{"id":1289539,"date":"2026-11-13T10:13:27","date_gmt":"2026-11-13T09:13:27","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1289539"},"modified":"2026-11-13T10:13:27","modified_gmt":"2026-11-13T09:13:27","slug":"paralajmerime-per-dimer-te-veshtire-me-rrymen-bizneset-dhe-qytetaret-perballe-kostove-te-larta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/paralajmerime-per-dimer-te-veshtire-me-rrymen-bizneset-dhe-qytetaret-perballe-kostove-te-larta\/","title":{"rendered":"Paralajm\u00ebrime p\u00ebr dim\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb me rrym\u00ebn, bizneset dhe qytetar\u00ebt p\u00ebrball\u00eb kostove t\u00eb larta"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u00c7mimet e larta n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, rritja e kostos s\u00eb energjis\u00eb p\u00ebr bizneset dhe miliona eurot e shpenzuara p\u00ebr import po e r\u00ebndojn\u00eb sektorin energjetik t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb prag t\u00eb dimrit.<\/strong><\/p>\n<p>Ministrja e Ekonomis\u00eb, Artane Rizvanolli, paralajm\u00ebron s\u00ebrish nj\u00eb dim\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb energjetik p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Evrop\u00ebn, duke p\u00ebrmendur \u00e7mime deri n\u00eb 500 euro p\u00ebr megavat-or\u00eb n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Megjithat\u00eb, kat\u00ebr vjet pas paralajm\u00ebrimeve t\u00eb ngjashme, mbetet e paqart\u00eb se cilat masa konkrete po nd\u00ebrmerr Qeveria p\u00ebr ta p\u00ebrgatitur vendin p\u00ebr sezonin e dimrit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb televizive Rizvanolli ka paralajm\u00ebruar se Kosova dhe pjesa tjet\u00ebr e Evrop\u00ebs do t\u00eb p\u00ebrballen me v\u00ebshtir\u00ebsi gjat\u00eb k\u00ebtij dimri, si n\u00eb aspektin e furnizimit me energji elektrike, ashtu edhe p\u00ebr sa i p\u00ebrket \u00e7mimeve.<\/p>\n<p>Sipas saj, \u00e7mimet n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb arritur deri n\u00eb 500 euro p\u00ebr megavat-or\u00eb, ndon\u00ebse temperaturat ende nuk kan\u00eb r\u00ebn\u00eb ndjesh\u00ebm dhe dimri nuk ka hyr\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e tij m\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb.<\/p>\n<p>Ministrja ka faj\u00ebsuar konfliktin n\u00eb Iran dhe mbylljen e Ngushtic\u00ebs s\u00eb Hormuzit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, duke e krahasuar at\u00eb me kriz\u00ebn energjetike t\u00eb dimrit t\u00eb vitit 2021.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse mund ta p\u00ebrmbledh shkurt, ky dim\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dim\u00ebr i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb Evrop\u00ebn, madje globalisht. Sa p\u00ebr ilustrim, n\u00ebse ju kujtohet n\u00eb dimrin e vitit 2021 kishim nj\u00eb kriz\u00eb q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte e paprecedent\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e Krishtlindjeve, kur \u00e7mimi dhe konsumi ishte rritur, kishte arritur \u00e7mimi n\u00eb tregje nd\u00ebrkomb\u00ebtare pak m\u00eb shum\u00eb se 500 euro p\u00ebr megavat\/or\u00eb\u201d, ka deklaruar Rizvanolli.<\/p>\n<p>Ajo ka th\u00ebn\u00eb se edhe k\u00ebt\u00eb vit, n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb n\u00ebntorit, \u00e7mimet kan\u00eb arritur n\u00eb nivele t\u00eb ngjashme, pa pasur ende r\u00ebnie t\u00eb ndjeshme t\u00eb temperaturave.<\/p>\n<p>\u201cSot, p\u00ebrderisa po flasim, jemi n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb n\u00ebntorit dhe qysh n\u00eb dit\u00ebt e para, ende pa u b\u00ebr\u00eb shum\u00eb ftoht\u00eb, n\u00eb tregje nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka arritur \u00e7mimi 500 euro. Arsyeja kryesore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb konflikti n\u00eb Iran dhe mbyllja e Ngushtic\u00ebs s\u00eb Hormuzit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ministrja.<\/p>\n<p><strong>Kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb, i nj\u00ebjti paralajm\u00ebrim<\/strong><\/p>\n<p>Paralajm\u00ebrimi i Rizvanollit p\u00ebr nj\u00eb dim\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i ri.<\/p>\n<p>M\u00eb 29 shtator 2022, gjat\u00eb raportimit n\u00eb Komisionin p\u00ebr Ekonomi, Industri, Nd\u00ebrmarr\u00ebsi dhe Tregti, ministrja kishte deklaruar se Kosov\u00ebn dhe Evrop\u00ebn i priste nj\u00eb dim\u00ebr i v\u00ebshtir\u00eb, duke paralajm\u00ebruar edhe mund\u00ebsin\u00eb e reduktimeve t\u00eb energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb jemi t\u00eb sinqert\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, na pret nj\u00eb dim\u00ebr i v\u00ebshtir\u00eb neve dhe t\u00ebr\u00eb Evrop\u00ebn. Po pritet t\u00eb p\u00ebrballemi me kriz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb deri n\u00eb reduktime, vet\u00ebm se kan\u00eb filluar n\u00eb disa shtete t\u00eb ndalojn\u00eb ngrohjen p\u00ebr mbi 19 grad\u00eb Celsius\u201d, kishte deklaruar ajo.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, kat\u00ebr vjet m\u00eb von\u00eb, mesazhi i ministres mbetet pothuajse i nj\u00ebjt\u00eb: dim\u00ebr i v\u00ebshtir\u00eb, kriz\u00eb energjetike dhe \u00e7mime t\u00eb larta.<\/p>\n<p>\u201cKy dim\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dim\u00ebr i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb Evrop\u00ebn, madje globalisht\u201d, \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebrimi q\u00eb Rizvanolli po e p\u00ebrs\u00ebrit edhe k\u00ebt\u00eb vit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebrtej deklaratave p\u00ebr situat\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, qytetar\u00ebt dhe bizneset presin t\u00eb din\u00eb se \u00e7far\u00eb masash konkrete po nd\u00ebrmerren nga Qeveria e Kosov\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrballimin e sezonit t\u00eb dimrit.<\/p>\n<p>Bizneset paralajm\u00ebrojn\u00eb shtrenjtim deri n\u00eb 10 p\u00ebr qind<\/p>\n<p>Paralajm\u00ebrimet p\u00ebr nj\u00eb dim\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb energjetik po shoq\u00ebrohen edhe me shqet\u00ebsime p\u00ebr ndikimin e kostos s\u00eb energjis\u00eb elektrike n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit.<\/p>\n<p>Lidhja e Bizneseve t\u00eb Kosov\u00ebs ka shprehur shqet\u00ebsim p\u00ebr rritjen e kostos s\u00eb energjis\u00eb elektrike p\u00ebr nd\u00ebrmarrjet q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb tregun e lir\u00eb, duke paralajm\u00ebruar se kjo mund t\u00eb reflektohet drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb \u00e7mimet e produkteve dhe sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebsaj organizate, nga ankesat e pranuara prej bizneseve t\u00eb m\u00ebdha, rritja e kostos s\u00eb energjis\u00eb pritet t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb shtrenjtimin e produkteve dhe sh\u00ebrbimeve p\u00ebr konsumator\u00ebt, me nj\u00eb rritje t\u00eb vler\u00ebsuar nga 4 deri n\u00eb 10 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsim i ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb ndikimi te prodhuesit vendor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, sipas Lidhjes s\u00eb Bizneseve, do t\u00eb p\u00ebrballen me v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar kostot e reja pa rritur \u00e7mimet e produkteve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb, sipas tyre, mund t\u00eb dob\u00ebsoj\u00eb konkurrueshm\u00ebrin\u00eb e prodhuesve vendor\u00eb p\u00ebrball\u00eb produkteve t\u00eb importuara, t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb prodhimin, t\u00eb zvog\u00ebloj\u00eb aktivitetin ekonomik dhe t\u00eb rrezikoj\u00eb vendet e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhja e Bizneseve ka kritikuar edhe kalimin n\u00eb tregun e lir\u00eb t\u00eb energjis\u00eb pa nj\u00eb plan t\u00eb qart\u00eb tranzicioni dhe pa masa mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr nd\u00ebrmarrjet, duke vler\u00ebsuar se kjo po krijon pasiguri dhe kosto shtes\u00eb p\u00ebr sektorin privat.<\/p>\n<p>\u201cLidhja e Bizneseve t\u00eb Kosov\u00ebs k\u00ebrkon nga Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe autoritetet rregullatore: 1. Vler\u00ebsim urgjent t\u00eb ndikimit t\u00eb kostos s\u00eb energjis\u00eb n\u00eb sektorin privat. 2. Shqyrtimin e mekanizmave p\u00ebr leht\u00ebsimin e kostove p\u00ebr bizneset. 3. Masa konkrete p\u00ebr mbrojtjen e prodhimit vendor dhe konkurrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij ndaj produkteve t\u00eb importuara.<\/p>\n<p>Energjia elektrike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga faktor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb prodhimit dhe zhvillimit ekonomik. Prandaj, institucionet duhet t\u00eb veprojn\u00eb me urgjenc\u00eb, p\u00ebr t\u00eb parandaluar d\u00ebmtimin e bizneseve, shtrenjtimin e produkteve dhe dob\u00ebsimin e pozit\u00ebs s\u00eb prodhuesve vendor\u00eb n\u00eb treg. Prodhimi vendor duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet dhe t\u00eb mbrohet, jo t\u00eb vendoset n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb pafavorshme p\u00ebrball\u00eb importit\u201d.<\/p>\n<p><strong>Mbi 205 milion\u00eb euro import energjie p\u00ebr dhjet\u00eb muaj<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr blerjen dhe importin e energjis\u00eb elektrike tregojn\u00eb p\u00ebr shpenzime t\u00eb konsiderueshme t\u00eb Kosov\u00ebs, me miliona euro t\u00eb paguara brenda dit\u00ebs dhe shuma q\u00eb kalojn\u00eb 200 milion\u00eb euro p\u00ebrgjat\u00eb dhjet\u00eb muajve t\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm p\u00ebr periudh\u00ebn 28 tetor \u2013 3 n\u00ebntor 2026, shpenzimet p\u00ebr blerjen e energjis\u00eb elektrike kan\u00eb arritur n\u00eb 14 milion\u00eb e 915 mij\u00eb e 923 euro e 88 cent\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo n\u00ebnkupton se p\u00ebr shtat\u00eb dit\u00eb jan\u00eb shpenzuar mesatarisht mbi 2.1 milion\u00eb euro n\u00eb dit\u00eb p\u00ebr blerjen e energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>Shpenzimi m\u00eb i lart\u00eb ditor n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb \u00ebsht\u00eb regjistruar m\u00eb 28 tetor, kur blerja e energjis\u00eb ka kushtuar 2 milion\u00eb e 385 mij\u00eb e 449 euro e 33 cent\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, m\u00eb 29 tetor, jan\u00eb shpenzuar 2 milion\u00eb e 373 mij\u00eb e 489 euro e 37 cent\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 30 tetor, kostoja e blerjes s\u00eb energjis\u00eb ka qen\u00eb 2 milion\u00eb e 127 mij\u00eb e 378 euro e 18 cent\u00eb, nd\u00ebrsa m\u00eb 31 tetor jan\u00eb paguar 2 milion\u00eb e 349 mij\u00eb e 582 euro e 63 cent\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 1 n\u00ebntor shpenzimet kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb 1 milion\u00eb e 215 mij\u00eb e 816 euro e 59 cent\u00eb, por kjo r\u00ebnie ka qen\u00eb e p\u00ebrkohshme. M\u00eb 2 n\u00ebntor, blerja e energjis\u00eb ka kushtuar 2 milion\u00eb e 300 mij\u00eb e 679 euro e 64 cent\u00eb, nd\u00ebrsa m\u00eb 3 n\u00ebntor edhe 2 milion\u00eb e 163 mij\u00eb e 528 euro e 14 cent\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Dogan\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, importi i energjis\u00eb elektrike gjat\u00eb periudh\u00ebs janar\u2013tetor 2026 ka arritur vler\u00ebn prej 205 milion\u00eb e 340 mij\u00eb e 697 euro e 78 cent\u00eb.<\/p>\n<p>Muaji janar ka regjistruar vler\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb importit, me 35 milion\u00eb e 806 mij\u00eb e 685 euro. N\u00eb shkurt, importi ka kushtuar 21 milion\u00eb e 81 mij\u00eb e 77 euro, nd\u00ebrsa n\u00eb mars vlera ka qen\u00eb 16 milion\u00eb e 689 mij\u00eb e 268 euro.<\/p>\n<p>N\u00eb prill, Kosova ka importuar energji elektrike n\u00eb vler\u00eb prej 16 milion\u00eb e 866 mij\u00eb e 538 euro, kurse n\u00eb maj shpenzimet kan\u00eb arritur n\u00eb 15 milion\u00eb e 710 mij\u00eb e 488 euro.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb qershorit, vlera e importit \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb 21 milion\u00eb e 865 mij\u00eb e 528 euro, nd\u00ebrsa korriku ka sh\u00ebnuar nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb importit gjat\u00eb k\u00ebtij viti, me 9 milion\u00eb e 230 mij\u00eb e 499 euro.<\/p>\n<p>N\u00eb gusht, importi ka kushtuar 17 milion\u00eb e 200 mij\u00eb e 673 euro, nd\u00ebrsa n\u00eb shtator \u00ebsht\u00eb regjistruar nj\u00eb rritje e konsiderueshme, me 27 milion\u00eb e 691 mij\u00eb e 244 euro. P\u00ebr muajin tetor, vlera e importit t\u00eb energjis\u00eb elektrike ka arritur n\u00eb 23 milion\u00eb e 198 mij\u00eb e 693 euro.<\/p>\n<p>Deputetja e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Janina Ymeri, ka reaguar lidhur me k\u00ebto shpenzime, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah koston prej 27.6 milion\u00eb eurosh p\u00ebr muajin shtator.<\/p>\n<p>\u201c30 Dit\u00eb Shtatori, 27.6 Milion\u00eb Euro kosto e rrym\u00ebs. Era Mafia Energjetike!\u201d, ka shkruar Ymeri n\u00eb nj\u00eb reagim publik.<\/p>\n<p>Ymeri ka ngritur vazhdimisht shqet\u00ebsime p\u00ebr shpenzimet e importit t\u00eb energjis\u00eb elektrike, tregtimin e rrym\u00ebs dhe transparenc\u00ebn n\u00eb marr\u00ebveshjet energjetike, duke p\u00ebrdorur edhe termin \u201cmafia energjetike\u201d p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar at\u00eb q\u00eb e konsideron si nj\u00eb rrjet interesash n\u00eb sektorin e energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Agjencia e Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs (ASK), n\u00eb publikimin e fundit p\u00ebr statistikat e energjis\u00eb, ka treguar se gjat\u00eb muajit gusht 2026 konsumi i energjis\u00eb elektrike n\u00eb Kosov\u00eb ka arritur n\u00eb 453.38 GWh, duke sh\u00ebnuar rritje prej 17.95 p\u00ebr qind krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjtin muaj t\u00eb vitit paraprak.<\/p>\n<p>Sipas ASK-s\u00eb, energjia elektrike bruto n\u00eb dispozicion ishte 544.61 GWh, apo 8.46 p\u00ebr qind m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb gushtin e vitit 2025.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, importi i energjis\u00eb elektrike arriti n\u00eb 400.82 GWh, nd\u00ebrsa eksporti ishte 311.21 GWh, ku n\u00eb k\u00ebt\u00eb shif\u00ebr p\u00ebrfshihet edhe sasia e transmisionit.<\/p>\n<p>ASK ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se pjes\u00ebmarrja e energjis\u00eb elektrike alternative n\u00eb konsumin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm ishte 7.42 p\u00ebr qind. Nd\u00ebrkoh\u00eb, prodhimi bruto i energjis\u00eb elektrike nga hidrocentralet arriti n\u00eb 7.47 GWh, me rritje prej 33.24 p\u00ebr qind krahasuar me gushtin e vitit paraprak.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, prodhimi i th\u00ebngjillit gjat\u00eb gushtit ishte 477.562 mij\u00eb ton\u00eb, duke sh\u00ebnuar r\u00ebnie prej 3.65 p\u00ebr qind n\u00eb krahasim me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit 2025.\/Monitor\/<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7mimet e larta n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, rritja e kostos s\u00eb energjis\u00eb p\u00ebr bizneset dhe miliona eurot e shpenzuara p\u00ebr import po e r\u00ebndojn\u00eb sektorin energjetik t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb prag t\u00eb dimrit. Ministrja e Ekonomis\u00eb, Artane Rizvanolli, paralajm\u00ebron s\u00ebrish nj\u00eb dim\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb energjetik p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Evrop\u00ebn, duke p\u00ebrmendur \u00e7mime deri n\u00eb 500 euro p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":685791,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1289539","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1289539","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1289539"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1289539\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1289546,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1289539\/revisions\/1289546"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/685791"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1289539"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1289539"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1289539"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}