{"id":1291170,"date":"2026-11-17T09:49:30","date_gmt":"2026-11-17T08:49:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1291170"},"modified":"2026-11-17T09:49:30","modified_gmt":"2026-11-17T08:49:30","slug":"cfare-pritet-nga-samiti-mes-trumpit-xise-dhe-putinit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bote\/cfare-pritet-nga-samiti-mes-trumpit-xise-dhe-putinit\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb pritet nga samiti mes Trumpit, Xis\u00eb dhe Putinit?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Takimi i par\u00eb trepal\u00ebsh mes presidentit amerikan, Donald Trump, udh\u00ebheq\u00ebsit kinez, Xi Jinping, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, mund t\u00eb mos i p\u00ebrmbush\u00eb pritjet pavar\u00ebsisht simbolik\u00ebs s\u00eb tij q\u00eb t\u00ebrheq v\u00ebmendjen.<\/strong><\/p>\n<p>Samiti do t\u00eb mbahet n\u00eb margjinat e konferenc\u00ebs t\u00eb organizat\u00ebs p\u00ebr Bashk\u00ebpunim Ekonomik Azi-Paq\u00ebsor (APEC) n\u00eb Shenzhen.<\/p>\n<p>Takimi i nivelit t\u00eb lart\u00eb trepal\u00ebsh, i propozuar fillimisht nga Putini n\u00eb tetor dhe i konfirmuar nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb m\u00eb 13 n\u00ebntor, ka nxitur edhe krahasime me Konferenc\u00ebn e Jalt\u00ebs t\u00eb vitit 1945, q\u00eb ishte mbajtur n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb qytetin turistik t\u00eb Krimes\u00eb, SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik, si fitues t\u00eb luft\u00ebs, p\u00ebrcaktuan prapa dyerve t\u00eb mbyllura sferat e ndikimit n\u00eb periudh\u00ebn e pasluft\u00ebs, duke vendosur n\u00eb praktik\u00eb fatin e shum\u00eb vendeve m\u00eb t\u00eb vogla n\u00eb Evrop\u00eb dhe Azi.<\/p>\n<p>Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar ndaj p\u00ebrpjekjeve t\u00eb Putinit p\u00ebr ta l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb procesit t\u00eb form\u00ebsimit t\u00eb rezultatit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb plot\u00eb q\u00eb Rusia nisi ndaj Ukrain\u00ebs m\u00eb 2022, i tha CNN-it: \u201cNe nuk duam nj\u00eb Jalt\u00eb 2.0\u201d.<\/p>\n<p><strong>Jo nj\u00eb Jalt\u00eb t\u00eb re<\/strong><\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, disa ekspert\u00eb than\u00eb\u00a0 se takimi mes SHBA-s\u00eb, Kin\u00ebs dhe Rusis\u00eb, m\u00eb 19 n\u00ebntor, do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i ndrysh\u00ebm nga konferenca historike e mbajtur 81 vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk mendoj se ky krahasim \u00ebsht\u00eb i duhuri\u201d, tha Elizabeth Wishnick, eksperte e marr\u00ebdh\u00ebnieve ruso-kineze n\u00eb Korporat\u00ebn CNA n\u00eb Virxhinia. \u201cEdhe n\u00ebse do t\u00eb kishin d\u00ebshir\u00eb t\u00eb merrnin vendime t\u00eb tilla, nuk do t\u00eb mund t\u2019i zbatonin ato, sepse bota ka ndryshuar q\u00eb nga ajo koh\u00eb. Ka shum\u00eb aktor\u00eb t\u00eb pavarur q\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsi t\u2019i pengojn\u00eb fuqit\u00eb e m\u00ebdha. Mjafton t\u00eb shohim Gjirin Persik, p\u00ebr shembull\u201d.<\/p>\n<p>Bobo Lo, bashk\u00ebpun\u00ebtor n\u00eb Institutin Lowy t\u00eb Australis\u00eb, theksoi se Kina \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb pozicionohet si udh\u00ebheq\u00ebse e Jugut Global, duke u p\u00ebrqendruar n\u00eb demokratizimin e raporteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cIdeja q\u00eb tre udh\u00ebheq\u00ebs bot\u00ebror\u00eb marrin vendimet t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr qeverisjen globale bie ndesh me narrativin q\u00eb Pekini p\u00ebrs\u00ebrit vazhdimisht, dhe kinez\u00ebt jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb kujdessh\u00ebm ndaj k\u00ebsaj ideje\u201d, i tha ai Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Putin mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti nga tre udh\u00ebheq\u00ebsit edhe n\u00ebse samiti nuk prodhon ndonj\u00eb rezultat thelb\u00ebsor, tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb Tsiporah Fried, bashk\u00ebpun\u00ebtore e lart\u00eb n\u00eb Institutin Hudson n\u00eb Uashington.<\/p>\n<p><strong>Prioriteti i Xis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr Xi Jinpingun, i cili nuk e k\u00ebrkoi mbajtjen e k\u00ebtij takimi, menaxhimi i kujdessh\u00ebm i imazhit q\u00eb do t\u00eb dal\u00eb nga ky samit \u00ebsht\u00eb par\u00ebsor.<\/p>\n<p>Prioriteti i Xis\u00eb \u201c\u00ebsht\u00eb q\u00eb takimi t\u00eb jet\u00eb i suksessh\u00ebm dhe t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb imazhin e stabilizimit t\u00eb raporteve mes fuqive t\u00eb m\u00ebdha. Kina do t\u00eb p\u00ebrqendrohet te simbolika dhe jo te marr\u00ebveshjet konkrete q\u00eb mund t\u00eb arrihen\u201d, i tha Radios Evropa e Lir\u00eb Yun Sun, drejtoresh\u00eb e Programit p\u00ebr Kin\u00ebn n\u00eb Qendr\u00ebn Stimson n\u00eb Uashington.<\/p>\n<p>Fillimisht, as Pekini dhe as Uashingtoni nuk e pranuan iden\u00eb e Putinit p\u00ebr samitin, t\u00eb cil\u00ebn ai e propozoi gjat\u00eb nj\u00eb bisede telefonike q\u00eb zhvilloi me presidentin Trump m\u00eb 9 tetor. Por, m\u00eb 19 tetor, Trump u tha gazetar\u00ebve n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb se ishte i gatsh\u00ebm ta mbante takimin n\u00ebse Xi do t\u00eb pajtohej.<\/p>\n<p>Kina nuk i konfirmoi publikisht diskutimet p\u00ebr takimin trepal\u00ebsh deri m\u00eb 4 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, The Wall Street Journal raportoi se Pekini dhe Uashingtoni kishin mospajtime p\u00ebr formatin e takimit. Kina d\u00ebshiron q\u00eb asgj\u00eb t\u00eb mos i lihet rast\u00ebsis\u00eb dhe po k\u00ebmb\u00ebngul p\u00ebr nj\u00eb takim me agjend\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb detaje dhe me rezultat t\u00eb paracaktuar, nd\u00ebrsa Uashingtoni preferon nj\u00eb format m\u00eb fleksibil, me diskutime t\u00eb hapura.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Pekini \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i interesuar ta menaxhoj\u00eb me kujdes takimin sepse nuk d\u00ebshiron q\u00eb ai ta l\u00ebr\u00eb n\u00eb hije ngjarjen kryesore t\u00eb APEC-ut, tha Wishnick nga Korporata CNA.<\/p>\n<p>Ve\u00e7an\u00ebrisht, Kina i ka rezistuar thirrjes s\u00eb Putinit p\u00ebr t\u00eb diskutuar p\u00ebr p\u00ebrfundimin e luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb. Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, i cili s\u00eb fundi u takua me Xin\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb vizite shtet\u00ebrore n\u00eb Kin\u00eb, tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr transmetuesin publik gjerman ARD se Xi i kishte th\u00ebn\u00eb se \u00e7do negociat\u00eb p\u00ebr konfliktin duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb edhe Evrop\u00ebn, pasi lufta ndikon drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb sigurin\u00eb evropiane.<\/p>\n<p>N\u00eb Evrop\u00eb, \u201cKina shihet si nj\u00eb faktor q\u00eb mund\u00ebson vazhdimin e luft\u00ebs s\u00eb Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs\u201d dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye duhet t\u00eb tregohet e kujdesshme, tha Wishnick. Organizimi i nj\u00eb samiti trepal\u00ebsh, n\u00eb t\u00eb cilin Uashingtoni, Moska dhe Pekini do t\u00eb diskutonin p\u00ebr p\u00ebrfundimin e luft\u00ebs pa pjes\u00ebmarrjen e Ukrain\u00ebs dhe Evrop\u00ebs, \u201cvet\u00ebm do ta nd\u00ebrlikonte diplomacin\u00eb e Kin\u00ebs ndaj Evrop\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Kinez\u00ebt \u201cduan nj\u00eb korniz\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb p\u00ebrfshiheshin edhe ukrainasit dhe evropian\u00ebt\u201d, shtoi ajo.<\/p>\n<p><strong>Fokusi i Trumpit: Kontrolli i arm\u00ebve b\u00ebrthamore<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr dalim nga objektivat e Xis\u00eb dhe Putinit, synimet e Trumpit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb takim jan\u00eb m\u00eb modeste. Presidenti amerikan nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb luaj\u00eb rolin e mikprit\u00ebsit, sikurse Xi, e as t\u00eb p\u00ebrpiqet ta paraqes\u00eb veten si t\u00eb barabart\u00eb me fuqit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb bot\u00ebs, si\u00e7 duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb Putini.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, Trump synon t\u00eb diskutoj\u00eb \u00e7armatimin b\u00ebrthamor, nj\u00eb tem\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka shprehur interes t\u00eb madh q\u00eb nga vitet \u201880. N\u00eb vitin 1984, Trump i tha nj\u00eb gazetari t\u00eb The Washington Post se d\u00ebshironte t\u00eb negocionte p\u00ebr kontrollin e arm\u00ebve b\u00ebrthamore me Bashkimin Sovjetik n\u00eb em\u00ebr t\u00eb SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2019, administrata e par\u00eb e Trumpit e zhvendosi strategjin\u00eb b\u00ebrthamore amerikane nga kontrolli tradicional dypal\u00ebsh i arm\u00ebve me Rusin\u00eb drejt nj\u00eb kornize trepal\u00ebshe q\u00eb p\u00ebrfshinte Mosk\u00ebn dhe Pekinin.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Newsmax m\u00eb 15 tetor, Trump tha: \u201cE gjith\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb p\u00ebr keqardhje, sepse do t\u00eb doja t\u00eb arrinim \u00e7armatimin b\u00ebrthamor, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e mundur, por n\u00eb fakt po flasim me Rusin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe po flasim edhe me Kin\u00ebn p\u00ebr \u00e7armatimin b\u00ebrthamor\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb 13 n\u00ebntor, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, Olivia Wales, deklaroi: \u201cAi do t\u00eb diskutoj\u00eb p\u00ebr reduktimin e arm\u00ebve b\u00ebrthamore n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebrhapjen e t\u00eb cilave presidenti Trump e konsideron shum\u00eb t\u00eb rrezikshme\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Kina vazhdon t\u00eb jet\u00eb e rezervuar sa i p\u00ebrket diskutimit p\u00ebr kontrollin e arm\u00ebve b\u00ebrthamore me SHBA-n\u00eb dhe Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebndrimi i Kin\u00ebs p\u00ebr arm\u00ebt b\u00ebrthamore \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: Rusia dhe SHBA-ja duhet fillimisht t\u00eb reduktojn\u00eb arsenalet e tyre, q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha\u201d, para se t\u00eb nisin \u00e7far\u00ebdo diskutimi trepal\u00ebsh, tha Fried nga Instituti Hudson.<\/p>\n<p>SHBA-ja dhe Rusia s\u00eb bashku posedojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 90 p\u00ebr qind t\u00eb arm\u00ebve b\u00ebrthamore n\u00eb bot\u00eb, sipas Federat\u00ebs s\u00eb Shkenc\u00ebtar\u00ebve Amerikan\u00eb, nj\u00eb organizat\u00eb hulumtuese me seli n\u00eb Uashington. Rusia ka 5.459 arm\u00eb b\u00ebrthamore, nd\u00ebrsa SHBA-ja 5.177. Kina, nd\u00ebrkaq, ka 600.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Pekini po e zgjeron me ritme t\u00eb shpejta arsenalin e tij b\u00ebrthamor. Pentagoni vler\u00ebson se deri n\u00eb vitin 2035, Kina do t\u00eb ket\u00eb 1.500 koka b\u00ebrthamore.<\/p>\n<p>Pekini thot\u00eb se zgjerimi i arsenalit t\u00eb tij b\u00ebrthamor \u00ebsht\u00eb mas\u00eb mbrojt\u00ebse p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb kapacitet t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr kund\u00ebrp\u00ebrgjigje ndaj nj\u00eb sulmi b\u00ebrthamor. Ai ka nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb Mosp\u00ebrdorimit i Pari (NFU) t\u00eb arm\u00ebve b\u00ebrthamore dhe zotohet t\u00eb mos p\u00ebrdor\u00eb ose k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb me p\u00ebrdorimin e arm\u00ebve b\u00ebrthamore kund\u00ebr shteteve q\u00eb nuk i posedojn\u00eb ato, apo kund\u00ebr zonave q\u00eb nuk kan\u00eb arm\u00eb b\u00ebrthamore.<\/p>\n<p>\u201cKa pengesa t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje trepal\u00ebshe p\u00ebr kontrollin e arm\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb dallimeve mes tri fuqive b\u00ebrthamore dhe p\u00ebrpar\u00ebsive t\u00eb tyre t\u00eb ndryshme strategjike. Megjithat\u00eb, dialogu mes tyre do t\u00eb ishte i vlefsh\u00ebm\u201d, tha Fried.<\/p>\n<p>Sipas saj, sfida q\u00ebndron n\u00eb shnd\u00ebrrimin e k\u00ebtij dialogu n\u00eb negociata konkrete, me objektiva t\u00eb p\u00ebrcaktuara qart\u00eb, zotime t\u00eb nd\u00ebrsjella dhe nj\u00eb korniz\u00eb t\u00eb dakorduar, e cila do t\u00eb mund\u00ebsonte vendosjen e kufizimeve dometh\u00ebn\u00ebse dhe t\u00eb verifikueshme p\u00ebr arsenalet b\u00ebrthamore t\u00eb t\u00eb tria shteteve.\/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Takimi i par\u00eb trepal\u00ebsh mes presidentit amerikan, Donald Trump, udh\u00ebheq\u00ebsit kinez, Xi Jinping, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, mund t\u00eb mos i p\u00ebrmbush\u00eb pritjet pavar\u00ebsisht simbolik\u00ebs s\u00eb tij q\u00eb t\u00ebrheq v\u00ebmendjen. Samiti do t\u00eb mbahet n\u00eb margjinat e konferenc\u00ebs t\u00eb organizat\u00ebs p\u00ebr Bashk\u00ebpunim Ekonomik Azi-Paq\u00ebsor (APEC) n\u00eb Shenzhen. Takimi i nivelit t\u00eb lart\u00eb trepal\u00ebsh, i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":59,"featured_media":1291171,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[23],"tags":[],"class_list":["post-1291170","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1291170","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/59"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1291170"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1291170\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1291172,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1291170\/revisions\/1291172"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1291171"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1291170"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1291170"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1291170"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}