{"id":1290739,"date":"2026-11-16T14:56:04","date_gmt":"2026-11-16T13:56:04","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1290739"},"modified":"2026-11-16T14:56:04","modified_gmt":"2026-11-16T13:56:04","slug":"si-funksiononte-grupi-i-kokaines-nga-furnizimi-te-shitja-me-vetura-me-qira-roli-i-haraqijes-dhe-te-dyshuarve-tjere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/si-funksiononte-grupi-i-kokaines-nga-furnizimi-te-shitja-me-vetura-me-qira-roli-i-haraqijes-dhe-te-dyshuarve-tjere\/","title":{"rendered":"Si funksiononte grupi i kokain\u00ebs: Nga furnizimi te shitja me vetura me qira, roli i Haraqij\u00ebs dhe t\u00eb dyshuarve tjer\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nj\u00eb grup i dyshuar p\u00ebr trafikim dhe shitje t\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb kishte ndar\u00eb rolet nd\u00ebrmjet an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij, nga sigurimi i narkotik\u00ebve deri te shp\u00ebrndarja n\u00eb doza t\u00eb vogla dhe mbledhja e parave. Sipas dosjes s\u00eb Prokuroris\u00eb, Jeton Stanovci dyshohet se ishte drejtuesi i grupit, nd\u00ebrsa ish-ministri Astrit Haraqija p\u00ebrmendet si nj\u00ebri prej furnizuesve t\u00eb dyshuar me kokain\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebto holl\u00ebsi dalin nga k\u00ebrkesa e Prokuroris\u00eb Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr caktimin e paraburgimit ndaj ish-ministrit Astrit Haraqija dhe pes\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e ka siguruar dhe publikuar \u201c<a href=\"https:\/\/betimiperdrejtesi.com\/dosja-e-prokurorise-ndaj-ish-ministrit-haraqija-dhe-te-tjereve-te-arrestuar-ne-aksionin-kunder-trafikimit-te-kokaines\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Betimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi<\/a>\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb dokumentin e Prokuroris\u00eb p\u00ebrmenden gjithsej n\u00ebnt\u00eb persona, t\u00eb cil\u00ebt dyshohen se, n\u00eb bashk\u00ebpunim me persona t\u00eb tjer\u00eb ende t\u00eb paidentifikuar, kan\u00eb vepruar n\u00eb zona t\u00eb ndryshme t\u00eb Prishtin\u00ebs, me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin financiar nga shitja e kokain\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Jeton Stanovci, drejtues i grupit<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, Jeton Stanovci ishte kryesuesi i grupit dhe personi q\u00eb organizonte furnizimin me narkotik\u00eb.<\/p>\n<p>Ai dyshohet se siguronte kokain\u00ebn nga M\u00ebrgim Stanovci, Astrit Haraqija dhe Alban Maloku.<\/p>\n<p>Pas furnizimit, narkotik\u00ebt ndaheshin n\u00eb sasi t\u00eb vogla, t\u00eb cilat m\u00eb pas i dor\u00ebzoheshin G\u00ebzim Fek\u00ebs p\u00ebr shp\u00ebrndarje dhe shitje.<\/p>\n<p><strong>Astrit Haraqija, furnizues, takimet n\u00eb objektin ku banonte<\/strong><\/p>\n<p>Ish-ministri i Kultur\u00ebs, Astrit Haraqija, p\u00ebrmendet nga Prokuroria si nj\u00ebri prej personave q\u00eb dyshohet se furnizonte grupin me kokain\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr paraburgim, nga masat e ve\u00e7anta hetimore dyshohet se Jeton Stanovci, M\u00ebrgim Stanovci dhe Astrit Haraqija zhvillonin takime n\u00eb objektin banesor ku jetonte ish-ministri.<\/p>\n<p>Prokuroria pretendon se n\u00eb k\u00ebt\u00eb objekt p\u00ebrgatitej substanca narkotike q\u00eb sillte M\u00ebrgim Stanovci.<\/p>\n<p>Aty, sipas dyshimeve, kokaina ndahej n\u00eb sasi m\u00eb t\u00eb vogla, p\u00ebr t&#8217;iu dor\u00ebzuar m\u00eb pas G\u00ebzim Fek\u00ebs p\u00ebr shp\u00ebrndarje dhe shitje.<\/p>\n<p>Haraqija dyshohet gjithashtu p\u00ebr posedim t\u00eb paautorizuar t\u00eb arm\u00ebs, pasi gjat\u00eb bastisjes s\u00eb banes\u00ebs s\u00eb tij Policia sekuestroi nj\u00eb pistolet\u00eb me karikator dhe gjasht\u00eb fishek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb banes\u00eb u sekuestruan edhe para dhe dy telefona iPhone.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsi i Haraqij\u00ebs, avokati Korab Bokshi, ka mohuar p\u00ebrfshirjen e klientit t\u00eb tij n\u00eb aktivitetin e dyshuar kriminal.<\/p>\n<p>Ai ka deklaruar se Haraqija, si figur\u00eb publike, mund t\u00eb ket\u00eb pasur takime apo komunikime me persona t\u00eb ndrysh\u00ebm, por jo lidhur me trafikimin e narkotik\u00ebve.<\/p>\n<p>Avokati ka th\u00ebn\u00eb gjithashtu se parat\u00eb e sekuestruara ishin kursime t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Haraqij\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>M\u00ebrgim Stanovci, sigurimi i kokain\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>M\u00ebrgim Stanovci, i cili sipas Prokuroris\u00eb ndodhet n\u00eb arrati, dyshohet se ishte nj\u00ebri prej furnizuesve t\u00eb grupit.<\/p>\n<p>Sipas dokumentit, ai dyshohet se sillte substanc\u00ebn narkotike, e cila m\u00eb pas p\u00ebrgatitej dhe ndahej n\u00eb doza m\u00eb t\u00eb vogla gjat\u00eb takimeve me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Alban Maloku, furnizuesi tjet\u00ebr i dyshuar<\/strong><\/p>\n<p>Edhe Alban Maloku p\u00ebrmendet si nj\u00ebri nga furnizuesit e dyshuar me narkotik\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, Jeton Stanovci siguronte kokain\u00eb edhe prej tij, p\u00ebrpara se substanca t\u00eb kalonte te personat p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr shp\u00ebrndarjen.<\/p>\n<p><strong>G\u00ebzim Feka, pranimi dhe shp\u00ebrndarja e kokain\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Sipas dosjes, G\u00ebzim Feka dyshohet se kishte rol qendror n\u00eb shp\u00ebrndarjen e narkotik\u00ebve.<\/p>\n<p>Ai pranonte kokain\u00ebn e ndar\u00eb n\u00eb sasi m\u00eb t\u00eb vogla, mbante nj\u00eb pjes\u00eb p\u00ebr vete dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr ua dor\u00ebzonte Arjanit Beqirit dhe Albert Krasniqit.<\/p>\n<p>K\u00ebta dy t\u00eb fundit dyshohet se e shp\u00ebrndanin m\u00eb pas substanc\u00ebn te bler\u00ebsit.<\/p>\n<p><strong>Arjanit Beqiri dhe Albert Krasniqi, shitja e kokain\u00ebs me vetura me qira<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria pretendon se Arjanit Beqiri dhe Albert Krasniqi merreshin me shp\u00ebrndarjen dhe shitjen e kokain\u00ebs n\u00eb doza t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>Nj\u00eb holl\u00ebsi e p\u00ebrmendur n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr paraburgim \u00ebsht\u00eb se shp\u00ebrndarja dyshohet se b\u00ebhej p\u00ebrmes veturave t\u00eb marra me qira.<\/p>\n<p>T\u00eb dy dyshohet se pranonin narkotik\u00ebt nga G\u00ebzim Feka, p\u00ebr t&#8217;i shitur m\u00eb pas te persona t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Baftije Feka, ruajtja e kokain\u00ebs dhe parave<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, Baftije Feka, bashk\u00ebshortja e G\u00ebzim Fek\u00ebs, dyshohet se kishte p\u00ebr detyr\u00eb ruajtjen e sasive t\u00eb narkotik\u00ebve q\u00eb shiteshin nga bashk\u00ebshorti i saj.<\/p>\n<p>Ajo dyshohet se mbante gjithashtu parat\u00eb e siguruara nga shitjet.<\/p>\n<p><strong>Albana Xhemajli-Ramadani, mbledhja e parave dhe llogarit\u00eb javore<\/strong><\/p>\n<p>Albana Xhemajli-Ramadani, bashk\u00ebjetuese e Jeton Stanovcit, dyshohet se kishte rol n\u00eb mbledhjen e parave nga shitja e narkotik\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas dosjes, ajo mblidhte pagesat nga G\u00ebzim Feka, Arjanit Beqiri dhe Albert Krasniqi.<\/p>\n<p>Prokuroria pretendon se barazimi i llogarive b\u00ebhej kryesisht \u00e7do t\u00eb diel, kur p\u00ebrllogariteshin parat\u00eb p\u00ebr sasit\u00eb e shitura dhe t\u00eb shp\u00ebrndara.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb organizohej furnizimi me sasi t\u00eb reja t\u00eb kokain\u00ebs p\u00ebr shp\u00ebrndarjen gjat\u00eb jav\u00ebs pasuese.<\/p>\n<p><strong>Hetimet nis\u00ebn muaj m\u00eb par\u00eb, Haraqija u p\u00ebrfshi n\u00eb faz\u00ebn e fundit<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, hetimet fillimisht u zhvilluan ndaj Jeton Stanovcit, G\u00ebzim Fek\u00ebs, Arjanit Beqirit dhe personave ende t\u00eb paidentifikuar.<\/p>\n<p>Pas autorizimit t\u00eb masave t\u00eb ve\u00e7anta hetimore, u identifikuan edhe Albana Xhemajli-Ramadani dhe Baftije Feka.<\/p>\n<p>M\u00eb 22 maj 2026 u mor vendim p\u00ebr p\u00ebrshtatjen e hetimeve edhe ndaj tyre, nd\u00ebrsa m\u00eb 27 korrik hetimet u zgjeruan ndaj Albert Krasniqit dhe M\u00ebrgim Stanovcit.<\/p>\n<p>Astrit Haraqija dhe Alban Maloku u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb vendimin p\u00ebr zgjerimin e hetimeve m\u00eb 15 n\u00ebntor, nj\u00eb dit\u00eb pas nisjes s\u00eb operacionit policor.<\/p>\n<p><strong>Operacioni \u201cHeshtja\u201d, gjasht\u00eb t\u00eb arrestuar dhe mbi 300 mij\u00eb euro asete t\u00eb sekuestruara<\/strong><\/p>\n<p>Operacioni policor i koduar \u201cHeshtja\u201d u zhvillua m\u00eb 14 n\u00ebntor n\u00eb rajonin e Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai u realizua nga Drejtoria p\u00ebr Hetimin e Trafikimit me Narkotik\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Agjencin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, gjat\u00eb operacionit u arrestuan gjasht\u00eb persona dhe u sekuestruan substanca narkotike dhe asete t\u00eb tjera me vler\u00eb mbi 300 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Prokuroria ka k\u00ebrkuar caktimin e paraburgimit, duke argumentuar se ekziston rreziku i arratisjes s\u00eb t\u00eb pandehurve, ndikimit n\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb, asgj\u00ebsimit t\u00eb provave dhe p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb veprave penale.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e n\u00ebnshkruar nga prokurori Arben Hoti, thuhet se masat alternative nuk do t\u00eb ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr sigurimin e pranis\u00eb s\u00eb t\u00eb pandehurve n\u00eb procedur\u00eb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb grup i dyshuar p\u00ebr trafikim dhe shitje t\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb kishte ndar\u00eb rolet nd\u00ebrmjet an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tij, nga sigurimi i narkotik\u00ebve deri te shp\u00ebrndarja n\u00eb doza t\u00eb vogla dhe mbledhja e parave. Sipas dosjes s\u00eb Prokuroris\u00eb, Jeton Stanovci dyshohet se ishte drejtuesi i grupit, nd\u00ebrsa ish-ministri Astrit Haraqija p\u00ebrmendet si nj\u00ebri prej furnizuesve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":1290749,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1290739","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1290739","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1290739"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1290739\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1290750,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1290739\/revisions\/1290750"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1290749"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1290739"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1290739"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1290739"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}