{"id":1290177,"date":"2026-11-14T17:01:04","date_gmt":"2026-11-14T16:01:04","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1290177"},"modified":"2026-11-14T17:09:31","modified_gmt":"2026-11-14T16:09:31","slug":"ne-shume-fshatra-ska-rryme-a-do-te-kete-gjate-dimrit-opozita-i-kerkon-llogari-qeverise-kurti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/ne-shume-fshatra-ska-rryme-a-do-te-kete-gjate-dimrit-opozita-i-kerkon-llogari-qeverise-kurti\/","title":{"rendered":"\u201cN\u00eb shum\u00eb fshatra s\u2019ka rrym\u00eb \u2013 a do t\u00eb ket\u00eb gjat\u00eb dimrit?\u201d, opozita i k\u00ebrkon llogari Qeveris\u00eb Kurti"},"content":{"rendered":"<p><strong>Partit\u00eb opozitare kan\u00eb kritikuar t\u00eb premten Qeverin\u00eb Kurti p\u00ebr menaxhimin e sektorit t\u00eb energjis\u00eb elektrike, duke k\u00ebrkuar llogari nga ministrja e Ekonomis\u00eb, Artane Rizvanolli, p\u00ebr importin e rrym\u00ebs, shpenzimet p\u00ebr blerjen e saj, prodhimin vendor dhe funksionimin e Korporat\u00ebs Energjetike t\u00eb Kosov\u00ebs (KEK).<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb debatit n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, nj\u00eb prej pyetjeve bazike drejtuar ministers Rizvanolli ishte n\u00ebse qytetar\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb rrym\u00eb gjat\u00eb dimrit, pasi thane se shum\u00eb fshatra aktualisht po p\u00ebrballen me munges\u00eb t\u00eb energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>Poashtu, si k\u00ebrkes\u00eb llogarie, u l\u00ebshua edhe nj\u00eb audio-incizim ku d\u00ebgjohej kryeministri Albin Kurti duke deklaruar se Qeveria do t\u00eb synoj\u00eb uljen e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike, \u00e7ka opozitar\u00ebt pyet\u00ebn n\u00ebse do t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, shkruan Reporteri.net.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr deputet\u00ebt opozitar q\u00eb k\u00ebrkuan llogari nga ministrja Rizvanolli ishin Hykmete Bajrami e \u00a0Janina Ymeri nga LDK, Ganimete Musliu e Arben Mustafa nga PDK dhe Burim Ramadani nga Aleanca.<\/p>\n<p><strong>Ministrja Rizvanolli flet p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira q\u00eb po vijn\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin e rrym\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rizvanolli-flet-perseri-per-dite-te-veshtira-qe-po-vijne-per-cmimin-e-rrymes-mbyllja-e-hormuzit-ka-krijuar-probleme\/\">Ministrja e Ekonomis\u00eb, Artane Rizvanolli<\/a>, dje foli p\u00ebr investimet q\u00eb po b\u00ebhen n\u00eb KEK p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e infrastruktur\u00ebs prodhuese.<\/p>\n<p>Ajo\u00a0 ka th\u00ebn\u00eb se krizat globale q\u00eb po p\u00ebrs\u00ebriten, e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7mimin prej 500 euro p\u00ebr megavat\/or\u00eb t\u00eb duket si di\u00e7ka e zakonshme.<\/p>\n<p>\u201cKrizat po p\u00ebrs\u00ebriten. I kan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7mimet 500 euro p\u00ebr megavat or\u00eb si di\u00e7ka e zakonshme\u201d, ka shtuar ajo.<\/p>\n<p>Tutje, ajo ka p\u00ebrmendur mbylljen e Ngushtic\u00ebs s\u00eb Hormuzit si nj\u00eb zhvillim q\u00eb ka shkaktuar probleme t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>\u201cJam e vetdijshme q\u00eb sektori i energjis\u00eb ka sfida n\u00eb muajt n\u00eb vijim, Kur \u00e7mimet n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare jan\u00eb t\u00eb larta, e kur konflikti n\u00eb Iran e mbyllja e ngushtic\u00ebs s\u00eb Hormuzit kan\u00eb krijuar probleme t\u00eb m\u00ebdha jo vet\u00ebm p\u00ebr Evrop\u00ebn por edhe globalisht\u201d, ka shtuar tutje ajo.<\/p>\n<p><strong>Bajrami l\u00ebshon audio-incizimin e Kurtit p\u00ebr uljen e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Deputetja e LDK-s\u00eb, Hykmete Bajrami, dje n\u00eb Kuvend, l\u00ebshoi nj\u00eb audio-incizim ku d\u00ebgjohet kryeministri Albin Kurti duke deklaruar se Qeveria do t\u00eb synoj\u00eb uljen e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>\u201cNe do ta synojm\u00eb uljen e energjis\u00eb elektrike, sepse \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr shtrenjt\u00eb kur rrim\u00eb mbi gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb energji q\u00eb kemi\u201d, d\u00ebgjohej t\u00eb thot\u00eb Kurti n\u00eb incizimin e l\u00ebshuar nga Bajrami.<\/p>\n<p>Pas l\u00ebshimit t\u00eb audio-incizimit, Bajrami ka kritikuar ministren e Ekonomis\u00eb, Artane Rizvanolli, duke k\u00ebrkuar nga ajo q\u00eb t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr planet dhe masat konkrete p\u00ebr parandalimin e rritjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>\u201cPo na duhet her\u00eb pas here me i sjell\u00eb k\u00ebto fakte, edhe pse qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs e din\u00eb, po si\u00e7 po duket ju, koleg\u00eb deputet\u00eb, i keni harruar\u201d, ka deklaruar Bajrami.<\/p>\n<p>Bajrami ka theksuar se ministrja e Ekonomis\u00eb, Artane Rizvanolli, duhet t\u00eb jap\u00eb llogari p\u00ebr pun\u00ebn dhe rezultatet gjat\u00eb mandatit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cKishte qen\u00eb mir\u00eb tash t\u00eb na i tregoni planet, si do ta parandaloni ngritjen e energjis\u00eb elektrike, e cila po paralajm\u00ebrohet prej zyrtar\u00ebve t\u00eb ZRRE-s\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb vitit tjet\u00ebr, e tjera, po jo me fol p\u00ebr historin\u00eb\u2026 Zonja ministre, sot b\u00ebhen 5 vjet, 7 muaj e 22 dit\u00eb q\u00eb ju jeni ministre e k\u00ebtij dikasteri. Jo, \u00ebsht\u00eb dashur 22 dit\u00eb, ju \u00ebsht\u00eb dashur q\u00eb t\u00eb b\u00ebni di\u00e7ka m\u00eb tep\u00ebr sesa t\u00eb krahasoheni me t\u00eb kaluar\u00ebn\u201d, ka deklaruar Bajrami.<\/p>\n<p><strong>Ymeri kritikon importin, shpenzimet dhe menaxhimin e KEK-ut<\/strong><\/p>\n<p>Edhe <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/energjia-elektrike-perplas-ymerin-dhe-rizvanollin-ne-kuvend\/\">deputetja tjet\u00ebr e LDK-s\u00eb, Janina Ymeri<\/a>, adresoi kritika ndaj Qeveris\u00eb p\u00ebr gjendjen n\u00eb sektorin e energjis\u00eb, duke p\u00ebrmendur importin e energjis\u00eb elektrike dhe shpenzimet p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas saj, n\u00eb periudh\u00ebn nga ora 17:00 deri n\u00eb 18:00 ishte planifikuar importi i 275 megavat\u00ebve, me \u00e7mim mesatar prej 162 eurosh p\u00ebr megavat, q\u00eb i bie mbi 46 mij\u00eb euro p\u00ebr vet\u00ebm nj\u00eb or\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSa p\u00ebr gjendjen elektroenergjetike sot, importin nga ora 17:00 deri n\u00eb 18:00, \u00ebsht\u00eb planifikuar 275 MW dhe \u00e7mimi mesatar \u00ebsht\u00eb 162 euro, pra p\u00ebr momentin q\u00eb ne flasim, dhe dikush pallavra, dikush t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, na kushton ora q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb me \u00e7mim mesatar mbi 46 mij\u00eb euro. Vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb or\u00eb q\u00eb po flasim ne. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe gjendja mbas 6 vjet qeverisje, n\u00eb sektorin e elektroenergjetik\u00ebs\u201d, tha Ymeri, raporton Kosovapress.<\/p>\n<p>Ymeri poashtu kritikoi \u00a0menaxhimin e KEK-ut, duke p\u00ebrmendur pun\u00ebsimin e 777 personave gjat\u00eb vitit 2025, r\u00ebnien e fitimit dhe t\u00eb prodhimit t\u00eb energjis\u00eb si dhe realizimin e pjessh\u00ebm t\u00eb investimeve kapitale. Ajo ka ngritur edhe \u00e7\u00ebshtjen e siguris\u00eb n\u00eb pun\u00eb pas vdekjes s\u00eb kat\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebve si dhe ka akuzuar p\u00ebr manipulime n\u00eb tregun e energjis\u00eb, duke p\u00ebrmendur disa kompani dhe persona. Ajo kritikoi edhe marr\u00ebveshjen p\u00ebr \u201cElektroseverin\u201d dhe furnizimin me energji n\u00eb veri.<\/p>\n<p>Por, ministrja e Ekonomis\u00eb, Artane Rizvanolli, i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur kritikave t\u00eb Ymerit p\u00ebr \u201cElektroseverin\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb e kemi finalizuar marr\u00ebveshjen n\u00eb 2022, mir\u00ebpo kjo \u00ebsht\u00eb e bazuar n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb cil\u00ebn na nuk e kemi dasht\u00eb t\u00eb vitit 2013, mir\u00ebpo as at\u00eb nuk keni qen\u00eb n\u00eb gjendje me realizu. \u00cbsht\u00eb dashur me ardhur ne pas 11 vjet\u00ebve edhe me filluar faturimi edhe me filluar pagesa atje\u201d, tha Rizvanolli.<\/p>\n<p><strong>PDK: N\u00eb shum\u00eb fshatra s\u2019ka rrym\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Deputetja e PDK-s\u00eb, Ganimete Musliu, tha dje se derisa n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs u debatua p\u00ebr energjin\u00eb elektrike, se n\u00eb shum\u00eb fshatra t\u00eb Kosov\u00ebs s\u2019ka rrym\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo ka th\u00ebn\u00eb se s\u2019po i k\u00ebrkon ministres Rizvanolli q\u00eb t\u00eb mos vjedh, duke th\u00ebn\u00eb se nga ajo k\u00ebrkon vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrgjigjet n\u00ebse qytetar\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb rrym\u00eb gjat\u00eb dimrit dhe q\u00eb ta liroj\u00eb \u00e7mimin e rrym\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cE nderuara ministre, vjedhni sa t\u00eb mundni. Ajo car\u00eb po t\u00eb them un\u00eb ty sot e p\u00ebr \u00e7far\u00eb po k\u00ebrkoj prej teje sot, a kan\u00eb me pas\u00eb qytetar\u00ebt rrym\u00eb edhe a ka me u liru \u00e7mimi se u mbyt\u00ebn tu pagu. Jam dal\u00eb me t\u00eb than\u00eb garanto furnizim me rrym\u00eb 100 % p\u00ebr dim\u00ebr. Liroje \u00e7mimin e rrym\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Musliu.<\/p>\n<p>\u201cAta q\u00eb vjedhin e manipulojn\u00eb e kan\u00eb vendin tjet\u00ebr kund. Nga ju ministre e Svecla e Murati, q\u00eb jeni n\u00eb ministri t\u00eb nj\u00ebjta nga 2020-ta s\u2019pres justifikime boshe. Jo \u00e7ka keni bo ju, jo se keni bo k\u00ebto, dil fol \u00e7ka ke bo ti. \u00c7ka ke bo q\u00eb qytetar\u00ebt mos me e ndje munges\u00ebn e rrym\u00ebs\u201d, ka shtuar ajo.<\/p>\n<p>Kritika nga PDK ndaj Qeveris\u00eb p\u00ebr menaxhimin e rrym\u00ebs dha edhe deputeti Arben Mustafa, , duke th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e problemeve me t\u00eb cilat po p\u00ebrballet Kosova jan\u00eb pasoj\u00eb e planifikimit, menaxhimit dhe mir\u00ebmbajtjes s\u00eb dob\u00ebt t\u00eb kapaciteteve ekzistuese.<\/p>\n<p>Ai ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje edhe p\u00ebrgatitjet e Qeveris\u00eb p\u00ebr sezonin e dimrit, duke rikujtuar se nj\u00eb task-forc\u00eb e ngjashme ishte formuar edhe n\u00eb vitin 2021, kur ishte hartuar nj\u00eb raport me rekomandime, p\u00ebr zbatimin e t\u00eb cilave, sipas tij, ende nuk ka p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Mustafa ka k\u00ebrkuar t\u00eb dihet se \u00e7far\u00eb ka ndodhur me raportin e vitit 2021 dhe cilat rekomandime t\u00eb tij jan\u00eb zbatuar, nd\u00ebrsa ka kritikuar faktin se edhe pas disa vitesh masa kryesore e paralajm\u00ebruar nga Qeveria mbetet formimi i nj\u00eb task-force t\u00eb re.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se tregu nd\u00ebrkomb\u00ebtar i energjis\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me zhvillime dhe sfida t\u00eb shpeshta. Por para se t\u00eb flasim p\u00ebr faktor\u00ebt e jasht\u00ebm, duhet t\u00eb flasim p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb tona t\u00eb brendshme. Sepse nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e problemeve me t\u00eb cilat po p\u00ebrballet sektori i energjis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb lidhet me planifikimin, menaxhimin dhe mir\u00ebmbajtjen e kapaciteteve tona ekzistuese. Pra sot, n\u00eb vend se t\u00eb flasim p\u00ebr kapacitete t\u00eb reja, fatkeq\u00ebsisht, tema kryesore na \u00ebsht\u00eb kthyer te remontet e kapaciteteve ekzistuese, t\u00eb cilat nuk po kryhen me sukses dhe po d\u00ebshtojn\u00eb nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs. S\u00eb pari, duhet t\u00eb ndalem te p\u00ebrgatitjet e qeveris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dim\u00ebr. N\u00eb nj\u00eb paraqitje televizive, ministrja e Ekonomis\u00eb ka p\u00ebrmendur se si nj\u00eb nga masat kryesore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dim\u00ebr e ko formimin e nj\u00eb task force, ku do t\u00eb p\u00ebrfshihen aktor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb sektorit t\u00eb energjis\u00eb. Nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb ngjash\u00ebm ministre e pat krijuar edhe n\u00eb vitin 2021; madje at\u00ebher\u00eb ishte p\u00ebrgatitur edhe nj\u00eb raport me rekomandime. Dhe sot pyetja \u00ebsht\u00eb ku ka mbetur raporti i vitit 2021, cilat nga rekomandimet e tij jan\u00eb zbatuar dhe cilat kan\u00eb mbetur vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr? N\u00ebse pas gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe, zgjidhja jon\u00eb kryesore vazhdon t\u00eb jet\u00eb krijimi i nj\u00eb task force tjet\u00ebr, at\u00ebher\u00eb pyetja \u00ebsht\u00eb \u00e7far\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr dimra t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb? Dhe k\u00ebtu shtohet nj\u00eb pyetje tjet\u00ebr themelore: a kan\u00eb ndonj\u00eb arsye sot qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs me besuar se mund t\u00eb mb\u00ebshteten n\u00eb planin e qeveris\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrballuar dimrin, apo mbetet vet\u00ebm t\u00eb luten dhe t\u00eb shpresojn\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb kemi nj\u00eb dim\u00ebr m\u00eb t\u00eb but\u00eb?\u201d, tha Mustafa.<\/p>\n<p>Deputeti i PDK-s\u00eb ka kritikuar edhe menaxhimin e nj\u00ebsive prodhuese t\u00eb Korporat\u00ebs Energjetike t\u00eb Kosov\u00ebs (KEK), duke th\u00ebn\u00eb se pas p\u00ebrfundimit t\u00eb remonteve, disa prej tyre kan\u00eb pasur ndalesa t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb paplanifikuara.<\/p>\n<p>Sipas tij, vet\u00ebm gjat\u00eb k\u00ebtij viti, nj\u00ebsia A4 ka pasur kat\u00ebr ndalesa t\u00eb paplanifikuara, A5 tri, nd\u00ebrsa B2 pes\u00eb ndalesa.<\/p>\n<p>Ai ka paralajm\u00ebruar se k\u00ebto nd\u00ebrprerje kan\u00eb kosto t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr vendin, pasi mungesa e prodhimit vendor e detyron Kosov\u00ebn t\u00eb importoj\u00eb energji me \u00e7mime m\u00eb t\u00eb larta, t\u00eb cilat m\u00eb pas reflektohen n\u00eb faturat e konsumator\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se vet\u00ebm gjat\u00eb k\u00ebtij viti, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb remonteve, nj\u00ebsia A4 ka pasur kat\u00ebr ndalesa t\u00eb paplanifikuara, nj\u00ebsia A5 tre ndalesa, nj\u00ebsia B2 pes\u00eb ndalesa t\u00eb paplanifikuara. Pra, as remontet jan\u00eb gjithsej dymb\u00ebdhjet\u00eb ndalesa t\u00eb paplanifikuara vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebto tri nj\u00ebsi. Dhe k\u00ebto ndalesa kan\u00eb kosto t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta. Sa her\u00eb q\u00eb nj\u00ebsit\u00eb tona nuk prodhojn\u00eb energji, Kosova detyrohet t\u00eb importoj\u00eb energji me \u00e7mime shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta sesa at\u00eb t\u00eb prodhimit vendor, dhe n\u00eb fund k\u00ebto \u00e7mime m\u00eb t\u00eb larta u bart\u00ebn konsumator\u00ebve, qytetar\u00ebve tan\u00eb n\u00eb faturat e tyre t\u00eb energjis\u00eb\u201d, shtoi Mustafa.<\/p>\n<p><strong>Ramadani: P\u00ebr 5 vjet e gjysm\u00eb u importua rrym\u00eb mbi 1 miliard euro<\/strong><\/p>\n<p>Deputeti i AAK-s\u00eb, Burim Ramadani, tha se Qeveria duhet t\u00eb sqaroj\u00eb se \u00e7far\u00eb masa ka marr\u00eb p\u00ebr ta rritur prodhimin vendor e modernizuar kapacitetet ekzistuese dhe se duhet t\u00eb jap\u00eb llogari p\u00ebr vonesat n\u00eb realizimin e projekteve dhe \u201crezultatet e munguara\u201d.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrmendi shifrat e importit, ku tha se p\u00ebr pes\u00eb vjet e gjysm\u00eb \u00ebsht\u00eb importuar rrym\u00eb n\u00eb vler\u00eb prej 1 miliard e 55 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cDje \u00ebsht\u00eb bler\u00eb rrym\u00eb 938 mij\u00eb euro, pra rreth 1 milion\u00eb euro blerje t\u00eb rrym\u00ebs, e q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb prej dit\u00ebve q\u00eb m\u00eb s\u00eb paku ka kushtuar. Gjat\u00eb viteve 2021 e deri n\u00eb tetor 2026, pra p\u00ebr pes\u00eb vjet e dhjet\u00eb muaj, rryma \u00ebsht\u00eb bler\u00eb edhe shum\u00eb edhe shtrenjt\u00eb. Jan\u00eb hi\u00e7 m\u00eb pak se 1 miliard e 55 milion\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb rrym\u00eb p\u00ebr k\u00ebto pes\u00eb vjet e gjysm\u00eb\u201d, ka deklaruar Ramadani.<\/p>\n<p>Ai tha se me k\u00ebt\u00eb shum\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrtohej pothuajse nj\u00eb termocentral i ri.<\/p>\n<p>\u201cA e dini q\u00eb me 1 miliard pothuajse ish nd\u00ebrtu komplet nj\u00eb termocentral i ri? Shifrat jan\u00eb t\u00eb tmerrshme, e pap\u00ebrgjegj\u00ebsia e pafalshme\u201d, tha Ramadani.<\/p>\n<p>Debati u zhvillua dje n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur pun\u00ebtor\u00ebt e KEK-ut po mbajn\u00eb protesta, nd\u00ebrsa \u00e7\u00ebshtjet e investimeve, siguris\u00eb n\u00eb pun\u00eb dhe furnizimit me energji kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e diskutimeve.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/punetoret-e-kek-ut-paralajmerojne-vazhdimin-e-protestes-me-19-nentor\/\">Pun\u00ebtor\u00ebt e KEK-ut paralajm\u00ebrojn\u00eb vazhdimin e protest\u00ebs m\u00eb 19 n\u00ebntor<\/a>. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partit\u00eb opozitare kan\u00eb kritikuar t\u00eb premten Qeverin\u00eb Kurti p\u00ebr menaxhimin e sektorit t\u00eb energjis\u00eb elektrike, duke k\u00ebrkuar llogari nga ministrja e Ekonomis\u00eb, Artane Rizvanolli, p\u00ebr importin e rrym\u00ebs, shpenzimet p\u00ebr blerjen e saj, prodhimin vendor dhe funksionimin e Korporat\u00ebs Energjetike t\u00eb Kosov\u00ebs (KEK). Gjat\u00eb debatit n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, nj\u00eb prej pyetjeve bazike drejtuar ministers [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":1290178,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1290177","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1290177","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1290177"}],"version-history":[{"count":6,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1290177\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1290186,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1290177\/revisions\/1290186"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1290178"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1290177"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1290177"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1290177"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}