{"id":1288579,"date":"2026-11-06T12:48:30","date_gmt":"2026-11-06T11:48:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1288579"},"modified":"2026-11-11T12:51:18","modified_gmt":"2026-11-11T11:51:18","slug":"veterregullimi-si-domosdoshmeri-perballe-sfidave-me-mediat-online-rrjetet-sociale-dhe-ai-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/veterregullimi-si-domosdoshmeri-perballe-sfidave-me-mediat-online-rrjetet-sociale-dhe-ai-ne\/","title":{"rendered":"Vet\u00ebrregullimi si domosdoshm\u00ebri p\u00ebrball\u00eb sfidave me mediat online, rrjetet sociale dhe AI-n\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Pa vet\u00ebrregullimin, media mund t\u00eb jet\u00eb e shpejt\u00eb, agresive dhe shum\u00eb e klikuar. Por, nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht gazetari &#8211; interes i publikut.. Pa k\u00ebt\u00eb dallim, kemi vet\u00ebm m\u00eb shum\u00eb zhurm\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb lajmi shpesh garon me lajmin. Portali me portalin. Titulli me titullin. Shpejt\u00ebsia me shpejt\u00ebsin\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb, ajo q\u00eb humbet e para \u00ebsht\u00eb zakonisht ajo q\u00eb nuk duket n\u00eb ekran: verifikimi, konteksti, p\u00ebrgjegj\u00ebsia dhe dinjiteti i personit p\u00ebr t\u00eb cilin raportohet. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse Kodi i Mediave t\u00eb Shkruara t\u00eb Kosov\u00ebs nuk mund t\u00eb trajtohet si dokument q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb nj\u00eb sirtar t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Mediave t\u00eb Shkruara t\u00eb Kosov\u00ebs (KMShK), p\u00ebr t\u2019u hapur vet\u00ebm kur vjen nj\u00eb ankes\u00eb. Kodi \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshja minimale q\u00eb e b\u00ebn dallimin nd\u00ebrmjet gazetaris\u00eb dhe zhurm\u00ebs. \u00cbsht\u00eb kufiri q\u00eb e ndalon nj\u00eb media ta shes\u00eb hamendjen si fakt, kopjimin si pun\u00eb, hakmarrjen si opinion dhe manipulimin si informim.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Kodi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: ai vlen p\u00ebr gazetat, mediat online, portalet, agjencit\u00eb dhe videot e publikuara prej tyre. Ai u k\u00ebrkon gazetar\u00ebve dhe redaktor\u00ebve t\u00eb respektojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e publikut p\u00ebr informim t\u00eb plot\u00eb e n\u00eb koh\u00eb, nd\u00ebrsa pronar\u00ebve dhe botuesve u k\u00ebrkon ta sigurojn\u00eb zbatimin e k\u00ebtyre rregullave.<\/p>\n<p>Interneti nuk e ka ndryshuar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e medias. Ka ndryshuar vet\u00ebm shpejt\u00ebsin\u00eb e publikimit dhe mas\u00ebn e d\u00ebmit kur publikohet nj\u00eb gabim. Nj\u00eb lajm i pasakt\u00eb nuk zhduket, sepse redaksia e korrigjon pas dy or\u00ebsh. Screenshot-i mbetet, postimi shp\u00ebrndahet dhe videoja riciklohet. N\u00eb epok\u00ebn digjitale, korrigjimi \u00ebsht\u00eb detyrim profesional.<\/p>\n<p><strong>Shpejt\u00ebsia nuk e z\u00ebvend\u00ebson verifikimin<\/strong><\/p>\n<p>Kodi k\u00ebrkon respektimin e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs faktike, p\u00ebrdorimin e burimeve t\u00eb identifikueshme dhe dallimin e qart\u00eb nd\u00ebrmjet lajmit dhe opinionit. K\u00ebrkon edhe praktika t\u00eb qarta p\u00ebr identifikimin e burimit t\u00eb par\u00eb dhe verifikimin e fakteve para publikimit. Kjo don t\u00eb thot\u00eb se nj\u00eb postim n\u00eb Facebook nuk \u00ebsht\u00eb automatikisht burim, nj\u00eb deklarat\u00eb politike nuk \u00ebsht\u00eb automatikisht fakt dhe nj\u00eb dokument n\u00eb WhatsApp nuk \u00ebsht\u00eb automatikisht autentik. Gazetaria nuk \u00ebsht\u00eb gar\u00eb se kush e kopjon i pari gabimin. \u00cbsht\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar \u00e7far\u00eb ka ndodhur dhe \u00e7far\u00eb prove ekziston.<\/p>\n<p>K\u00ebtu hyn edhe e drejta p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgjigjur. N\u00eb raportimet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebse, Kodi k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohen t\u00eb gjitha pal\u00ebt dhe q\u00eb redaksia t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrpjekje reale p\u00ebr t\u2019i kontaktuar ato. N\u00ebse nj\u00eb pal\u00eb refuzon, kjo duhet t\u00eb thuhet n\u00eb artikull.<br \/>\nK\u00ebtu po e shfaq edhe un\u00eb pak \u201czhurm\u00ebn\u201d time t\u00eb vog\u00ebl, ashtu si dhe n\u00eb mbledhjet e Kuvendit t\u00eb KMSHK-s\u00eb. E drejta p\u00ebr p\u00ebrgjigje, sipas meje, nuk duhet t\u00eb kthehet n\u00eb ritual mekanik, ku gazetari k\u00ebrkon koment edhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb qart\u00eb n\u00eb nj\u00eb dokument publik.<\/p>\n<p>N\u00ebse po raporton p\u00ebr nj\u00eb tender dhe vendimi p\u00ebr dh\u00ebnien e kontrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb i publikuar, ai dokument \u00ebsht\u00eb vendim dhe komunikim zyrtar. Nuk ka kuptim t\u2019i k\u00ebrkohet zyr\u00ebs s\u00eb prokurimit ta komentoj\u00eb s\u00ebrish.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta vlen edhe p\u00ebr nj\u00eb status publik. N\u00ebse nj\u00eb person e ka b\u00ebr\u00eb publike nj\u00eb deklarat\u00eb, media mund ta raportoj\u00eb at\u00eb duke ruajtur sakt\u00ebsin\u00eb dhe kontekstin. Nuk \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb k\u00ebrkohet koment i dyt\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr ta pyetur n\u00ebse ende e mendon at\u00eb q\u00eb sapo e ka shkruar.<\/p>\n<p>P\u00ebrjashtim b\u00ebjn\u00eb rastet kur raportimi nxjerr pretendime, pasoja ose rrethana t\u00eb reja q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb sqarim. Aty kontakti me pal\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb dekor, por detyrim.<\/p>\n<p>Pra, standardi nuk \u00ebsht\u00eb \u201cpyet gjithmon\u00eb, pavar\u00ebsisht rrethanave\u201d. Standardi \u00ebsht\u00eb: d\u00ebgjo pal\u00ebt kur ka \u00e7\u00ebshtje q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjigje, verifiko dokumentet q\u00eb jan\u00eb burim i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe mos e p\u00ebrdor etik\u00ebn si formular automatik. Nj\u00eb media q\u00eb nuk k\u00ebrkon p\u00ebrgjigje kur duhet, po tregon nxitim; ajo q\u00eb k\u00ebrkon p\u00ebrgjigje kot, po b\u00ebn zhurm\u00eb procedurale.<\/p>\n<p><strong>Rrjetet sociale nuk jan\u00eb redaksi &#8211; jan\u00eb turma<\/strong><\/p>\n<p>Rrjetet sociale jan\u00eb hap\u00ebsira ku mund t\u00eb gjenden pista dhe d\u00ebshmi, por edhe profile t\u00eb rreme, video t\u00eb montuara, fotografi jasht\u00eb kontekstit, akuza anonime dhe fushata lin\u00e7uese. Media duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb dallimin nd\u00ebrmjet asaj q\u00eb qarkullon n\u00eb rrjet dhe asaj q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoret si informacion i verifikuar. P\u00ebrndryshe, redaksia shnd\u00ebrrohet n\u00eb megafon t\u00eb turm\u00ebs. Turma nuk ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi editoriale. Media ka.<\/p>\n<p>Kodi ndalon nxitjen e urrejtjes, diskriminimin dhe promovimin e dhun\u00ebs edhe n\u00eb opinione e komente. Liria e shprehjes nuk \u00ebsht\u00eb liri p\u00ebr t\u00eb shpifur. Kritika nuk \u00ebsht\u00eb lin\u00e7im. Satira nuk \u00ebsht\u00eb mburoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr, p\u00ebrjashtimisht n\u00eb \u201cstand up\u201d, por at\u00eb e b\u00ebn mir\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb gazetar: Valon Syla.<\/p>\n<p><strong>AI nuk e ka marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb nga redaktori<\/strong><\/p>\n<p>Inteligjenca Artificiale mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb transkriptim, p\u00ebrkthim, k\u00ebrkim dhe analiz\u00eb t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave. Por mund t\u00eb prodhoj\u00eb edhe citate q\u00eb nuk jan\u00eb th\u00ebn\u00eb, burime q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb dhe fotografi q\u00eb nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Kodi i KMShK-s\u00eb e p\u00ebrcakton qart\u00eb se p\u00ebrmbajtja e krijuar me ndihm\u00ebn e AI-s\u00eb mbetet n\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb editoriale t\u00eb medias. Publiku duhet t\u00eb informohet se ku dhe \u00e7far\u00eb lloj AI-je \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur. Duhet t\u00eb respektohen privat\u00ebsia, siguria e informacionit, mosdiskriminimi dhe t\u00eb drejtat e autorit.<\/p>\n<p>Udh\u00ebzuesi i KMShK-s\u00eb e p\u00ebrmbledh parimin: teknologjia mund ta ndihmoj\u00eb gazetarin\u00eb, por nuk mund ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb njer\u00ebzore. P\u00ebrmbajtjet duhet t\u00eb verifikohen dhe t\u00eb mbik\u00ebqyren nga redaktor\u00ebt.<\/p>\n<p>Ka gazetar\u00eb q\u00eb e shohin vet\u00ebrregullimin si penges\u00eb. N\u00eb fakt, Kodi e mbron gazetarin nga presioni i pushtetit, por edhe nga turma q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb viktim\u00eb. Ai k\u00ebrkon transparenc\u00eb p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb, ndalon konfliktin e interesit, si dhe k\u00ebrkon ndarjen e qart\u00eb t\u00eb reklam\u00ebs nga p\u00ebrmbajtja editoriale. K\u00ebto nuk jan\u00eb pengesa p\u00ebr gazetarin\u00eb kritike. Jan\u00eb kushtet q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb kritik\u00ebn t\u00eb besueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, pyetja nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebse Kodi \u00ebsht\u00eb perfekt, sepse dihet q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb. Pyetja \u00ebsht\u00eb n\u00ebse duam q\u00eb mediat n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb udh\u00ebhiqen nga standardet apo nga impulsi i klikimit. Dhe, m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja: a duam vet\u00ebrregulllim apo t\u00eb na rregulloj\u00eb shteti, rrjedhimisht politika, e praktikisht turma \u2013 votuesit, q\u00eb r\u00ebndom votojn\u00eb se kush e ka propagand\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00ebse p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb standardi, at\u00ebher\u00eb Kodi duhet t\u00eb lexohet para publikimit, jo pas ankes\u00ebs. Duhet t\u00eb diskutohet n\u00eb redaksi dhe t\u00eb zbatohet nj\u00ebsoj ndaj lajmit, videos, titullit, postimit n\u00eb Facebook dhe p\u00ebrmbajtjes s\u00eb prodhuar me AI. Sepse, pa vet\u00ebrregullimin, media mund t\u00eb jet\u00eb e shpejt\u00eb, agresive dhe shum\u00eb e klikuar. Por nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht gazetari &#8211; interes i publikut.. Pa k\u00ebt\u00eb dallim, kemi vet\u00ebm m\u00eb shum\u00eb zhurm\u00eb.<\/p>\n<p>(<em>Autori \u00ebsht\u00eb kryeredaktor i medias online Insajderi. Artikulli \u00ebsht\u00eb shkruar p\u00ebr KMShK-n\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit t\u00eb UNESCO-s \u201cNd\u00ebrtimi i besimit n\u00eb media n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore: Mb\u00ebshtetje p\u00ebr gazetarin\u00eb si e mir\u00eb publike\u201d, i financuar nga Bashkimi Evropian. Pik\u00ebpamjet e shprehura n\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull jan\u00eb ekskluzivisht t\u00eb KMShK-s\u00eb dhe nuk pasqyrojn\u00eb domosdoshm\u00ebrisht q\u00ebndrimet e UNESCO-s dhe t\u00eb Bashkimit Evropian. #TrustInMediaSEE<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pa vet\u00ebrregullimin, media mund t\u00eb jet\u00eb e shpejt\u00eb, agresive dhe shum\u00eb e klikuar. Por, nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht gazetari &#8211; interes i publikut.. Pa k\u00ebt\u00eb dallim, kemi vet\u00ebm m\u00eb shum\u00eb zhurm\u00eb. N\u00eb Kosov\u00eb lajmi shpesh garon me lajmin. Portali me portalin. Titulli me titullin. Shpejt\u00ebsia me shpejt\u00ebsin\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb, ajo q\u00eb humbet e para \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":412335,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1288579","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1288579","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1288579"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1288579\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1288582,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1288579\/revisions\/1288582"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/412335"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1288579"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1288579"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1288579"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}