{"id":1287850,"date":"2026-11-09T16:16:57","date_gmt":"2026-11-09T15:16:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1287850"},"modified":"2026-11-09T16:17:15","modified_gmt":"2026-11-09T15:17:15","slug":"cnn-shba-dhe-irani-po-negociojne-ne-heshtje-te-dyja-palet-kane-disa-kerkesa-kyce","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bote\/cnn-shba-dhe-irani-po-negociojne-ne-heshtje-te-dyja-palet-kane-disa-kerkesa-kyce\/","title":{"rendered":"CNN: SHBA dhe Irani po negociojn\u00eb n\u00eb heshtje, t\u00eb dyja pal\u00ebt kan\u00eb disa k\u00ebrkesa ky\u00e7e"},"content":{"rendered":"<p><strong>Presidenti i SHBA-s\u00eb, Donald Trump, ka dh\u00ebn\u00eb deri m\u00eb tani sinjalin m\u00eb t\u00eb qart\u00eb se intensifikimi i diplomacis\u00eb mund t\u00eb parandaloj\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr val\u00eb t\u00eb madhe luftimesh me Iranin, pas rezultateve katastrofike t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb zgjedhjet e mesmandatit.<\/strong><\/p>\n<p>Trump i tha CNN-it t\u00eb diel\u00ebn se sulmet e reja ushtarake amerikane jan\u00eb \u201cshum\u00eb pak t\u00eb mundshme\u201d n\u00ebse Teherani b\u00ebn p\u00ebrparim drejt nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr programin e tij b\u00ebrthamor dhe rihapjen e Ngushtic\u00ebs s\u00eb Hormuzit. Ai i tha gjithashtu emisionit \u201c60 Minutes\u201d t\u00eb CBS-it se \u201cnuk po k\u00ebrkon\u201d p\u00ebrshkall\u00ebzimin e luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Irani dhe Shtetet e Bashkuara kan\u00eb negociuar n\u00eb heshtje p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb ndjeshme, e cila mund ta parandaloj\u00eb rikthimin e nj\u00eb lufte n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb hap\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr bisedime m\u00eb t\u00eb gjera.<\/p>\n<p>Por shpresat p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje po zbehen nga Washingtoni, ku sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha t\u00eb diel\u00ebn se \u201cnuk do t\u00eb thosha se jemi n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrparimi vendimtar\u201d. Trump gjithashtu e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se opsioni ushtarak mbetet n\u00eb tryez\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja pal\u00ebt dhe Katari, i cili po nd\u00ebrmjet\u00ebson, kan\u00eb zbuluar pak p\u00ebr diskutimet, edhe pse aktiviteti diplomatik \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshpejtuar q\u00eb nga zgjedhjet e mesmandatit t\u00eb s\u00eb mart\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ka ndryshuar q\u00eb nga zgjedhjet e mesmandatit?<\/strong><\/p>\n<p>Humbjet e republikan\u00ebve n\u00eb zgjedhje i kan\u00eb shtuar nj\u00eb dimension tjet\u00ebr negociatave, pasi z\u00ebvend\u00ebspresidenti JD Vance tha m\u00eb pas se lufta ishte nd\u00ebr arsyet pse republikan\u00ebt humb\u00ebn.<\/p>\n<p>Trump i tha emisionit \u201c60 Minutes\u201d se nuk ishte dakord me vler\u00ebsimin e Vance, duke pranuar se votuesve \u201cnuk u p\u00eblqente lufta\u201d. Por ai e mbrojti fuqish\u00ebm vendimin p\u00ebr ta sulmuar Iranin, duke th\u00ebn\u00eb se, n\u00ebse do t\u2019i duhej ta merrte p\u00ebrs\u00ebri at\u00eb vendim, p\u00ebrgjigjja e tij do t\u00eb ishte \u201cnj\u00eb po e fuqishme\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Irani \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb rezultatet e zgjedhjeve p\u00ebr t\u00eb forcuar pozicionin e tij negociues. \u201cVotuesit amerikan\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjedhjen e tyre. \u00cbsht\u00eb koha q\u00eb Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb vet\u00ebn\u201d, tha t\u00eb diel\u00ebn ministri i Jasht\u00ebm, Abbas Araghchi.<\/p>\n<p>Trump vazhdon t\u00eb shfaq\u00eb besim n\u00eb pozicionin ushtarak t\u00eb SHBA-s\u00eb, nd\u00ebrsa Irani ka k\u00ebrc\u00ebnuar vazhdimisht se do ta zgjeroj\u00eb luft\u00ebn gjeografikisht n\u00ebse sulmohet p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb po diskutohet?<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dyja pal\u00ebt kan\u00eb disa k\u00ebrkesa ky\u00e7e, t\u00eb cilat n\u00eb let\u00ebr jan\u00eb t\u00eb papranueshme p\u00ebr pal\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Trump k\u00ebrkon eliminimin e programit b\u00ebrthamor t\u00eb Iranit, t\u00eb cilin Teherani e konsideron \u00e7\u00ebshtje t\u00eb sovranitetit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Publikisht, Irani po mban nj\u00eb q\u00ebndrim sfidues, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se nuk do t\u00eb negocioj\u00eb me Washingtonin p\u00ebr programin b\u00ebrthamor dhe as nuk do ta rihap\u00eb Ngushtic\u00ebn jetike t\u00eb Hormuzit, n\u00ebse nuk plot\u00ebsohen shtat\u00eb parakushte \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrfundimin e luft\u00ebs n\u00eb \u201ct\u00eb gjitha frontet\u201d dhe heqjen e bllokad\u00ebs detare. Holl\u00ebsit\u00eb ende nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike.<\/p>\n<p>Qindra kilogram\u00eb uranium i pasuruar \u2013 materiali i nevojsh\u00ebm p\u00ebr prodhimin e nj\u00eb arme b\u00ebrthamore \u2013 mbeten t\u00eb fshehura diku n\u00eb Iran. Teherani e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb rezerv\u00eb si mjet presioni n\u00eb bisedimet me SHBA-n\u00eb. Raportimet tregojn\u00eb se Uashingtoni d\u00ebshiron q\u00eb uraniumi t\u00eb hollohet ose t\u00eb transferohet n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr p\u00ebr t\u2019u ruajtur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sigurt. Nuk dihet se deri ku kan\u00eb p\u00ebrparuar t\u00eb dyja pal\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb.<\/p>\n<p>Irani ka k\u00ebmb\u00ebngulur se programi i tij b\u00ebrthamor sh\u00ebrben p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb dhe jo p\u00ebr q\u00ebllime ushtarake.<\/p>\n<p>P\u00ebr Iranin, p\u00ebrve\u00e7 mosl\u00ebshimit pe lidhur me programin e tij b\u00ebrthamor apo Hormuzin, ka edhe objektiva t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ekonomik\u00eb.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb nga prodhuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb bot\u00eb, Irani e ka pasur gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb shitjen e naft\u00ebs bruto n\u00eb tregjet globale p\u00ebr shkak t\u00eb sanksioneve amerikane. Miliarda dollar\u00eb t\u00eb aseteve iraniane, t\u00eb mbajtura n\u00eb banka t\u00eb huaja, gjithashtu mbeten t\u00eb ngrira. Uashingtoni duket se po shqyrton leht\u00ebsimin e k\u00ebtyre kufizimeve, nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb mund ta ndihmoj\u00eb Teheranin t\u00eb zbus\u00eb presionin e r\u00ebnd\u00eb ekonomik mbi popullsin\u00eb e tij, n\u00eb kushtet e inflacionit rekord.<\/p>\n<p>Irani k\u00ebrkon gjithashtu kompensim nga SHBA-ja p\u00ebr vrasjen e Udh\u00ebheq\u00ebsit Suprem, Ali Khamenei, dhe komandant\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb lart\u00eb ushtarak\u00eb nga SHBA-ja dhe Izraeli n\u00eb fillim t\u00eb luft\u00ebs, n\u00eb shkurt.<\/p>\n<p>Katari po nd\u00ebrmjet\u00ebson mes dy pal\u00ebve dhe po qarkullon nj\u00eb dokument korniz\u00eb, t\u00eb cilin Uashingtoni dhe Teherani po e ndryshojn\u00eb. Procesi ka vazhduar prej jav\u00ebsh, ndoshta muajsh, por \u00ebsht\u00eb intensifikuar dit\u00ebt e fundit p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs nga sulme t\u00eb reja.<\/p>\n<p><strong>\u00c7ka po e pengon marr\u00ebveshjen?<\/strong><\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani, asnj\u00ebra pal\u00eb nuk ka qen\u00eb e gatshme t\u00eb t\u00ebrhiqet nga k\u00ebrkesat e saj.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb nisej t\u00eb diel\u00ebn p\u00ebr takimin e ministrave t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Grupit t\u00eb Shtat\u00eb vendeve n\u00eb Paris, sekretari i Shtetit, Marco Rubio, la t\u00eb kuptohej se t\u00eb dyja pal\u00ebt ishin ende larg nj\u00eb marr\u00ebveshjeje.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr momentin, bisedimet nuk kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb produktive, sepse k\u00ebrkesat e Iranit nuk jan\u00eb thjesht t\u00eb papranueshme, por n\u00eb disa raste jan\u00eb skandaloze, qesharake dhe v\u00ebrtet jorealiste\u201d.<\/p>\n<p>Pas raundeve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb konfliktit t\u00eb hapur, besimi i Teheranit te Uashingtoni pothuajse \u00ebsht\u00eb zhdukur. Irani nuk e ka harruar se konflikti nisi nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po zhvilloheshin bisedimet b\u00ebrthamore me SHBA-n\u00eb.<\/p>\n<p>Irani \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar se heqja dor\u00eb nga \u00e7far\u00ebdo mjeti presioni mund t\u2019i nxis\u00eb SHBA-n\u00eb dhe Izraelin t\u00eb sulmojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri, duke e l\u00ebn\u00eb at\u00eb t\u00eb ekspozuar dhe pa mjete efektive negociuese. N\u00ebse Irani sulmohet pasi ta hap\u00eb Ngushtic\u00ebn e Hormuzit dhe t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga kontrolli mbi uraniumin e pasuruar, ai do t\u00eb mbetej edhe m\u00eb i ekspozuar dhe n\u00eb nj\u00eb pozicion m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt negociues.<\/p>\n<p>Trump po p\u00ebrpiqet t\u00eb balancoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tij me partner\u00ebt arab\u00eb dhe Izraelin \u2013 t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb dy e shohin Republik\u00ebn Islamike si k\u00ebrc\u00ebnim \u2013 dhe p\u00ebrballet me kritika n\u00ebse t\u00ebrhiqet nga lufta pa nj\u00eb l\u00ebshim t\u00eb madh nga Irani. Teherani d\u00ebshiron gjithashtu t\u00eb mbroj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit dhe aleat\u00ebt e tij rajonal\u00eb n\u00eb Liban, Irak dhe Jemen. K\u00ebto milici kan\u00eb luftuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Republik\u00ebs Islamike n\u00eb rajon dhe jan\u00eb besnike ndaj Teheranit, por gjat\u00eb tre viteve t\u00eb fundit jan\u00eb p\u00ebrballur me k\u00ebrc\u00ebnime ekzistenciale.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator, aleat\u00ebt e Iranit n\u00eb Jemen, rebel\u00ebt Huthi, nis\u00ebn nj\u00eb ofensiv\u00eb t\u00eb befasishme, duke pushtuar nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb ky\u00e7e t\u00eb kalimit detar n\u00eb Detin e Kuq \u2013 Bab al-Mandeb \u2013 dhe duke i dh\u00ebn\u00eb Teheranit ndikim t\u00eb mundsh\u00ebm mbi nj\u00eb tjet\u00ebr rrug\u00eb ujore. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, Huthit\u00eb i kan\u00eb intensifikuar sulmet ndaj Arabis\u00eb Saudite, si p\u00ebrgjigje ndaj mb\u00ebshtetjes ushtarake q\u00eb Riadi i ka dh\u00ebn\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Jemenit.<\/p>\n<p>SHBA-ja d\u00ebshiron q\u00eb Irani t\u00eb mos ket\u00eb kapacitete p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb arm\u00eb b\u00ebrthamore, p\u00ebrfshir\u00eb pajisjet e avancuara q\u00eb mund t\u2019ia mund\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Fqinjt\u00eb arab\u00eb t\u00eb Iranit jan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb lidhur me \u00e7do marr\u00ebveshje q\u00eb do t\u2019i jepte Teheranit tep\u00ebr pushtet dhe do ta konsolidonte hegjemonin\u00eb q\u00eb ai synon. Irani d\u00ebshiron ta administroj\u00eb Ngushtic\u00ebn e Hormuzit, korridorin detar p\u00ebrmes t\u00eb cilit shtetet e pasura arabe eksportojn\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb naft\u00ebs dhe gazit t\u00eb tyre. Kontrolli i k\u00ebsaj rruge ujore do t\u2019i jepte Teheranit ndikim vendimtar mbi at\u00eb q\u00eb hyn dhe del nga rajoni. Edhe kjo do t\u00eb ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me k\u00ebrkesat e SHBA-s\u00eb, e cila d\u00ebshiron q\u00eb rrug\u00ebt ujore t\u00eb mbeten t\u00eb hapura dhe nuk do t\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb konsolidonte nj\u00eb nga p\u00ebrfitimet kryesore t\u00eb Iranit nga lufta.<\/p>\n<p><strong>Pra, a do t\u00eb rifilloj\u00eb lufta?<\/strong><\/p>\n<p>Ka pasur disa sulme, por t\u00eb dyja pal\u00ebt i kan\u00eb minimizuar ato, \u00e7ka ndoshta \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb se asnj\u00ebra nuk d\u00ebshiron t\u2019i prish\u00eb negociatat.<\/p>\n<p>Disa media raportojn\u00eb se bisedimet mes dy pal\u00ebve jan\u00eb afruar m\u00eb shum\u00eb drejt nj\u00eb marr\u00ebveshjeje. \u201cThe New York Times\u201d ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se Irani \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb rifilloj\u00eb negociatat b\u00ebrthamore.<\/p>\n<p>Nuk ka pasur asnj\u00eb konfirmim t\u00eb pavarur, por \u00e7do l\u00ebshim nga Irani lidhur me programin e tij b\u00ebrthamor, apo edhe gatishm\u00ebria p\u00ebr ta diskutuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, do t\u00eb konsiderohej p\u00ebrparim vendimtar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht raportimeve p\u00ebr p\u00ebrparim, rreziku i nj\u00eb lufte n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb plot\u00eb mbetet real. SHBA-ja ende ka nj\u00eb prani t\u00eb gjer\u00eb ushtarake n\u00eb Lindjen e Mesme, e cila mund t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb sulm t\u00eb madh me urdh\u00ebr t\u00eb Trumpit.<\/p>\n<p>Anijet q\u00eb kalojn\u00eb p\u00ebrmes Ngushtic\u00ebs s\u00eb Hormuzit me naft\u00eb dhe gaz vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb objekt sulmesh iraniane.<\/p>\n<p>SHBA-ja po ofron nj\u00eb shp\u00ebrblim deri n\u00eb 20 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr informacione mbi programin b\u00ebrthamor t\u00eb Iranit dhe ka krijuar nj\u00eb task-forc\u00eb q\u00eb synon ta pengoj\u00eb Teheranin t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb rrug\u00ebt tok\u00ebsore p\u00ebr transportimin e arm\u00ebve t\u00eb avancuara dhe materialeve t\u00eb tjera \u2013 shenja se Uashingtoni po e intensifikon presionin, n\u00eb vend q\u00eb ta leht\u00ebsoj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, linj\u00ebn e ashp\u00ebr n\u00eb Iran po e shfryt\u00ebzojn\u00eb ata q\u00eb besojn\u00eb se Teherani tashm\u00eb ka dal\u00eb fitimtar nga lufta me SHBA-n\u00eb, duke k\u00ebrkuar q\u00eb Trumpi t\u00eb paguaj\u00eb nj\u00eb \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr t\u2019u t\u00ebrhequr nga konflikti, pas humbjeve t\u00eb tij n\u00eb zgjedhjet e mesmandatit. N\u00ebse nj\u00eb marr\u00ebveshje arrihet nga udh\u00ebheq\u00ebsit iranian\u00eb me prirje m\u00eb reformiste, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb bisedime, ata mund t\u00eb p\u00ebrballen me kund\u00ebrshtime brenda vendit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit, komandant\u00ebt ushtarak\u00eb iranian\u00eb i kan\u00eb intensifikuar paralajm\u00ebrimet, duke pretenduar se Irani zot\u00ebron arm\u00eb t\u00eb afta t\u00eb godasin m\u00eb shum\u00eb objektiva dhe t\u00eb shkaktojn\u00eb d\u00ebme edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, edhe n\u00ebse Trumpi \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb arrij\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje, \u00ebsht\u00eb larg t\u00eb qenit e qart\u00eb n\u00ebse Irani \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm ta pranoj\u00eb at\u00eb.p<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i SHBA-s\u00eb, Donald Trump, ka dh\u00ebn\u00eb deri m\u00eb tani sinjalin m\u00eb t\u00eb qart\u00eb se intensifikimi i diplomacis\u00eb mund t\u00eb parandaloj\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr val\u00eb t\u00eb madhe luftimesh me Iranin, pas rezultateve katastrofike t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb zgjedhjet e mesmandatit. Trump i tha CNN-it t\u00eb diel\u00ebn se sulmet e reja ushtarake amerikane jan\u00eb \u201cshum\u00eb pak [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":57,"featured_media":1287856,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[23],"tags":[],"class_list":["post-1287850","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1287850","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/57"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1287850"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1287850\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1287858,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1287850\/revisions\/1287858"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1287856"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1287850"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1287850"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1287850"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}