{"id":1288220,"date":"2026-11-10T12:00:40","date_gmt":"2026-11-10T11:00:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1288220"},"modified":"2026-11-10T12:00:40","modified_gmt":"2026-11-10T11:00:40","slug":"aleanca-propozon-pension-proporcional-per-qytetaret-qe-kane-paguar-kontribute-por-si-plotesojne-15-vjet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/aleanca-propozon-pension-proporcional-per-qytetaret-qe-kane-paguar-kontribute-por-si-plotesojne-15-vjet\/","title":{"rendered":"Aleanca propozon pension proporcional p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb paguar kontribute, por s\u2019i plot\u00ebsojn\u00eb 15 vjet"},"content":{"rendered":"<p>Aleanca ka propozuar ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit p\u00ebr Skemat Pensionale t\u00eb Financuara nga Shteti, p\u00ebrmes t\u00eb cilit synon t\u2019u mund\u00ebsohet pensioni kontributpagues proporcional edhe qytetar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb paguar kontribute para 1 janarit 1999, por nuk e kan\u00eb plot\u00ebsuar periudh\u00ebn e nevojshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga skemat ekzistuese.<\/p>\n<p>Deputetja e Aleanc\u00ebs, Teuta Haxhiu, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media ka prezantuar propozimin p\u00ebr shtimin e nenit t\u00eb ri 8\/B, i cili parasheh q\u00eb pensioni t\u00eb llogaritet n\u00eb p\u00ebrpjes\u00ebtim me vitet, muajt dhe dit\u00ebt p\u00ebr t\u00eb cilat qytetar\u00ebt kan\u00eb paguar kontribute.<\/p>\n<p>Haxhiu tha se propozimi synon t\u00eb adresoj\u00eb rastet kur qytetar\u00ebve u mungojn\u00eb vet\u00ebm disa muaj apo dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar periudh\u00ebn e k\u00ebrkuar, duke theksuar se skemat ekzistuese dhe t\u00eb drejtat e personave q\u00eb tashm\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga to do t\u00eb ruhen.<br \/>\n\u201cSot po prezantoj nj\u00eb propozim p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit p\u00ebr Skemat Pensionale t\u00eb Financuara nga Shteti. Ky propozim ka nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb qart\u00eb. T\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb pension kontributpagues edhe qytetar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb paguar kontribute, por nuk e kan\u00eb plot\u00ebsuar periudh\u00ebn e nevojshme p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb skemat ekzistuese. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb punuar dhe kan\u00eb paguar kontribute para 1 janarit t\u00eb vitit 1999. P\u00ebr njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb vite pune t\u00eb d\u00ebshmuara, por q\u00eb sot nuk kualifikohen p\u00ebr pension kontributpagues p\u00ebr shkak se nuk e arrijn\u00eb periudh\u00ebn e k\u00ebrkuar. Dikujt i mungon nj\u00eb vit. Dikujt disa muaj. Dikujt mund t\u2019i mungojn\u00eb vet\u00ebm disa dit\u00eb. Pyetja q\u00eb sot e shtrojm\u00eb \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. A duhet q\u00eb mungesa e disa muajve apo dit\u00ebve t\u2019ia mohoj\u00eb qytetarit mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga vitet p\u00ebr t\u00eb cilat ka paguar kontribute? Un\u00eb konsideroj se duhet t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb zgjidhje t\u00eb drejt\u00eb. N\u00ebse nj\u00eb person nuk e plot\u00ebson periudh\u00ebn p\u00ebr pension sipas kushteve aktuale, ai duhet t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb pension n\u00eb p\u00ebrpjes\u00ebtim me kontributet q\u00eb i ka paguar\u201d, tha Haxhiu.<\/p>\n<p>Ajo sqaroi se propozimi nuk parasheh ndryshimin e kushteve p\u00ebr pensionin kontributpagues t\u00eb mosh\u00ebs dhe pensionin parcial kontributpagues p\u00ebr personat e larguar nga puna si rezultat i masave t\u00eb dhunshme.<\/p>\n<p>\u201cPik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb synon propozimi q\u00eb po prezantoj sot. Dua t\u00eb sqaroj q\u00eb n\u00eb fillim nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr pensionist\u00ebt dhe familjet e tyre. Me k\u00ebt\u00eb propozim ruhen skemat ekzistuese dhe t\u00eb drejtat e atyre q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb sipas tyre. S\u00eb pari, ruhet pensioni kontributpagues i mosh\u00ebs, i rregulluar me nenin 8 t\u00eb ligjit. Personat q\u00eb i plot\u00ebsojn\u00eb kushtet e k\u00ebsaj skeme vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb sipas rregullave ekzistuese\u201d, potencoi ajo.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb dyti, ruhet pensioni parcial kontributpagues, i rregulluar me nenin 8\/A, p\u00ebr personat e larguar nga puna si rezultat i masave t\u00eb dhunshme. Ruhen kushtet e k\u00ebsaj skeme dhe m\u00ebnyra aktuale e llogaritjes s\u00eb pensionit. Dispozitat q\u00eb njohin pasojat e largimit t\u00eb dhunsh\u00ebm nga puna mbeten n\u00eb fuqi. Periudha q\u00eb u njihet k\u00ebtyre qytetar\u00ebve p\u00ebr plot\u00ebsimin e kushtit t\u00eb p\u00ebrfitimit vazhdon t\u00eb trajtohet sipas ligjit ekzistues\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Haxhiu theksoi se pensioni i ri proporcional do t\u00eb shqyrtohej vet\u00ebm n\u00eb rastet kur qytetar\u00ebt nuk i plot\u00ebsojn\u00eb kushtet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga dy skemat ekzistuese.<\/p>\n<p>\u201cKjo mbrojtje vlen p\u00ebr pensionist\u00ebt q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb sot, por edhe p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb i plot\u00ebsojn\u00eb k\u00ebto kushte dhe do t\u00eb aplikojn\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen. S\u00eb treti, propozojm\u00eb shtimin e nenit t\u00eb ri 8\/B. P\u00ebrmes tij krijohet mund\u00ebsia p\u00ebr pension kontributpagues proporcional p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb paguar kontribute, por q\u00eb nuk kualifikohen sipas dy dispozitave t\u00eb m\u00ebparshme p\u00ebr shkak t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pamjaftueshme\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb thot\u00eb se fillimisht administrata duhet t\u00eb shqyrtoj\u00eb n\u00ebse qytetari ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb sipas skemave ekzistuese. Duhet t\u00eb marr\u00eb parasysh edhe periudh\u00ebn q\u00eb i njihet p\u00ebr largimin nga puna nga masat e dhunshme, kur plot\u00ebsohen kushtet ligjore. N\u00ebse qytetari kualifikohet, pensioni i tij p\u00ebrcaktohet sipas asaj skeme. N\u00ebse nuk e plot\u00ebson periudh\u00ebn e k\u00ebrkuar, at\u00ebher\u00eb shqyrtohet e drejta p\u00ebr pensionin e ri proporcional. Askush q\u00eb p\u00ebrfiton sipas skemave ekzistuese nuk kalon te formula e re p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij propozimi. Fjala \u201cproporcional\u201d mund t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb teknike, por kuptimi i saj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i thjesht\u00eb. Pensioni llogaritet sipas viteve, muajve dhe dit\u00ebve p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb paguar kontribute\u201d, theksoi ajo.<\/p>\n<p>Duke shpjeguar m\u00ebnyr\u00ebn e llogaritjes, Haxhiu dha nj\u00eb shembull me pensionin prej 300 eurosh, t\u00eb cilin e ndau n\u00eb 15 vjet kontribute, duke e paraqitur si baz\u00eb prej 20 eurosh p\u00ebr \u00e7do vit.<\/p>\n<p>\u201cPo e shpjegoj me nj\u00eb shembull. N\u00ebse pensioni i plot\u00eb kontributpagues i kategoris\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse do t\u00eb ishte 300 euro n\u00eb muaj, k\u00ebt\u00eb shum\u00eb e pjes\u00ebtojm\u00eb me 15. Rezultati \u00ebsht\u00eb 20 euro pension mujor p\u00ebr \u00e7do vit kontributesh. Nj\u00eb qytetar me 14 vite kontribute do t\u00eb p\u00ebrfitonte 280 euro n\u00eb muaj. Nj\u00eb qytetar me 14 vite e gjasht\u00eb muaj kontribute do t\u00eb p\u00ebrfitonte 290 euro n\u00eb muaj. Nj\u00eb qytetar me 12 vite muaj kontribute do t\u00eb p\u00ebrfitonte 200 euro n\u00eb muaj\u201d, shtoi.<\/p>\n<p>Ajo b\u00ebri t\u00eb ditur se shuma prej 300 eurosh \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm shembull ilustrues dhe se llogaritja konkrete do t\u00eb varet nga pensioni n\u00eb fuqi dhe periudha e kontributeve t\u00eb d\u00ebshmuara.<\/p>\n<p>\u201cShuma prej 300 eurosh \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb shembull p\u00ebr ta shpjeguar llogaritjen. Shuma konkrete do t\u00eb varet nga pensioni n\u00eb fuqi i kategoris\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse dhe nga periudha e kontributeve t\u00eb d\u00ebshmuara. N\u00eb k\u00ebt\u00eb llogaritje p\u00ebrfshihen edhe muajt dhe dit\u00ebt. Sepse, n\u00ebse po synojm\u00eb t\u2019u japim zgjidhje edhe qytetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebve u mungojn\u00eb vet\u00ebm pak dit\u00eb p\u00ebr ta plot\u00ebsuar periudh\u00ebn e k\u00ebrkuar, duhet q\u00eb \u00e7do dit\u00eb e kontributeve t\u00eb tyre t\u00eb merret parasysh\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Sipas Haxhiut, propozimi do t\u2019u mund\u00ebsonte t\u00eb aplikonin s\u00ebrish edhe personave t\u00eb cil\u00ebve u \u00ebsht\u00eb refuzuar m\u00eb her\u00ebt k\u00ebrkesa p\u00ebr pension p\u00ebr shkak t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pamjaftueshme t\u00eb kontributeve.<\/p>\n<p>\u201cPropozimi u jep mund\u00ebsi t\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri edhe personave q\u00eb jan\u00eb refuzuar m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pamjaftueshme. Dokumentet e vlefshme q\u00eb gjenden tashm\u00eb n\u00eb dosjet e tyre do t\u00eb p\u00ebrdoren gjat\u00eb shqyrtimit. Qytetar\u00ebt nuk duhet t\u00eb detyrohen t\u2019i dor\u00ebzojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri dokumentet q\u00eb administrata i ka. Pensioni proporcional do t\u00eb p\u00ebrshtatet edhe kur ndryshon shuma e pensionit kontributpagues q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr llogaritjen e tij. Ky p\u00ebrshtatim parashihet t\u00eb b\u00ebhet nga administrata, pa k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb re nga pensionisti\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Haxhiu tha se zbatimi i propozimit do t\u00eb k\u00ebrkonte mjete buxhetore dhe vler\u00ebsim t\u00eb numritt\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb, si dhe t\u00eb kostos s\u00eb pagesave. Ajo ftoi grupet parlamentare dhe institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse q\u00eb t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb shqyrtimin e tij.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij propozimi duhen edhe mjete buxhetore. Prandaj, nevojiten t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sakta p\u00ebr numrin e qytetar\u00ebve q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb, periudhat e kontributeve t\u00eb tyre dhe koston e pagesave. K\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim duhet ta b\u00ebjm\u00eb me institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb e drejta q\u00eb propozojm\u00eb t\u00eb shoq\u00ebrohet me financimin e nevojsh\u00ebm. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projektligj q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb kaloj\u00eb n\u00ebp\u00ebr shqyrtim dhe miratim n\u00eb Kuvend. I ftoj grupet parlamentare ta shqyrtojn\u00eb me seriozitet. I ftoj institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e pensionist\u00ebve dhe sindikatat t\u00eb kontribuojn\u00eb me t\u00eb dh\u00ebnat, p\u00ebrvojat dhe v\u00ebrejtjet e tyre\u201d, tha ajo.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Aleanca ka propozuar ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit p\u00ebr Skemat Pensionale t\u00eb Financuara nga Shteti, p\u00ebrmes t\u00eb cilit synon t\u2019u mund\u00ebsohet pensioni kontributpagues proporcional edhe qytetar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb paguar kontribute para 1 janarit 1999, por nuk e kan\u00eb plot\u00ebsuar periudh\u00ebn e nevojshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga skemat ekzistuese. Deputetja e Aleanc\u00ebs, Teuta Haxhiu, n\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1288221,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1288220","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1288220","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1288220"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1288220\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1288222,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1288220\/revisions\/1288222"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1288221"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1288220"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1288220"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1288220"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}