes dhe rrisin konkurrueshm\u00ebrin\u00eb e nd\u00ebrmarrjeve tona.<\/p>\n<p>\u00c7do euro e investuar mir\u00eb nga buxheti i shtetit mund t\u00eb krijoj\u00eb efekte multiplikuese n\u00eb ekonomi, duke gjeneruar aktivitet t\u00eb ri ekonomik, t\u00eb ardhura dhe mund\u00ebsi t\u00eb reja p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Prandaj, d\u00ebshtimi n\u00eb planifikim dhe realizimin e investimeve kapitale nuk n\u00ebnkupton vet\u00ebm qindra miliona euro t\u00eb pashpenzuara, n\u00ebnkupton zhvillim ekonomik t\u00eb munguar, vende pune t\u00eb pakrijuara dhe vite e vite t\u00eb humbura p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr investime, jo p\u00ebr propagand\u00eb. Ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qeverisje q\u00eb di t&#8217;i kthej\u00eb parat\u00eb publike n\u00eb zhvillim ekonomik dhe mir\u00ebqenie p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Sepse n\u00eb fund, suksesi i nj\u00eb qeverie nuk matet me miliardat q\u00eb i premton, por me investimet dhe premtimet q\u00eb i realizon.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsi!<\/p>\n<p><iframe style=\"border: none; overflow: hidden;\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fhykmete.bajrami%2Fposts%2Fpfbid0XUEPk3GP2g2dA7HUD1dpHWEXNNTLsdqcMVBXXgVUo1PhAChDDwPv1gwwTB556wEHl&amp;show_text=true&amp;width=500\" width=\"500\" height=\"672\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e LDK-s\u00eb, Hykmete Bajrami, ka adresuar sot kritika ndaj Qeveris\u00eb Kurti duke th\u00ebn\u00eb se ka munges\u00eb t\u00eb projekteve t\u00eb m\u00ebdha kapitale t\u00eb p\u00ebrfunduara, shkruan Reporteri.net. Ajo ka p\u00ebrmendur disa projekte infrastrukturore q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb mbeten t\u00eb pap\u00ebrfunduara, nd\u00ebrsa ka ngritur shqet\u00ebsime edhe p\u00ebr ndarjet buxhetore p\u00ebr vitin 2027. Deputetja e LDK-s\u00eb tutje shkruan se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":1050594,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1287452","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1287452","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1287452"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1287452\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1287454,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1287452\/revisions\/1287454"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1050594"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1287452"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1287452"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1287452"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}