{"id":1292295,"date":"2026-11-19T15:44:17","date_gmt":"2026-11-19T14:44:17","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1292295"},"modified":"2026-11-19T15:44:17","modified_gmt":"2026-11-19T14:44:17","slug":"samiti-trepalesh-perfundon-me-deklarate-paqeje-por-pa-permendur-ukrainen-dhe-iranin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bote\/samiti-trepalesh-perfundon-me-deklarate-paqeje-por-pa-permendur-ukrainen-dhe-iranin\/","title":{"rendered":"Samiti trepal\u00ebsh p\u00ebrfundon me \u201cdeklarat\u00eb paqeje\u201d, por pa p\u00ebrmendur Ukrain\u00ebn dhe Iranin"},"content":{"rendered":"<p><strong>Samiti i paprecedent\u00eb mes presidentit amerikan, Donald Trump, liderit kinez, Xi Jinping, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, p\u00ebrfundoi me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb reformat e Kombeve t\u00eb Bashkuara, furnizimin me karburante dhe uljen e rreziqeve b\u00ebrthamore. Megjithat\u00eb, dokumenti nuk p\u00ebrmend luft\u00ebrat n\u00eb Ukrain\u00eb dhe Iran.<\/strong><\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht pritshm\u00ebrive t\u00eb m\u00ebdha dhe deklaratave t\u00eb fuqishme n\u00eb fillim t\u00eb takimit, samiti nuk prodhoi ndonj\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm diplomatik. Ai p\u00ebrfundoi pa deklarata t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr media, nd\u00ebrsa Trump u largua menj\u00ebher\u00eb drejt aeroportit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb video t\u00eb publikuar nga Kremlini, Putin d\u00ebgjohet duke i th\u00ebn\u00eb Xi-s\u00eb: \u201cFaleminderit q\u00eb e organizuat k\u00ebt\u00eb. Nuk mendoj se dikush e kishte pritur q\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb shkonte kaq mir\u00eb\u201d, teksa lideri kinez e p\u00ebrcillte drejt vetur\u00ebs.<\/p>\n<p>Mediat shtet\u00ebrore kineze dhe zyrtar\u00ebt rus\u00eb publikuan dokumentin e quajtur \u201cDeklarata trepal\u00ebshe e paqes\u201d, n\u00eb t\u00eb cilin tre lider\u00ebt shpreh\u00ebn angazhimin p\u00ebr ruajtjen e stabilitetit strategjik dhe siguris\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Sipas deklarat\u00ebs, SHBA-ja, Kina dhe Rusia u pajtuan p\u00ebr reforma n\u00eb OKB, rritjen e prodhimit dhe furnizimit me produkte t\u00eb naft\u00ebs, si dhe zhvillimin e dialogut p\u00ebr uljen e rreziqeve b\u00ebrthamore. Dokumenti p\u00ebrmend gjithashtu respektimin e imunitetit t\u00eb zyrtar\u00ebve shtet\u00ebror\u00eb dhe kund\u00ebrshtimin ndaj Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Penale dhe institucioneve t\u00eb ngjashme, t\u00eb cilat, sipas tekstit, abuzojn\u00eb me juridiksionin e tyre.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, deklarata nuk p\u00ebrmban referenca t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr Ukrain\u00ebn, Iranin, Koren\u00eb e Veriut apo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Para takimit, Trump kishte th\u00ebn\u00eb se d\u00ebshironte t\u00eb diskutonte p\u00ebr zvog\u00eblimin e arsenalit b\u00ebrthamor, luft\u00ebn e Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb dhe problemet kryesore q\u00eb po diskutohen n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Putin ishte i pari nga tre lider\u00ebt q\u00eb mbajti nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr mediat ruse pas p\u00ebrfundimit t\u00eb samitit. Ai e cil\u00ebsoi takimin si nj\u00eb \u201ckapitull t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e diplomacis\u00eb\u201d, duke th\u00ebn\u00eb se diskutimet u zhvilluan n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb hapur dhe ndihmuan pal\u00ebt ta kuptonin m\u00eb mir\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb dialogu nuk ndalet dhe dyert mbeten t\u00eb hapura, ekziston shpresa p\u00ebr paqe\u201d, citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb Xi.<\/p>\n<p>Ai shtoi se \u201cfarat e mbjella n\u00eb takimin e sot\u00ebm trepal\u00ebsh me siguri do t\u00eb z\u00ebn\u00eb rr\u00ebnj\u00eb, do t\u00eb mbijn\u00eb, lul\u00ebzojn\u00eb dhe japin fryte\u201d.<\/p>\n<p><iframe title=\"Trilateral summit ends with &amp;apos;peace declaration&amp;apos; but no mention of Ukraine and Iran\" width=\"500\" height=\"281\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/ZYEArsFPMvY?feature=oembed\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share\" referrerpolicy=\"strict-origin-when-cross-origin\" allowfullscreen><\/iframe><\/p>\n<p>Tre lider\u00ebt pozuan p\u00ebr nj\u00eb fotografi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt familjare n\u00eb fillim t\u00eb samitit, pa shtr\u00ebnguar duart. Takimi p\u00ebrfundoi pas nj\u00eb ore e 20 minutash, pa ndonj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr media.<\/p>\n<p>N\u00eb deklaratat para bisedimeve, Trump tha se tri vendet \u201cpo b\u00ebjn\u00eb histori\u201d dhe kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr zgjidhjen e problemeve q\u00eb prekin t\u00eb gjith\u00eb planetin.<\/p>\n<p>Xi e cil\u00ebsoi samitin si nj\u00eb takim me \u201cr\u00ebnd\u00ebsi historike\u201d, duke shtuar se bota \u00ebsht\u00eb m\u00eb paq\u00ebsore kur fuqit\u00eb e m\u00ebdha jetojn\u00eb n\u00eb harmoni. Ai u b\u00ebri thirrje tri vendeve t\u00eb heqin dor\u00eb nga mentaliteti i Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb dhe t\u00eb mos ndjekin shk\u00ebputjen ekonomike apo nd\u00ebrprerjen e zinxhir\u00ebve t\u00eb furnizimit.<\/p>\n<p>Lideri kinez theksoi gjithashtu se vendet e m\u00ebdha duhet t\u00eb respektojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, t\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb n\u00eb paqe dhe t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebr stabilitetin e furnizimit global me energji.<\/p>\n<p>N\u00eb prag t\u00eb samitit, agjencia shtet\u00ebrore kineze e lajmeve publikoi edhe nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb Xi-s\u00eb p\u00ebr \u00e7armatimin b\u00ebrthamor. Ai k\u00ebrkoi ndalimin e plot\u00eb dhe shkat\u00ebrrimin e arm\u00ebve b\u00ebrthamore, duke i cil\u00ebsuar ato si \u201cshpat\u00ebn e Damokleut q\u00eb q\u00ebndron mbi njer\u00ebzimin\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb luft\u00eb b\u00ebrthamore nuk mund t\u00eb fitohet dhe nuk duhet t\u00eb zhvillohet kurr\u00eb\u201d, ishte mesazhi i tij.<\/p>\n<p>Edhe Trump tha se tri vendet jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar mbi arm\u00ebt b\u00ebrthamore dhe p\u00ebr t\u00eb luftuar p\u00ebrhapjen e tyre n\u00eb vende t\u00eb tjera. Ai shtoi se lider\u00ebt e m\u00ebparsh\u00ebm shpesh kan\u00eb shmangur bisedimet me udh\u00ebheq\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebt kishin mospajtime.<\/p>\n<p>Para takimit trepal\u00ebsh, Trump dhe Xi zhvilluan nj\u00eb takim dypal\u00ebsh, i treti i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm mes tyre gjat\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb bisedimeve, presidenti amerikan tha se SHBA-ja dhe Kina d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin e luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, duke theksuar se t\u00eb dyja vendet po k\u00ebrkojn\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb zgjidhjen e konfliktit mes Rusis\u00eb dhe Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Trump vler\u00ebsoi marr\u00ebdh\u00ebniet e tij me Xi-n\u00eb dhe p\u00ebrmendi interesin e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr vazhdimin e transportit t\u00eb naft\u00ebs p\u00ebrmes Ngushtic\u00ebs s\u00eb Hormuzit, e cila \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga pikat kryesore t\u00eb sulmeve gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Iran.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Xi tha se marr\u00ebdh\u00ebniet mes Kin\u00ebs dhe SHBA-s\u00eb kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe jan\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar gjat\u00eb presidenc\u00ebs s\u00eb Trumpit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrpjekjet q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb jan\u00eb t\u00eb dukshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe do t\u00eb mbeten n\u00eb histori\u201d, i tha ai presidentit amerikan.<\/p>\n<p>Trump u takua gjithashtu me Putinin para samitit, duke deklaruar se t\u00eb dy kan\u00eb pasur marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira p\u00ebr shum\u00eb vite.<\/p>\n<p>Ky ishte takimi i par\u00eb mes tyre q\u00eb nga bisedimet n\u00eb Alask\u00eb vitin e kaluar, t\u00eb cilat nuk arrit\u00ebn t\u00eb prodhonin nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs s\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cGj\u00ebra t\u00eb mrekullueshme mund t\u00eb dalin nga ky takim, ose t\u00eb pakt\u00ebn mund t\u00eb nisin\u201d, tha Trump gjat\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetjes s\u00eb Putinit, t\u00eb cilin e quajti mikun e tij.<\/p>\n<p>Samiti ka nxitur shqet\u00ebsime se tri fuqit\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrpiqen ta ndajn\u00eb bot\u00ebn n\u00eb zona ndikimi, duke marr\u00eb vendime p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje si e ardhmja e Ukrain\u00ebs pa p\u00ebrfshirjen e Kievit apo t\u00eb vendeve evropiane.<\/p>\n<p>Ministri i Jasht\u00ebm i Franc\u00ebs, Jean-No\u00ebl Barrot, reagoi pas samitit n\u00eb Shenzhen, duke th\u00ebn\u00eb se tre lider\u00ebt kan\u00eb mospajtime thelb\u00ebsore p\u00ebr pothuajse gjith\u00e7ka dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk mund t\u00eb arrijn\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu kund\u00ebrshtoi iden\u00eb se fotografia e tre lider\u00ebve p\u00ebrfaq\u00ebsonte tri fuqit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cTri fuqit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb bot\u00ebs jan\u00eb SHBA-ja, natyrisht, Kina dhe Bashkimi Evropian\u201d, tha Barrot p\u00ebr radion RTL<\/p>\n<p>Presidenti rus shtoi se ai dhe Trump kan\u00eb nj\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb caktuar n\u00eb q\u00ebndrimet e tyre, ve\u00e7an\u00ebrisht sa u p\u00ebrket vlerave qytet\u00ebruese.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb, Putin pretendoi se Kievi dhe Evropa nuk jan\u00eb ende t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kompromise p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb fund konfliktit.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb samitit, ai kishte konfirmuar se lufta n\u00eb Ukrain\u00eb do t\u00eb ishte pjes\u00eb e diskutimeve, duke th\u00ebn\u00eb se Rusia dhe partner\u00ebt e saj kan\u00eb interesa t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Megjithat\u00eb, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi pas takimit se Ukraina nuk ishte tema kryesore e samitit.<\/p>\n<p>\u201cRusia, SHBA-ja dhe Kina nuk bashkohen vet\u00ebm nga statusi i tyre si fuqi fituese n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, por edhe nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr ruajtjen e paqes nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, kishte deklaruar Putin para bisedimeve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, presidenti kinez Xi Jinping e p\u00ebrshkroi takimin si \u201cpozitiv, konstruktiv dhe frytdh\u00ebn\u00ebs\u201d. Sipas mediave shtet\u00ebrore kineze, ai tha se fuqit\u00eb e m\u00ebdha duhet t\u2019i marrin seriozisht shqet\u00ebsimet legjitime t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb t\u00eb gjitha vendeve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Samiti i paprecedent\u00eb mes presidentit amerikan, Donald Trump, liderit kinez, Xi Jinping, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, p\u00ebrfundoi me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb reformat e Kombeve t\u00eb Bashkuara, furnizimin me karburante dhe uljen e rreziqeve b\u00ebrthamore. Megjithat\u00eb, dokumenti nuk p\u00ebrmend luft\u00ebrat n\u00eb Ukrain\u00eb dhe Iran. Pavar\u00ebsisht pritshm\u00ebrive t\u00eb m\u00ebdha dhe deklaratave t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":59,"featured_media":1292296,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[23],"tags":[],"class_list":["post-1292295","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1292295","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/59"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1292295"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1292295\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1292298,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1292295\/revisions\/1292298"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1292296"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1292295"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1292295"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1292295"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}