{"id":1289067,"date":"2026-11-12T10:43:54","date_gmt":"2026-11-12T09:43:54","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1289067"},"modified":"2026-11-12T10:43:54","modified_gmt":"2026-11-12T09:43:54","slug":"komisioni-shqyrton-ligjin-per-specialen-pdk-kerkon-rrezimin-e-vetos-lvv-ja-sugjeron-iniciative-te-re-ligjore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/komisioni-shqyrton-ligjin-per-specialen-pdk-kerkon-rrezimin-e-vetos-lvv-ja-sugjeron-iniciative-te-re-ligjore\/","title":{"rendered":"Komisioni shqyrton Ligjin p\u00ebr Specialen, PDK k\u00ebrkon rr\u00ebzimin e vetos, LVV-ja sugjeron iniciativ\u00eb t\u00eb re ligjore"},"content":{"rendered":"<p><strong>Deputet\u00ebt e PDK-s\u00eb n\u00eb Komisionin p\u00ebr Legjislacion kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb Ligji p\u00ebr Dhomat e Specializuara t\u00eb procedohet n\u00eb Kuvend n\u00eb form\u00ebn aktuale dhe t\u00eb miratohet s\u00ebrish me s\u00eb paku 61 vota, duke tejkaluar k\u00ebshtu vendimin e Presidentes p\u00ebr kthimin e tij n\u00eb rishqyrtim. Nd\u00ebrkaq, deputet\u00ebt e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mos procedohet me nguti me t\u00eb nj\u00ebjtin tekst ligjor, por t\u00eb shqyrtohen mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr nj\u00eb iniciativ\u00eb t\u00eb re, pas konsultimeve dhe vler\u00ebsimit t\u00eb pasojave.<\/strong><\/p>\n<p>Kryetari i Komisionit p\u00ebr Legjislacion, Vigan Qorrolli, ka sqaruar se kthimi i ligjit nga Presidentja nuk n\u00ebnkupton anulimin e tij dhe as p\u00ebrb\u00ebn vendimmarrje p\u00ebrfundimtare p\u00ebr fatin e tij. Sipas tij, vendimi i takon Kuvendit, nd\u00ebrsa Komisioni ka p\u00ebr obligim ta shqyrtoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen dhe t&#8217;ia p\u00ebrcjell\u00eb raportin seanc\u00ebs plenare.<\/p>\n<p>\u201cKthimi i ligjit nga Presidentja nuk p\u00ebrb\u00ebn anulim t\u00eb tij e as vendimmarrje p\u00ebrfundimtare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb, Komisioni yn\u00eb ka obligim ta shqyrtoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen dhe t\u2019ia p\u00ebrcjell\u00eb Kuvendit, i cili e ka t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr vendim\u201d, ka deklaruar Qorrolli.<\/p>\n<p>Ai ka theksuar se, n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, Kuvendi mund ta miratoj\u00eb s\u00ebrish ligjin ose t\u00eb mos e miratoj\u00eb at\u00eb, por nuk mund t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb tekst p\u00ebrmes amendamenteve. Sipas interpretimit t\u00eb tij, procedura e kthimit t\u00eb ligjit nuk \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ta ndryshuar p\u00ebrmbajtjen e tij, por p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00ebse do t\u00eb rikonfirmohet versioni i miratuar m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Qorrolli ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se p\u00ebr rikonfirmimin e ligjit nevojiten s\u00eb paku 61 vota. N\u00ebse kjo shumic\u00eb arrihet, ligji konsiderohet i shpallur, nd\u00ebrsa n\u00ebse nuk sigurohen votat e nevojshme, sipas Rregullores s\u00eb Kuvendit konsiderohet se nuk ka ligj.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse Kuvendi e p\u00ebrmbys t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn veto t\u00eb Presidentes dhe e miraton s\u00ebrish ligjin me s\u00eb paku 61 vota, ai konsiderohet i shpallur. N\u00ebse kjo shumic\u00eb nuk arrihet, sipas Rregullores s\u00eb Kuvendit konsiderohet se nuk ka ligj\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Qorrolli ka sqaruar se n\u00eb Kosov\u00eb nuk ekziston mekaniz\u00ebm i vetos n\u00eb kuptimin q\u00eb p\u00ebrdoret, p\u00ebr shembull, n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e Presidentes p\u00ebr ta kthyer ligjin n\u00eb Kuvend p\u00ebr rishqyrtim.<\/p>\n<p>Kryetari i Komisionit ka shprehur q\u00ebndrimin se rruga m\u00eb e p\u00ebrgjegjshme do t\u00eb ishte nisja e nj\u00eb iniciative t\u00eb re ligjore, e hartuar me kujdes dhe me pjes\u00ebmarrjen e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb grupeve parlamentare. Ai e ka cil\u00ebsuar nism\u00ebn e PDK-s\u00eb si t\u00eb ngutshme dhe juridikisht t\u00eb pamjaftueshme, duke vler\u00ebsuar se p\u00ebrs\u00ebritja e votimit pa reflektuar mbi p\u00ebrmbajtjen nuk p\u00ebrb\u00ebn p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebndrimi yn\u00eb si mazhoranc\u00eb politike \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb; ne konsiderojm\u00eb q\u00eb nj\u00eb iniciativ\u00eb e re ligjore, e hartuar me kujdes dhe me pjes\u00ebmarrje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt parlamentare, do t\u00eb ishte rruga m\u00eb e p\u00ebrgjegjshme p\u00ebr trajtimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje\u201d, ka deklaruar Qorrolli.<\/p>\n<p>Ai ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se raporti i Komisionit do t\u2019i p\u00ebrcillet Kuvendit p\u00ebr vendimmarrje, duke iu referuar edhe dispozitave t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit dhe nj\u00eb aktgjykimi t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb vitit 2012.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, deputetja e PDK-s\u00eb, Blerta Deliu-Kodra, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se pas diskutimeve politike me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje \u00ebsht\u00eb arritur dakordim q\u00eb ligji t\u00eb procedohet n\u00eb Kuvend n\u00eb form\u00ebn aktuale, nd\u00ebrsa ndryshimet t\u00eb trajtohen n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb m\u00ebvonshme.<\/p>\n<p>\u201cJemi dakorduar q\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb ligji, por nuk ka dakord\u00ebsi q\u00eb t\u00eb ndryshohet ligji. Duhet ta procedojm\u00eb ligjin ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dhe m\u00eb pas do t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb proces t\u00eb amendamentimit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Deliu-Kodra.<\/p>\n<p>Ajo ka treguar se PDK-ja ka zhvilluar negociata me LVV-n\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb trajtohet ligji, por pal\u00ebt nuk kan\u00eb arritur marr\u00ebveshje p\u00ebr ndryshimin e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb.<\/p>\n<p>Deliu-Kodra ka th\u00ebn\u00eb se ka pasur interpretime t\u00eb ndryshme rreth Rregullores s\u00eb Kuvendit. Sipas saj, PDK-ja ka konsideruar se amendamentimi i ligjit \u00ebsht\u00eb i mundur n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb, nd\u00ebrsa shumica parlamentare ka vler\u00ebsuar se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk lejohet.<\/p>\n<p>\u201cPrandaj, sot jemi n\u00eb situat\u00ebn q\u00eb duhet ta procedojm\u00eb ligjin p\u00ebr miratim n\u00eb Kuvend, n\u00eb form\u00ebn si\u00e7 \u00ebsht\u00eb. Pastaj do t\u00eb nisim nj\u00eb proces t\u00eb ri t\u00eb amendamentimit t\u00eb ligjit, bashk\u00eb me deputet\u00ebt\u201d, ka deklaruar ajo.<\/p>\n<p>Deliu-Kodra ka k\u00ebrkuar q\u00eb vendimi i Presidentes Justina Shiroka-Pula p\u00ebr kthimin e ligjit t\u00eb tejkalohet me votat e nevojshme n\u00eb Kuvend, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi. Deputeti P\u00ebrparim Gruda, i cili ishte marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb ligj, nuk ka folur gjat\u00eb mbledhjes dhe as nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar pas saj.<\/p>\n<p>Nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, deputeti Adnan Rrustemi ka shprehur rezerva p\u00ebr procedimin e ligjit n\u00eb form\u00ebn aktuale, duke k\u00ebrkuar q\u00eb para hapave t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb t\u00eb shqyrtohen pasojat dhe t\u00eb zhvillohen konsultime me grupin p\u00ebr strategji, ku jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara t\u00eb gjitha grupet parlamentare, si dhe me Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>\u201cI kemi edhe dy jav\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb me u ngut e me i p\u00ebrs\u00ebrit gabimet, sepse po na kushtojn\u00eb shum\u00eb. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb me u nd\u00ebrlidh edhe me grupin p\u00ebr strategji, ku jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara t\u00eb gjitha grupet parlamentare, dhe t\u00eb ket\u00eb konsultim edhe me BE-n\u00eb\u201d, ka deklaruar Rrustemi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, deputeti tjet\u00ebr i LVV-s\u00eb, Artan Abrashi, ka deklaruar se do ta mb\u00ebshtes\u00eb rr\u00ebzimin e vendimit t\u00eb Presidentes p\u00ebr kthimin e ligjit.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb vazhdojm\u00eb ta p\u00ebrkrahim edhe rr\u00ebzimin e vetos. Fazat e reja t\u00eb cilat mund t\u00eb inicohen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ligj jan\u00eb tema t\u00eb reja, por si deputet nuk ndjej obligim p\u00ebr t\u00eb vepruar sipas skenarit opozitar\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Abrashi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, nga Aleanca, Besnik Tahiri ka k\u00ebrkuar q\u00eb procedurat t\u00eb p\u00ebrshpejtohen, duke theksuar se koha \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr shkak t\u00eb procesit gjyq\u00ebsor n\u00eb apel n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb ne n\u00eb Kuvend e vonojm\u00eb, e tjerrim, aq m\u00eb shum\u00eb humbin atje. Kjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa jon\u00eb si grup parlamentar: n\u00eb cil\u00ebndo form\u00eb q\u00eb shkon, k\u00ebt\u00eb proces ta b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb shpejt\u00ebsi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbyllet\u201d, ka deklaruar Tahiri.<\/p>\n<p>Ai ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se Aleanca do ta mb\u00ebshtes\u00eb q\u00ebndrimin e sponsorizuesit t\u00eb ligjit, por ka k\u00ebrkuar q\u00eb \u00e7do proces i mundsh\u00ebm i amendamentimit t\u00eb b\u00ebhet me kujdes.<\/p>\n<p><strong>Si u kthye ligji n\u00eb Kuvend?<\/strong><\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara, i miratuar n\u00eb Kuvend m\u00eb 6 tetor 2026, pak minuta para zgjedhjes s\u00eb Justina Shiroka-Pul\u00ebs presidente t\u00eb Kosov\u00ebs, u kthye p\u00ebr rishqyrtim me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb PDK-s\u00eb, e cila ishte edhe sponsorizuese e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb votimin e 6 tetorit, ndryshimet u miratuan me 88 vota p\u00ebr, asnj\u00eb kund\u00ebr dhe asnj\u00eb abstenim. Pro votuan deputet\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, PDK-s\u00eb, Aleanc\u00ebs dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb komuniteteve t\u00eb partive joshumic\u00eb joserbe. LDK-ja nuk mori pjes\u00eb n\u00eb votim.<\/p>\n<p>Miratimi i ligjit ishte shoq\u00ebruar me protesta t\u00eb ashpra para Kuvendit, ku protestuesit k\u00ebrkonin ndryshime ligjore pas aktgjykimit ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb. Protestat ishin p\u00ebrcjell\u00eb edhe me p\u00ebrplasje me Policin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas nenit 80, paragrafit 3, t\u00eb Kushtetut\u00ebs, Presidentja ka t\u00eb drejt\u00eb ta kthej\u00eb nj\u00eb ligj n\u00eb Kuvend vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb, duke paraqitur arsyet e vendimit. Nd\u00ebrkaq, neni 84 i Rregullores s\u00eb Kuvendit p\u00ebrcakton procedur\u00ebn q\u00eb duhet t\u00eb ndiqet pas kthimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn zyrtare t\u00eb 22 tetorit, PDK-ja kishte th\u00ebn\u00eb se rishqyrtimi do t\u00eb mund\u00ebsonte plot\u00ebsimin e dispozitave t\u00eb caktuara dhe forcimin e siguris\u00eb juridike t\u00eb ligjit, me q\u00ebllim t\u00eb garantimit t\u00eb t\u00eb drejtave kushtetuese t\u00eb ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb q\u00eb po gjykohen n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>PDK-ja kishte vler\u00ebsuar se ligji ishte finalizuar n\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese dhe se rishqyrtimi duhej t\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr nj\u00eb verifikim p\u00ebrfundimtar profesional dhe p\u00ebr adresimin e elementeve q\u00eb mund ta pengonin zbatimin e tij.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb p\u00ebr rikthim n\u00eb Kuvend, jo n\u00eb Qeveri apo p\u00ebr nisjen e pun\u00ebs nga e para\u201d, thuhej n\u00eb deklarat\u00ebn e partis\u00eb.<\/p>\n<p>PDK-ja kishte ftuar ekspert\u00ebt q\u00eb kishin shprehur gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb kontribuuar, p\u00ebrfshir\u00eb Avokatin e Popullit, q\u00eb t\u2019i paraqisnin propozimet e tyre konkrete. Partia kishte th\u00ebn\u00eb se priste q\u00eb ligji t\u00eb miratohej s\u00ebrish brenda kat\u00ebr jav\u00ebsh, duke theksuar se gatishm\u00ebria p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e tij nuk n\u00ebnkuptonte t\u00ebrheqje nga nisma.<\/p>\n<p>\u201cPDK-ja nuk do t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga hyrja e tij n\u00eb fuqi assesi\u201d, thuhej n\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb arsyetimin e Presidenc\u00ebs ishte b\u00ebr\u00eb e ditur se presidentja Justina Shiroka-Pula e kishte pranuar propozimin zyrtar t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb PDK-s\u00eb p\u00ebr kthimin e ligjit n\u00eb Kuvend, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr rishqyrtimin e dispozitave q\u00eb nd\u00ebrlidhen me juridiksionin dhe mandatin e Dhomave t\u00eb Specializuara, si dhe me garantimin e plot\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave kushtetuese t\u00eb personave q\u00eb po gjykohen n\u00eb k\u00ebto dhoma.<\/p>\n<p>Presidentja kishte theksuar sakrific\u00ebn, angazhimin dhe kontributin e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb krer\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj nisme, PDK-ja kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se do t\u00eb vazhdonte angazhimin p\u00ebr nj\u00eb strategji t\u00eb koordinuar shtet\u00ebrore p\u00ebr procesin e apelit n\u00eb Hag\u00eb, sigurimin e fondeve t\u00eb nevojshme dhe mb\u00ebshtetjen profesionale p\u00ebr mbrojtjen. Sipas partis\u00eb, mb\u00ebshtetja p\u00ebr apelin dhe finalizimi i ligjit duhej t\u00eb ecnin paralelisht.<\/p>\n<p>Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar m\u00eb her\u00ebt se LVV-ja do ta mb\u00ebshteste projektligjin n\u00eb lexim t\u00eb par\u00eb, ndon\u00ebse, sipas tij, nuk ishte e bindur p\u00ebr dobin\u00eb e tij. Ai e kishte kritikuar nism\u00ebn p\u00ebr ndryshimin e ligjit, duke e cil\u00ebsuar t\u00eb ngutshme dhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb analizuar.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb, po t\u00eb isha n\u00eb vendin tuaj, nuk do t\u00eb ngutesha. Do ta b\u00ebja nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb plot\u00eb, do ta prisja aktgjykimin n\u00eb form\u00ebn e plot\u00eb dhe pastaj do t\u00eb vepronim bashk\u00eb\u201d, u kishte th\u00ebn\u00eb Kurti deputet\u00ebve t\u00eb PDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, LVV-ja e kishte votuar projektligjin edhe n\u00eb lexim t\u00eb dyt\u00eb, ndon\u00ebse kishte shprehur mospajtime me p\u00ebrmbajtjen e tij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputet\u00ebt e PDK-s\u00eb n\u00eb Komisionin p\u00ebr Legjislacion kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb Ligji p\u00ebr Dhomat e Specializuara t\u00eb procedohet n\u00eb Kuvend n\u00eb form\u00ebn aktuale dhe t\u00eb miratohet s\u00ebrish me s\u00eb paku 61 vota, duke tejkaluar k\u00ebshtu vendimin e Presidentes p\u00ebr kthimin e tij n\u00eb rishqyrtim. Nd\u00ebrkaq, deputet\u00ebt e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mos procedohet me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1289068,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1289067","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1289067","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1289067"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1289067\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1289070,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1289067\/revisions\/1289070"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1289068"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1289067"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1289067"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1289067"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}