{"id":1293659,"date":"2026-11-23T21:43:12","date_gmt":"2026-11-23T20:43:12","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1293659"},"modified":"2026-11-23T22:11:00","modified_gmt":"2026-11-23T21:11:00","slug":"monologu-i-vellait-te-jakup-krasniqit-jakup-jam-une-dauti-mos-e-hap-porten-vella","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/monologu-i-vellait-te-jakup-krasniqit-jakup-jam-une-dauti-mos-e-hap-porten-vella\/","title":{"rendered":"Monologu i v\u00ebllait t\u00eb Jakup Krasniqit: \u201cJakup, jam un\u00eb, Dauti\u2026 mos e hap port\u00ebn, v\u00eblla!\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u201cJakup, q\u00eb tri dit\u00eb po vij te kjo der\u00eb. Tri dit\u00eb po pres me ta pa fytyr\u00ebn, me ta ni zanin, me t\u00eb p\u00ebrqafu. Kjo der\u00eb dikur hapej pa trokit\u00eb. Por sot, p\u00ebr me hi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb tem, duhet me k\u00ebrku leje\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshtu e nisi monologun, Daut Krasniqi, 87 vje\u00e7, v\u00ebllai i Jakup Krasniqit, i d\u00ebnuar disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb padrejt\u00ebsisht nga Dhomat e Specializuara n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>Ai priti me bastun n\u00eb dor\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se 72 or\u00eb, p\u00ebr t\u00eb takuar v\u00ebllan\u00eb, i cili erdhi n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00ebmundjes s\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>\u201cThuaji atij q\u00eb sot e quan veten zot t\u00eb k\u00ebsaj sht\u00ebpie se un\u00eb nuk jam i huej. Me ty kam pi t\u00eb nj\u00ebjtin gji t\u00eb nan\u00ebs, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin djep jemi p\u00ebrkund\u00eb, buk\u00ebn e kemi nda p\u00ebrgjysm\u00eb. Teshat e mia i ke vesh\u00eb ti, e t\u00eb tuat un\u00eb. Jam Dauti, Jakup. V\u00ebllai yt!\u201d<\/p>\n<p>Ai tregoi n\u00eb Fiks Fare p\u00ebrjetimet gjat\u00eb or\u00ebve para banes\u00ebs s\u00eb Jakupit. \u201cKur isha te porta, p\u00ebrfytyrova flok\u00ebt e tu, fytyr\u00ebn dhe zanin q\u00eb dikur m\u00eb th\u00ebrriste. Deshta ve\u00e7 me t\u00eb kap\u00eb p\u00ebr qafe e me t\u00eb than\u00eb: \u2018Qysh je, bre v\u00eblla?\u2019. Por u largova, me zemr\u00ebn cop\u00eb.<\/p>\n<p>Jo pse nuk deshta me t\u00eb pa, por pse nuk deshta me t\u00eb sjell\u00eb telashe. Due ve\u00e7 me t\u00eb pa, me ta shtr\u00ebngue dor\u00ebn, nuk due q\u00eb vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs sime t\u00eb kalojn\u00eb pa ta dhan\u00eb edhe nj\u00eb p\u00ebrqafim\u201d tha Dauti, me z\u00ebrin q\u00eb i dridhej dhe me lot n\u00eb sy.N\u00eb fund, ka nj\u00eb tjet\u00ebr mesazh p\u00ebr v\u00ebllan\u00eb. \u201cUn\u00eb kam me t\u00eb prit\u00eb, v\u00eblla edhe pse jam 87 vje\u00e7\u201d<\/p>\n<p><strong>87 vje\u00e7ari me bastun te porta e Jakupit<\/strong><\/p>\n<p>Pamja e tij u b\u00eb virale, pasi me bastun ai u end prej m\u00eb shum\u00eb se 4 dit\u00ebsh pran\u00eb banes\u00ebs s\u00eb v\u00ebllait, Jakupit. Ai k\u00ebrkoi me ngulm q\u00eb t\u00eb takonte ish z\u00ebrin e U\u00c7K-s\u00eb dhe ish-kreun e Parlamentit, kur u shpall pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs. Tentativat d\u00ebshtuan. Kjo, pasi mbesa e tij, e kishte telefonuar duke i th\u00ebn\u00eb se takimi mes tyre mund t\u00eb ndalonte vizit\u00ebn e babait t\u00ebsaj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vizit\u00eb e shoq\u00ebruar me emocione t\u00eb forta, por edhe me dhimbjen e nj\u00eb takimi t\u00eb munguar. Mes njer\u00ebzve t\u00eb af\u00ebrt dhe vendit t\u00eb tij, takimi me v\u00ebllain nuk mundi t\u2019a realizonte. Kthimi n\u00eb Kosov\u00eb zgjati pak, por pas vetes la nj\u00eb histori q\u00eb prek p\u00ebrtej fjal\u00ebve.<\/p>\n<p>Sepse p\u00ebrtej proceseve gjyq\u00ebsore dhe larg\u00ebsis\u00eb egziston edhe dhimbja njer\u00ebzore, malli familjar. Pamjet e nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje me dor\u00eb nga larg mes Jakupit e v\u00ebllait, emocionuan mbar\u00eb opinionin publik. Shp\u00ebrthimi n\u00eb lot i Daut Krasniqit ishte nj\u00eb moment i fort\u00eb emocional.<\/p>\n<p>Nuk pati nj\u00eb p\u00ebrqafim mes tyre, dhe vitet e mosh\u00ebs e r\u00ebndojn\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb situat\u00ebn e ndjer\u00eb. Sami Lushtaku, kryetar i Komun\u00ebs s\u00eb Sk\u00ebnderasit, q\u00eb p\u00ebrfshin edhe Drenasin, vendlindjen e Jakup Krasniqit, b\u00ebri nj\u00eb postim t\u00eb ndjer\u00eb n\u00eb rrjete sociale.Jakup Krasniqi u kthye n\u00eb atdhe, por nuk mundi t\u00eb p\u00ebrqafohet me Dautin, v\u00ebllain e tij. Nj\u00eb moment q\u00eb mbeti peng i rrethanave, nj\u00eb mall q\u00eb nuk mori p\u00ebrgjigje dhe nj\u00eb histori q\u00eb d\u00ebshmon se ndonj\u00ebher\u00eb, dhimbjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Jakup Krasniqi nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb mbart histori, sakrific\u00eb, krenari dhe dhimbje. Nj\u00eb njeri q\u00eb ia kushtoi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs, liris\u00eb, dhe dinjitetit t\u00eb popullit t\u00eb tij. Ka njer\u00ebz q\u00eb koha nuk i harron, sepse emrat e tyre jan\u00eb t\u00eb lidhur me kujtes\u00ebn dhe historin\u00eb e nj\u00eb populli.<\/p>\n<p>Sepse liria \u00ebsht\u00eb histori e shkruar me sakrifica, lot dhe shum\u00eb mund. Ka emra q\u00eb nuk jan\u00eb thjesht pjes\u00eb e historis\u00eb, por pjes\u00eb e shpirtit t\u00eb nj\u00eb kombi. Nj\u00ebri prej tyre \u00ebsht\u00eb Jakup Krasniqi, q\u00eb la pas Kosov\u00ebn e tij dhe mori rrug\u00ebn drejt Hag\u00ebs.<\/p>\n<aside class=\"placeholder-a-block\">\n<div id=\"In-article_box_3\" class=\"_ap_apex_ad article-in-content-ad mobile-ad\" data-lazy-init=\"1\" data-gpt-initialized=\"1\" data-auto-refresh-observer=\"1\" data-google-query-id=\"CKqAscb4npgDFVLMjgkd87En7g\">\n<div id=\"google_ads_iframe_\/22646657118\/In-article_box_3_0__container__\"><iframe id=\"google_ads_iframe_\/22646657118\/In-article_box_3_0\" tabindex=\"0\" title=\"3rd party ad content\" name=\"google_ads_iframe_\/22646657118\/In-article_box_3_0\" width=\"1\" height=\"1\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\" aria-label=\"Advertisement\" data-load-complete=\"true\" data-google-container-id=\"5\" data-mce-fragment=\"1\"><\/iframe><\/div>\n<\/div>\n<\/aside>\n<div class=\"rm-embed embed-media\"><iframe id=\"instagram-embed-0\" class=\"instagram-media instagram-media-rendered\" src=\"https:\/\/www.instagram.com\/reel\/DgGMUEFRld2\/embed\/captioned\/?cr=1&amp;v=14&amp;wp=675&amp;rd=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com&amp;rp=%2Fmonologu-i-vellait-te-jakup-krasniqit-jakup-jam-une-dauti-mos-e-hap-porten-vella%2F#%7B%22ci%22%3A0%7D\" height=\"1059\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\" data-instgrm-payload-id=\"instagram-media-payload-0\" data-mce-fragment=\"1\"><\/iframe><\/div>\n<p><strong>Kur d\u00ebnohet z\u00ebri i heronjve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb!<\/strong><\/p>\n<p>10 vite e 4 muaj burg n\u00eb Jugosllavi. Regjimi kriminal n\u00eb Beograd e d\u00ebnoi padrejt\u00ebsisht. Nj\u00eb jet\u00eb e kaluar mes p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs! M\u00eb pas, z\u00ebri, q\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs, do t\u2019i fliste bot\u00ebs n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb Jakup Krasniqi, q\u00eb dikur u burgos me k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb Kosova t\u00eb b\u00ebhej shtet i pavarur dhe demokratik.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa shum\u00eb vite m\u00eb von\u00eb, do t\u00eb drejtonte seanc\u00ebn historike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Kosova shpalli pavar\u00ebsin\u00eb.Sot, prej m\u00eb shum\u00eb se 6 vitesh, ndodhet i burgosur, me nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb mbi shpin\u00eb. 25 vite burg nga Gjykata e Hag\u00ebs!<\/p>\n<p>Por, si nisi historia e tij dhe si u b\u00eb, m\u00ebsuesi i historis\u00eb, nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb njohura publike t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb?!<\/p>\n<p>Jakupi lindi n\u00eb Drenas, n\u00eb vitin 1951. Shkoll\u00ebn e mesme e kreu n\u00eb Prishtin\u00eb, ku vazhdoi edhe Universitetin p\u00ebr deg\u00ebn e historis\u00eb. U rikthye n\u00eb Drenic\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb mesim, nd\u00ebrkoh\u00eb u angazhua ilegalisht n\u00eb organizata politike, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr lirin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1981, student\u00ebt u ngrit\u00ebn n\u00eb demonstrat\u00eb dhe k\u00ebrkuan q\u00eb Kosova t\u00eb ishte republik\u00eb, brenda Federat\u00ebs Jugosllave. Policia iu p\u00ebrgjigj me dhun\u00eb. Jakupi u arrestua n\u00eb prill. Akuzat ishin t\u00eb r\u00ebnda; veprimtari armiq\u00ebsore kund\u00ebr sistemit Jugosllav.<\/p>\n<p>Qendroi 10 vite e 4 muaj n\u00eb disa burgje, n\u00eb territorin e sot\u00ebm t\u00eb Serbis\u00eb. N\u00eb vitin 1991 u lirua nga burgu. Nuk e gjeti Kosov\u00ebn si e la 1 dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb. Regjimi i Sllobodan Milloshevi\u00e7it po shtypte institucionet e Kosov\u00ebs. U rikthye n\u00eb Drenas dhe vijoi t\u00eb jepte m\u00ebsim dhe drejtoi arsimin.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, n\u00eb vitin 1997, u angazhua n\u00eb Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb shtabin politik me em\u00ebrim nga Adem Jashari.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1998, forcat Serbe sulmuan Drenic\u00ebn, duke shkaktuar shum\u00eb viktima. N\u00eb mars t\u00eb atij viti, u sulmua fortesa e familjes Jashari, n\u00eb Prekaz. Komandanti legjendar humbi jet\u00ebn. Rezistenca e armatosur e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare, mori kthes\u00eb tjet\u00ebr. Shum\u00eb shqiptar\u00eb iu bashkuan U\u00c7K-s\u00eb. Tashm\u00eb, rezistenca kishte nevoj\u00eb p\u00ebr z\u00eb, p\u00ebr t\u2019iu drejtuar shqiptar\u00ebve, por edhe bot\u00ebs, p\u00ebr krimet e luft\u00ebs t\u00eb serb\u00ebve.<\/p>\n<p>Masakrat dhe k\u00ebrkesat ndaj faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. N\u00eb qershor t\u00eb vitit 1998, kjo detyr\u00eb iu besua Jakup Krasniqit. M\u00ebpas, ai do t\u00eb shfaqej publikisht!<\/p>\n<p>Me z\u00eb, fytyr\u00eb, em\u00ebr e mbiem\u00ebr, foli n\u00eb em\u00ebr t\u00eb organizat\u00ebs. Tashm\u00eb, ishte z\u00ebri q\u00eb komunikonte qendrimet e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm. Deklaratat u transmetuan n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn! Nga ai moment, fytyra dhe z\u00ebri i tij, u lidh\u00ebn ngusht\u00eb me U\u00c7K-n\u00eb! Ishte pjes\u00eb e delegacionit nga Kosova n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes, n\u00eb Rambuje, Franc\u00eb.<\/p>\n<p>Paqja nuk u arrit. Forcat serbe vijuan t\u00eb vrisnin mij\u00ebra persona. Qindra mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb u larguan ngaKosova.<br \/>\nNATO nd\u00ebrhyri, duke sulmuar objektivat ushtarak\u00eb n\u00eb Serbi. M\u00eb pas, forcat e ushtris\u00eb u t\u00ebrhoq\u00ebn. K\u00ebtu, nisi nj\u00eb kapitull po aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i Jakup Krasniqit. U b\u00eb deputet, minist\u00ebr dhe drejtues politik n\u00eb Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb janar t\u00eb vitit 2008, u zgjodh kryetar i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 17 shkurt t\u00eb vitit 2008, Kuvendi i Kosov\u00ebs u mblodh n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Seanc\u00ebn historike e drejtonte Jakup Krasniqi. N\u00eb at\u00eb seanc\u00eb, u miratua Deklarata e Pavar\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, Jakup Krasniqi ushtroi detyr\u00ebn e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb dy periudha t\u00eb shkurta disa mujore.<br \/>\nPor, historia ende s\u2019ka p\u00ebrfunduar!<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 4 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2020, Jakup Krasniqi, u arrestua me urdh\u00ebr t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs dhe u d\u00ebrgua n\u00eb Hag\u00eb. S\u00ebbashku me Hashim Tha\u00e7in, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, ai u akuzua p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit. Krasniqi i kund\u00ebrshtoi akuzat dhe deklaroi pafaj\u00ebsin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00ebn 16 shtator 2026, trupi gjykues i Dhomave t\u00eb Specializuara, e d\u00ebnoi Jakup Krasniqin me 25 vite burgim p\u00ebr krime lufte, nd\u00ebrsa e shpalli t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr akuz\u00ebn e krimeve kund\u00ebr njer\u00ebzimit. Vendimi i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar nga mbar\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ky rrug\u00ebtim i Jakup Krasniqit, p\u00ebrfaq\u00ebson historin\u00eb e vet\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs!\/Top Channel<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cJakup, q\u00eb tri dit\u00eb po vij te kjo der\u00eb. Tri dit\u00eb po pres me ta pa fytyr\u00ebn, me ta ni zanin, me t\u00eb p\u00ebrqafu. Kjo der\u00eb dikur hapej pa trokit\u00eb. Por sot, p\u00ebr me hi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb tem, duhet me k\u00ebrku leje\u201d. K\u00ebshtu e nisi monologun, Daut Krasniqi, 87 vje\u00e7, v\u00ebllai i Jakup Krasniqit, i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":59,"featured_media":1293660,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1293659","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1293659","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/59"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1293659"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1293659\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1293662,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1293659\/revisions\/1293662"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1293660"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1293659"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1293659"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1293659"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}