{"id":1288608,"date":"2026-11-11T13:40:39","date_gmt":"2026-11-11T12:40:39","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1288608"},"modified":"2026-11-11T13:40:39","modified_gmt":"2026-11-11T12:40:39","slug":"murati-prezanton-projektbuxhetin-2027-opozita-kritikon-planifikimin-dhe-realizimin-e-investimeve-kapitale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/murati-prezanton-projektbuxhetin-2027-opozita-kritikon-planifikimin-dhe-realizimin-e-investimeve-kapitale\/","title":{"rendered":"Murati prezanton projektbuxhetin 2027, opozita kritikon planifikimin dhe realizimin e investimeve kapitale"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar n\u00eb Komisionin p\u00ebr Buxhet, Pun\u00eb dhe Transfere Projektligjin p\u00ebr ndarjet buxhetore p\u00ebr vitin 2027, i cili parasheh shpenzime n\u00eb vler\u00eb prej 4 miliard\u00eb e 268.7 milion\u00eb eurosh.<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb shqyrtimit n\u00eb parim t\u00eb projektligjit, Murati tha se buxheti i vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm do t\u00eb financohet kryesisht nga t\u00eb hyrat buxhetore, t\u00eb cilat parashihen t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb 4 miliard\u00eb e 2 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr do t\u00eb sigurohet p\u00ebrmes financimit t\u00eb deficitit, n\u00eb p\u00ebrputhje me rregull\u00ebn fiskale.<\/p>\n<p>Sipas tij, deficiti buxhetor \u00ebsht\u00eb planifikuar n\u00eb dy p\u00ebr qind t\u00eb Bruto Produktit Vendor, i cili parashihet t\u00eb jet\u00eb 13.3 miliard\u00eb euro. Kjo n\u00ebnkupton nevoj\u00eb p\u00ebr financim prej 266 milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket buxhetit p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr 4 miliard\u00eb e 268.7 milion\u00eb euro n\u00eb an\u00ebn e shpenzimeve buxhetore. K\u00ebto shpenzime financohen kryesisht nga t\u00eb hyrat, q\u00eb jan\u00eb 4 miliard\u00eb e 2 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb financim i deficitit, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rregull\u00ebs fiskale. P\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm parashihet deficiti buxhetor prej dy p\u00ebr qind t\u00eb Bruto Produktit Vendor\u201d, tha Murati.<\/p>\n<p>Sipas ndarjes buxhetore, p\u00ebr paga jan\u00eb planifikuar 1 miliard e 84.9 milion\u00eb euro, p\u00ebr mallra dhe sh\u00ebrbime 588 milion\u00eb euro, p\u00ebr subvencione dhe transfere 1 miliard e 446 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa p\u00ebr investime kapitale 1 miliard e 70 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Murati theksoi se nga viti 2027 nuk do t\u00eb zbatohet m\u00eb klauzola e investimeve, pasi investimet kapitale do t\u00eb financohen p\u00ebrmes grantit buxhetor dhe deficitit t\u00eb parapar\u00eb brenda kufirit prej dy p\u00ebr qind t\u00eb BPV-s\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, deputeti i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, M\u00ebrgim Lushtaku, kritikoi planifikimin dhe realizimin e investimeve kapitale, duke th\u00ebn\u00eb se n\u00eb vazhdim\u00ebsi ka pasur mosp\u00ebrputhje mes shumave t\u00eb planifikuara dhe realizimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ai tha se nj\u00eb buxhet me shifra t\u00eb m\u00ebdha nuk n\u00ebnkupton domosdoshm\u00ebrisht mir\u00ebqenie m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr qytetar\u00ebt, sidomos n\u00eb kushtet e inflacionit t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Lushtaku ngriti edhe \u00e7\u00ebshtjen e subvencioneve p\u00ebr bujq\u00ebsi, duke kritikuar vonesat n\u00eb mb\u00ebshtetjen financiare p\u00ebr fermer\u00ebt. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb subvencionet t\u00eb ndahen me k\u00ebste, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb fermer\u00ebt t\u00eb ken\u00eb mb\u00ebshtetje q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb pun\u00ebve bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Po ashtu, ai k\u00ebrkoi sqarime p\u00ebr projektet q\u00eb n\u00eb projektbuxhet jan\u00eb planifikuar me zero euro, si dhe p\u00ebr projektet e reja q\u00eb kan\u00eb ndarje prej vet\u00ebm nj\u00eb milion eurosh p\u00ebr vitin 2027, ndon\u00ebse realizimi i tyre parashihet p\u00ebr vitet 2028 dhe 2029.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje, Murati tha se mosrealizimi i plot\u00eb i investimeve kapitale \u00ebsht\u00eb problem i vazhduesh\u00ebm dhe nuk lidhet vet\u00ebm me qeverin\u00eb aktuale.<\/p>\n<p>Sipas tij, nj\u00eb nga arsyet kryesore jan\u00eb kapacitetet zbatuese n\u00eb ministrit\u00eb e linj\u00ebs dhe n\u00eb organizatat buxhetore n\u00eb nivel lokal.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se ka p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb trendit t\u00eb realizimit t\u00eb investimeve kapitale, nd\u00ebrsa sa i p\u00ebrket inflacionit, p\u00ebrmendi luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb dhe konfliktin n\u00eb Gjirin Persik si dy faktor\u00eb q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb dhe ushqimeve.<\/p>\n<p>Deputeti i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Avdullah Hoti, tha se buxheti nuk duhet t\u00eb trajtohet vet\u00ebm si dokument financiar, por si dokument strategjik q\u00eb p\u00ebrcakton drejtimin ekonomik t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Hoti kritikoi munges\u00ebn e nj\u00eb plani t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr ruajtjen e fuqis\u00eb bler\u00ebse t\u00eb qytetar\u00ebve, duke p\u00ebrmendur pagat, pensionet, asistenc\u00ebn sociale dhe skemat e tjera mb\u00ebshtet\u00ebse.<\/p>\n<p>Ai tha se rreth nj\u00eb e treta e t\u00eb ardhurave komb\u00ebtare mblidhet nga shteti dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye buxheti duhet t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb qart\u00eb prioritetet n\u00eb sektor\u00ebt kryesor\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb ve\u00e7anti, Hoti ngriti \u00e7\u00ebshtjen e shpenzimeve t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsi, duke th\u00ebn\u00eb se rreth 40 p\u00ebr qind e shpenzimeve sh\u00ebndet\u00ebsore paguhen drejtp\u00ebrdrejt nga xhepi i familjeve.<\/p>\n<p>Ai kritikoi edhe munges\u00ebn e progresit n\u00eb p\u00ebrfundimin e rrug\u00ebve kryesore dhe k\u00ebrkoi sqarime p\u00ebr konceptin e Qeveris\u00eb n\u00eb zhvillimin e infrastruktur\u00ebs dhe hekurudhave, p\u00ebrfshir\u00eb lidhjen hekurudhore me Durr\u00ebsin.<\/p>\n<p>\u201cBuxheti nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plan kontab\u00ebl, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument strategjik. Rreth nj\u00eb e treta e t\u00eb ardhurave komb\u00ebtare qeveria ua merr qytetar\u00ebve dhe bizneseve. Ne duhet t&#8217;i japim drejtim ekonomis\u00eb p\u00ebrmes buxhetit. Cili \u00ebsht\u00eb plani juaj strategjik n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb mos paguajn\u00eb 40 p\u00ebr qind t\u00eb shpenzimeve sh\u00ebndet\u00ebsore nga xhepi i tyre? Cili \u00ebsht\u00eb koncepti juaj p\u00ebr infrastruktur\u00ebn? Nuk mund t\u00eb vazhdojm\u00eb me vite pa p\u00ebrfunduar asnj\u00eb prej arterieve kryesore. \u00c7far\u00eb po b\u00ebhet me hekurudh\u00ebn p\u00ebr Durr\u00ebs?\u201d, deklaroi Hoti.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje, Murati tha se jo t\u00eb gjitha zotimet e Qeveris\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb ndarjet buxhetore t\u00eb vitit 2027, pasi projektbuxheti nuk mbulon t\u00ebr\u00eb mandatin qeveris\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai shtoi se disa projekte nuk k\u00ebrkojn\u00eb domosdoshm\u00ebrisht financim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga buxheti dhe p\u00ebrmendi si shembull aeroportin dhe Brezovic\u00ebn.<\/p>\n<p>Murati iu referua edhe shtesave p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, duke kujtuar se gjat\u00eb prezantimit t\u00eb nj\u00eb buxheti n\u00eb vitin 2021, Hoti kishte ngritur v\u00ebrejtje p\u00ebr munges\u00ebn e tyre n\u00eb ndarjet buxhetore.<\/p>\n<p>Kjo nxiti reagimin e deputetit t\u00eb LDK-s\u00eb, i cili e akuzoi Muratin se po ia shtremb\u00ebronte deklaratat.<\/p>\n<p>\u201cKurr\u00eb nuk mund t\u00eb m\u00eb citosh, \u00e7ka t\u00eb flet ti e shtremb\u00ebron. Kurr\u00eb fjal\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb nuk e marrim\u201d, reagoi Hoti.<\/p>\n<p>Murati foli edhe p\u00ebr Fondin Zhvillimor t\u00eb Veriut, duke th\u00ebn\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb rezultat i marr\u00ebveshjes s\u00eb Brukselit t\u00eb vitit 2013, e cila \u00ebsht\u00eb ratifikuar edhe me votat e deputet\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, deputeti i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Valon Hoti, e pyeti ministrin e Financave se sa jan\u00eb adresuar problemet financiare t\u00eb trash\u00ebguara nga qeverit\u00eb e kaluara, duke p\u00ebrmendur n\u00eb ve\u00e7anti borxhet dhe faturat e papaguara.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje, Murati tha se n\u00eb momentin kur kan\u00eb marr\u00eb mandatin qeveris\u00ebs, faturat e papaguara m\u00eb t\u00eb vjetra se 30 dit\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb vler\u00eb mbi 140 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00eb vitin 2025 kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb 20 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket borxheve apo faturave t\u00eb papaguara q\u00eb jan\u00eb dor\u00ebzuar dhe kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb vjetra se 30 dit\u00eb, n\u00eb momentin kur kemi marr\u00eb mandatin kan\u00eb qen\u00eb mbi 140 milion\u00eb euro. N\u00eb vitin 2025 kemi arritur ta sjellim k\u00ebt\u00eb shif\u00ebr n\u00eb 20 milion\u00eb euro\u201d, tha Murati.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje, deputetja e Aleanc\u00ebs, Teuta Haxhiu, kritikoi ndarjen buxhetore p\u00ebr rrug\u00ebn Dollc-Gjakov\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo tha se p\u00ebr vitin 2027 jan\u00eb planifikuar vet\u00ebm tre milion\u00eb euro p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt, nd\u00ebrsa p\u00ebr vitet 2028 dhe 2029 nuk \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb asnj\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Haxhiu ngriti edhe \u00e7\u00ebshtjen e shpron\u00ebsimeve, duke pretenduar se nuk \u00ebsht\u00eb paguar asnj\u00eb kompensim p\u00ebr pronar\u00ebt e tokave. Ajo tha se vonesat n\u00eb realizimin e punimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb kan\u00eb pasur pasoja t\u00eb r\u00ebnda, duke p\u00ebrmendur edhe aksidentet me fatalitet.<\/p>\n<p>\u201cPo ndalem shkurt te rruga Dollc-Gjakov\u00eb. Asnj\u00eb cent i vet\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb paguar p\u00ebr shpron\u00ebsime. Ju si Qeveri dhe si minist\u00ebr keni ndar\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb n\u00eb vitin 2027 vet\u00ebm tre milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa nuk keni ndar\u00eb asnj\u00eb cent p\u00ebr vitet 2028 dhe 2029. Punimet jan\u00eb kryer rreth 50 p\u00ebr qind, por sipas k\u00ebtij buxheti nuk keni parapar\u00eb mjete t\u00eb tjera p\u00ebr vitet n\u00eb vijim. Pra, shp\u00ebrndarje me zero, mos mashtroni\u201d, tha Haxhiu.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar n\u00eb Komisionin p\u00ebr Buxhet, Pun\u00eb dhe Transfere Projektligjin p\u00ebr ndarjet buxhetore p\u00ebr vitin 2027, i cili parasheh shpenzime n\u00eb vler\u00eb prej 4 miliard\u00eb e 268.7 milion\u00eb eurosh. Gjat\u00eb shqyrtimit n\u00eb parim t\u00eb projektligjit, Murati tha se buxheti i vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm do t\u00eb financohet kryesisht nga t\u00eb hyrat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1288609,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1288608","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1288608","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1288608"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1288608\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1288611,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1288608\/revisions\/1288611"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1288609"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1288608"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1288608"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1288608"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}