{"id":1292363,"date":"2026-11-19T18:09:54","date_gmt":"2026-11-19T17:09:54","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1292363"},"modified":"2026-11-19T18:09:54","modified_gmt":"2026-11-19T17:09:54","slug":"mali-i-zi-mbyll-edhe-dy-kapituj-te-tjere-ne-negociatat-per-anetaresim-ne-be-shpreson-per-anetaresim-deri-ne-2028","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/mali-i-zi-mbyll-edhe-dy-kapituj-te-tjere-ne-negociatat-per-anetaresim-ne-be-shpreson-per-anetaresim-deri-ne-2028\/","title":{"rendered":"Mali i Zi mbyll edhe dy kapituj t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, shpreson p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim deri n\u00eb 2028"},"content":{"rendered":"<p><strong>Mali i Zi ka mbyllur sot edhe dy kapituj t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb negociatat me Bashkimin Evropian, gjat\u00eb Konferenc\u00ebs Nd\u00ebrqeveritare t\u00eb mbajtur n\u00eb Bruksel.<\/strong><\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kapitullin 16 \u2013 Tatimet dhe kapitullin 22 \u2013 Politika Rajonale dhe Koordinimi i Instrumenteve Strukturore.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast, Mali i Zi ka mbyllur gjithsej 25 kapituj negociues, nd\u00ebrsa n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE i mbeten edhe tet\u00eb kapituj t\u00eb tjer\u00eb.<br \/>\nSynimi i Malit t\u00eb Zi \u00ebsht\u00eb q\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u2019i mbyll\u00eb edhe kapitujt e mbetur, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtar i BE-s\u00eb n\u00eb vitin 2028.<\/p>\n<p>Ministri i Shtetit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Evropiane i Irland\u00ebs, Tomas Birn, tha n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr media se kjo d\u00ebshmon se Mali i Zi po i afrohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb q\u00ebllimit t\u00eb tij \u2013 an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Ai pret q\u00eb Mali i Zi t\u2019i mbyll\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kapitujt deri n\u00eb fund t\u00eb presidenc\u00ebs irlandeze t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb BE-s\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Ministrja e \u00c7\u00ebshtjeve Evropiane, Maida Gor\u00e7eviq, tha se jan\u00eb dor\u00ebzuar t\u00eb gjitha pozicionet negociuese p\u00ebr kapitujt e mbetur dhe shprehu besimin se ata do t\u00eb mbyllen deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Mali i Zi t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtar i BE-s\u00eb n\u00eb vitin 2028.<\/p>\n<p>Komisionerja Evropiane p\u00ebr Zgjerim, Marta Kos, tha se Mali i Zi tani renditet n\u00eb vendin e tret\u00eb p\u00ebr nga numri i kapitujve t\u00eb mbyllur brenda nj\u00eb viti n\u00eb historin\u00eb e procesit t\u00eb negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, pas Lituanis\u00eb dhe Letonis\u00eb. Ajo shtoi se ekziston nj\u00eb mund\u00ebsi e madhe q\u00eb Mali i Zi t\u2019i tejkaloj\u00eb edhe k\u00ebto dy shtete.<\/p>\n<p>Duke iu p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb gazetar\u00ebve lidhur me mosmarr\u00ebveshjen dypal\u00ebshe mes Malit t\u00eb Zi dhe Kroacis\u00eb, Kos tha se shpreson q\u00eb ajo t\u00eb zgjidhet.<\/p>\n<p>Ajo theksoi se trajtimi i \u00e7\u00ebshtjeve dypal\u00ebshe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit negociues nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e re dhe se raste t\u00eb tilla kan\u00eb ndodhur edhe m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cShpresoj q\u00eb Mali i Zi dhe Kroacia t\u00eb arrijn\u00eb t\u2019i zgjidhin \u00e7\u00ebshtjet dypal\u00ebshe\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Gor\u00e7eviq tha se me Kroacin\u00eb po zhvillohet dialog, disa \u00e7\u00ebshtje tashm\u00eb jan\u00eb zgjidhur, nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb tjerat ende po tentohet t\u00eb gjendet nj\u00eb zgjidhje.<\/p>\n<p>\u201cNe po vazhdojm\u00eb dialogun me Kroacin\u00eb. N\u00ebse nuk arrijm\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb zgjidhje t\u00eb pranueshme p\u00ebr kufirin, do t\u2019i drejtohemi gjykat\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, tha Gor\u00e7eviq.<\/p>\n<p>Kos tha se m\u00ebnyra se si t\u00eb dyja shtetet do t\u2019i zgjidhin \u00e7\u00ebshtjet e hapura \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e Kroacis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>\u201cNuk e di n\u00ebse do t\u00eb vendosin p\u00ebr arbitrazh. N\u00ebse vendosin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb do ta ndjekim at\u00eb proces. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb arrihet nj\u00eb zgjidhje q\u00eb do t\u2019i mund\u00ebsoj\u00eb Malit t\u00eb Zi t\u00eb mbyll\u00eb kapitujt negociues. Pra, \u00ebsht\u00eb e mundur \u00e7do zgjidhje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pajtohen Mali i Zi dhe Kroacia\u201d, tha Kos.<\/p>\n<p>Gor\u00e7eviq tha se Mali i Zi i pranon parimet e Badinterit dhe respekton integritetin territorial t\u00eb Kroacis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga k\u00ebndv\u00ebshtrimi yn\u00eb, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr komunikim dhe dialog t\u00eb vazhduesh\u00ebm nd\u00ebrmjet dy shteteve. Q\u00ebndrimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb se duam ta zgjidhim si \u00e7\u00ebshtjen e kufirit detar, ashtu edhe at\u00eb t\u00eb kufirit tok\u00ebsor. Do t\u00eb shohim se si do t\u00eb zhvillohen negociatat dhe bisedimet\u201d.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se Kroacia sot i ka dh\u00ebn\u00eb drit\u00ebn e gjelb\u00ebr Malit t\u00eb Zi p\u00ebr mbylljen e edhe dy kapitujve negociues, duke theksuar se komunikimi ekziston n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet.<\/p>\n<p>\u201cJam e sigurt se n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb zgjidhje q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Duke iu p\u00ebrgjigjur pyetjes se cili \u00ebsht\u00eb plani B n\u00ebse Mali i Zi nuk arrin t\u2019i mbyll\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kapitujt deri n\u00eb fund t\u00eb vitit, Birn tha se \u00ebsht\u00eb arritur shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa pritej.<\/p>\n<p>\u201cPo, kemi vendosur nj\u00eb objektiv ambicioz, por nuk e dinim se \u00e7far\u00eb ishte e mundur, pasi gj\u00ebrat ndryshojn\u00eb vazhdimisht. N\u00eb Podgoric\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Malin e Zi po b\u00ebhen p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr ta p\u00ebrfunduar k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Shum\u00eb pun\u00eb po b\u00ebhet edhe n\u00eb shtetet an\u00ebtare. Pra, \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb arrihet ky objektiv dhe ne duam q\u00eb kjo t\u00eb ndodh\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ai shtoi se nuk kan\u00eb nj\u00eb plan tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrfundimit t\u00eb k\u00ebtij procesi, pasi presidenca irlandeze e BE-s\u00eb zgjat vet\u00ebm deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>\u201cSigurisht, nuk do t\u00eb ishte fundi i bot\u00ebs n\u00ebse nuk arrijm\u00eb t\u2019i p\u00ebrfundojm\u00eb t\u00eb gjitha. Por duam t\u00eb b\u00ebjm\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur. Ne e konsiderojm\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00eb prioritet t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb komb\u00ebtar, sepse zgjerimin e kemi konsideruar gjithmon\u00eb nj\u00eb nga prioritetet kryesore t\u00eb Irland\u00ebs. Gjithmon\u00eb kemi dashur t\u2019u mund\u00ebsojm\u00eb shteteve t\u00eb tjera, t\u00eb cilat e kan\u00eb kryer pjes\u00ebn e tyre t\u00eb pun\u00ebs dhe i kan\u00eb p\u00ebrmbushur kriteret, q\u00eb t\u2019i g\u00ebzojn\u00eb p\u00ebrfitimet e zgjerimit, ashtu si\u00e7 i kemi g\u00ebzuar edhe ne\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Kos tha se n\u00ebse realizohet ajo q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shpresojn\u00eb \u2013 q\u00eb Mali i Zi t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtari i 28-t\u00eb i BE-s\u00eb deri n\u00eb vitin 2028 \u2013 kjo do t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb se nd\u00ebrmjet zgjerimit t\u00eb fundit dhe atij t\u00eb ri do t\u00eb ken\u00eb kaluar 15 vjet.<\/p>\n<p>\u201cAsnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb intervali nd\u00ebrmjet dy zgjerimeve nuk ka qen\u00eb kaq i gjat\u00eb. Ndoshta edhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb motiv shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb t\u00eb punojm\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces\u201d, theksoi ajo.<\/p>\n<p>Gor\u00e7eviq deklaroi se Mali i Zi, si shtet, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i motivuar p\u00ebr t\u2019i mbyllur t\u00eb gjith\u00eb kapitujt negociues deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Qeveris\u00eb, ne i kemi p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha kriteret. Tani kjo v\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb duart e Komisionit Evropian dhe shteteve an\u00ebtare. Megjithat\u00eb, ne besojm\u00eb n\u00eb planin A. Shohim shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb po punojn\u00eb pa u lodhur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kapitujt negociues\u201d, p\u00ebrfundoi ajo.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mali i Zi ka mbyllur sot edhe dy kapituj t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb negociatat me Bashkimin Evropian, gjat\u00eb Konferenc\u00ebs Nd\u00ebrqeveritare t\u00eb mbajtur n\u00eb Bruksel. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kapitullin 16 \u2013 Tatimet dhe kapitullin 22 \u2013 Politika Rajonale dhe Koordinimi i Instrumenteve Strukturore. Me k\u00ebt\u00eb rast, Mali i Zi ka mbyllur gjithsej 25 kapituj negociues, nd\u00ebrsa n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1292364,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-1292363","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1292363","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1292363"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1292363\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1292366,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1292363\/revisions\/1292366"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1292364"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1292363"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1292363"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1292363"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}