{"id":1292859,"date":"2026-11-21T09:37:29","date_gmt":"2026-11-21T08:37:29","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1292859"},"modified":"2026-11-21T09:45:51","modified_gmt":"2026-11-21T08:45:51","slug":"qeverisje-e-deshtakeve-qytetaret-sdo-ti-perballojne-faturat-ldk-kritikon-kurtin-pas-shpalljes-se-masave-emergjente-per-energjine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/qeverisje-e-deshtakeve-qytetaret-sdo-ti-perballojne-faturat-ldk-kritikon-kurtin-pas-shpalljes-se-masave-emergjente-per-energjine\/","title":{"rendered":"\u201cQeverisje e d\u00ebshtak\u00ebve\u201d, \u201cQytetar\u00ebt s\u2019do t\u2019i p\u00ebrballojn\u00eb faturat\u201d \u2013 LDK kritikon Kurtin pas shpalljes s\u00eb masave emergjente p\u00ebr energjin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Deputet\u00ebt e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami, kan\u00eb kritikuar ashp\u00ebr Qeverin\u00eb Kurti pasi Kuvendi i Kosov\u00ebs miratoi vendimin e Qeveris\u00eb p\u00ebr vendosjen e masave emergjente n\u00eb furnizimin me energji elektrike, t\u00eb cilat do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb fuqi p\u00ebr 60 dit\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Ata e kan\u00eb cil\u00ebsuar qeverisjen e deritanishme t\u00eb Albin Kurtit, si \u201cqeverisje t\u00eb d\u00ebshtak\u00ebve\u201d, duke paralajm\u00ebruar se pa nd\u00ebrtimin e kapaciteteve t\u00eb reja prodhuese, problemet me energjin\u00eb do t\u00eb vazhdojn\u00eb edhe p\u00ebr s\u00eb paku pes\u00eb vjet. Po ashtu, kan\u00eb paralajm\u00ebruar se s\u00eb shpejti qytetar\u00ebt dhe buxheti i Kosov\u00ebs mund t\u00eb mos jen\u00eb n\u00eb gjendje t&#8217;i p\u00ebrballojn\u00eb faturat e energjis\u00eb elektrike, shkruan Reporteri.net.<\/p>\n<p>Deputeti <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/hoti-nderprerja-e-energjise-ne-kuvend-tregon-ku-eshte-katandisur-qeverisja-e-ketyre-deshtakeve\/\">Avdullah Hoti<\/a>, tha se nd\u00ebrprerja e energjis\u00eb n\u00eb Kuvend tregon se \u201cku \u00ebsht\u00eb katandisur qeverisja e k\u00ebtyre d\u00ebshtak\u00ebve.\u201d<\/p>\n<p>\u201cMiratimi i masave p\u00ebr energji nga ana e Kuvendit mbr\u00ebm\u00eb, n\u00eb or\u00ebt e vona, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb energjia elektrike u nd\u00ebrpre edhe n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, tregon po ashtu ku \u00ebsht\u00eb katandisur qeverisja e k\u00ebtyre d\u00ebshtak\u00ebve.<br \/>\nN\u00eb vend t\u00eb k\u00ebtij vendimi p\u00ebr masa n\u00eb energji, do t\u00eb duhej t\u00eb miratohej ndonj\u00eb kredi garantuese p\u00ebr KEK-un p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb termocentraleve t\u00eb reja, apo miratim i ndonj\u00eb projekti me partneritet p\u00ebr termocentrale t\u00eb reja.\u00a0D\u00ebshtimin e qeverisjes 6-vje\u00e7are dhe varf\u00ebrin\u00eb e mendimit politik t\u00eb k\u00ebtyre d\u00ebshtak\u00ebve e tregojn\u00eb kontratat p\u00ebr shitjen e qymyrit n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, si dhe blerjen e energjis\u00eb elektrike nga i nj\u00ebjti vend me \u00e7mim deri n\u00eb 10 vish m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se kostoja e prodhimit t\u00eb energjis\u00eb nga KEK-u&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;Sikur t\u00eb mos anulohej projekti Kosova e Re, sot, pas gjasht\u00eb vitesh, do t\u00eb furnizoheshim nga Termocentrali Kosova e Re me \u00e7mim fiks prej 80 euro p\u00ebr MWh. Sikur t\u00eb mos anulohej projekti i gazit, ai projekt mund t\u00eb ishte n\u00eb finalizim e sip\u00ebr.\u201d<\/p>\n<p>Hoti tutje tha se problemet me energji do t\u00eb vazhdojn\u00eb n\u00eb vend dhe pasojat do t\u2019i bartin t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo klas\u00eb politike ka sjell\u00eb vet\u00ebm mjerim ekonomik e politik p\u00ebr Kosov\u00ebn. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb \u00e7far\u00ebdo projekti p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb termocentraleve t\u00eb reja, ne sot e dim\u00eb se edhe p\u00ebr s\u00eb paku 5 vite do t\u00eb kemi t\u00eb nj\u00ebjtat probleme me energji. Pasojat e k\u00ebsaj situate po i bartim t\u00eb gjith\u00eb. Bizneset tona po b\u00ebhen jokonkurruese p\u00ebr shkak t\u00eb kostove m\u00eb t\u00eb larta&#8221;, ka reaguar Hoti.<\/p>\n<p>Kritika t\u00eb ashpra n\u00eb drejtim t\u00eb Qeveris\u00eb Kurti ka adresuar edhe deputetja <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bajrami-tash-per-60-dite-energjia-mund-te-nderpritet-kurdo-dhe-kudo-kete-e-lejon-kuvendi\/\">Hykmete Bajrami<\/a>, e cila ka th\u00ebn\u00eb se tash p\u00ebr 60 dit\u00eb, energjia mund t\u00eb nd\u00ebrpritet kurdo dhe kudo, sepse k\u00ebt\u00eb e lejon Kuvendi me vendim.<\/p>\n<p>\u201cPra, ky vendim nuk e p\u00ebrmir\u00ebson furnizimin me energji, ky vendim e mbron KEDS\/KESCO-n nga padit\u00eb eventuale p\u00ebr d\u00ebmet q\u00eb po b\u00ebhen nga nd\u00ebrprerjet e energjis\u00eb elektrike. Po, vendimi e detyron edhe Ib\u00ebr-Lepencin t\u00eb prodhoj\u00eb energji p\u00ebr Sh\u00ebrbimin Universal, por kapaciteti i instaluar i tij \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm rreth 30 MW. Tash mendojeni vet\u00eb sa mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet gjendja me 30 MW\u201d, ka shkruar Bajrami.<\/p>\n<p>Ajo ka th\u00ebn\u00eb se vendimi mbi t\u00eb gjitha vlen p\u00ebr t\u2019i arsyetuar reduktimet, p\u00ebr blerjen e energjis\u00eb elektrike, duke anashkaluar rregullat e prokurimit publik e p\u00ebr kontraktimin e kompanive p\u00ebr investime e remonte n\u00eb KEK, pa procedurat e zakonshme t\u00eb prokurimit.<\/p>\n<p>\u201cMos t\u00eb harrojm\u00eb, masat emergjente p\u00ebr furnizim me energji u shpall\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb m\u00eb 21 dhjetor 2021. Gati pes\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, ende po qeverisin me masa emergjente. Nd\u00ebrkoh\u00eb: \u2013 Nuk ka kontrata afatgjata p\u00ebr blerje t\u00eb energjis\u00eb. \u2013 Remontet kan\u00eb d\u00ebshtuar dhe kontratat jan\u00eb lidhur shum\u00ebfish m\u00eb shtrenjt\u00eb. \u2013 Strategjia e Energjis\u00eb nuk po zbatohet. \u2013 Nuk jan\u00eb nd\u00ebrtuar kapacitete t\u00eb reja gjeneruese\u201d, ka shkruar Bajrami n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>Ajo ka th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb ka vet\u00ebm nj\u00eb zgjidhje: kapacitete t\u00eb reja gjeneruse.<\/p>\n<p>\u201cJemi von\u00eb, por n\u00ebse nuk fillojm\u00eb, kriza vet\u00ebm do t\u00eb thellohet, shum\u00eb shpejt do t\u00eb vijm\u00eb n\u00eb pik\u00ebn ku as qytetar\u00ebt e as buxheti i Kosov\u00ebs s\u2019ka me i p\u00ebrballu faturat e energjis\u00eb\u201d, ka shkruar ajo.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/cfare-parasheh-gjendja-emergjente-ne-energji-masat-qe-do-te-zbatohen-per-60-dite\/\"><strong>\u00c7far\u00eb parasheh vendimi p\u00ebr 60 dit\u00eb?<\/strong><\/a><\/p>\n<p>Nj\u00ebra nga masat kryesore \u00ebsht\u00eb obligimi p\u00ebr nd\u00ebrmarrjen hidro-ekonomike \u201cIb\u00ebr-Lepenci\u201d q\u00eb t\u00eb prodhoj\u00eb energji elektrike nga hidrocentrali i Ujmanit p\u00ebr konsumator\u00ebt q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e sh\u00ebrbimit universal.<\/p>\n<p>Prodhimi do t\u00eb b\u00ebhet sipas udh\u00ebzimeve t\u00eb Operatorit t\u00eb Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), i cili do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb koh\u00ebn kur energjia nga Ujmani duhet t\u00eb prodhohet. Sipas vendimit, KOSTT-i do ta udh\u00ebzoj\u00eb nd\u00ebrmarrjen q\u00eb t\u00eb prodhoj\u00eb energji, aq sa lejojn\u00eb mund\u00ebsit\u00eb teknike, gjat\u00eb or\u00ebve t\u00eb pikut, kur konsumi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>Prodhimi mund t\u00eb k\u00ebrkohet edhe n\u00eb periudha t\u00eb tjera, kur energjia nga Ujmani ndikon m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb uljen e kostove t\u00eb sistemit ose kur \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr sigurin\u00eb e furnizimit. P\u00ebr energjin\u00eb e prodhuar, \u201cIb\u00ebr-Lepenci\u201d do t\u00eb kompensohet nga Furnizuesi p\u00ebr Sh\u00ebrbim Universal, sipas \u00e7mimit referent t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Zyra e Rregullatorit p\u00ebr Energji (ZRRE).<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr mas\u00eb parasheh obligimin p\u00ebr t\u00eb gjitha institucionet publike q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprime p\u00ebr kursimin dhe reduktimin e konsumit t\u00eb energjis\u00eb elektrike gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe. Megjithat\u00eb, n\u00eb vendimin e miratuar nuk p\u00ebrcaktohet nj\u00eb p\u00ebrqindje konkrete e kursimit apo nj\u00eb orar i detyruesh\u00ebm p\u00ebr kufizimin e konsumit.<\/p>\n<p><strong>Komiteti Teknik Emergjent do ta p\u00ebrcjell\u00eb situat\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb masave do t\u00eb themelohet Komiteti Teknik Emergjent, i cili do t\u00eb krijohet dhe udh\u00ebhiqet nga Ministria e Ekonomis\u00eb dhe do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve dhe nd\u00ebrmarrjeve relevante.<\/p>\n<p>Ky komitet do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb rekomandoj\u00eb masa shtes\u00eb p\u00ebr menaxhimin e situat\u00ebs n\u00eb furnizimin me energji elektrike, p\u00ebrfshir\u00eb edhe vendosjen e kushteve t\u00eb ve\u00e7anta komerciale.<\/p>\n<p>Po ashtu, do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr monitorimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb furnizimit dhe do t&#8217;i raportoj\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb \u00e7do dy jav\u00eb. Raportimi do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb disponueshm\u00ebrin\u00eb e kapaciteteve p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb, furnizimin, k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr energji elektrike dhe gjendjen e rrjetit n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Vendimi parasheh gjithashtu mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa t\u00eb tjera t\u00eb ve\u00e7anta, var\u00ebsisht nga nevojat q\u00eb mund t\u00eb paraqiten gjat\u00eb periudh\u00ebs emergjente. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se masat aktuale nuk jan\u00eb domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb vetmet q\u00eb mund t\u00eb zbatohen, pasi Komiteti Teknik Emergjent mund t\u00eb propozoj\u00eb veprime shtes\u00eb p\u00ebr p\u00ebrballimin e situat\u00ebs.<\/p>\n<p>Vendimi aktual nuk parasheh shprehimisht reduktime t\u00eb detyrueshme t\u00eb energjis\u00eb p\u00ebr amvis\u00ebrit\u00eb apo bizneset, por p\u00ebrqendrohet n\u00eb menaxhimin e prodhimit vendor, kursimin n\u00eb institucionet publike dhe monitorimin e siguris\u00eb s\u00eb furnizimit.<\/p>\n<p><strong>Pse u shpall\u00ebn masat emergjente?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb arsyetimin e vendimit, Qeveria ka p\u00ebrmendur disa faktor\u00eb q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb sigurin\u00eb e furnizimit me energji elektrike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb mosoperimi i nj\u00ebsis\u00eb B1 t\u00eb Termocentralit \u201cKosova B\u201d, p\u00ebr shkak t\u00eb punimeve p\u00ebr instalimin e elektrofiltrave t\u00eb rinj dhe sistemit p\u00ebr reduktimin e oksideve t\u00eb azotit (NOx), projekt ky i financuar dhe kontraktuar nga Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>Qeveria ka theksuar se vonesat n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt dhe paqart\u00ebsit\u00eb rreth rikthimit t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb n\u00eb funksion kan\u00eb rritur rrezikun p\u00ebr furnizimin gjat\u00eb sezonit dim\u00ebror.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem i p\u00ebrmendur \u00ebsht\u00eb bllokimi nga Serbia i funksionalizimit komercial t\u00eb kapaciteteve nd\u00ebrkufitare t\u00eb transmetimit, \u00e7ka sipas Qeveris\u00eb kufizon mund\u00ebsit\u00eb e importit t\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe ndikon n\u00eb rritjen e kostove.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim p\u00ebrmenden edhe \u00e7mimet e larta t\u00eb importit, t\u00eb ndikuara nga zhvillimet n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Masat emergjente do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb fuqi p\u00ebr 60 dit\u00eb nga hyrja n\u00eb fuqi e vendimit, nd\u00ebrsa Qeveria ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb hapur mund\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrmarrjes s\u00eb veprimeve t\u00eb tjera, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb zhvillimit t\u00eb situat\u00ebs. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputet\u00ebt e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami, kan\u00eb kritikuar ashp\u00ebr Qeverin\u00eb Kurti pasi Kuvendi i Kosov\u00ebs miratoi vendimin e Qeveris\u00eb p\u00ebr vendosjen e masave emergjente n\u00eb furnizimin me energji elektrike, t\u00eb cilat do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb fuqi p\u00ebr 60 dit\u00eb. Ata e kan\u00eb cil\u00ebsuar qeverisjen e deritanishme t\u00eb Albin Kurtit, si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":1292860,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1292859","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1292859","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1292859"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1292859\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1292862,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1292859\/revisions\/1292862"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1292860"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1292859"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1292859"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1292859"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}