{"id":1291293,"date":"2026-11-17T13:51:56","date_gmt":"2026-11-17T12:51:56","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1291293"},"modified":"2026-11-17T14:13:15","modified_gmt":"2026-11-17T13:13:15","slug":"samiti-be-ballkani-perendimor-kosoves-dhe-serbise-pritet-tu-kerkohet-perparim-ne-dialog","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/samiti-be-ballkani-perendimor-kosoves-dhe-serbise-pritet-tu-kerkohet-perparim-ne-dialog\/","title":{"rendered":"Samiti BE-Ballkani Per\u00ebndimor: Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb pritet t&#8217;u k\u00ebrkohet p\u00ebrparim n\u00eb dialog"},"content":{"rendered":"<p><strong>Udh\u00ebheq\u00ebsit e shteteve an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian (BE) do ta shfryt\u00ebzojn\u00eb samitin e ardhsh\u00ebm BE-Ballkani Per\u00ebndimor p\u00ebr t\u00eb paralajm\u00ebruar se mungesa e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Prishtin\u00ebs dhe Beogradit vazhdon t\u2019i pengoj\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt n\u00eb rrug\u00ebn drejt integrimit evropian.<\/strong><\/p>\n<p>Krer\u00ebt e shteteve dhe qeverive t\u00eb BE-s\u00eb do t\u00eb theksojn\u00eb se duhet t\u00eb zbatohen t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet e arritura n\u00eb dialogun mes Beogradit dhe Prishtin\u00ebs, t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga BE-ja, thuhet n\u00eb draft-deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>Dokumenti pritet t\u00eb miratohet n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb samitit q\u00eb pritet t\u00eb mbahet m\u00eb 25 n\u00ebntor n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>\u201cMb\u00ebshtetja n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Instrumentit p\u00ebr Reforma dhe Rritje p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor [Plani i Rritjes] kusht\u00ebzohet me angazhimin konstruktiv t\u00eb partner\u00ebve, p\u00ebrparimin e matsh\u00ebm dhe rezultatet konkrete n\u00eb normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tyre\u201d, thuhet n\u00eb draft-dokument.<\/p>\n<p>Dialogu p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve ka vite q\u00eb ka ngecur dhe udh\u00ebheq\u00ebsit e Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb nuk jan\u00eb takuar q\u00eb nga shtatori i vitit 2023. Shefja e diplomacis\u00eb evropiane, Kaja Kallas, e cila e mori detyr\u00ebn n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2024, nuk ka organizuar asnj\u00eb takim t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Fillimisht, si arsye p\u00ebr munges\u00ebn e takimeve p\u00ebrmendej gjendja e brendshme politike n\u00eb t\u00eb dyja vendet. N\u00eb Kosov\u00eb, kriza institucionale zgjati gati dy vjet. Nd\u00ebrkaq, Serbia u p\u00ebrball me protesta n\u00eb mbar\u00eb vendin pas shembjes s\u00eb streh\u00ebs s\u00eb hyrjes n\u00eb stacionin hekurudhor t\u00eb Novi Sadit, ku humb\u00ebn jet\u00ebn 16 persona.<\/p>\n<p>Pas stabilizimit t\u00eb institucioneve n\u00eb Kosov\u00eb dhe zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare n\u00eb Serbi, t\u00eb cilat i fitoi Lista e Student\u00ebve, BE-ja do t\u00eb p\u00ebrpiqet ta ringjall\u00eb dialogun pas formimit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb re serbe.<\/p>\n<p><strong>Pritet t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet d\u00ebnimi i glorifikimit t\u00eb kriminel\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Samiti i udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb dhe vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb caktuar p\u00ebr 25 n\u00ebntor. Deklarata miratohet nga udh\u00ebheq\u00ebsit e BE-s\u00eb, nd\u00ebrsa pjes\u00ebmarr\u00ebsit nga rajoni pajtohen me t\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet se vendet e rajonit duhet t&#8217;i respektojn\u00eb vlerat dhe parimet evropiane. Udh\u00ebheq\u00ebsit e BE-s\u00eb do t\u00eb ritheksojn\u00eb se presin q\u00eb vendet e rajonit t&#8217;i d\u00ebshmojn\u00eb k\u00ebto vlera edhe me vepra, ve\u00e7an\u00ebrisht kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr krimet e kryera gjat\u00eb luft\u00ebrave t\u00eb viteve \u201890.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do glorifikim i kriminel\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs, mohim i gjenocidit dhe revizioniz\u00ebm jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me vlerat m\u00eb themelore evropiane\u201d, pritet t\u00eb thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebrfundimtare. Vendet e rajonit do t\u00eb ftohen t\u00eb promovojn\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb respekti dhe solidariteti me t\u00eb gjitha viktimat, si dhe respektimin e aktgjykimeve t\u00eb gjykatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe vendore p\u00ebr krime lufte.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00eb pritet t\u00eb thuhet gjithashtu se bashk\u00ebpunimi gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs rajonal, pajtimi dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb, mbeten thelb\u00ebsore p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb t\u00eb ardhmeje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. E nj\u00ebjta vlen edhe p\u00ebr zbatimin me mir\u00ebbesim t\u00eb marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe arritjen e rezultateve konkrete.<\/p>\n<p>Sipas draft-dokumentit, nevojiten ende p\u00ebrpjekje shtes\u00eb dhe vendimtare p\u00ebr t\u00eb nxitur pajtimin dhe stabilitetin rajonal. Ato nevojiten edhe p\u00ebr t\u00eb gjetur dhe zbatuar zgjidhje p\u00ebrfundimtare, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe detyruese p\u00ebr mosmarr\u00ebveshjet rajonale dhe dypal\u00ebshe q\u00eb burojn\u00eb nga trash\u00ebgimia e s\u00eb kaluar\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Nd\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e p\u00ebrmendura jan\u00eb Marr\u00ebveshja p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Pasardh\u00ebsis\u00eb, rastet e pazgjidhura t\u00eb personave t\u00eb zhdukur dhe krimet e luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb paragraf i ve\u00e7ant\u00eb i deklarat\u00ebs i kushtohet p\u00ebrafrimit t\u00eb vendeve t\u00eb rajonit me Politik\u00ebn e P\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Jashtme dhe t\u00eb Siguris\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb zbatimin e sanksioneve dhe parandalimin e shmangies s\u00eb tyre. Udh\u00ebheq\u00ebsit e BE-s\u00eb do t&#8217;i p\u00ebrg\u00ebzojn\u00eb partner\u00ebt q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrafruar plot\u00ebsisht me k\u00ebt\u00eb politik\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt do t&#8217;i ftojn\u00eb t\u00eb ndjekin shembullin e tyre.<\/p>\n<p><strong>Ky mund t\u00eb jet\u00eb samiti i fundit p\u00ebr Malin e Zi si vend kandidat<\/strong><\/p>\n<p>Samiti mbahet rreth gjasht\u00eb muaj pas samitit n\u00eb Tivat t\u00eb Malit t\u00eb Zi, vendi q\u00eb konsiderohet kandidati m\u00eb i mundsh\u00ebm p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb an\u00ebtari i ardhsh\u00ebm i BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ky me shum\u00eb gjas\u00eb do t\u00eb jet\u00eb samiti i fundit BE \u2013 Ballkani Per\u00ebndimor n\u00eb t\u00eb cilin Mali i Zi merr pjes\u00eb si vend kandidat.<\/p>\n<p>Mali i Zi po punon bujsh\u00ebm p\u00ebr mbylljen e t\u00eb gjith\u00eb kapitujve t\u00eb negociatave dhe pritet t&#8217;i p\u00ebrfundoj\u00eb negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti. N\u00ebnshkrimi i Traktatit t\u00eb An\u00ebtar\u00ebsimit pritet jo m\u00eb her\u00ebt se n\u00eb qershor t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm. N\u00eb at\u00eb moment, Mali i Zi do t\u00eb marr\u00eb statusin e vendit aderues.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb samitit t\u00eb jav\u00ebs s\u00eb ardhshme, udh\u00ebheq\u00ebsit evropian\u00eb do t\u00eb konfirmojn\u00eb se situata gjithnj\u00eb e m\u00eb e paq\u00ebndrueshme gjeopolitike e thekson nevoj\u00ebn p\u00ebr unitet nd\u00ebrmjet BE-s\u00eb dhe Ballkanit Per\u00ebndimor. Kjo situat\u00eb karakterizohet nga lufta agresore e Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs, konfliktet n\u00eb Lindjen e Mesme dhe konkurrenca gjithnj\u00eb e m\u00eb e ashp\u00ebr globale.<\/p>\n<p>\u201cRitheksojm\u00eb p\u00ebrkushtimin ton\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb pal\u00ebkundur ndaj perspektiv\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb BE. E ardhmja e Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb n\u00eb Bashkimin ton\u00eb. Zgjerimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi reale q\u00eb duhet shfryt\u00ebzuar\u201d, pritet t\u00eb deklarojn\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit evropian\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>N\u00eb dokument, zgjerimi p\u00ebrshkruhet si nj\u00eb investim gjeostrategjik n\u00eb paqen, sigurin\u00eb, stabilitetin dhe prosperitetin evropian. Vendet e rajonit do t\u00eb ftohen t\u00eb p\u00ebrshpejtojn\u00eb reformat vendimtare dhe t\u00eb p\u00ebrmbushin detyrimet e nevojshme p\u00ebr p\u00ebrparimin drejt BE-s\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, do t\u00eb theksohet se edhe BE-ja duhet t&#8217;i avancoj\u00eb p\u00ebrgatitjet dhe reformat e veta p\u00ebr nj\u00eb bllok t\u00eb zgjeruar.\/<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/samiti-be-ballkan-kosoves-serbie-perparim-dialog\/33900315.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">REL<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Udh\u00ebheq\u00ebsit e shteteve an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian (BE) do ta shfryt\u00ebzojn\u00eb samitin e ardhsh\u00ebm BE-Ballkani Per\u00ebndimor p\u00ebr t\u00eb paralajm\u00ebruar se mungesa e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Prishtin\u00ebs dhe Beogradit vazhdon t\u2019i pengoj\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt n\u00eb rrug\u00ebn drejt integrimit evropian. Krer\u00ebt e shteteve dhe qeverive t\u00eb BE-s\u00eb do t\u00eb theksojn\u00eb se duhet t\u00eb zbatohen t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":59,"featured_media":1291294,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1291293","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1291293","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/59"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1291293"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1291293\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1291308,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1291293\/revisions\/1291308"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1291294"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1291293"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1291293"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1291293"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}