{"id":1293794,"date":"2026-11-24T10:13:30","date_gmt":"2026-11-24T09:13:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1293794"},"modified":"2026-11-24T10:13:30","modified_gmt":"2026-11-24T09:13:30","slug":"fraktura-dhe-akuza-per-dhune-policore-cfare-u-ndodhi-migranteve-ne-kufirin-mes-kroacise-dhe-bosnjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/fraktura-dhe-akuza-per-dhune-policore-cfare-u-ndodhi-migranteve-ne-kufirin-mes-kroacise-dhe-bosnjes\/","title":{"rendered":"Fraktura dhe akuza p\u00ebr dhun\u00eb policore: \u00c7far\u00eb u ndodhi migrant\u00ebve n\u00eb kufirin mes Kroacis\u00eb dhe Bosnj\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nj\u00eb burr\u00eb zbathur, me dor\u00ebn e thyer, \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb tok\u00eb, nd\u00ebrsa punonj\u00ebsit sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb ia kontrollojn\u00eb plag\u00ebt.<\/strong><\/p>\n<p>Disa metra m\u00eb tutje, nj\u00eb person tjet\u00ebr mezi ec\u00ebn, duke u mb\u00ebshtetur te shoq\u00ebruesit e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb fotografit\u00eb dhe videot e publikuara n\u00eb mes t\u00eb n\u00ebntorit nga organizata austriake SOS Balkanroute shihen disa migrant\u00eb me fasha, mavijosje dhe gjurm\u00eb gjaku, t\u00eb cil\u00ebt, sipas pretendimeve t\u00eb tyre, jan\u00eb kthyer nga Kroacia n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb raportimi t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, organizata pretendon se m\u00eb 11 n\u00ebntor policia kroate ka kthyer me forc\u00eb 53 migrant\u00eb nga Kroacia n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo e cil\u00ebson k\u00ebt\u00eb si rastin me numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb migrant\u00ebve t\u00eb l\u00ebnduar r\u00ebnd\u00eb q\u00eb ekipet e saj kan\u00eb hasur gjat\u00eb nj\u00eb incidenti t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb vitet e fundit.<\/p>\n<p>Autoritetet kroate i kan\u00eb hedhur posht\u00eb akuzat, nd\u00ebrsa Agjencia e Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Refugjat\u00eb (UNHCR) ka k\u00ebrkuar nj\u00eb hetim t\u00eb shpejt\u00eb, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ka hapur rast edhe Avokati i Popullit i Kroacis\u00eb, i cili ka k\u00ebrkuar sqarime nga Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme e k\u00ebtij shteti.<\/p>\n<p>Edhe organizata t\u00eb tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe aktivist\u00eb kan\u00eb ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr pretendimet e p\u00ebrs\u00ebritura p\u00ebr kthimin e dhunsh\u00ebm t\u00eb migrant\u00ebve, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje reagimin e Komisionit Evropian.<\/p>\n<p>Ky i fundit nuk ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje lidhur me akuzat e fundit ndaj Kroacis\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-1293796\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/image-107.png\" alt=\"\" width=\"650\" height=\"866\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/image-107.png 650w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/image-107-225x300.png 225w\" sizes=\"(max-width: 650px) 100vw, 650px\" \/><\/p>\n<p>Dhjet\u00ebra persona t\u00eb l\u00ebnduar u gjet\u00ebn pes\u00eb kilometra larg kufirit<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb publikuar nga SOS Balkanroute dhe Medical Solidarity International, m\u00eb 11 n\u00ebntor ekipet e Kryqit t\u00eb Kuq dhe t\u00eb SOS Balkanroute mor\u00ebn informacione se n\u00eb zon\u00ebn e Trshacit, C\u00ebrnajes dhe Shturlliqit, pran\u00eb Cazinit, n\u00eb veriper\u00ebndim t\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs, ndodheshin disa grupe migrant\u00ebsh me l\u00ebndime t\u00eb lehta dhe t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>Ekipet u informuan edhe p\u00ebr 53 persona q\u00eb dyshohej se ishin kthyer nga Kroacia n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb.<\/p>\n<p>Pas mb\u00ebrritjes n\u00eb vendngjarje, ato gjet\u00ebn gjithsej 40 migrant\u00eb, t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb gjasht\u00eb grupe.<\/p>\n<p>Mes tyre kishte shtetas t\u00eb Bangladeshit, Pakistanit, Sudanit, Nepalit dhe Indis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb gra dhe t\u00eb mitur.<\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet se shum\u00eb prej tyre nuk kishin para, disa ishin zbathur, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb kishin mbetur pa pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb rrobave.<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej tyre kishin l\u00ebndime t\u00eb dukshme, nd\u00ebrsa te disa dyshohej p\u00ebr thyerje t\u00eb duarve, k\u00ebmb\u00ebve dhe brinj\u00ebve, si dhe p\u00ebr plag\u00eb t\u00eb hapura e l\u00ebndime n\u00eb kok\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSh\u00ebrbimet emergjente u detyruan t\u00eb transportonin pes\u00eb persona q\u00eb kishin p\u00ebsuar thyerje t\u00eb duarve dhe k\u00ebmb\u00ebve, si dhe l\u00ebndime n\u00eb kok\u00eb. Dymb\u00ebdhjet\u00eb personat e tjer\u00eb, n\u00ebnt\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve ishin t\u00eb l\u00ebnduar, u transportuan me taksi n\u00eb kampin Lipa (pran\u00eb Bihaqit), me organizimin e SOS Balkanroute\u201d, thuhet n\u00eb raportin e organizat\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb pretendojn\u00eb migrant\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmive t\u00eb mbledhura nga organizata SOS Balkanroute, migrant\u00ebt kan\u00eb deklaruar se nga Bosnje dhe Hercegovina kishin kaluar n\u00eb Kroaci dhe kishin arritur pothuajse deri n\u00eb kufirin me Sllovenin\u00eb, ku ishin ndaluar nga policia kroate.<\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet se m\u00eb pas ata ishin kthyer drejt nj\u00eb zone pyjore pran\u00eb kufirit me Bosnje dhe Hercegovin\u00ebn, ku ishte mbledhur nj\u00eb grup prej 53 migrant\u00ebsh t\u00eb komb\u00ebsive t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Sipas organizat\u00ebs, migrant\u00ebt pretendojn\u00eb se aty ndodheshin rreth 15 polic\u00eb t\u00eb maskuar.<\/p>\n<p>Ata kan\u00eb deklaruar se polic\u00ebt ua kishin marr\u00eb parat\u00eb dhe ua kishin shkat\u00ebrruar telefonat celular\u00eb, nd\u00ebrsa disa prej tyre i kishin zhveshur edhe nga rrobat dhe k\u00ebpuc\u00ebt.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, sipas d\u00ebshmive t\u00eb tyre, ishin d\u00ebrguar n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr dhe ishin kthyer p\u00ebrtej kufirit n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtij procesi, pretendojn\u00eb se ishin goditur me grushte, shqelma dhe shkopinj policor\u00eb, si dhe ishin k\u00ebrc\u00ebnuar me arm\u00eb zjarri.<\/p>\n<p>Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme e Kroacis\u00eb i ka mohuar akuzat p\u00ebr dhun\u00eb.<\/p>\n<p>Tet\u00eb migrant\u00eb u trajtuan n\u00eb spitalin e Bihaqit<\/p>\n<p>N\u00eb Spitalin Kantonal \u201cDr. Irfan Lubijankiq\u201d n\u00eb Bihaq, tet\u00eb persona me prejardhje migrante jan\u00eb kontrolluar nga mjek\u00ebt gjat\u00eb periudh\u00ebs 11 deri m\u00eb 13 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri prej tyre kishte thyerje t\u00eb kock\u00ebs s\u00eb kofsh\u00ebs, nj\u00eb tjet\u00ebr thyerje t\u00eb parakrahut, nd\u00ebrsa te t\u00eb tjer\u00ebt ishin konstatuar l\u00ebndime t\u00eb lehta trupore.<\/p>\n<p>Sipas spitalit, t\u00eb l\u00ebnduarit kan\u00eb deklaruar se plag\u00ebt ua kishin shkaktuar zyrtar\u00ebt policor\u00eb gjat\u00eb kalimit t\u00eb kufirit.<\/p>\n<p>Nga ky institucion kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se gjat\u00eb vitit t\u00eb fundit jan\u00eb kontrolluar edhe shum\u00eb persona t\u00eb tjer\u00eb me prejardhje migrante, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb deklaruar se kan\u00eb p\u00ebsuar l\u00ebndime n\u00eb rrethana t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p><strong>UNHCR-ja k\u00ebrkon hetim, IOM-i ofron ndihm\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Agjencia e Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Refugjat\u00ebt (UNHCR) ka b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr hetim t\u00eb shpejt\u00eb, t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb pavarur t\u00eb pretendimeve p\u00ebr kthime t\u00eb dhunshme t\u00eb migrant\u00ebve nga Kroacia n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb.<\/p>\n<p>Agjencia ka konfirmuar se \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb raportimeve p\u00ebr k\u00ebto raste dhe se po mbledh informacione shtes\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cU b\u00ebjm\u00eb thirrje autoriteteve kompetente q\u00eb t\u2019i hetojn\u00eb shpejt, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb pavarur pretendimet p\u00ebr kthime t\u00eb dhunshme n\u00eb kufi\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e UNHCR-s\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo agjenci thekson se shtetet kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u2019i kontrollojn\u00eb kufijt\u00eb e tyre, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht kan\u00eb detyrim t\u00eb respektojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr azil.<\/p>\n<p>\u201cE drejta p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar dhe p\u00ebr t\u00eb g\u00ebzuar azil \u00ebsht\u00eb themelore. T\u00eb gjith\u00eb azilk\u00ebrkuesve duhet t\u2019u sigurohet qasje n\u00eb procedurat e azilit dhe mbrojtje nga d\u00ebbimi ose kthimi i detyruar pa procedur\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>UNHCR-ja ka kujtuar se raportime t\u00eb ngjashme jan\u00eb publikuar prej vitesh, duke i b\u00ebr\u00eb thirrje Kroacis\u00eb t\u00eb garantoj\u00eb qasje n\u00eb territorin e saj dhe n\u00eb procedurat e azilit p\u00ebr personat q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb mbrojtje nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Organizata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Migracionin (IOM) n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb ka konfirmuar se \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb rastit.<\/p>\n<p>Nj\u00ebrit prej personave t\u00eb prekur i \u00ebsht\u00eb ofruar ndihm\u00eb psikologjike, informacion dhe mb\u00ebshtetje p\u00ebr t\u00eb pasur qasje n\u00eb mbrojtje.<\/p>\n<p>IOM-i ka sqaruar se nuk e ka verifikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur se si jan\u00eb shkaktuar l\u00ebndimet, por ka theksuar se \u00e7do pretendim p\u00ebr dhun\u00eb ose keqtrajtim t\u00eb migrant\u00ebve duhet t\u00eb hetohet nga autoritetet kompetente.<\/p>\n<p><strong>Kroacia i mohon akuzat<\/strong><\/p>\n<p>Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme e Kroacis\u00eb i ka hedhur posht\u00eb pretendimet p\u00ebr dhun\u00eb ndaj migrant\u00ebve.<\/p>\n<p>Ministri i Brendsh\u00ebm, Davor Bozhinoviq, ka deklaruar se policia kroate ishte informuar p\u00ebr rastin p\u00ebrmes raportimeve n\u00eb media dhe m\u00eb pas kishte kryer verifikime, por nuk kishte gjetur informacione q\u00eb do t&#8217;i konfirmonin akuzat.<\/p>\n<p>Ai ka theksuar se autoritetet kroate nuk kishin marr\u00eb asnj\u00eb informacion zyrtar nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Bozhinoviqit, policia kroate ndalon mesatarisht deri n\u00eb 90 persona n\u00eb dit\u00eb q\u00eb tentojn\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb ilegalisht n\u00eb Kroaci, duke vepruar n\u00eb p\u00ebrputhje me rregulloret komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ai ka pretenduar gjithashtu se n\u00eb territorin e Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs ka dhun\u00eb mes grupeve t\u00eb migrant\u00ebve, por se rrethana t\u00eb tilla nuk mund t\u00eb lidhen automatikisht me rastin konkret.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Ministria e Siguris\u00eb e Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs, Sh\u00ebrbimi p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e t\u00eb Huajve dhe Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme e Kantonit t\u00eb Una-San\u00ebs nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje lidhur me k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p><strong>A ka mbik\u00ebqyrje t\u00eb pavarur t\u00eb veprimeve t\u00eb Kroacis\u00eb n\u00eb kufi?<\/strong><\/p>\n<p>Rasti i fundit ndodhi pasi p\u00ebrfundoi mandati i mekanizmit t\u00eb pavarur kroat p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen e kufirit, nd\u00ebrsa nj\u00eb mekaniz\u00ebm i ri ende nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksion.<\/p>\n<p>Ky mekaniz\u00ebm ishte krijuar pas publikimit, n\u00eb vitin 2021, t\u00eb videove nga mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ku shiheshin persona t\u00eb maskuar duke rrahur migrant\u00eb dhe duke i kthyer me forc\u00eb n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb.<\/p>\n<p>Tamara Opa\u00e7iq, gazetare e s\u00eb p\u00ebrditshmes s\u00eb Zagrebit \u201cNovosti\u201d, e cila prej vitesh p\u00ebrcjell \u00e7\u00ebshtjet e migrimit, azilit dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, e konsideron problematike deklarat\u00ebn e ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm kroat p\u00ebr kthimin e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb migrant\u00ebve.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se nj\u00eb person q\u00eb k\u00ebrkon azil nuk mund t\u00eb kthehet menj\u00ebher\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet tjet\u00ebr, pavar\u00ebsisht n\u00ebse e ka kaluar kufirin n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb zyrtare apo p\u00ebrmes kufirit t\u00eb gjelb\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb kaloj\u00eb n\u00ebp\u00ebr procedur\u00ebn e p\u00ebrcaktuar me ligj, p\u00ebrfshir\u00eb procesin e verifikimit dhe procedur\u00ebn e shqyrtimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr mbrojtje nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, ka deklaruar Opa\u00e7iq.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-1293795\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/image-108-1000x562-1.png\" alt=\"\" width=\"1000\" height=\"562\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/image-108-1000x562-1.png 1000w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/image-108-1000x562-1-300x169.png 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/image-108-1000x562-1-768x432.png 768w\" sizes=\"(max-width: 1000px) 100vw, 1000px\" \/><\/p>\n<p>Ajo kritikon edhe faktin se pretendimet p\u00ebr rastin e fundit t\u00eb dhun\u00ebs vihen n\u00eb dyshim ende pa u hetuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ilustruar m\u00ebnyr\u00ebn se si autoritetet kroate kan\u00eb trajtuar akuza t\u00eb ngjashme n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, Opa\u00e7iq ka p\u00ebrmendur rastin e Madina Hussinyt, nj\u00eb vajz\u00eb gjasht\u00ebvje\u00e7are nga Afganistani, e cila humbi jet\u00ebn n\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>\u201cMinistria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme e Kroacis\u00eb mohoi p\u00ebr vite me radh\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e Kroacis\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, nd\u00ebrsa kund\u00ebrshtimet vazhduan edhe pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 2017, Gjykata Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut ka nxjerr\u00eb tri aktgjykime lidhur me trajtimin e migrant\u00ebve nga Kroacia.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e Madina Hussinyt, Gjykata konstatoi se Kroacia kishte shkelur disa dispozita t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut.<\/p>\n<p>Sipas Opa\u00e7iqit, gjat\u00eb gjasht\u00eb vjet\u00ebve t\u00eb fundit jan\u00eb paraqitur t\u00eb pakt\u00ebn 24 ankesa p\u00ebr dhun\u00eb t\u00eb dyshuar policore ndaj migrant\u00ebve, por asnj\u00ebra nuk ka p\u00ebrfunduar me aktgjykim d\u00ebnues.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb shprehur e shqet\u00ebsuar edhe p\u00ebr reagimet e institucioneve evropiane, t\u00eb cilat sipas saj jan\u00eb rralluar duksh\u00ebm vitet e fundit.<\/p>\n<p><strong>Organizatat e tjera dokumentojn\u00eb raste t\u00eb ngjashme<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb person transgjinor, i mosh\u00ebs 18 deri n\u00eb 25 vje\u00e7, ka d\u00ebshmuar se policia kroate e kishte kthyer me forc\u00eb n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2026, ndon\u00ebse kishte k\u00ebrkuar azil.<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij, polic\u00ebt ia kishin kontrolluar dokumentet dhe sendet personale, e kishin transportuar me nj\u00eb automjet me grila dhe m\u00eb pas e kishin l\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb pyjore, duke e paralajm\u00ebruar t\u00eb mos p\u00ebrpiqej t\u00eb hynte s\u00ebrish n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Rasti \u00ebsht\u00eb dokumentuar nga Rrjeti p\u00ebr Monitorimin e Dhun\u00ebs n\u00eb Kufij (BVMN), i cili prej vitesh mbledh d\u00ebshmi t\u00eb migrant\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin p\u00ebr gushtin e vitit 2026, organizata ka theksuar se kthimet e dhunshme vazhdojn\u00eb t\u00eb raportohen edhe pas hyrjes n\u00eb fuqi, n\u00eb qershor, t\u00eb Paktit t\u00eb ri t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Migracionin dhe Azilin.<\/p>\n<p>Kjo reform\u00eb parasheh, nd\u00ebr t\u00eb tjera, mekanizma t\u00eb pavarur p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen e respektimit t\u00eb t\u00eb drejtave themelore n\u00eb kufij.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sipas BVMN-s\u00eb, migrant\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb raportojn\u00eb se kthehen nga Kroacia n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb pa iu dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb mbrojtje nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb burr\u00eb zbathur, me dor\u00ebn e thyer, \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb tok\u00eb, nd\u00ebrsa punonj\u00ebsit sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb ia kontrollojn\u00eb plag\u00ebt. Disa metra m\u00eb tutje, nj\u00eb person tjet\u00ebr mezi ec\u00ebn, duke u mb\u00ebshtetur te shoq\u00ebruesit e tij. N\u00eb fotografit\u00eb dhe videot e publikuara n\u00eb mes t\u00eb n\u00ebntorit nga organizata austriake SOS Balkanroute shihen disa migrant\u00eb me fasha, mavijosje dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1293797,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-1293794","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1293794","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1293794"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1293794\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1293798,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1293794\/revisions\/1293798"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1293797"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1293794"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1293794"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1293794"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}