{"id":1290427,"date":"2026-11-15T17:05:11","date_gmt":"2026-11-15T16:05:11","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1290427"},"modified":"2026-11-15T17:05:11","modified_gmt":"2026-11-15T16:05:11","slug":"lopa-eshte-nda-prej-tufes-ka-shku-ne-oborr-te-gjykates-shkova-ta-marr-perfundova-ne-burg-rrefimi-i-hashim-miftarit-per-48-oret-e-ndalimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/lopa-eshte-nda-prej-tufes-ka-shku-ne-oborr-te-gjykates-shkova-ta-marr-perfundova-ne-burg-rrefimi-i-hashim-miftarit-per-48-oret-e-ndalimit\/","title":{"rendered":"&#8220;Lopa \u00ebsht\u00eb nda prej tuf\u00ebs, ka shku n\u00eb oborr t\u00eb Gjykat\u00ebs, shkova ta marr, p\u00ebrfundova n\u00eb burg\u201d \u2013 Rr\u00ebfimi i Hashim Miftarit p\u00ebr 48 or\u00ebt e ndalimit"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u201c\u00c7far\u00eb t\u00eb them? Tash ka ndodhur si rast, lopa ka shku, \u00ebsht\u00eb fut\u00eb n\u00eb oborr t\u00eb Gjykat\u00ebs\u201d.\u00a0K\u00ebshtu e nis rr\u00ebfimin Hashim Miftari, qytetari nga Gra\u00e7anica, i cili u mbajt p\u00ebr 48 or\u00eb n\u00eb ndalim policor pasi nj\u00ebra nga lop\u00ebt e tij kishte hyr\u00eb n\u00eb oborrin e Gjykat\u00ebs n\u00eb Gra\u00e7anic\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Miftari tregon se gjith\u00e7ka nisi kur nj\u00ebra nga lop\u00ebt u nda nga tufa dhe, pasi kishte d\u00ebgjuar qent\u00eb duke lehur n\u00eb drejtim t\u00eb Gjykat\u00ebs, dyshoi se kafsha kishte shkuar n\u00eb at\u00eb an\u00eb.<\/p>\n<p>Ai rr\u00ebfen se shkoi pas saj p\u00ebr ta nxjerr\u00eb nga oborri i Gjykat\u00ebs, por aty, sipas tij, situata mori nj\u00eb drejtim tjet\u00ebr: p\u00ebrfundoi n\u00eb stacion policor dhe m\u00eb pas n\u00eb ndalim p\u00ebr 48 or\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPo, m\u2019u ka nda prej tuf\u00ebs. M\u2019u ka nda prej tuf\u00ebs, se un\u00eb i kam 20 e ca cop\u00eb lop\u00eb. Edhe me siguri qent\u00eb e kan\u00eb lehur edhe \u00ebsht\u00eb fut\u00eb n\u00eb oborrin e Gjykat\u00ebs.\u201d, ka pohuar Miftari p\u00ebr <a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/lopa-eshte-nda-prej-tufes-ka-shku-ne-oborr-te-gjykates-shkova-ta-marr-perfundova-ne-burg-rrefimi-i-hashim-miftarit-per-48-oret-e-ndalimit\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Kallxo.com<\/a>.<\/p>\n<p>Ai pretendon se kur arriti te objekti i Gjykat\u00ebs, i gjeti t\u00eb dy dyert e mbyllura dhe tentoi t\u2019i hapte p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb lop\u00ebn. N\u00eb at\u00eb moment, sipas tij, arrit\u00ebn zyrtar\u00ebt policor\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas rr\u00ebfimit t\u00eb tij, gjith\u00e7ka ndodhi pasi nj\u00ebra nga lop\u00ebt u nda nga tufa prej m\u00eb shum\u00eb se 20 krer\u00ebsh. Miftari thot se n\u00eb at\u00eb moment kishte d\u00ebgjuar qent\u00eb duke lehur dhe kishte menduar se lopa kishte hyr\u00eb n\u00eb oborrin e Gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb i kam 20 e ca cop\u00eb lop\u00eb. \u00cbsht\u00eb nda prej tuf\u00ebs dhe me siguri qent\u00eb i kan\u00eb lehur edhe u fut n\u00eb oborrin e Gjykat\u00ebs. Edhe un\u00eb kam shkuar mbas lop\u00ebs.\u201d \u2013 rr\u00ebfen ai.<\/p>\n<p>Kur arriti te Gjykata, Miftari thot se tentoi t\u2019i hapte dyert e objektit p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb oborr dhe p\u00ebr ta nxjerr\u00eb kafsh\u00ebn, por t\u00eb dyja ishin t\u00eb mbyllura.<\/p>\n<p>\u201cKur kam shkuar te Gjykata, se Gjykata i ka dy dyr\u00eb. Kam tentu me e \u00e7el der\u00ebn, nj\u00ebr\u00ebn der\u00eb, e shikoj mbyllur me dry. Kur shkova n\u00eb at\u00eb an\u00eb, edhe ajo e mbyllur. N\u00eb at\u00eb moment kan\u00eb ardhur polic\u00ebt\u201d- thot Miftari.<\/p>\n<p>Sipas tij, Policia arriti rreth or\u00ebs 16:00, nd\u00ebrsa sigurimi i Gjykat\u00ebs doli dhe ua hapi der\u00ebn zyrtar\u00ebve policor\u00eb.<\/p>\n<p>Miftari pretendon se n\u00eb at\u00eb moment ishte edhe zyrtari i Gjykat\u00ebs, i cili, sipas tij, i kishte th\u00ebn\u00eb sigurimit q\u00eb t\u00eb mos ia kthente lop\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb thash: \u201cErdha me e marr\u00eb lop\u00ebn, me hy\u201d. Aty ke ai gjyqtari, ai i tha sigurimit: \u201cMos ia ktheni lop\u00ebn!\u201d- rr\u00ebfen ai.<\/p>\n<p>Por, sipas Miftarit, ky nuk ishte kontakti i par\u00eb problematik me zyrtarin e Gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb intervist\u00ebn, Miftari pretendon se rreth dy muaj para k\u00ebtij rasti kishte pasur nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje me kryetarin e Gjykat\u00ebs n\u00eb Gra\u00e7anic\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, konflikti kishte nisur p\u00ebr shkak t\u00eb hedhjes s\u00eb mbeturinave pran\u00eb ferm\u00ebs s\u00eb tij, p\u00ebr shkak se bag\u00ebtia shkonin te b\u00ebrlloku.<\/p>\n<p>\u201cProblem kemi pasur para dy muajve, i cili ka hedhur b\u00ebrllok af\u00ebr meje k\u00ebtu. Nuk e kam l\u00ebn\u00eb me qit\u00eb b\u00ebrllok, nuk e kam denoncuar, po ai ka thirrur Policin\u00eb edhe kemi b\u00ebr\u00eb debat p\u00ebr shkak t\u00eb b\u00ebrllokut, mos me e l\u00ebn\u00eb me hedh\u00eb b\u00ebrllok para der\u00ebs, para ferm\u00ebs, se bag\u00ebtia po ngajn\u00eb pas atyre\u201d- thot Miftari.<\/p>\n<p>Ai pretendon se gjat\u00eb atij incidenti kryetari i Gjykat\u00ebs e kishte thirrur Policin\u00eb dhe se m\u00eb pas kishte pasur edhe nj\u00eb p\u00ebrplasje mes tyre.<\/p>\n<p>\u201cPara Policis\u00eb u ardh\u00eb k\u00ebtu edhe m\u00eb ka sulmuar\u201d \u2013 pretendon Miftari, pa dh\u00ebn\u00eb detaje t\u00eb tjera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pretendim.<\/p>\n<p>Miftari thot se n\u00eb momentin e incidentit n\u00eb oborrin e Gjykat\u00ebs nuk kishte pasur ndonj\u00eb p\u00ebrplasje tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb debati verbal rreth kthimit t\u00eb lop\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cJo, na kemi debatuar pak. Ai m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb: \u2018Nuk mundesh me e marr\u00eb lop\u00ebn\u2019. Un\u00eb i kam th\u00ebn\u00eb: \u2018Mbaje lop\u00ebn\u2019\u201d \u2013 rr\u00ebfen ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, lopa kishte mbetur n\u00eb oborrin e Gjykat\u00ebs, nd\u00ebrsa ai ishte kthyer n\u00eb drejtim t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. M\u00eb pas, polic\u00ebt e kishin ftuar q\u00eb t\u00eb shkonte me ta.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb i kam th\u00ebn\u00eb, i kam 50 mij\u00eb euro krer\u00eb, kush m\u00eb garanton mua q\u00eb nuk m\u00eb ndodh di\u00e7ka? Un\u00eb, n\u00eb qoft\u00eb se ju garantoni, at\u00ebher\u00eb vij me juve\u201d- rr\u00ebfen ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, pas nj\u00eb bisede me polic\u00ebt, ishte marr\u00eb vesh q\u00eb s\u00eb pari t\u00eb kthehej n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr t\u2019i mbyllur bag\u00ebtit\u00eb dhe m\u00eb pas t\u00eb shkonte n\u00eb stacion policor.<\/p>\n<p>\u201cThash: \u2018I mbyll p\u00ebr dy or\u00eb, nj\u00eb or\u00eb e gjysm\u00eb sa jan\u00eb\u2019. Edhe ashtu e kemi l\u00ebn\u00eb. I kam rregulluar t\u00eb gjitha, i kam hipur kerrit, kam shku n\u00eb stacion t\u00eb Policis\u00eb\u201d \u2013 thot\u00eb Miftari.<\/p>\n<p>Pasi kishte shkuar n\u00eb stacion policor, Miftari thot se ishte intervistuar nga zyrtar\u00ebt policor\u00eb dhe kishte dh\u00ebn\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si lopa kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb oborrin e Gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai pretendon se fillimisht i kishte treguar policis\u00eb se kafsha i kishte humbur nga tufa dhe se kishte shkuar n\u00eb drejtimin ku kishte d\u00ebgjuar qent\u00eb duke lehur.<\/p>\n<p>Sipas tij, pas marrjes s\u00eb deklarat\u00ebs, polic\u00ebt e kishin njoftuar se do t\u00eb ndalohej p\u00ebr 48 or\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPolici ma mori deklarat\u00ebn dhe pas nj\u00eb kohe m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u2018Ti duhesh me u ndal\u00eb\u2019. Policia e ka nj\u00eb sjellje t\u00eb vrazhdt\u00eb. Munohen me t\u00eb frik\u00ebsu. Ata m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb duhet t\u00eb ndalesh 48 or\u00eb\u201d- pretendon ai.<\/p>\n<p>Miftari thot se Policia i kishte komunikuar se ndalimi po b\u00ebhej me urdh\u00ebr t\u00eb prokurorit, p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cD\u00ebmtim i pron\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Ai pretendon se n\u00eb at\u00eb moment kishte k\u00ebrkuar t\u00eb kontaktonte me familjen dhe t\u00eb angazhonte nj\u00eb avokat, por thot se nuk i ishte mund\u00ebsuar kjo gj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e kam k\u00ebrkuar avokatin dhe m\u00eb ka thirr\u00eb gruaja n\u00eb telefon. I thash\u00eb jam n\u00eb polici dhe m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb nd\u00ebrpreje telefonin dhe ma kan\u00eb marr\u00eb telefonin. Kam tentu me thirr\u00eb djalin, por nuk m\u00eb kan\u00eb lejuar\u201d \u2013 rr\u00ebfen ai.<\/p>\n<p>Sipas Miftarit, ai kishte k\u00ebrkuar q\u00eb policia t\u2019ia siguronte nj\u00eb avokat, duke th\u00ebn\u00eb se ishte i gatsh\u00ebm ta paguante vet\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKam k\u00ebrkuar avokat, ai m\u00eb tha: \u2018Vepra penale n\u00ebn tri vjet me burg, ne nuk jemi t\u00eb obliguar\u2019. Un\u00eb thash\u00eb gjithqysh e du nj\u00eb avokat\u201d \u2013 thot\u00eb Miftari.<\/p>\n<p>Ai pretendon se pas k\u00ebsaj ishte njoftuar se duhej t\u00eb d\u00ebrgohej n\u00eb mbajtje dhe se prokurori kishte dh\u00ebn\u00eb udh\u00ebzime q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgohej atje.<\/p>\n<p>\u201cMa kan\u00eb marr\u00eb deklarat\u00ebn shum\u00eb shkurt, se si m\u00eb ka humbur lopa, qysh kam shkuar te gjykata dhe pastaj kan\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00ebnshkruaj. I thash\u00eb: \u2018Lexoni \u00e7ka po n\u00ebnshkruaj\u2019. Nuk ma kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr avokat\u201d \u2013 pretendon ai.<\/p>\n<p>Miftari thot\u00eb se m\u00eb pas i ishin lidhur duart dhe ishte d\u00ebrguar n\u00eb qendr\u00ebn e mbajtjes n\u00eb Lipjan.<\/p>\n<p>Bariu tregon se gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb qendr\u00ebn e mbajtjes n\u00eb Lipjan, shqet\u00ebsimi i tij kryesor nuk ishte vet\u00ebm ndalimi, por edhe fakti se kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi m\u00eb shum\u00eb se 20 krer\u00eb bag\u00ebti pa dik\u00eb q\u00eb t\u00eb kujdesej p\u00ebr to.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se polic\u00ebt n\u00eb Lipjan kishin pasur nj\u00eb qasje tjet\u00ebr ndaj tij, duke i ofruar uj\u00eb, ushqim dhe duke e pyetur n\u00ebse kishte nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e kam bo nj\u00ebfar\u00eb gjumi aty. Problemin e kisha se s\u2019ka kush i kqyr\u00eb lop\u00ebt, sepse un\u00eb i kam 20 copa lop\u00eb e dhi, gruaja nuk mundet\u201d \u2013 rr\u00ebfen ai.<\/p>\n<p>Miftari thot\u00eb se m\u00ebngjesin pas ndalimit, nj\u00eb zyrtar policor i kishte sjell\u00eb ushqim dhe uj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKur m\u00eb doli, e pyeta policin sa \u00ebsht\u00eb ora. Ma solli buk\u00ebn: \u2018Ha buk\u00eb dhe merre ujin\u2019. Isha i ngarkuar me gj\u00ebrat q\u00eb isha duke menduar\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb qendr\u00ebn e mbajtjes kishte biseduar me polic\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt e kishin pyetur se p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsyeje ishte ndaluar.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se nuk kishte pritur q\u00eb lirimi i tij t\u00eb ndodhte aq shpejt.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka kaluar as gjysm\u00eb ore, tha: \u2018Hajde se po lirohesh\u2019. Un\u00eb mbeta\u201d \u2013 rr\u00ebfen Miftari.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se pas lirimit nuk kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni se rasti i tij ishte b\u00ebr\u00eb publik n\u00eb media dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ishte njoftuar nga djali i tij, pasi kishte dal\u00eb nga qendra e mbajtjes.<\/p>\n<p>Miftari thot\u00eb se nuk e konsideron t\u00eb drejt\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb trajtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Ai pretendon se nuk ka pasur q\u00ebllim t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb pron\u00ebn e gjykat\u00ebs dhe se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr \u00e7do d\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb shkaktuar kafsha e tij.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam k\u00ebrkuar edhe para policis\u00eb, jan\u00eb kamerat dhe \u00e7far\u00ebdo d\u00ebmi q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb lopa, un\u00eb p\u00ebrgjigjem. K\u00ebto gj\u00ebra ndodhin pa dashje. Un\u00eb p\u00ebrgjigjem se lopa \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e jemja\u201d \u2013 thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Bariu thot\u00eb se pas lirimit synon t\u2019u drejtohet disa institucioneve p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar trajtimin e pretendimeve t\u00eb tij lidhur me ndalimin.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb h\u00ebn\u00ebn kam me shku te Avokati i Popullit, te K\u00ebshilli Prokurorial dhe IPK-ja. Nuk e di n\u00ebse dikush do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. E di q\u00eb ne do t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb shtet. Nuk e kam p\u00ebr vete, por p\u00ebr t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebve.\u201d \u2013 p\u00ebrfundon ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, mbeten t\u00eb paqarta rrethanat e plota t\u00eb incidentit n\u00eb oborrin e Gjykat\u00ebs n\u00eb Gra\u00e7anic\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb pretendimet e Miftarit p\u00ebr konfliktin e m\u00ebhersh\u00ebm me kryetarin e gjykat\u00ebs dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb trajtuar gjat\u00eb ndalimit policor.<\/p>\n<p>Prokuror n\u00eb ket\u00eb rast, \u00ebsht\u00eb Blerim Igrishta, prokuror i Prokuroris\u00eb Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201c\u00c7far\u00eb t\u00eb them? Tash ka ndodhur si rast, lopa ka shku, \u00ebsht\u00eb fut\u00eb n\u00eb oborr t\u00eb Gjykat\u00ebs\u201d.\u00a0K\u00ebshtu e nis rr\u00ebfimin Hashim Miftari, qytetari nga Gra\u00e7anica, i cili u mbajt p\u00ebr 48 or\u00eb n\u00eb ndalim policor pasi nj\u00ebra nga lop\u00ebt e tij kishte hyr\u00eb n\u00eb oborrin e Gjykat\u00ebs n\u00eb Gra\u00e7anic\u00eb. Miftari tregon se gjith\u00e7ka nisi kur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":1290428,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1290427","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1290427","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1290427"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1290427\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1290429,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1290427\/revisions\/1290429"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1290428"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1290427"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1290427"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1290427"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}