{"id":1292886,"date":"2026-11-21T11:14:41","date_gmt":"2026-11-21T10:14:41","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1292886"},"modified":"2026-11-21T12:22:51","modified_gmt":"2026-11-21T11:22:51","slug":"lirimi-i-te-akuzuarve-per-vrasjen-e-trefishte-ne-gllogjan-gjykata-arsyeton-se-asnje-deshmitare-nuk-e-ka-identifikuar-autorin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/lirimi-i-te-akuzuarve-per-vrasjen-e-trefishte-ne-gllogjan-gjykata-arsyeton-se-asnje-deshmitare-nuk-e-ka-identifikuar-autorin\/","title":{"rendered":"Lirimi i t\u00eb akuzuarve p\u00ebr vrasjen e trefisht\u00eb n\u00eb Gllogjan, gjykata arsyeton se asnj\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb nuk e ka identifikuar autorin"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjykata Themelore n\u00eb Pej\u00eb ka shpallur aktgjykim lirues ndaj tre t\u00eb akuzuarve, Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, lidhur me akuz\u00ebn p\u00ebr vrasjen e trefisht\u00eb m\u00eb 26 n\u00ebntor 2021 n\u00eb Gllogjan, ku mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb dy nx\u00ebn\u00ebs dhe shoferi i autobusit. Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje, Halil Mehmetaj u d\u00ebnua me 3 vjet burgim, nd\u00ebrsa Kreshnik Mehmetaj me 1 vit burgim.<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb tre, babai Halil Mehmetaj dhe dy djemt\u00eb e tij, Kastriot e Kreshnik, akuzoheshin se m\u00eb 26 n\u00ebntor 2021, t\u00eb motivuar nga hakmarrja, kishin sht\u00ebn\u00eb me kallashnikov n\u00eb drejtim t\u00eb nj\u00eb autobusi n\u00eb Gllogjan, ku mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb dy nx\u00ebn\u00ebs 17-vje\u00e7ar\u00eb dhe shoferi i autobusit.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi i gjykat\u00ebs lidhur me ekspertizat e balistik\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Sipas aktgjykimit t\u00eb dat\u00ebs 23 tetor 2026, pas vler\u00ebsimit t\u00eb raporteve balistike t\u00eb p\u00ebrpiluara nga Agjencia e Kosov\u00ebs p\u00ebr Forenzik\u00eb, Instituti i Forenzik\u00ebs n\u00eb Cyrih dhe Instituti i Policis\u00eb Shkencore n\u00eb Tiran\u00eb, si dhe deklarimeve t\u00eb ekspert\u00ebve Lutfi Rraci, Martin Lory dhe Nikolin Duraj, Gjykata Themelore n\u00eb Pej\u00eb gjeti se nd\u00ebrmjet k\u00ebtyre ekspertizave ekzistonte p\u00ebrputhshm\u00ebri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, sipas gjykat\u00ebs, mospajtimi i vet\u00ebm kishte t\u00eb b\u00ebnte me faktin n\u00ebse fisheku i pashkrepur ishte nga e nj\u00ebjta arm\u00eb me tri g\u00ebzhojat e gjetura n\u00eb vendin e ngjarjes. Sipas Rracit dhe Lory-t, nuk ishte arritur t\u00eb konstatohej se fisheku vinte nga e nj\u00ebjta arm\u00eb, nd\u00ebrsa eksperti Duraj kishte konstatuar se gjurm\u00ebt e im\u00ebta p\u00ebrputheshin me ato t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs arm\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb mosp\u00ebrputhje, gjykata u dha besim ekspert\u00ebve Rraci dhe Lory.<\/p>\n<p>\u201cGjykata duke vler\u00ebsuar se cilat jan\u00eb argumente me bindes, u jep pesh\u00eb me t\u00eb madhe provuese konstatimeve t\u00eb ekspert\u00ebve Lutfi Rraci dhe Martin Lory, pasi q\u00eb ato evidentojn\u00eb dhe arsyetojn\u00eb pamjaftueshm\u00ebrin\u00eb e karakteristikave individuale p\u00ebr nj\u00eb identifikim t\u00eb sigurt. Nd\u00ebrsa p\u00ebrfundimit t\u00eb ekspertit Nikolin Duraj gjykata nuk i jep pesh\u00eb vendimtare, p\u00ebr shkak se arsyetimi i tij nuk i ka m\u00ebnjanuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb bind\u00ebse pasigurit\u00eb e identifikuara gjat\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e Themelores.<\/p>\n<p><strong>Vendimi lidhur me pjes\u00ebn liruese<\/strong><\/p>\n<p>Sipas aktgjykimit t\u00eb dat\u00ebs 23 tetor 2026, Gjykata Themelore n\u00eb Pej\u00eb ka gjetur se \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar pa asnj\u00eb m\u00ebdyshje se autobusi \u201cErblini\u201d ishte sulmuar m\u00eb 26 n\u00ebntor 2021 dhe se gjat\u00eb atij sulmi kishin mbetur t\u00eb vrar\u00eb shoferi i autobusit, G.Gj., dhe pasagjer\u00ebt L.H. dhe G.M. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se l\u00ebndime t\u00eb r\u00ebnda trupore kishte p\u00ebsuar edhe i d\u00ebmtuari F.T., pasagjer n\u00eb autobus.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, sipas vendimit, gjykata konstatoi se nuk ishte v\u00ebrtetuar fakti qendror i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje penale, p\u00ebrkat\u00ebsisht se Kastriot Mehmetaj kishte q\u00eblluar me arm\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb autobusit \u201cErblini\u201d. Gjithashtu, nuk ishte v\u00ebrtetuar se Kreshnik Mehmetaj e kishte marr\u00eb me vetur\u00eb Kastriot Mehmetajn.<\/p>\n<p>Sipas aktgjykimit, asnj\u00ebri nga d\u00ebshmitar\u00ebt q\u00eb kishin qen\u00eb pasagjer\u00eb n\u00eb dit\u00ebn kritike nuk kishte arritur ta identifikonte personin q\u00eb kishte q\u00eblluar. Po ashtu, gjykata gjeti se asnj\u00ebri nga d\u00ebshmitar\u00ebt okular\u00eb nuk kishte deklaruar se kryesi i sulmit ishte futur n\u00eb ndonj\u00eb vetur\u00eb pas kryerjes s\u00eb sulmit.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket t\u00eb akuzuarit Halil Mehmetaj, gjykata konstatoi se n\u00eb koh\u00ebn e sulmit ai kishte qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb lokal me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh bashk\u00ebfshatar\u00ebsh. Sipas gjykat\u00ebs, ky fakt ishte konfirmuar q\u00eb n\u00eb fazat e hershme t\u00eb hetimeve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, vendndodhja e t\u00eb akuzuarve Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj n\u00eb koh\u00ebn e sulmit, sipas aktgjykimit, u vler\u00ebsua duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb deklarimin e d\u00ebshmitarit Behar Hajdari dhe n\u00eb vler\u00ebsimin e vet\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Hajdari kishte deklaruar se t\u00eb akuzuarit Kreshnik dhe Kastriot Mehmetaj kishin qen\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi nj\u00eb or\u00eb para sulmit, pasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ai ishte takuar me ta n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb traktorit.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, sipas gjykat\u00ebs, nuk kishte asnj\u00eb prov\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse apo d\u00ebshmitar q\u00eb i kishte par\u00eb t\u00eb akuzuarit duke shkuar n\u00eb vendin e ngjarjes. Megjithat\u00eb, sipas aktgjykimit, objektivisht ata kishin mundur q\u00eb, brenda 48 minutave p\u00ebr t\u00eb cilat nuk kishte prova p\u00ebr vendndodhjen e tyre, t\u00eb shkonin n\u00eb vendin e ngjarjes.<\/p>\n<p>\u201cPra n\u00eb lidhje me faktin se a kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pandehurit Kastriot dhe Kreshnik n\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb kohen kur \u00ebsht\u00eb sulmuar autobusi, apo kan\u00eb dal\u00eb dhe kan\u00eb qen\u00eb k\u00ebta qe e kan\u00eb sulmuar autobusin, gjykata ka mundur ta nxjerr vet\u00ebm teorin\u00eb e larte p\u00ebrshkruar, nj\u00eb teori objektive e gjasave, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk ka prova mb\u00ebshtet\u00ebse\u201d, thuhet n\u00eb aktgjykimin lirues.<\/p>\n<p>Tutje, aktgjykimi trajton edhe pretendimin se t\u00eb akuzuarit Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, pas sulmit, kishin komunikuar p\u00ebrmes telefonit, duke zhvilluar nj\u00eb bised\u00eb prej 15 sekondash dhe duke shk\u00ebmbyer mesazhe SMS.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, sipas ekspertiz\u00ebs s\u00eb telefonave, mesazhet SMS ishin fshir\u00eb dhe kishte qen\u00eb e pamundur t\u00eb riktheheshin.<\/p>\n<p>Gjykata vler\u00ebsoi se, meq\u00eb nuk mund t\u00eb dihej p\u00ebrmbajtja e telefonat\u00ebs 15-sekond\u00ebshe dhe nuk kishte prova t\u00eb tjera q\u00eb e rr\u00ebzonin alibin\u00eb e t\u00eb akuzuarve Mehmetaj se gjat\u00eb telefonat\u00ebs kishin folur p\u00ebr \u201cujin p\u00ebr pastrimin e makin\u00ebs p\u00ebr mjeljen e lop\u00ebve\u201d, ky pretendim nuk mund t\u00eb p\u00ebrdorej si fakt inkriminues.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim t\u00eb aktgjykimit trajtohet edhe motivi i pretenduar i hakmarrjes s\u00eb t\u00eb akuzuarve Mehmetaj p\u00ebr vajz\u00ebn dhe motr\u00ebn e tyre, e cila kishte kryer vet\u00ebvrasje pas p\u00ebrfundimit t\u00eb nj\u00eb lidhjeje dashurie me t\u00eb ndjerin, shoferin G.Gj.<\/p>\n<p>Sipas gjykat\u00ebs, nuk kishte asnj\u00eb prov\u00eb ose indikacion t\u00eb qart\u00eb se vet\u00ebvrasja e t\u00eb ndjer\u00ebs H.M. ishte kryer p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb lidhjes me t\u00eb ndjerin G.Gj. Gjykata theksoi se e ndjera, para aktit, kishte l\u00ebn\u00eb nj\u00eb let\u00ebr p\u00ebr familjen, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shkruante se askush nuk ishte fajtor dhe se nuk duhej k\u00ebrkuar fajtor.<\/p>\n<p>Andaj, gjykata erdhi n\u00eb p\u00ebrfundimin se nuk ishte v\u00ebrtetuar q\u00eb i akuzuari Kreshnik Mehmetaj kishte drejtuar automjetin n\u00eb nat\u00ebn kritike apo q\u00eb e kishte marr\u00eb me vete Kastriot Mehmetajn.<\/p>\n<p>\u201cPrandaj, gjykata erdhi ne p\u00ebrfundim se k\u00ebto rrethana, edhe kur vler\u00ebsohen se bashku, nuk e v\u00ebrtetojn\u00eb me siguri se i pandehuri Kreshnik ka drejtuar vetur\u00ebn Toyota nat\u00ebn kritike ne fshatin Gllogjan apo se e ka marr\u00eb t\u00eb pandehurin Kastriot pas kryerjes se vepr\u00ebs penale\u201d, thuhet n\u00eb aktgjykim.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket t\u00eb akuzuarit Kastriot Mehmetaj, gjykata erdhi n\u00eb p\u00ebrfundimin se rrethanat q\u00eb mund t\u00eb tregonin p\u00ebr motivin e hakmarrjes mund t\u00eb ishin t\u00eb mundshme, por nuk e v\u00ebrtetonin se ai kishte sulmuar autobusin. Po ashtu, sipas gjykat\u00ebs, nuk ishte gjetur ndonj\u00eb p\u00ebrputhje e ADN-s\u00eb nd\u00ebrmjet t\u00eb akuzuarve Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj dhe g\u00ebzhojave t\u00eb gjetura n\u00eb vendin e ngjarjes.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrsa, sa i p\u00ebrket te pandehurit Kastriot Mehmetaj, gjykata gjen\u00eb se fakti se i nj\u00ebjti mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr raportin nd\u00ebrmjet motr\u00ebs s\u00eb tij Heroina Mehmetaj dhe t\u00eb ndjerit Gani Gjokaj, si dhe fakti se pas vdekjes s\u00eb motr\u00ebs i ka pyetur shoqet e saj p\u00ebr rrethanat e k\u00ebsaj vdekjeje, mund t\u00eb paraqesin rrethana t\u00eb cilat tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb motiv t\u00eb mundsh\u00ebm, mir\u00ebpo nuk e v\u00ebrtetojn\u00eb se i pandehuri Kastriot ka qen\u00eb personi qe e ka sulmuar autobusin\u201d, thuhet n\u00eb aktgjykim.<\/p>\n<p>Po ashtu, lidhur me pretendimin se Halil Mehmetaj kishte motiv hakmarrjeje p\u00ebr shkak t\u00eb vendosjes s\u00eb or\u00ebs n\u00eb arkivolin e vajz\u00ebs s\u00eb tij dhe se kishte shtyr\u00eb t\u00eb akuzuarit Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj n\u00eb kryerjen e vepr\u00ebs penale, Themelorja n\u00eb Pej\u00eb gjeti se asnj\u00eb rrethan\u00eb dhe asnj\u00eb prov\u00eb nuk krijonte nj\u00eb zinxhir t\u00eb fort\u00eb provues q\u00eb do ta v\u00ebrtetonte dyshimin e bazuar.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket pik\u00ebs s\u00eb aktakuz\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Kastriot Mehmetaj u lirua nga vepra penale e mbajtjes n\u00eb pron\u00ebsi, kontroll ose posedim t\u00eb paautorizuar t\u00eb arm\u00ebve, gjykata vler\u00ebsoi se me asnj\u00ebr\u00ebn nga provat e administruara nuk ishte arritur t\u00eb v\u00ebrtetohej se ai kishte pasur dijeni p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e arm\u00ebve n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e familjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ndryshe, lidhur me arm\u00ebt e gjetura dhe t\u00eb sekuestruara n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb pandehurve, gjat\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor, i pandehuri Halil Mehmetaj e kishte pranuar faj\u00ebsin\u00eb, nd\u00ebrsa Kreshnik Mehmetaj ishte deklaruar i pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Vendimi lidhur me pjes\u00ebn d\u00ebnuese<\/strong><\/p>\n<p>Sipas aktgjykimit, Halil Mehmetaj u shpall fajtor p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb mbajtjes n\u00eb pron\u00ebsi, kontroll ose posedim t\u00eb paautorizuar t\u00eb arm\u00ebve, pasi sipas gjykat\u00ebs, u v\u00ebrtetua se tek ai ishin gjetur dhe sekuestruar 154 fishek\u00eb t\u00eb arm\u00ebs AK-47 t\u00eb tipit kallashnikov, nj\u00eb karikator i shkurt\u00ebr i arm\u00ebs AK-47, gjasht\u00eb fishek\u00eb t\u00eb arm\u00ebs s\u00eb gjuetis\u00eb dhe gjasht\u00eb pajisje ushtarake.<\/p>\n<p>Po ashtu, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr u d\u00ebnua edhe Kreshnik Mehmetaj, pasi tek ai ishin gjetur dy fishek\u00eb t\u00eb arm\u00ebs AK-47 t\u00eb tipit kallashnikov.<\/p>\n<p>Gjykata konstatoi se p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto arm\u00eb dhe municion nuk kishte leje nga organet kompetente.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb lidhje me k\u00ebto arm\u00eb fillimisht i pandehuri Halil gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb hetimeve nuk dha shpjegime t\u00eb plota duke th\u00ebn\u00eb se ka mund\u00ebsi qe kan\u00eb mbetur nga koha e luft\u00ebs, por me von\u00eb gjat\u00eb procesit dhe n\u00eb shqyrtim gjyq\u00ebsor e pranoj faj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha arm\u00ebt e gjetura n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij\u201d, thuhet n\u00eb aktgjykim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr fishek\u00ebt e gjetur tek i akuzuari Kreshnik Mehmetaj, gjykata gjeti se ata ishin n\u00eb hap\u00ebsirat q\u00eb ndodheshin n\u00ebn kontrollin e tij.<\/p>\n<p>\u201cAndaj mbi baz\u00ebn e k\u00ebtyre rrethanave gjykata erdhi n\u00eb p\u00ebrfundim se te pandehurit Halil dhe Kreshnik Mehmetaj e kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale Mbajtja n\u00eb pron\u00ebsi, kontroll ose posedim t\u00eb paautorizuar t\u00eb arm\u00ebve nga neni 366 par. 1 t\u00eb KPRK-s\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb aktgjykim.<\/p>\n<p>Sipas aktgjykimit, n\u00eb d\u00ebnimin me burgim t\u00eb shqiptuar ndaj Halil Mehmetajt, prej 3 vjet\u00ebsh, dhe Kreshnik Mehmetajt, prej 1 viti, do t\u00eb llogaritet edhe koha e kaluar n\u00eb paraburgim.<\/p>\n<p>Gjykata gjithashtu vendosi q\u00eb t\u00eb konfiskoj\u00eb t\u00eb gjitha arm\u00ebt e gjetura tek t\u00eb akuzuarit Halil dhe Kreshnik Mehmetaj, n\u00eb pajtim me dispozitat ligjore.<\/p>\n<p>T\u00eb d\u00ebmtuarit B.H., F.M., G.Q., F.T., B.H., A.B., A.Z., B.M. dhe E.O. u udh\u00ebzuan n\u00eb kontest t\u00eb rregullt juridiko-civil p\u00ebr realizimin e k\u00ebrkes\u00ebs pasurore-juridike.<\/p>\n<p>Aktgjykimi lirues u shpall nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Leon P\u00ebrlaska.<\/p>\n<p>M\u00eb 21 qershor 2023, n\u00eb seanc\u00ebn fillestare, tre t\u00eb akuzuarit ishin deklaruar t\u00eb pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb ngritur m\u00eb 5 maj 2023 nga Prokuroria Themelore n\u00eb Pej\u00eb, Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj ngarkoheshin se m\u00eb 26 n\u00ebntor 2021, n\u00eb fshatin Gllogjan t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb De\u00e7anit, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cIsmajl Haradinaj\u201d, t\u00eb shtyr\u00eb nga hakmarrja e paskrupullt dhe n\u00eb marr\u00ebveshje e bashk\u00ebveprim me nj\u00ebri-tjetrin, kishin privuar nga jeta tre persona, dy prej t\u00eb cil\u00ebve ishin f\u00ebmij\u00eb. T\u00eb vrar\u00eb mbet\u00ebn shoferi i autobusit G.Gj. dhe nx\u00ebn\u00ebsit L.H. (17 vje\u00e7) dhe G.M. (17 vje\u00e7e). .\/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Themelore n\u00eb Pej\u00eb ka shpallur aktgjykim lirues ndaj tre t\u00eb akuzuarve, Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, lidhur me akuz\u00ebn p\u00ebr vrasjen e trefisht\u00eb m\u00eb 26 n\u00ebntor 2021 n\u00eb Gllogjan, ku mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb dy nx\u00ebn\u00ebs dhe shoferi i autobusit. Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje, Halil Mehmetaj u d\u00ebnua me 3 vjet burgim, nd\u00ebrsa Kreshnik [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":1292887,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1292886","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1292886","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1292886"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1292886\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1292888,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1292886\/revisions\/1292888"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1292887"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1292886"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1292886"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1292886"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}