{"id":1293237,"date":"2026-11-22T21:44:50","date_gmt":"2026-11-22T20:44:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1293237"},"modified":"2026-11-22T21:45:12","modified_gmt":"2026-11-22T20:45:12","slug":"rama-ne-manastir-propozon-biblioteke-mbarekombetare-te-shqipes-do-ta-marrim-persiperbesoj-se-kosova-do-te-kete-gatishmeri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/rama-ne-manastir-propozon-biblioteke-mbarekombetare-te-shqipes-do-ta-marrim-persiperbesoj-se-kosova-do-te-kete-gatishmeri\/","title":{"rendered":"Rama n\u00eb Manastir propozon Bibliotek\u00eb Mbar\u00ebkomb\u00ebtare t\u00eb Shqipes: Do ta marrim p\u00ebrsip\u00ebr,besoj se Kosova do t\u00eb ket\u00eb gatishm\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryeministri Edi Rama gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Manastir, n\u00eb Europe House, pati edhe nj\u00eb takim me t\u00eb rinjt\u00eb nga Shqip\u00ebria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Presheva, si dhe me rektor\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb universiteteve.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fokus ishte arsimi, identitetin jon\u00eb kulturor, bashk\u00ebpunimin mes t\u00eb rinjve dhe t\u00eb ardhmen e p\u00ebrbashk\u00ebt europiane, n\u00eb dit\u00ebn e Alfabetit Shqip.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr gjuh\u00ebn q\u00eb na bashkon si l\u00ebnda baz\u00eb e identitetit ton\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb sakrifica t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, jan\u00eb sakrifikuar jet\u00eb dhe jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i madh njer\u00ebzish q\u00eb p\u00ebr ta gjuha shqipe ka qen\u00eb nj\u00eb mision jete.<\/p>\n<p>Nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb shqipja. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb kopsht i madh ku duhet kultivuar dhe pasuruar, nj\u00eb kopsht q\u00eb ka xhevahir. Duhet t\u00eb angazhohemi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb bibliotek\u00eb digjitale, q\u00eb nga leximi i shqipes deri te leximi i veprave. Nj\u00eb bibliotek\u00eb ku t\u00eb jet\u00eb e ky\u00e7ur pasuria e shqipes. Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb do ta marr\u00eb k\u00ebt\u00eb hap. Teknologjia na jep nj\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb madhe\u201d, tha Rama para t\u00eb rinjve.<\/p>\n<p>N\u00eb mbyllje t\u00eb fjalimit t\u00eb tij, ai u shoq\u00ebrua me duartrokitje, e n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, kreu i qeveris\u00eb dha dhe nj\u00eb koment q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn aktuale, lidhet me protestat n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cSot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb pak e ve\u00e7ant\u00eb sepse ata q\u00eb duan t\u00eb trokasin tremben nga ata q\u00eb gjuajn\u00eb me gur\u00eb, ata q\u00eb duan t\u00eb flasin tremben nga ata q\u00eb nuk t\u00eb flasin, e p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb kohe q\u00eb \u00ebsht\u00eb kalimtare sigurisht, duartrokitjet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritura se zakonisht\u201d, tha Rama. \/Top Channel<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p><em>Ky \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebrmbyll\u00ebs i nj\u00eb dite, e cila n\u00eb zemr\u00ebn e vet ka kujtes\u00ebn e Alfabetit q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs ishte nj\u00eb dit\u00eb prek\u00ebse, pasi t\u00eb hysh n\u00eb godin\u00ebn e Kongresit historik t\u00eb Manastirit edhe t\u00eb shoh\u00ebsh dokumentet, t\u00eb shoh\u00ebsh dor\u00ebshkrimet, t\u00eb shoh\u00ebsh sh\u00ebmb\u00eblltyat e atyre q\u00eb i dhan\u00eb jet\u00eb p\u00ebr n\u00ebnt\u00eb dit\u00eb atij Kongresi, \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb mos mendosh p\u00ebr sa shum\u00eb gj\u00ebra ne i marrim si t\u00eb mir\u00ebq\u00ebna, a thua se kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb k\u00ebshtu si\u00e7 i kemi dhe si\u00e7 i shohim sot.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, p\u00ebr gjuh\u00ebn q\u00eb ne flasim, p\u00ebr gjuh\u00ebn q\u00eb ne shkruajm\u00eb, p\u00ebr gjuh\u00ebn q\u00eb na bashkon si l\u00ebnda baz\u00eb e identitetit ton\u00eb, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb sakrifica t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, jan\u00eb sakrifikuar jet\u00eb, \u00ebsht\u00eb sakrifikuar nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb e gjat\u00eb dhe jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i pafund njer\u00ebzish, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt mbijetesa e gjuh\u00ebs shqipe, trash\u00ebgimia e gjuh\u00ebs shqipe, bartja nga nj\u00eb brez n\u00eb tjetrin e shqipes, ka qen\u00eb mision jete dhe un\u00eb dua sot, k\u00ebtu me ju, t\u00eb shpreh mir\u00ebnjohjen dhe falenderimin me p\u00ebrulje, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb ose m\u00eb pak, e bart\u00ebn shqipen deri n\u00eb dit\u00ebt tona, q\u00eb nga Parashevi Qirjazi dhe patriot\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb mbledhur n\u00eb Kongresin e Manastirit, deri tek ata q\u00eb u b\u00ebn\u00eb fuqia mbi t\u00eb cil\u00ebn pastaj u nd\u00ebrtua edhe dokumenti historik p\u00ebr shqiptar\u00ebt e k\u00ebtij shteti, \u201cMarr\u00ebveshja e Ohrit\u201d dhe m\u00eb pas p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, deri tek m\u00ebsuesi m\u00eb i fundit i gjuh\u00ebs shqipe diku n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, q\u00eb krahas pun\u00ebs q\u00eb b\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbajtur familjen, shkon edhe n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb kthyer n\u00eb klas\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar shqip f\u00ebmij\u00ebt e diaspor\u00ebs shqiptare.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb posa\u00e7me, dua t\u00eb kujtoj k\u00ebtu me nderim t\u00eb madh nj\u00eb shqiptar q\u00eb ia kushtoi jet\u00ebn e tij \u00e7\u00ebshtjes shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb ve\u00e7anti dhe i cili \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr ata q\u00eb e l\u00ebvruan m\u00eb s\u00eb miri gjuh\u00ebn shqipe dhe e vun\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb dispozicion t\u00eb nj\u00eb kauze shum\u00eb t\u00eb posa\u00e7me, Arb\u00ebn Xhaferin.<\/em><\/p>\n<p><em>E nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb natyrsh\u00ebm ne kremtojm\u00eb dit\u00ebn e Alfabetit, nj\u00eb dit\u00eb feste zyrtare edhe n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, nuk duhet nga ana tjet\u00ebr t\u00eb harrojm\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb shqipja: Nj\u00eb kop\u00ebsht i madh, mbase kopshti m\u00eb i madh q\u00eb s\u00eb bashku ne shqiptar\u00ebt kemi. Nj\u00eb kop\u00ebsht xhevahiresh q\u00eb duhet punuar, q\u00eb duhet kultivuar dhe duhet pastruar p\u00ebr t\u2019u pasuruar dhe p\u00ebr t\u2019u trash\u00ebguar n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur gjuha shqipe \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr lloj k\u00ebrc\u00ebnimi nga k\u00ebrc\u00ebnimet q\u00eb ka p\u00ebrballuar m\u00eb par\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e koh\u00ebs s\u00eb re t\u00eb teknologjis\u00eb digjitale. \u00cbsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimin e koh\u00ebs s\u00eb re kur m\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb m\u00ebsohen t\u00eb shkruajn\u00eb me shkurtime, \u2018\u2019Flm, Tksh, Tkxh, \u2019\u2019 e k\u00ebshtu me radh\u00eb dhe harrojn\u00eb se fjal\u00ebt n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fillojn\u00eb edhe dob\u00ebsohen, fillojn\u00eb edhe treten dhe gjuha e shkruar fillon edhe tkurret, fillojn\u00eb edhe zhduken shenjat e pik\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje e madhe. Fillojn\u00eb edhe zhduken pikat mbi \u00eb, e pikat mbi i; zhduken bishtat e \u00e7-ve dhe pak nga pak, fjalori kthehet n\u00eb nj\u00eb territor t\u00eb kufizuar ku me 2-300 fjal\u00eb nd\u00ebrtohet komunikimi mes njer\u00ebzve dhe ku mungesa e m\u00eb shum\u00eb fjal\u00ebve, i b\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira kalimet e urave t\u00eb d\u00ebgjimit edhe t\u00eb mir\u00ebkuptimit, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Prandaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mision m\u00eb vete ky, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, jo vet\u00ebm teknologjia, por edhe dominimi gjithmon\u00eb e m\u00eb i madh i anglishtes e b\u00ebjn\u00eb jo m\u00eb t\u00eb leht\u00eb, e b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb mbijetes\u00ebn e gjuh\u00ebve t\u00eb tjera.<\/em><\/p>\n<p><em>Por, ne shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se pa gjuh\u00ebn, ne thjesht nuk jemi dhe k\u00ebt\u00eb vet\u00ebdije duhet ta kultivojm\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, sipas mund\u00ebsis\u00eb dhe pozicioneve tona, sepse tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia me shqipen n\u00eb Tiran\u00eb, tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb n\u00eb Tetov\u00eb, tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb n\u00eb Tuz, tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb n\u00eb Ne\u00eb York apo n\u00eb Zyrih, por shqipja nuk \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr. Shqipja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe p\u00ebr t\u00eb ardhur deri tek shqipja e nj\u00ebsuar, \u2013 t\u00eb cil\u00ebn ne t\u00eb gjith\u00eb m\u00ebsojm\u00eb p\u00ebrmes fillimisht abetares, \u2013 \u00ebsht\u00eb dashur nj\u00eb histori shum\u00eb e gjat\u00eb p\u00ebrpjekjesh dhe p\u00ebr ta mbrojtur dhe kultivuar shqipen e nj\u00ebsuar, do t\u00eb duhet nj\u00eb p\u00ebrpjekje e gjithanshme e t\u00eb gjith\u00ebve pa p\u00ebrjashtim, duke filluar nga vet\u00ebdij\u00ebsimi i m\u00eb t\u00eb rinjve dhe duke vazhduar pastaj me k\u00ebmb\u00ebngulje p\u00ebr mbrojtjen e shqipes nga zhdukja, n\u00eb vesh\u00ebt, n\u00eb syt\u00eb dhe n\u00eb mendjen e m\u00eb t\u00eb vegj\u00eblve fare.<\/em><\/p>\n<p><em>Duke folur n\u00eb muzeun e Kongresit t\u00eb Manastirit, un\u00eb thash\u00eb se \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb, s\u00eb bashku me qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, por edhe me institucionet e tjera dhe me strukturat e tjera shoq\u00ebrore q\u00eb jan\u00eb krijuar n\u00eb funksion t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, jan\u00eb me qindra, ndoshta mij\u00ebra organizma t\u00eb vegj\u00ebl apo pak m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, t\u00eb krijuar n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn shqiptare jasht\u00eb kufijve t\u00eb dy shteteve tona, t\u00eb cilat i jan\u00eb p\u00ebrkushtuar m\u00ebsimit t\u00eb Shqipes dhe me k\u00ebt\u00eb mas\u00eb njer\u00ebzish q\u00eb e jetojn\u00eb shqipen si nj\u00eb mision t\u00eb tyre n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme dhe patjet\u00ebr me institucionet dhe me t\u00eb dyja shtetet, ne duhet t\u00eb angazhohemi p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb bibliotek\u00eb mbar\u00ebkomb\u00ebtare t\u00eb shqipes, nj\u00eb bibliotek\u00eb digjitale e cila t\u2019i vihet n\u00eb dispozicion t\u00eb gjith\u00ebve, q\u00eb nga m\u00ebsimi i shqipes deri tek leximi i t\u00eb gjith\u00eb veprave t\u00eb \u00e7far\u00ebdolloj zhanri q\u00eb jan\u00eb shkruar apo jan\u00eb p\u00ebrkthyer ne shqip.<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb bibliotek\u00eb ku t\u00eb jet\u00eb e ky\u00e7ur e gjith\u00eb pasuria e shqipes, e cila natyrisht do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb vitet e veta p\u00ebr t\u2019u nd\u00ebrtuar e p\u00ebr t\u2019u plot\u00ebsuar e pastaj do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb p\u00ebrkushtim p\u00ebr t\u2019u pasuruar vit pas viti, por \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb ne t\u00eb fillojm\u00eb pun\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bibliotek\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe patjet\u00ebr q\u00eb qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb do ta marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb hedh\u00eb k\u00ebt\u00eb hap. Besoj q\u00eb do ket\u00eb gatishm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb dhe nga qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, me t\u00eb cil\u00ebn kemi hedhur tanim\u00eb themele q\u00eb duken modeste, por q\u00eb p\u00ebr t\u2019i nd\u00ebrtuar u desh t\u00eb kalonte nj\u00eb koh\u00eb e gjat\u00eb derisa ne e mor\u00ebm p\u00ebrsip\u00ebr abetaren e p\u00ebrbashk\u00ebt dhe tekstet e m\u00ebsimit shqip n\u00eb diaspor\u00eb, por nuk mjaftojn\u00eb themelet, duhet ngrehina dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt teknologjia na jep nj\u00eb ndihm\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb nuk e di sa jeni t\u00eb informuar, por Akademia Shqiptare e Shkencave po punon intensivisht p\u00ebr Fjalorin e madh t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe, i cili do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb referenc\u00eb jasht\u00ebzakonisht e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb rrug\u00ebtimin e shqipes, pasi do t\u00eb mbledh\u00eb, duke praktikisht p\u00ebrdit\u00ebsuar gjith\u00e7ka ka ndodhur me fjal\u00ebt shqipe n\u00eb t\u00eb gjitha vitet pararend\u00ebse, si dhe nga ana tjet\u00ebr, Fjalorin Enciklopedik, si dhe historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve. Pra, jemi n\u00eb kushtet kur s\u00eb shpejti, pas nj\u00eb pune kolosale do t\u00eb kemi k\u00ebto vepra t\u00eb domosdoshme p\u00ebr bibliotek\u00ebn dhe historin\u00eb e gjuh\u00ebs e t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>E n\u00eb fund fare, do t\u00eb doja t\u00eb thosha se n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne p\u00ebrpiqemi si Republik\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, si Republik\u00eb e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Bashkimit Europian apo edhe si Republik\u00eb e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme ta mbajm\u00eb gjithmon\u00eb parasysh se identiteti yn\u00eb me t\u00eb cilin gjuha lidhet si mishi me thoin kur i thon\u00eb fjal\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb penges\u00eb, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb forc\u00eb unikale burimore p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb familje ku jan\u00eb shtete t\u00eb barabarta mes t\u00eb ndryshmeve. Shtete q\u00eb kan\u00eb histori dhe kultura t\u00eb ndryshme, por q\u00eb jan\u00eb bashk\u00eb si pjes\u00eb e identitetit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt europian.<\/em><\/p>\n<p><em>Ju jam shum\u00eb falenderues p\u00ebr pranin\u00eb, p\u00ebr mikpritjen edhe p\u00ebr duartrokitjet.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb marr\u00ebsh duartrokitje sot nga m\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ndodh p\u00ebrdit\u00eb p\u00ebr mua, ju e dini k\u00ebt\u00eb sepse ka gjithmon\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb duartrokasin dhe t\u00eb rinj q\u00eb nuk duartrokasin, t\u00eb rinj q\u00eb entuziazmohen dhe t\u00eb rinj q\u00eb hidh\u00ebrohen. Gjithmon\u00eb ka t\u00eb till\u00eb, por sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koh\u00eb pak e ve\u00e7ant\u00eb, sepse ata q\u00eb duan t\u00eb duartrokasin tremben nga ata q\u00eb gjuajn\u00eb me gur\u00eb. Ata q\u00eb duan t\u00eb flasin tremben nga ata q\u00eb nuk duan t\u00eb flasin. Dhe p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj specifike t\u00eb nj\u00eb kohe q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb kalimtare, sigurisht, trokitjet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritura se zakonisht.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Manastir, n\u00eb Europe House, pati edhe nj\u00eb takim me t\u00eb rinjt\u00eb nga Shqip\u00ebria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Presheva, si dhe me rektor\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb universiteteve. N\u00eb fokus ishte arsimi, identitetin jon\u00eb kulturor, bashk\u00ebpunimin mes t\u00eb rinjve dhe t\u00eb ardhmen e p\u00ebrbashk\u00ebt europiane, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":1293238,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-1293237","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1293237","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1293237"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1293237\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1293240,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1293237\/revisions\/1293240"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1293238"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1293237"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1293237"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1293237"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}