{"id":1290078,"date":"2026-11-14T10:39:30","date_gmt":"2026-11-14T09:39:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1290078"},"modified":"2026-11-14T10:39:30","modified_gmt":"2026-11-14T09:39:30","slug":"nese-shqiperia-dhe-mali-i-zi-hyjne-ne-be-si-preken-qytetaret-dhe-bizneset-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/nese-shqiperia-dhe-mali-i-zi-hyjne-ne-be-si-preken-qytetaret-dhe-bizneset-ne-kosove\/","title":{"rendered":"N\u00ebse Shqip\u00ebria dhe Mali i Zi hyjn\u00eb n\u00eb BE, si preken qytetar\u00ebt dhe bizneset n\u00eb Kosov\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Brenda pak vitesh, kufijt\u00eb e jasht\u00ebm t\u00eb Bashkimit Evropian (BE) mund t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb kufij t\u00eb Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Malin e Zi.<\/strong><\/p>\n<p>Kjo perspektiv\u00eb po b\u00ebhet m\u00eb konkrete, pasi t\u00eb dyja vendet po avancojn\u00eb n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit, nd\u00ebrsa Kosova po ngec n\u00eb rrug\u00ebn drejt integrimit evropian.<\/p>\n<p>Mali i Zi ka mbyllur p\u00ebrkoh\u00ebsisht 23 nga 33 kapitujt e negociatave dhe Komisioni Evropian vler\u00ebson se mund t\u2019i mbyll\u00eb t\u00eb gjith\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2026. Shqip\u00ebria, nd\u00ebrkaq, ka mbyllur 4 nga 33 kapitujt dhe ka hapur grup-kapitullin e fundit. Ajo synon t\u2019i p\u00ebrfundoj\u00eb negociatat deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2027.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Kosova aplikoi p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE m\u00eb 15 dhjetor 2022 dhe ende pret t\u00eb marr\u00eb statusin e vendit kandidat.<\/p>\n<p>Raporti i fundit i Komisionit Evropian evidenton stagnim t\u00eb reformave n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb kontekstin e kriz\u00ebs s\u00eb zgjatur institucionale. Kjo kriz\u00eb u karakterizua nga v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve, nd\u00ebrsa brenda nj\u00eb periudhe prej rreth nj\u00eb viti vendi mbajti tri pal\u00eb zgjedhje parlamentare.<\/p>\n<p>Njoh\u00ebs t\u00eb integrimeve evropiane, t\u00eb ekonomis\u00eb dhe t\u00eb siguris\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb se Kosova duhet t\u00eb p\u00ebrgatitet p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin eventual t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Sipas tyre, k\u00ebto zhvillime mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb qarkullimin e njer\u00ebzve dhe mallrave, t\u00eb krijojn\u00eb kushte t\u00eb reja p\u00ebr bizneset kosovare dhe t\u00eb ndryshojn\u00eb bashk\u00ebpunimin rajonal n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Hendeku me fqinj\u00ebt n\u00eb integrim dhe siguri<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrparimi i Shqip\u00ebris\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE-s\u00eb mund ta thelloj\u00eb distanc\u00ebn politike t\u00eb Kosov\u00ebs nga fqinj\u00ebt e saj, por edhe t\u00eb krijoj\u00eb dallime n\u00eb bashk\u00ebpunimin rajonal n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Tefta Kelmendi, hulumtuese n\u00eb institutin evropian Jacques Delors, vler\u00ebson se Kosova tashm\u00eb ka mbetur prapa vendeve fqinje, si pasoj\u00eb e kriz\u00ebs politike dhe munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrparimit n\u00eb dialogun me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuke pasur parasysh p\u00ebrparimin e shteteve fqinje n\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit dhe, n\u00eb krahasim me to, stagnimin e Kosov\u00ebs si pasoj\u00eb e kriz\u00ebs politike n\u00eb vend dhe munges\u00ebs s\u00eb avancimit n\u00eb dialogun me Serbin\u00eb, e cila ka ndikuar si n\u00eb procesin e integrimit evropian, ashtu edhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike me institucionet dhe shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb distanc\u00eb e konsiderueshme q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kap\u00ebrcehet n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt\u201d, thot\u00eb Kelmendi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas saj, n\u00ebse Mali i Zi dhe Shqip\u00ebria an\u00ebtar\u00ebsohen n\u00eb BE brenda kat\u00ebr vjet\u00ebsh, Kosova mund t\u00eb p\u00ebrballet me presion m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb brendsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrshpejtimin e integrimit evropian.<\/p>\n<p>Ky zhvillim, megjithat\u00eb, si\u00e7 vler\u00ebson Kelmendi, mund t\u00eb ket\u00eb edhe ndikim pozitiv, duke rikthyer besimin e qytetar\u00ebve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve politik\u00eb n\u00eb perspektiv\u00ebn evropiane.<\/p>\n<p>Sipas saj, Prishtina duhet t\u00eb angazhohet p\u00ebr p\u00ebrshpejtimin e reformave t\u00eb brendshme, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb sundimin e ligjit dhe diplomaci, si dhe p\u00ebr tejkalimin e pengesave politike n\u00eb rrug\u00ebtimin e saj integrues n\u00eb BE.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb qasje e men\u00e7ur strategjike do t\u00eb ishte q\u00eb Kosova t\u00eb angazhohet sa m\u00eb par\u00eb dhe intensivisht n\u00eb heqjen e pengesave politike ndaj avancimit t\u00eb saj n\u00eb procesin e integrimit, p\u00ebrfshir\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e mosnjohjes nga pes\u00eb shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsonte debllokimin e kandidatur\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs\u201d, thekson Kelmendi.<\/p>\n<p>Sipas Kelmendit, Kosova duhet t\u00eb intensifikoj\u00eb angazhimin diplomatik me institucionet dhe shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr ta zhbllokuar kandidatur\u00ebn. Paralelisht, ajo duhet t\u00eb \u00e7oj\u00eb p\u00ebrpara reformat q\u00eb do t\u2019ia mund\u00ebsonin integrimin n\u00eb tregun e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Hendeku me fqinj\u00ebt nuk kufizohet vet\u00ebm n\u00eb procesin politik t\u00eb integrimit.<\/p>\n<p>Jeta Loshaj, nga Qendra Kosovare p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb (QKSS), vler\u00ebson se hendeku me fqinj\u00ebt mund t\u00eb thellohet edhe n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb, ku Kosova tashm\u00eb ka pozit\u00eb m\u00eb t\u00eb pafavorshme n\u00eb raport me qasjen n\u00eb mekanizmat evropian\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit.<\/p>\n<p>Aktualisht, Kosova \u00ebsht\u00eb i vetmi vend n\u00eb rajon q\u00eb nuk ka marr\u00ebveshje operacionale me Europolin. Marr\u00ebveshja aktuale e pun\u00ebs, e vitit 2020, nuk mund\u00ebson shk\u00ebmbimin e t\u00eb dh\u00ebnave personale, ndon\u00ebse bashk\u00ebpunimi praktik \u00ebsht\u00eb rritur.<\/p>\n<p>\u201cPasi fqinj\u00ebt t\u00eb jen\u00eb brenda BE-s\u00eb, kjo asimetri do t\u00eb thellohet\u201d, thot\u00eb Loshaj p\u00ebr REL.<\/p>\n<p>Sipas saj, pabarazia me vendet fqinje brenda BE-s\u00eb, p\u00ebr Kosov\u00ebn mund t\u00eb krijoj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb luftimin e krimit t\u00eb organizuar dhe k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb tjera nd\u00ebrkufitare.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se grupet kriminale e trajtojn\u00eb rajonin si nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb vetme dhe shfryt\u00ebzojn\u00eb vendet ku kontrollet dhe shk\u00ebmbimi i informatave jan\u00eb m\u00eb t\u00eb dob\u00ebta.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse fqinj\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb integruar (n\u00eb BE) e Kosova jo, mund t\u00eb krijohet nj\u00eb zon\u00eb gri q\u00eb shfryt\u00ebzohet p\u00ebr trafikim, kontraband\u00eb dhe migrim t\u00eb parregullt\u201d, thot\u00eb Loshaj.<\/p>\n<p>Gjithashtu, sipas saj, an\u00ebtar\u00ebsimi eventual i Malit t\u00eb Zi dhe Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE do t\u00eb sjell\u00eb rregulla dhe standarde t\u00eb k\u00ebtij blloku n\u00eb menaxhimin e kufijve, kontrolle m\u00eb strikte dhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfshirje t\u00eb Agjencis\u00eb Evropiane t\u00eb Roj\u00ebs Kufitare dhe Bregdetare (Frontex).<\/p>\n<p>Kelmendi shton se an\u00ebtar\u00ebsimi eventual i Malit t\u00eb Zi dhe Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE do t\u00eb ndihet n\u00eb raport me Kosov\u00ebn n\u00eb k\u00ebrkesat shtes\u00eb q\u00eb ka blloku p\u00ebr l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb kaluar kufirin dhe p\u00ebr t\u2019iu qasur pronave personale apo p\u00ebr t\u00eb vizituar familjar\u00ebt n\u00eb k\u00ebto dy shtete, qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs do t\u00eb duhej t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb me pasaport\u00eb t\u00eb vlefshme, t\u00eb paguajn\u00eb sigurim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr automjetet q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb BE dhe do t\u00eb p\u00ebrballen me kufizime n\u00eb koh\u00ebzgjatjen e q\u00ebndrimit\u201d, thekson Kelmendi.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb ndikoj\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht se si qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe ata t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e Malit t\u00eb Zi do t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb territorin e nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. Aktualisht, kjo mund\u00ebsohet me let\u00ebrnjoftime biometrike.<\/p>\n<p>Loshaj sqaron se marr\u00ebveshjet ekzistuese rajonale p\u00ebr l\u00ebvizjen me let\u00ebrnjoftime nuk shuhen automatikisht me an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi n\u00eb BE. Sipas saj, ndikimi m\u00eb i madh n\u00eb l\u00ebvizjen e njer\u00ebzve do t\u00eb ndihej n\u00ebse k\u00ebto dy vende do t\u00eb hynin edhe n\u00eb zon\u00ebn Shengen, pasi kjo nuk ndodh nj\u00ebkoh\u00ebsisht me an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE dhe zakonisht k\u00ebrkon edhe disa vite.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, sipas saj, mbeten disa pyetje praktike.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb me pikat e p\u00ebrbashk\u00ebta kufitare dhe sa do t\u00eb zgjasin pritjet n\u00eb ver\u00eb? Liberalizimi i vizave e ka zbutur shum\u00eb k\u00ebt\u00eb rrezik, por Kosova duhet t\u2019i adresoj\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje q\u00eb tani, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kufiri t\u00eb mos b\u00ebhet penges\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit\u201d, thot\u00eb Loshaj.<\/p>\n<p><strong>Nga CEFTA te tregu i BE-s\u00eb: sfida p\u00ebr eksportuesit kosovar\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb rast se Shqip\u00ebria dhe Mali i Zi an\u00ebtar\u00ebsohen n\u00eb Bashkimin Evropian para Kosov\u00ebs, marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre tregtare me Kosov\u00ebn do t\u00eb zhvillohen n\u00eb nj\u00eb korniz\u00eb t\u00eb re rregullash.<\/p>\n<p>Gazmend Qorraj, profesor i ekonomis\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, vler\u00ebson se ky ndryshim do t\u00eb sillte nj\u00eb transformim strukturor n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tregtare nd\u00ebrmjet k\u00ebtyre vendeve.<\/p>\n<p>\u201cPraktikisht, me hyrjen n\u00eb BE, Shqip\u00ebria dhe Mali i Zi do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb detyruara t\u00eb aplikojn\u00eb Politik\u00ebn e P\u00ebrbashk\u00ebt Tregtare t\u00eb BE-s\u00eb dhe automatikisht do t\u00eb t\u00ebrhiqen nga Marr\u00ebveshja e Tregtis\u00eb s\u00eb Lir\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs Qendrore (CEFTA)\u201d, thot\u00eb Qorraj.<\/p>\n<p>Sipas tij, tregtia me Kosov\u00ebn do t\u00eb mb\u00ebshtetej n\u00eb Marr\u00ebveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA), t\u00eb cil\u00ebn Kosova e ka n\u00eb fuqi q\u00eb nga viti 2016.<\/p>\n<p>Qorraj vler\u00ebson se nj\u00eb nga sfidat kryesore p\u00ebr eksportuesit kosovar\u00eb do t\u00eb jen\u00eb barrierat jotarifore, q\u00eb lidhen me standardet dhe k\u00ebrkesat e tregut evropian.<\/p>\n<p>\u201cEksportuesit q\u00eb kan\u00eb tashm\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb tregtare me vendet e BE-s\u00eb do ta ken\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtaten, nd\u00ebrsa p\u00ebr ata q\u00eb nuk e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb, ky tranzicion do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb re, p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrkesave dhe rregulloreve m\u00eb strikte t\u00eb tregut t\u00eb BE-s\u00eb krahasuar me tregun rajonal t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>P\u00ebrshtatja me k\u00ebrkesat e tregut t\u00eb BE-s\u00eb do t\u00eb ishte ve\u00e7an\u00ebrisht e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr bizneset e vogla dhe t\u00eb mesme, vler\u00ebson Lulzim Rafuna, kryetar i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cEdhe pse nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl e kompanive t\u00eb m\u00ebdha eksportuese (sidomos n\u00eb sektorin e p\u00ebrpunimit t\u00eb drurit, plastik\u00ebs dhe IT-s\u00eb) kan\u00eb arritur t\u00eb certifikohen p\u00ebr tregun e BE-s\u00eb, shumica d\u00ebrrmuese e nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb vogla e t\u00eb mesme nuk kan\u00eb kapacitete financiare dhe teknike p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb tranzicion brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr\u201d, thot\u00eb ai p\u00ebr REL.<\/p>\n<p>Rafuna paralajm\u00ebron se, n\u00ebse Shqip\u00ebria dhe Mali i Zi an\u00ebtar\u00ebsohen n\u00eb BE, eksportuesit kosovar\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballen me k\u00ebrkesa t\u00eb rrepta fitosanitare e veterinare, si dhe me standardet e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb BE-s\u00eb. Sipas tij, mungesa e informacionit dhe kapacitetet e kufizuara laboratorike n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr testimin e produkteve mund t\u2019ua v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb bizneseve p\u00ebrmbushjen e k\u00ebtyre k\u00ebrkesave dhe t\u2019ua dob\u00ebsojn\u00eb konkurrueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb t\u00eb dyja tregjet.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebr sektor\u00ebt m\u00eb t\u00eb ekspozuar jan\u00eb agrobiznesi dhe p\u00ebrpunimi i ushqimit, prodhuesit e materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit, si dhe sektori i transportit dhe logjistik\u00ebs\u201d, thot\u00eb Rafuna.<\/p>\n<p>Rafuna shton se kontrollet dhe procedurat shtes\u00eb doganore n\u00eb kufi mund t\u00eb shkaktonin vonesa dhe t\u2019ua rrisnin kostot transportuesve kosovar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si duhet t\u00eb p\u00ebrgatitet Kosova?<\/strong><\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb iu drejtua Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb q\u00ebndrimin e saj lidhur me pasojat e mundshme politike, ekonomike dhe t\u00eb siguris\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebsimi i mundsh\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi n\u00eb BE, p\u00ebrfshir\u00eb ndikimin n\u00eb l\u00ebvizjen e qytetar\u00ebve, bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrkufitar dhe marr\u00ebdh\u00ebniet tregtare.<\/p>\n<p>Po ashtu, REL-i k\u00ebrkoi t\u00eb dij\u00eb se \u00e7far\u00eb masash konkrete po planifikon Qeveria p\u00ebr t\u2019i mbrojtur interesat e Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb avancuar integrimin evropian t\u00eb vendit. Deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij artikulli, Qeveria nuk u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjeve.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebbiseduesit e REL-it, nga k\u00ebndv\u00ebshtrime t\u00eb ndryshme, theksojn\u00eb nevoj\u00ebn q\u00eb Kosova t\u00eb p\u00ebrgatitet p\u00ebr ndryshimet q\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi i Shqip\u00ebris\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Ata k\u00ebrkojn\u00eb angazhim m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb institucioneve, marr\u00ebveshje me dy vendet fqinje dhe masa p\u00ebr t\u2019i ndihmuar bizneset kosovare t\u00eb p\u00ebrshtaten me k\u00ebrkesat e reja.<\/p>\n<p>Kelmendi thot\u00eb se p\u00ebr ta rikuperuar koh\u00ebn e humbur p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs politike dhe problemeve n\u00eb dialogun me Serbin\u00eb, Kosova duhet t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr zhbllokimin e kandidatur\u00ebs p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr t\u2019i \u00e7uar p\u00ebrpara reformat e brendshme q\u00eb do t\u2019ia mund\u00ebsonin integrimin n\u00eb tregun e p\u00ebrbashk\u00ebt evropian, sipas saj, Kosova mund ta shfryt\u00ebzoj\u00eb mb\u00ebshtetjen financiare t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBE-ja tashm\u00eb e ka krijuar korniz\u00ebn p\u00ebr t\u2019i ndihmuar vendet kandidate t\u00eb avancojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, p\u00ebrmes Planit t\u00eb Rritjes dhe Reformave dhe mjeteve financiare q\u00eb e mb\u00ebshtesin at\u00eb. Tani mbetet q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs t\u00eb angazhohet politikisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dhe ta vendos\u00eb at\u00eb n\u00eb list\u00ebn e prioriteteve kryesore\u201d, thot\u00eb Kelmendi p\u00ebr REL.<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb, Loshaj vler\u00ebson se Prishtina duhet t\u00eb negocioj\u00eb me Tiran\u00ebn dhe Podgoric\u00ebn marr\u00ebveshje dypal\u00ebshe p\u00ebr sigurin\u00eb dhe kontrollin kufitar para an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto marr\u00ebveshje duhet t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb patrullime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, qendra t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta kontakti, pika t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta kufitare dhe shk\u00ebmbim informatash. Ato duhet t\u00eb hartohen sipas standardeve t\u00eb BE-s\u00eb, q\u00eb t\u00eb mbeten t\u00eb vlefshme edhe pas an\u00ebtar\u00ebsimit\u201d, thot\u00eb Loshaj p\u00ebr REL.<\/p>\n<p>Sipas saj, Kosova mund ta thelloj\u00eb bashk\u00ebpunimin me Europolin n\u00eb luftimin e krimit, me Frontex-in n\u00eb menaxhimin e kufijve dhe me Eurojust-in n\u00eb bashk\u00ebpunimin gjyq\u00ebsor p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet penale, pa e prekur \u00e7\u00ebshtjen e statusit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Loshaj shton se Kosova duhet t\u00eb forcoj\u00eb mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave, integritetin e kontrolleve kufitare dhe kapacitetet e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Sipas saj, rezultatet konkrete n\u00eb k\u00ebto fusha do t\u00eb d\u00ebshmonin gatishm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar dhe do ta ndihmonin t\u00eb k\u00ebrkonte p\u00ebrfshirje graduale n\u00eb operacionet e siguris\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr p\u00ebrgatitjen e bizneseve, Qorraj k\u00ebrkon angazhim paraprak t\u00eb institucioneve publike dhe shoqatave t\u00eb biznesit.<\/p>\n<p>\u201cInstitucionet publike dhe shoqatat e bizneseve duhet t\u00eb p\u00ebrgatisin paraprakisht bizneset vendore p\u00ebrmes informimit dhe trajnimeve t\u00eb fokusuara n\u00eb standardet e BE-s\u00eb\u201d, thot\u00eb Qorraj.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 informimit dhe trajnimeve, Qorraj vler\u00ebson se institucionet dhe shoqatat e biznesit duhet t\u2019u kushtojn\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb eksportuesve q\u00eb nuk kan\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb me tregun e BE-s\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb p\u00ebrgatiten p\u00ebr k\u00ebrkesat dhe rregulloret m\u00eb t\u00eb rrepta t\u00eb k\u00ebtij tregu.<\/p>\n<p>Rafuna konsideron se Qeveria e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa konkrete, p\u00ebrfshir\u00eb subvencionimin e certifikimit dhe standardizimit t\u00eb produkteve, investimet n\u00eb laborator\u00ebt vendor\u00eb dhe negociimin e protokolleve t\u00eb posa\u00e7me tregtare me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Malin e Zi.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb punohet n\u00eb drejtim t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje tranzitore me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Malin e Zi: Qeveria duhet t\u00eb negocioj\u00eb q\u00eb nga tani protokolle t\u00eb ve\u00e7anta tregtare apo \u2018korridore t\u00eb gjelbra\u2019 tranzitore p\u00ebr periudh\u00ebn pas an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb tyre, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb leht\u00ebsohen procedurat doganore p\u00ebr produktet me origjin\u00eb nga Kosova\u201d, thekson Rafuna.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu sugjeron q\u00eb Qeveria t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb fond q\u00eb do t\u00eb mbulonte deri n\u00eb 70 p\u00ebr qind t\u00eb kostove t\u00eb certifikimit t\u00eb produkteve. Sipas Rafun\u00ebs, mb\u00ebshtetja financiare do t\u2019u ndihmonte bizneseve, ve\u00e7an\u00ebrisht nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb vogla dhe t\u00eb mesme, t\u00eb p\u00ebrmbushnin standardet e k\u00ebrkuara p\u00ebr tregun evropian.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Brenda pak vitesh, kufijt\u00eb e jasht\u00ebm t\u00eb Bashkimit Evropian (BE) mund t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb kufij t\u00eb Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Malin e Zi. Kjo perspektiv\u00eb po b\u00ebhet m\u00eb konkrete, pasi t\u00eb dyja vendet po avancojn\u00eb n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit, nd\u00ebrsa Kosova po ngec n\u00eb rrug\u00ebn drejt integrimit evropian. Mali i Zi ka mbyllur p\u00ebrkoh\u00ebsisht 23 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":1290079,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1290078","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1290078","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1290078"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1290078\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1290080,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1290078\/revisions\/1290080"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1290079"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1290078"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1290078"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1290078"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}