{"id":1288689,"date":"2026-11-11T16:30:14","date_gmt":"2026-11-11T15:30:14","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1288689"},"modified":"2026-11-11T16:30:14","modified_gmt":"2026-11-11T15:30:14","slug":"be-me-ty-histori-te-vlerave-qe-ndryshojne-jeten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/be-me-ty-histori-te-vlerave-qe-ndryshojne-jeten\/","title":{"rendered":"BE me TY: Histori t\u00eb vlerave q\u00eb ndryshojn\u00eb jet\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Edicioni i dyt\u00eb i \u201cEU With YOU Creative Hub\u201d, i organizuar nga projekti rajonal i komunikimit WeBalkans dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian n\u00eb Mal t\u00eb Zi, u mbajt m\u00eb 5 dhe 6 n\u00ebntor n\u00eb Parkun Shkencor dhe Teknologjik n\u00eb Podgoric\u00eb. Gjat\u00eb dy dit\u00ebve, p\u00ebrmes historive dhe p\u00ebrvojave personale nga vende t\u00eb ndryshme t\u00eb rajonit, u prezantua ndikimi konkret i mb\u00ebshtetjes s\u00eb Bashkimit Evropian n\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve.<\/strong><\/p>\n<p>Aktiviteti Creative Hub n\u00eb Podgoric\u00eb mblodhi mbrojt\u00ebs t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, gazetar\u00eb, krijues t\u00eb p\u00ebrmbajtjes digjitale, artist\u00eb, aktivist\u00eb t\u00eb rinj dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb delegacioneve t\u00eb BE-s\u00eb nga i gjith\u00eb rajoni. Q\u00ebllimi ishte q\u00eb vlerat evropiane t\u00eb prezantohen p\u00ebrmes historive dhe p\u00ebrvojave konkrete t\u00eb njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes k\u00ebtij edicioni t\u00eb dyt\u00eb, fushata EU With YOU, (BE me TY) pjes\u00eb e projektit WeBalkans t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme p\u00ebr Zgjerimin dhe Fqinj\u00ebsin\u00eb Lindore, ritheksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e historive njer\u00ebzore dhe shembujve konkret\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar se si vlerat dhe mb\u00ebshtetja e Bashkimit Evropian ndikojn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>N\u00eb hapje t\u00eb aktivitetit, Raluca Costache, drejtuese e programit WeBalkans, theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e prezantimit t\u00eb vlerave themelore t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebrmes historive reale, q\u00eb vendosin njer\u00ebzit n\u00eb qend\u00ebr. Sipas saj, synimi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm informimi i publikut p\u00ebr projektet q\u00eb financon Bashkimi Evropian, por edhe t\u00eb tregohet se si kjo mb\u00ebshtetje ndryshon jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, krijon mund\u00ebsi t\u00eb reja dhe fuqizon komunitetet.<\/p>\n<p>\u201cHistorit\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e Bashkimit Evropian lindin aty ku t\u00eb drejtat themelore nd\u00ebrthuren me jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, duke treguar \u00e7far\u00eb ka ndryshuar, kush ka p\u00ebrfituar dhe pse kjo ka r\u00ebnd\u00ebsi\u201d, tha Costache.<\/p>\n<p>Vlerat themelore t\u00eb Bashkimit Evropian, t\u00eb cilat kan\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb procesin e reformave dhe integrimit evropian, p\u00ebrfshijn\u00eb dinjitetin njer\u00ebzor, lirin\u00eb, demokracin\u00eb, barazin\u00eb, sundimin e ligjit dhe respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-1288692\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/01.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"852\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/01.jpg 1280w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/01-300x200.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/01-1024x682.jpg 1024w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/01-768x511.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/p>\n<p>Shkrimtari dhe kolumnisti malazez Brano Mandi\u0107 i trajtoi k\u00ebto vlera nga nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim i ve\u00e7ant\u00eb, duke u p\u00ebrqendruar te r\u00ebnd\u00ebsia e liris\u00eb s\u00eb shprehjes.<\/p>\n<p>\u201cLiria e shprehjes nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb fitohet nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb thjesht di\u00e7ka e shkruar n\u00eb let\u00ebr. Ajo ndryshon vazhdimisht. Dikur menduam se historia kishte p\u00ebrfunduar, por ky vler\u00ebsim doli t\u00eb ishte i parakohsh\u00ebm. Mendoj se sot jemi s\u00ebrish n\u00eb mes t\u00eb historis\u00eb\u201d, u shpreh Mandi\u0107.<\/p>\n<p>Programi vazhdoi me diskutime n\u00eb panele, ku pjes\u00ebmarr\u00ebsit ndan\u00eb p\u00ebrvoja konkrete mbi mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, p\u00ebrfshirjen sociale dhe kontributin e Bashkimit Evropian n\u00eb avancimin e k\u00ebtyre vlerave n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Suad Skenderi, menaxher i programeve n\u00eb organizat\u00ebn Romalitico nga Maqedonia e Veriut, foli p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrfshirjes s\u00eb komunitetit rom n\u00eb shoq\u00ebri. Ai theksoi se suksesi i politikave dhe projekteve duhet t\u00eb matet p\u00ebrmes p\u00ebrmir\u00ebsimeve konkrete n\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve, e jo vet\u00ebm p\u00ebrmes numrit t\u00eb politikave t\u00eb miratuara apo projekteve t\u00eb financuara.<br \/>\n\u201cN\u00eb fund, ndryshimin e v\u00ebrejm\u00eb kur shohim se fqinji apo lagjja jon\u00eb ka ndryshuar, kur njer\u00ebzit q\u00eb duam dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kujdesemi jetojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb, kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb barabarta dhe trajtohen me dinjitet\u201d, tha Skenderi.<\/p>\n<p>Anja Basha, nga organizata Albanian Human Rights Group n\u00eb Shqip\u00ebri, theksoi se organizata e saj prej vitesh punon jo vet\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin e qytetar\u00ebve n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor, por edhe p\u00ebr krijimin e urave t\u00eb komunikimit nd\u00ebrmjet qytetar\u00ebve dhe institucioneve.<\/p>\n<p>\u201cFinancimi i BE-s\u00eb duhet t\u00eb orientohet m\u00eb shum\u00eb drejt organizatave q\u00eb punojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt me komunitetet, duke kuptuar m\u00eb mir\u00eb se si projektet lidhen me realitetin n\u00eb terren\u201d, tha Basha.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr mb\u00ebshtetjen financiare, Bulza Capriqi, nga Fondacioni Kosovar p\u00ebr Shoq\u00ebri Civile (KCSF), theksoi se \u00ebsht\u00eb i gabuar perceptimi q\u00eb organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile kan\u00eb nevoj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr mjete financiare.<\/p>\n<p>\u201cAto kan\u00eb nevoj\u00eb edhe p\u00ebr aft\u00ebsi dhe kapacitete q\u00eb t&#8217;i p\u00ebrdorin k\u00ebto mjete n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kuptimplote dhe me ndikim\u201d, u shpreh Capriqi.<\/p>\n<p>Branko \u010ce\u010den, gazetar dhe ish-drejtor i Qendr\u00ebs p\u00ebr Gazetari Hulumtuese n\u00eb Serbi, foli p\u00ebr gjeneratat e reja t\u00eb gazetar\u00ebve q\u00eb po nd\u00ebrtojn\u00eb karrier\u00ebn e tyre n\u00eb media, si dhe p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb rajon, t\u00eb cil\u00ebt po organizohen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb dhe po i shprehin m\u00eb hapur k\u00ebrkesat e tyre politike dhe shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrmes shum\u00eb viteve pun\u00eb dhe mij\u00ebra projekteve, t\u00eb cilat Bashkimi Evropian jo vet\u00ebm i ka financuar, por edhe ka ndihmuar n\u00eb zhvillimin e tyre p\u00ebrmes ideve, BE-ja ka kontribuar n\u00eb krijimin e nj\u00eb gjenerate t\u00eb rinjsh q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr form\u00ebsimin e debatit publik, duke e orientuar at\u00eb drejt drejt\u00ebsis\u00eb sociale dhe p\u00ebrfshirjes s\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve\u201d, tha \u010ce\u010den.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim e mb\u00ebshteti edhe Slobodan Blagov\u010danin nga Bosnja dhe Hercegovina, i cili theksoi se t\u00eb rinjt\u00eb sot kan\u00eb aft\u00ebsi m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb verifikuar informacionin.<\/p>\n<p>\u201cNuk duhet ta n\u00ebnvler\u00ebsojm\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kritike at\u00eb q\u00eb shohin\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e BE-s\u00eb ndaj shoq\u00ebris\u00eb civile dhe mediave, Blagov\u010danin shtoi: \u201cDuhet t&#8217;i mb\u00ebshtesim t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb kan\u00eb guximin t\u00eb flasin hapur dhe t&#8217;u ofrojm\u00eb mb\u00ebshtetje edhe m\u00eb t\u00eb madhe gazetar\u00ebve q\u00eb guxojn\u00eb t\u00eb hulumtojn\u00eb dhe t\u00eb zbulojn\u00eb keqp\u00ebrdorimet.\u201d<\/p>\n<p>S\u00eb bashku me Ilir Gashin, gazetar dhe konsulent p\u00ebr media, \u010ce\u010den udh\u00ebhoqi pun\u00ebtorin\u00eb me tem\u00ebn \u201cMediat e s\u00eb ardhmes: Nj\u00eb kurs intensiv p\u00ebr rishpikjen e komunikimit\u201d. Gjat\u00eb k\u00ebsaj pun\u00ebtorie, pjes\u00ebmarr\u00ebsit u inkurajuan t\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr qasje t\u00eb reja dhe kreative n\u00eb komunikim, si dhe p\u00ebr forma t\u00eb reja t\u00eb zhvillimit t\u00eb mediave.<\/p>\n<p>Dita e dyt\u00eb e Creative Hub iu kushtua zhvillimit t\u00eb historive dhe p\u00ebrmbajtjeve mediatike nga gazetar\u00eb, profesionist\u00eb t\u00eb mediave dhe krijues t\u00eb p\u00ebrmbajtjes digjitale nga rajoni. N\u00eb k\u00ebt\u00eb proces mor\u00ebn pjes\u00eb edhe<br \/>\nAmbasador\u00ebt e Rinj Evropian\u00eb nga Shqip\u00ebria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.<\/p>\n<p>Aktiviteti n\u00eb Podgoric\u00eb pasoi edicionin e par\u00eb t\u00eb Creative Hub, t\u00eb mbajtur n\u00eb Beograd gjat\u00eb muajit prill.<br \/>\nN\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim, mediat tradicionale dhe ato digjitale n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin do t\u00eb publikojn\u00eb histori, intervista dhe materiale t\u00eb tjera t\u00eb realizuara gjat\u00eb k\u00ebtyre dy dit\u00ebve, si pjes\u00eb e fushat\u00ebs EU With YOU. K\u00ebto p\u00ebrmbajtje synojn\u00eb t\u00eb sjellin m\u00eb af\u00ebr publikut historit\u00eb e njer\u00ebzve dhe t\u00eb tregojn\u00eb ndikimin konkret t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb Bashkimit Evropian n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme dhe n\u00eb zhvillimin e komuniteteve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edicioni i dyt\u00eb i \u201cEU With YOU Creative Hub\u201d, i organizuar nga projekti rajonal i komunikimit WeBalkans dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian n\u00eb Mal t\u00eb Zi, u mbajt m\u00eb 5 dhe 6 n\u00ebntor n\u00eb Parkun Shkencor dhe Teknologjik n\u00eb Podgoric\u00eb. Gjat\u00eb dy dit\u00ebve, p\u00ebrmes historive dhe p\u00ebrvojave personale nga vende t\u00eb ndryshme t\u00eb rajonit, u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":1288690,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1288689","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1288689","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1288689"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1288689\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1288694,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1288689\/revisions\/1288694"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1288690"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1288689"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1288689"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1288689"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}