{"id":1289673,"date":"2026-11-13T12:11:18","date_gmt":"2026-11-13T11:11:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1289673"},"modified":"2026-11-13T12:11:18","modified_gmt":"2026-11-13T11:11:18","slug":"vdekja-e-pacientes-me-kancer-pas-mungeses-se-barnave-jashari-kerkon-llogari-nga-vitia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/vdekja-e-pacientes-me-kancer-pas-mungeses-se-barnave-jashari-kerkon-llogari-nga-vitia\/","title":{"rendered":"Vdekja e pacientes me kancer pas munges\u00ebs s\u00eb barnave, Jashari k\u00ebrkon llogari nga Vitia"},"content":{"rendered":"<p><strong>Deputetja e PDK-s\u00eb, Sala Jashari, ka k\u00ebrkuar p\u00ebrgjegj\u00ebsi nga ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Arben Vitia, p\u00ebr munges\u00ebn e vazhdueshme t\u00eb barnave esenciale, ve\u00e7an\u00ebrisht atyre q\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb trajtimin e kancerit.<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb interpelanc\u00ebs s\u00eb thirrur lidhur me vdekjen e nj\u00eb pacienteje me kancer t\u00eb gjirit, e cila sipas organizat\u00ebs Renesansa kishte mbetur rreth kat\u00ebr muaj pa terapin\u00eb Palbociclib, Jashari k\u00ebrkoi sqarime se pse pacientja nuk kishte arritur ta siguronte barin dhe \u00e7far\u00eb zgjidhjeje i ishte ofruar asaj nga institucionet, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.<\/p>\n<p>Sipas Renesans\u00ebs, pacientja nuk kishte pasur mund\u00ebsi ta blinte vet\u00eb terapin\u00eb, e cila kushton deri n\u00eb 1 mij\u00eb e 800 euro. Gjat\u00eb periudh\u00ebs pa trajtim, asaj i ishin shfaqur metastaza t\u00eb reja n\u00eb tru, nd\u00ebrsa organizata ka njoftuar se ajo ka vdekur.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr ju mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb tender q\u00eb \u00ebsht\u00eb vonuar, por p\u00ebr at\u00eb grua ishin kat\u00ebr muaj pritje t\u00eb nj\u00eb bari, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb s\u00ebmundja nuk pret\u201d, tha Jashari.<\/p>\n<p>Ajo theksoi se nuk u takon deputet\u00ebve t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb shkakun mjek\u00ebsor t\u00eb vdekjes, por k\u00ebrkoi p\u00ebrgjigje nga ministri Vitia se kush ishte n\u00eb dijeni p\u00ebr munges\u00ebn e barit dhe \u00e7far\u00eb zgjidhjeje iu ofrua pacientes.<\/p>\n<p>\u201cPse kjo paciente ka mbetur pa terapi t\u00eb p\u00ebrshkruar, kush ka qen\u00eb n\u00eb dijeni q\u00eb ky bar ka munguar, \u00e7far\u00eb zgjidhje ju \u00ebsht\u00eb ofruar asaj kur nuk kishte mund\u00ebsi ta blinte privatisht? Familjes s\u00eb saj ia kemi borxh nj\u00eb p\u00ebrgjigje, pacient\u00ebve q\u00eb sot jan\u00eb n\u00eb trajtim ua kemi borxh sigurin\u00eb se nuk do t\u00eb p\u00ebrballen me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pritje\u201d, deklaroi ajo.<\/p>\n<p>Jashari tha se problemi i munges\u00ebs s\u00eb barnave nuk ka filluar k\u00ebt\u00eb vit, por po p\u00ebrs\u00ebritet prej vitesh. Ajo paraqiti nj\u00eb kronologji t\u00eb mungesave, duke p\u00ebrmendur problemet me barnat esenciale n\u00eb vitin 2021, munges\u00ebn e barnave p\u00ebr trajtimin e kancerit n\u00eb vitin 2022, detyrimin e pacient\u00ebve p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb barna dhe materiale mjek\u00ebsore n\u00eb vitin 2023, si dhe munges\u00ebn e sorafenibit n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n<p>Sipas saj, edhe gjat\u00eb vitit 2025 jan\u00eb raportuar mungesa t\u00eb barnave dhe shkurtim i seancave t\u00eb dializ\u00ebs n\u00eb Mitrovic\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb materialeve t\u00eb nevojshme.<\/p>\n<p>Deputetja tha se mungesat po vazhdojn\u00eb edhe n\u00eb vitin 2026. Ajo p\u00ebrmendi Avastin\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tha se mungon q\u00eb nga 14 gushti, si dhe dabrafenibin dhe sorafenibin, t\u00eb cilat, sipas t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb posedon, kan\u00eb munguar p\u00ebr periudha t\u00eb zgjatura, s\u00eb paku nga dy muaj.<\/p>\n<p>\u201cVite t\u00eb ndryshme, barna t\u00eb ndryshme, por p\u00ebr pacientin i nj\u00ebjti problem. Ata nuk e kan\u00eb terapin\u00eb q\u00eb u duhet n\u00eb dispozicion. Sa vite duhet t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Parlament dhe t\u00eb vijm\u00eb prap\u00eb me arsyetime se diku n\u00eb hallkat e tyre ka qen\u00eb nj\u00eb problem? A nuk duhet t\u00eb zgjidhet ky problem p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs?\u201d, tha Jashari.<\/p>\n<p>Ajo vuri n\u00eb pik\u00ebpyetje edhe m\u00ebnyr\u00ebn se si po menaxhohen furnizimet me barna, duke k\u00ebrkuar t\u00eb dh\u00ebna se sa pacient\u00ebve u \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb terapia p\u00ebr shkak t\u00eb mungesave dhe sa prej tyre jan\u00eb detyruar t&#8217;i blejn\u00eb barnat me parat\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Jashari theksoi se, ndon\u00ebse buxheti p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsi \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb 396 milion\u00eb euro dhe jan\u00eb shtuar edhe fondet e planifikuara p\u00ebr barna e material shpenzues, pacient\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb marrin receta p\u00ebr t&#8217;i siguruar vet\u00eb terapit\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo ngriti edhe \u00e7\u00ebshtjen e munges\u00ebs s\u00eb materialeve bazike n\u00eb spitale, duke p\u00ebrmendur penj\u00ebt kirurgjikal\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt tha se sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb saj mungojn\u00eb tri lloje.<\/p>\n<p>Deputetja k\u00ebrkoi nga ministri Vitia t\u00eb sqaroj\u00eb n\u00ebse problemet me furnizimin vijn\u00eb nga planifikimi, procedurat e prokurimit apo zbatimi i kontratave, si dhe kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr vonesat.<\/p>\n<p>Ajo iu referua edhe raportit t\u00eb Komisionit Evropian, sipas t\u00eb cilit pacient\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb nga xhepi p\u00ebr barna dhe sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore, duke p\u00ebrmendur shifr\u00ebn prej 40 p\u00ebr qind t\u00eb shpenzimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Jashari rikujtoi premtimin e Qeveris\u00eb Kurti se askush nuk do t\u00eb falimentoj\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00ebmundjes dhe askush nuk do t\u00eb vdes\u00eb p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor dhe barnave, duke k\u00ebrkuar q\u00eb ky zotim t\u00eb matet me gjendjen reale t\u00eb pacient\u00ebve.\/Reporteri.net<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PDK-s\u00eb, Sala Jashari, ka k\u00ebrkuar p\u00ebrgjegj\u00ebsi nga ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Arben Vitia, p\u00ebr munges\u00ebn e vazhdueshme t\u00eb barnave esenciale, ve\u00e7an\u00ebrisht atyre q\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb trajtimin e kancerit. Gjat\u00eb interpelanc\u00ebs s\u00eb thirrur lidhur me vdekjen e nj\u00eb pacienteje me kancer t\u00eb gjirit, e cila sipas organizat\u00ebs Renesansa kishte mbetur rreth kat\u00ebr muaj pa terapin\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1289674,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1289673","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1289673","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1289673"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1289673\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1289680,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1289673\/revisions\/1289680"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1289674"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1289673"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1289673"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1289673"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}