{"id":1292598,"date":"2026-11-20T13:20:18","date_gmt":"2026-11-20T12:20:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1292598"},"modified":"2026-11-20T14:26:05","modified_gmt":"2026-11-20T13:26:05","slug":"raporti-i-unicef-it-femijet-ne-kosove-ushqehen-me-produkte-jo-te-shendetshme-pijet-energjike-shqetesim-ne-rritje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/raporti-i-unicef-it-femijet-ne-kosove-ushqehen-me-produkte-jo-te-shendetshme-pijet-energjike-shqetesim-ne-rritje\/","title":{"rendered":"Raporti i UNICEF-it: F\u00ebmij\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb ushqehen me produkte jo t\u00eb sh\u00ebndetshme,  pijet energjike shqet\u00ebsim n\u00eb rritje"},"content":{"rendered":"<p><strong>Sjelljet lidhur me ushqyerjen dhe aktivitetin fizik, t\u00eb formuara gjat\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb dhe adoleshenc\u00ebs, kan\u00eb ndikim p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs n\u00eb sh\u00ebndet, mir\u00ebqenie, rezultate t\u00eb t\u00eb nx\u00ebnit dhe produktivitet.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb <a class=\"rm-stats-tracked\" href=\"https:\/\/www.unicef.org\/kosovoprogramme\/sq\/media\/8636\/file\/NEAT_Report-ALB_UNICEF.pdf.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">nj\u00eb raport t\u00eb UNICEF-it<\/a> thuhet se n\u00eb nivel global, dietat jo t\u00eb sh\u00ebndetshme, pasiviteti fizik dhe disponueshm\u00ebria gjithnj\u00eb e m\u00eb e madhe e ushqimeve ultra t\u00eb p\u00ebrpunuara po kontribuojn\u00eb n\u00eb rritjen e barr\u00ebs s\u00eb mbipesh\u00ebs, obezitetit dhe s\u00ebmundjeve jo t\u00eb transmetueshme t\u00eb lidhura me diet\u00ebn te f\u00ebmij\u00ebt dhe adoleshent\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb raport m\u00eb tej theksohet se shkollat njihen si nj\u00eb nga platformat m\u00eb efektive p\u00ebr promovimin e m\u00ebnyrave t\u00eb sh\u00ebndetshme t\u00eb jetes\u00ebs, duke pasur parasysh rolin e tyre unik n\u00eb formimin e shprehive t\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, zgjedhjeve ushqimore dhe mund\u00ebsive p\u00ebr aktivitet fizik.<\/p>\n<p>\u201cInstrumenti p\u00ebr vler\u00ebsimin e mjedisit t\u00eb ushqyerjes p\u00ebr shkolla (NEATs) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb metodologji vler\u00ebsimi e njohur n\u00eb nivel global, e zhvilluar p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike mjediset e ushqyerjes dhe aktivitetit fizik n\u00eb shkolla.<\/p>\n<p>NEATs u mund\u00ebson vendeve t\u00eb identifikojn\u00eb an\u00ebt e forta, mang\u00ebsit\u00eb dhe mund\u00ebsit\u00eb brenda mjediseve shkollore, duke vler\u00ebsuar politikat, disponueshm\u00ebrin\u00eb e ushqimit, infrastruktur\u00ebn, edukimin p\u00ebr ushqyeshm\u00ebrin\u00eb, qasjen n\u00eb uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm dhe sh\u00ebrbime sanitare, si dhe mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr aktivitet fizik.<\/p>\n<p>Gjetjet e gjeneruara p\u00ebrmes NEATs mb\u00ebshtesin politik\u00ebb\u00ebrjen e bazuar n\u00eb d\u00ebshmi, si dhe zhvillimin e nd\u00ebrhyrjeve q\u00eb nxisin mjedise shkollore m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt\u201d, thuhet m\u00eb tej.<\/p>\n<p><strong>Ku q<\/strong><strong>\u00ebndron Kosova?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrmir\u00ebsimi i ushqyerjes dhe m\u00ebnyrave t\u00eb sh\u00ebndetshme t\u00eb jetes\u00ebs te f\u00ebmij\u00ebt dhe adoleshent\u00ebt jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, nd\u00ebrsa Kosova vazhdon t\u00eb trajtoj\u00eb sfidat ekzistuese t\u00eb ushqyerjes, duke p\u00ebrfshir\u00eb praktikat jo optimale t\u00eb ushqyerjes s\u00eb foshnjave dhe f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl, pabarazit\u00eb n\u00eb ushqyerje nd\u00ebrmjet grupeve t\u00eb cenueshme dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb diet\u00ebs gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Zbatimi i NEATs n\u00eb Kosov\u00eb paraqet nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb gjeneruar d\u00ebshmi t\u00eb vlefshme n\u00eb nivel vendi p\u00ebr mjediset e ushqyerjes n\u00eb shkolla, si dhe p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur veprimin shum\u00ebsektorial q\u00eb p\u00ebrfshin sektor\u00ebt e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, arsimit dhe qeverisjes lokale.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimi identifikoi mund\u00ebsi t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e mjediseve t\u00eb ushqyerjes n\u00eb shkolla n\u00eb mbar\u00eb Kosov\u00ebn. Ndon\u00ebse ofrimi i shujtave n\u00eb shkolla ishte i kufizuar, nj\u00eb shkoll\u00eb q\u00eb mori pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb pilot projekt t\u00eb m\u00ebsimit t\u00ebr\u00ebditor d\u00ebshmoi nj\u00eb qasje premtuese, t\u00eb udh\u00ebhequr n\u00eb nivel lokal, p\u00ebr ofrimin e shujtave dhe zamrave (mesvakteve) t\u00eb sh\u00ebndetshme p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit gjat\u00eb gjith\u00eb ciklit t\u00eb arsimit t\u00eb detyruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, brenda shkollave nuk shitej ushqim, por aty ku ishte i disponuesh\u00ebm, mbizot\u00ebronin opsionet jo t\u00eb sh\u00ebndetshme. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, shumica e shkollave i lejonin nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb dilnin nga hap\u00ebsirat e shkoll\u00ebs gjat\u00eb orarit shkollor p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb ushqim dhe pije, nd\u00ebrsa opsionet jo t\u00eb sh\u00ebndetshme ishin gjer\u00ebsisht t\u00eb disponueshme n\u00eb pikat e af\u00ebrta t\u00eb shitjes me pakic\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, marketingu i ushqimeve jo t\u00eb sh\u00ebndetshme brenda shkollave ishte i rrall\u00eb.<\/p>\n<p>Qasja n\u00eb uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm t\u00eb sigurt dhe n\u00eb hap\u00ebsira e pajisje t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr aktivitet fizik ishte e pabarabart\u00eb, nd\u00ebrsa disa shkollave u mungonin edhe ambientet p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e nx\u00ebn\u00ebsve me nevoja t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, aktiviteti fizik i organizuar ishte qartazi nj\u00eb pik\u00eb e fort\u00eb, pasi pothuajse t\u00eb gjitha shkollat i p\u00ebrmbushnin k\u00ebrkesat e kurrikul\u00ebs.<\/p>\n<p>Ekzistojn\u00eb gjithashtu mund\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e edukimit p\u00ebr ushqyeshm\u00ebrin\u00eb dhe t\u00eb sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb nd\u00ebrlidhura me ushqyerjen, t\u00eb cilat ishin t\u00eb kufizuara dhe zbatoheshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fragmentuar n\u00ebp\u00ebr shkolla.<\/p>\n<p>Gjetjet nxjerrin n\u00eb pah nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb korniz\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse t\u00eb politikave dhe legjislacionit p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur mjedise m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme t\u00eb ushqyerjes n\u00eb shkolla n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Prioritetet p\u00ebrfshijn\u00eb krijimin gradual t\u00eb nj\u00eb programi t\u00eb shujtave ose zamrave n\u00eb shkolla, t\u00eb financuar nga fondet publike; vendosjen e standardeve t\u00eb detyrueshme t\u00eb ushqyerjes p\u00ebr ushqimet dhe pijet q\u00eb ofrohen ose shiten n\u00eb shkolla; si dhe kufizimin e shitjes dhe marketingut t\u00eb produkteve jo t\u00eb sh\u00ebndetshme brenda dhe p\u00ebrreth shkollave.<\/p>\n<p>\u201cNevojiten veprime t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr t\u00eb forcuar edukimin p\u00ebr ushqyerjen, p\u00ebr t\u00eb siguruar qasje universale n\u00eb uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm t\u00eb sigurt, p\u00ebr t\u00eb krijuar mekanizma t\u00eb standardizuar referimi nd\u00ebrmjet shkollave dhe sh\u00ebrbimeve t\u00eb kujdesit par\u00ebsor sh\u00ebndet\u00ebsor, si dhe p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb infrastruktur\u00eb e ambiente t\u00eb sigurta dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr aktivitet fizik.<\/p>\n<p>K\u00ebto veprime duhet t\u00eb mb\u00ebshteten me burime t\u00eb mjaftueshme, udh\u00ebzime t\u00eb qarta p\u00ebr zbatim dhe nj\u00eb kornize t\u00eb monitorimit dhe llogaridh\u00ebnies, e cila mund\u00ebson vler\u00ebsimin rutinor t\u00eb mjediseve t\u00eb ushqyerjes dhe aktivitetit fizik n\u00eb shkolla dhe p\u00ebrfshin p\u00ebrvojat e nx\u00ebn\u00ebsve.<\/p>\n<p>Aty ku \u00ebsht\u00eb e realizueshme, treguesit e NEATs mund t\u00eb integrohen n\u00eb sistemet ekzistuese t\u00eb informacionit t\u00eb arsimit dhe sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur monitorimin e vazhduesh\u00ebm dhe vendimmarrjen e mb\u00ebshtetur n\u00eb d\u00ebshmi.<\/p>\n<p>Duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb partneritetet e forta t\u00eb krijuara p\u00ebrmes k\u00ebtij vler\u00ebsimi, Kosova tani ka nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u2019i shnd\u00ebrruar k\u00ebto d\u00ebshmi n\u00eb veprime t\u00eb koordinuara p\u00ebr krijimin e mjediseve shkollore m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme q\u00eb mb\u00ebshtesin sh\u00ebndetin dhe mir\u00ebqenien e t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe adoleshent\u00ebve\u201d, thuhet n\u00eb njoftim.<\/p>\n<p><strong>Kosova ka nj\u00eb popullsi relativisht t\u00eb re, ku f\u00ebmij\u00ebt dhe adoleshent\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e fundit tregojn\u00eb se af\u00ebrsisht 26% e popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb e mosh\u00ebs 0\u201318 vje\u00e7, duke nxjerr\u00eb n\u00eb pah p\u00ebrqindjen e lart\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe t\u00eb rinjve n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit, vendi ka sh\u00ebnuar p\u00ebrparim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb forcimin e sistemeve t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe arsimit, duke p\u00ebrfshir\u00eb reformat e p\u00ebrqendruara n\u00eb kujdesin par\u00ebsor sh\u00ebndet\u00ebsor, sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore parandaluese dhe arsimin gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre p\u00ebrparimeve, vazhdojn\u00eb t\u00eb ekzistojn\u00eb pabarazi n\u00eb qasjen n\u00eb sh\u00ebrbime cil\u00ebsore dhe kushteve t\u00eb sh\u00ebndetshme t\u00eb jetes\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht mes grupeve t\u00eb cenueshme dhe t\u00eb margjinalizuara.<\/p>\n<p>Ndryshimi i sistemeve ushqimore, urbanizimi n\u00eb rritje dhe disponueshm\u00ebria gjithnj\u00eb e m\u00eb e madhe e ushqimeve t\u00eb p\u00ebrpunuara po ndikojn\u00eb n\u00eb modelet e t\u00eb ushqyerit dhe sjelljet q\u00eb lidhen me m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs te familjet dhe f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>K\u00ebto prirje kontribuojn\u00eb n\u00eb rritjen e barr\u00ebs s\u00eb mbipesh\u00ebs, obezitetit dhe s\u00ebmundjeve jo t\u00eb transmetueshme t\u00eb lidhura me diet\u00ebn. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, s\u00ebmundjet kardiovaskulare mbeten nd\u00ebr shkaqet kryesore t\u00eb s\u00ebmundshm\u00ebris\u00eb dhe vdekshm\u00ebris\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p><strong>Gjendja e ushqyerjes dhe e aktivitetit fizik gjat\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb dhe adoleshenc\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Kosova po p\u00ebrjeton ndryshime n\u00eb diet\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs, t\u00eb karakterizuara nga rritja e konsumit t\u00eb ushqimeve t\u00eb p\u00ebrpunuara, sjelljet sedentare dhe ndryshimi i shprehive ushqimore te f\u00ebmij\u00ebt dhe adoleshent\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb raporti t\u00eb fundit t\u00eb Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, shkalla e mbipesh\u00ebs dhe obezitetit \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin, e nxitur nga ndryshimi i mjediseve t\u00eb ushqyerjes dhe shprehit\u00eb e gabuara ushqimore.<\/p>\n<p>Kjo sfid\u00eb r\u00ebndohet nga barra e dyfisht\u00eb e kequshqyerjes q\u00eb fillon n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e hershme.<\/p>\n<p>Gjetjet e MICS-it 2025 tregojn\u00eb se 42% e foshnjave t\u00eb mosh\u00ebs 0\u20135 muaj ushqehen ekskluzivisht me gji, nd\u00ebrsa vet\u00ebm 35% e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mosh\u00ebs 6\u201323 muaj ushqehen me nj\u00eb diet\u00eb minimale t\u00eb pranueshme, \u00e7ka tregon sfida t\u00eb vazhdueshme n\u00eb praktikat e ushqyerjes s\u00eb foshnjave dhe f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl. Cil\u00ebsia e diet\u00ebs mbetet shqet\u00ebsuese, pasi 57% e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mosh\u00ebs 6\u201323 muaj konsumojn\u00eb ushqime jo t\u00eb sh\u00ebndetshme dhe 42% konsumojn\u00eb pije t\u00eb \u00ebmbla, nd\u00ebrsa te f\u00ebmij\u00ebt rom\u00eb, ashkali dhe egjiptian\u00eb k\u00ebto p\u00ebrqindje rriten p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb 80% dhe 72%.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse ngecja e p\u00ebrgjithshme n\u00eb rritje te f\u00ebmij\u00ebt n\u00ebn mosh\u00ebn pes\u00ebvje\u00e7are mbetet relativisht e ul\u00ebt, n\u00eb 5%, kequshqyerja kronike prek n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb joproporcionale f\u00ebmij\u00ebt rom\u00eb, ashkali dhe egjiptian\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt 16% kan\u00eb ngecje n\u00eb rritje, krahasuar me 5% n\u00eb popullat\u00ebn e p\u00ebrgjithshme, duke nxjerr\u00eb n\u00eb pah pabarazit\u00eb e vazhdueshme n\u00eb ushqyerje.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, 8% e f\u00ebmij\u00ebve n\u00ebn mosh\u00ebn pes\u00ebvje\u00e7are jan\u00eb me mbipesh\u00eb, duke n\u00ebnvizuar krahas ushqyerjes s\u00eb pamjaftueshme dhe mbipesh\u00ebs, edhe kompleksitetin n\u00eb rritje t\u00eb sfidave t\u00eb ushqyerjes n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Kur f\u00ebmij\u00ebt hyjn\u00eb n\u00eb sistemin shkollor, zgjedhjet e gabuara ushqimore i p\u00ebrkeq\u00ebsojn\u00eb m\u00eb tej k\u00ebto rreziqe sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nj\u00eb vler\u00ebsim i vitit 2023 tregon se n\u00eb dietat n\u00eb shkollat fillore mbizot\u00ebrojn\u00eb duksh\u00ebm artikujt jo t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm, si produktet e brumit, \u00ebmb\u00eblsirat dhe l\u00ebngjet me sheqer, nd\u00ebrsa opsionet e pasura me l\u00ebnd\u00eb ushqyese pothuajse mungojn\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht.<\/p>\n<p>K\u00ebto shprehi ndikohen fuqish\u00ebm nga mjedisi tregtar n\u00eb af\u00ebrsi, ku 62% e prind\u00ebrve n\u00eb k\u00ebt\u00eb studim raportojn\u00eb se kioskat dhe supermarketet pran\u00eb shkollave shesin kryesisht zamra dhe pije jo t\u00eb sh\u00ebndetshme.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse 79% e prind\u00ebrve besojn\u00eb se p\u00ebrgatitja e ushqimit n\u00eb sht\u00ebpi \u00ebsht\u00eb financiarisht m\u00eb e p\u00ebrballueshme, vet\u00ebm 33% e b\u00ebjn\u00eb v\u00ebrtet k\u00ebt\u00eb, duke p\u00ebrmendur shpesh munges\u00ebn e mensave t\u00eb p\u00ebrshtatshme shkollore si penges\u00ebn kryesore p\u00ebr shprehi m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, me kalimin e t\u00eb rinjve n\u00eb adoleshenc\u00eb, konsumi i pakontrolluar i pijeve energjike \u00ebsht\u00eb shfaqur si nj\u00eb shqet\u00ebsim n\u00eb rritje p\u00ebr sh\u00ebndetin publik.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fund t\u00eb fundit, ulja e var\u00ebsis\u00eb s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve nga ushqimet ultra t\u00eb p\u00ebrpunuara, me p\u00ebrmbajtje t\u00eb lart\u00eb kripe, yndyre dhe sheqeri, duke trajtuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht konsumin e p\u00ebrhapur t\u00eb pijeve energjike, mbetet nj\u00eb objektiv ky\u00e7 p\u00ebr Kosov\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ndalur prirjen e vazhdueshme n\u00eb rritje t\u00eb obezitetit te f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb s\u00ebmundjeve metabolike t\u00eb lidhura me t\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sistemi arsimor n\u00eb Kosov\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet se sistemi arsimor n\u00eb Kosov\u00eb ndjek Klasifikimin Standard Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Arsimit (ISCED 2011) dhe p\u00ebrcakton arsimin e detyruesh\u00ebm p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe adoleshent\u00ebt nga klasa 1 deri n\u00eb klas\u00ebn 9.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin ka 833 shkolla fillore dhe t\u00eb mesme t\u00eb ul\u00ebta (nga t\u00eb cilat 624 shkolla am\u00eb dhe 209 paralele t\u00eb ndara), 120 shkolla t\u00eb mesme t\u00eb larta (105 shkolla am\u00eb dhe 15 paralele t\u00eb ndara) dhe 6 shkolla p\u00ebr arsimin special.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht rregulloreve ekzistuese dhe zotimeve t\u00eb m\u00ebparshme politike, Kosova aktualisht nuk ka nj\u00eb program universal t\u00eb ushqyerjes n\u00eb shkolla p\u00ebr shkak t\u00eb shkurtimeve buxhetore dhe pengesave operative komunale.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, ofrimi i shujtave n\u00eb shkolla \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i decentralizuar. P\u00ebrderisa disa komuna ofrojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur shujta ditore falas p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e arsimit fillor, shumica d\u00ebrrmuese e shkollave nuk mund t\u00eb ofrojn\u00eb programe formale p\u00ebr shkak t\u00eb infrastruktur\u00ebs s\u00eb pap\u00ebrshtatshme (si mensat) dhe munges\u00ebs s\u00eb personelit t\u00eb trajnuar p\u00ebr ushqyerjen.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse disa komuna kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nisma n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb vog\u00ebl ose pilot projekte, si p\u00ebr shembull krijimi i mensave shkollore n\u00eb zona t\u00eb caktuara urbane &#8211; ende nuk ekziston nj\u00eb program i standardizuar i ushqyerjes n\u00eb shkolla n\u00eb mbar\u00eb Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>D\u00ebshmit\u00eb nga vler\u00ebsimi i Ubo Consulting i vitit 2023 tregojn\u00eb se praktikat ndryshojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndjeshme nd\u00ebrmjet komunave, ku n\u00eb shumic\u00ebn e shkollave ushqimi merret nga sht\u00ebpia ose blihet n\u00eb dyqanet e af\u00ebrta.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto mjedise, ushqyerja e nx\u00ebn\u00ebsve varet kryesisht nga burimet dhe zgjedhjet ushqimore t\u00eb ekonomive familjare, nd\u00ebrsa shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb p\u00ebrdorin parat\u00eb e xhepit p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb ushqime ultra t\u00eb p\u00ebrpunuara nga shit\u00ebsit lokal\u00eb gjat\u00eb pushimeve. <strong>\/<\/strong>Telegrafi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sjelljet lidhur me ushqyerjen dhe aktivitetin fizik, t\u00eb formuara gjat\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb dhe adoleshenc\u00ebs, kan\u00eb ndikim p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs n\u00eb sh\u00ebndet, mir\u00ebqenie, rezultate t\u00eb t\u00eb nx\u00ebnit dhe produktivitet. N\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb UNICEF-it thuhet se n\u00eb nivel global, dietat jo t\u00eb sh\u00ebndetshme, pasiviteti fizik dhe disponueshm\u00ebria gjithnj\u00eb e m\u00eb e madhe e ushqimeve ultra t\u00eb p\u00ebrpunuara [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":59,"featured_media":1292599,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1292598","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1292598","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/59"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1292598"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1292598\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1292600,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1292598\/revisions\/1292600"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1292599"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1292598"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1292598"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1292598"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}