{"id":1287766,"date":"2026-11-09T13:55:06","date_gmt":"2026-11-09T12:55:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1287766"},"modified":"2026-11-09T13:55:06","modified_gmt":"2026-11-09T12:55:06","slug":"ish-kryeprokurori-i-apelit-haxhi-derguti-denohet-me-nje-vit-burgim-me-kusht-per-moslajmerim-te-veprave-penale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/ish-kryeprokurori-i-apelit-haxhi-derguti-denohet-me-nje-vit-burgim-me-kusht-per-moslajmerim-te-veprave-penale\/","title":{"rendered":"Ish-kryeprokurori i Apelit Haxhi D\u00ebrguti d\u00ebnohet me nj\u00eb vit burgim me kusht p\u00ebr moslajm\u00ebrim t\u00eb veprave penale"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb pas aprovimit t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr pranim faj\u00ebsie, e ka d\u00ebnuar me 1 vit burgim me kusht ish-Kryeprokurorin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit, Haxhi D\u00ebrguti p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cMoslajm\u00ebrim i veprave penale apo kryer\u00ebsve t\u00eb tyre\u201d. Kurse, Sali Dakajn me 1 vit burgim me kusht dhe 5 mij\u00eb euro gjob\u00eb p\u00ebr \u201cUshtrim ndikimi\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Aktgjykimi u shpall t\u00eb h\u00ebn\u00ebn nga kryetari i trupit gjykues, Lutfi Shala, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201c.<\/p>\n<p>T\u00eb akuzuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast jan\u00eb edhe Hasan Morina dhe Liridon Fandaj, por \u00ebsht\u00eb ve\u00e7uar procedura ndaj tyre. K\u00ebshtu, Dakaj akuzohet se ia dha 150 mij\u00eb euro Morin\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ndikonte n\u00eb vendimmarrjen e gjykat\u00ebsit Latif Xhemaili p\u00ebr nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb p\u00ebrmbarimore. Takimi dhe marr\u00ebveshja mes Dakajt dhe Morin\u00ebs thuhet se u b\u00eb me koordinim nga Fandaj. P\u00ebr t\u00eb gjitha veprimet, aktakuza thot\u00eb se ishte i njoftuar D\u00ebrguti, por q\u00eb nuk e ka lajm\u00ebruar rastin.<\/p>\n<p>P\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cMoslajm\u00ebrim i veprave penale apo kryer\u00ebsve t\u00eb tyre\u201d, i akuzuari D\u00ebrguti d\u00ebnua me 1 vit burgim, i cili d\u00ebnim nuk do t\u00eb ekzekutohet n\u00ebse i akuzuari nuk kryen vep\u00ebr penale n\u00eb periudh\u00eb verifikuese prej 2 vitesh, nga dita e plotfuqishm\u00ebris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij aktgjykimi.<\/p>\n<p>Kurse, p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cUshtrim ndikimi\u201d, i akuzuari Dakaj u d\u00ebnua me 1 vit burgim dhe 5 mij\u00eb euro gjob\u00eb. D\u00ebnimi me burgim, nuk shqiptohet n\u00ebse i akuzuari nuk kryen vep\u00ebr penale n\u00eb periudh\u00eb verifikuese prej 2 vitesh, nga dita e plotfuqishm\u00ebris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij aktgjykimi.<\/p>\n<p>T\u00eb akuzuarit obligohen t\u2019i paguajn\u00eb nga 200 euro n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shpenzimeve t\u00eb procedur\u00ebs penale, si dhe nga 200 euro p\u00ebr paushallin gjyq\u00ebsor. Si dhe nga 100 euro p\u00ebr kompensimin e fondit t\u00eb viktimave t\u00eb krimit.<\/p>\n<p>Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (PSRK) m\u00eb 3 n\u00ebntor 2025 ka ngritur aktakuz\u00eb ndaj ish-Kryeprokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit, Haxhi D\u00ebrguti, si dhe Hasan Morin\u00ebs, Liridon Fandajt dhe Sali Dakajt, p\u00ebr veprat penale \u201cUshtrim ndikimi\u201d dhe \u201cMoslajm\u00ebrim i veprave penale apo kryer\u00ebsve t\u00eb tyre\u201d.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb siguruar nga \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d, Dakaj akuzohet se ia dha 150 mij\u00eb euro Morin\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ndikonte n\u00eb vendimmarrjen e gjykat\u00ebsit Latif Xhemaili p\u00ebr nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb p\u00ebrmbarimore. Takimi dhe marr\u00ebveshja mes Dakajt dhe Morin\u00ebs thuhet se u b\u00eb me koordinim nga Fandaj. P\u00ebr t\u00eb gjitha veprimet, aktakuza thot\u00eb se ishte i njoftuar D\u00ebrguti, por q\u00eb nuk e ka lajm\u00ebruar rastin.<\/p>\n<p>Morina, Dakaj e Fandaj akuzohen p\u00ebr \u201cUshtrim ndikimi\u201d, kurse D\u00ebrguti p\u00ebr \u201cMoslajm\u00ebrim t\u00eb veprave penale apo kryer\u00ebsve t\u00eb tyre\u201d.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, n\u00eb pik\u00ebn e par\u00eb ngarkohen Hasan Morina dhe Liridon Fandaj. Ata akuzohen se gjat\u00eb muajit n\u00ebntor t\u00eb vitit 2019 n\u00eb Prishtin\u00eb pas nj\u00eb planifikimi paraprak, drejtp\u00ebrdrejt i kan\u00eb k\u00ebrkuar para t\u00eb pandehurit tjet\u00ebr Sali Dakaj n\u00eb shum\u00ebn prej 300 mij\u00eb euro, me premtimin q\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb ndikim n\u00eb vendimmarrjen e gjykat\u00ebsit Latif Xhemajli.<\/p>\n<p>Aty thuhet se rasti kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb p\u00ebrmbarimore dhe at\u00eb konkretisht prap\u00ebsimin e kompanis\u00eb \u201cEXCOM-Sh.P.K\u201d- debitor ndaj aktvendimit t\u00eb p\u00ebrmbaruesit privat p\u00ebr lejimin e ekzekutimit t\u00eb propozimit t\u00eb kreditorit- Sali Dakaj, pronar i kompanis\u00eb N.P.N \u201c\u00c7lirimi\u201d.<\/p>\n<p>Fillimisht, thuhet se i akuzuari Fandaj \u00ebsht\u00eb takuar me Dakajn n\u00eb nj\u00eb restorant n\u00eb qendr\u00ebn tregtare \u201cAbi \u00c7arshia\u201d n\u00eb Prizren, ku kan\u00eb diskutuar p\u00ebr rastin n\u00eb fjal\u00eb, e p\u00ebrve\u00e7 tjerash Fandaj i ka treguar Dakajt se e njihte personin Hasan Morina, i cili mund ta kryente l\u00ebnd\u00ebn p\u00ebrmbarimore. Ai i kishte premtuar se do t\u00eb bisedonte me Morin\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, dhe e njoftoi se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb jepen para.<\/p>\n<p>M\u00eb pastaj, thuhet se pas nj\u00eb takimi paraprak t\u00eb zhvilluar mes Fandajt dhe Morin\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb, Fandaj e kishte ftuar Dakajn q\u00eb t\u00eb takohej me Morin\u00ebn p\u00ebr t\u00eb diskutuar lidhur me rastin.<\/p>\n<p>Pas ftes\u00ebs, sipas aktakuz\u00ebs, takimi u zhvillua n\u00eb nj\u00eb restaurant n\u00eb Suharek\u00eb, ku Morina fillon bisedat me Dakajn, duke e njoftuar se rastin n\u00eb procedur\u00eb p\u00ebrmbarimore e ka te gjykat\u00ebsi Xhemajli n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, n\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se Morina i ka th\u00ebn\u00eb se mund ta ndihmonte n\u00ebse i jep 300 mij\u00eb euro t\u00eb ndara n\u00eb dy pjes\u00eb me nga 150 mij\u00eb. Konkretisht, 150 mij\u00eb euro t\u00eb jepeshin menj\u00ebher\u00eb, nd\u00ebrkaq 150 mij\u00eb t\u00eb tjera para p\u00ebrfundimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, sipas aktakuz\u00ebs, e ka mb\u00ebshtetur edhe Fandaj, ku vazhdimisht ka insistuar q\u00eb Dakaj t\u00eb jepte parat\u00eb e k\u00ebrkuara nga Morina, e q\u00eb m\u00eb pas me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Morin\u00ebs dhe Fandajt m\u00eb 24 n\u00ebntor 2019 n\u00eb Prishtin\u00eb, i pandehuri Dakaj ia jep 150 mij\u00eb euro Morin\u00ebs. Ky i fundit bashk\u00eb me Fandajn, thuhet se m\u00eb pas u larguan n\u00eb drejtim t\u00eb Prizrenit.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto veprime, Fandaj dhe Morina ngarkohen me vepr\u00ebn penale \u201cUshtrim ndikimi\u201d nga neni 424, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 t\u00eb Kodit Penal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (KPRK).<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb aktakuz\u00ebs ngarkohet Sali Dakaj, ku thuhet se m\u00eb 24 n\u00ebntor 2019 n\u00eb parkingun e rastaurantit t\u00eb Morin\u00ebs, sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Morin\u00ebs dhe Fandajt, u ka dh\u00ebn\u00eb 150 mij\u00eb euro, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm te gjykat\u00ebsi Latif Xhemajli, p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebn p\u00ebrmbarimore t\u00eb cil\u00ebn e kishte n\u00eb trajtim e sip\u00ebr dhe q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me interesa juridike t\u00eb vet\u00eb Dakajt me q\u00ebllim q\u00eb ndaj tij t\u00eb merret vendim i favorsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto veprime, Dakaj ngarkohet me vepr\u00ebn penale \u201cUshtrim ndikimi\u201d nga neni 424, paragrafi 2 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb aktakuz\u00ebs ngarkohet ish-kryeprokurori i Apelit, Haxhi D\u00ebrguti, i cili akuzohet se nga tetori i vitit 2021 ishte n\u00eb dijeni t\u00eb plot\u00eb se t\u00eb pandehurit Hasan Morina, Liridon Fandaj dhe Sali Dakaj, kishin kryer vepr\u00ebn penale \u201cUshtrim ndikimi\u201d. Aty thuhet se Morina dhe Fandaj i kishin k\u00ebrkuar para n\u00eb shum\u00ebn prej 300 mij euro t\u00eb pandehurit Dakaj, me premtimin se do t\u00eb ushtrohet ndikim n\u00eb vendimmarrje e gjykat\u00ebsit Latif Xhemajlii, ku pal\u00eb ishte Dakaj n\u00eb procedur\u00eb p\u00ebrmbarimore.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, n\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se m\u00eb 24 n\u00ebntor 2019, Dakaj ua kishte dh\u00ebn\u00eb sipas marr\u00ebveshjes 150 mij\u00eb euro, dhe se ndon\u00ebse D\u00ebrguti ishte n\u00eb dijeni p\u00ebr vepr\u00ebn penale dhe kryer\u00ebsit e saj, nuk e lajm\u00ebroi rastin pran\u00eb organeve kompetente.<\/p>\n<p>Prandaj, p\u00ebr k\u00ebto veprime, D\u00ebrguti ngarkohet me vepr\u00ebn penale \u201cMoslaj\u00ebmrim i veprave penale apo kryer\u00ebsve t\u00eb tyre\u201d nga neni 378, paragrafi 1, n\u00ebnparagrafi 1.7 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Ndryshe, Prokuroria Speciale m\u00eb 3 n\u00ebntor 2022 kishte nisur hetimet ndaj D\u00ebrgutit p\u00ebr \u201cKeqp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare\u201d dhe \u201cUshtrim ndikimi\u201d, si dhe ndaj Morin\u00ebs, Fandajt e Dakajt p\u00ebr \u201cUshtrim ndikimi\u201d. M\u00eb pas, Gjykata kishte lejuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr zgjatje t\u00eb afatit t\u00eb hetimeve. E m\u00eb 29 shtator 2025, hetimet u zgjeruan ndaj D\u00ebrgutit p\u00ebr \u201cMoslajm\u00ebrim t\u00eb veprave penale apo kryer\u00ebsve t\u00eb tyre\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit, p\u00ebrmes mbrojtjes, D\u00ebrguti ka paraqitur k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u00eb negociuar marr\u00ebveshjen p\u00ebr pranim faj\u00ebsie p\u00ebr \u201cMoslajm\u00ebrim t\u00eb veprave penale apo kryer\u00ebsve t\u00eb tyre\u201d. M\u00eb pas, \u00ebsht\u00eb aprovuar kjo marr\u00ebveshje, me t\u00eb cil\u00ebn Gjykat\u00ebs i \u00ebsht\u00eb rekomanduar t\u00eb shqiptoj\u00eb d\u00ebnim me burgim n\u00eb koh\u00ebzgjatje prej 1 viti me propozimin q\u00eb t\u00eb jet\u00eb d\u00ebnim me kusht.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb pas aprovimit t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr pranim faj\u00ebsie, e ka d\u00ebnuar me 1 vit burgim me kusht ish-Kryeprokurorin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit, Haxhi D\u00ebrguti p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cMoslajm\u00ebrim i veprave penale apo kryer\u00ebsve t\u00eb tyre\u201d. Kurse, Sali Dakajn me 1 vit burgim me kusht dhe 5 mij\u00eb euro gjob\u00eb p\u00ebr \u201cUshtrim ndikimi\u201d. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1287767,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1287766","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1287766","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1287766"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1287766\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1287768,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1287766\/revisions\/1287768"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1287767"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1287766"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1287766"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1287766"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}