{"id":1293837,"date":"2026-11-24T11:43:38","date_gmt":"2026-11-24T10:43:38","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1293837"},"modified":"2026-11-24T11:43:38","modified_gmt":"2026-11-24T10:43:38","slug":"ali-ahmeti-leter-te-hapur-ministrit-te-drejtesise-provimi-i-jurisprudences-te-mbahet-edhe-ne-gjuhen-shqipe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/ali-ahmeti-leter-te-hapur-ministrit-te-drejtesise-provimi-i-jurisprudences-te-mbahet-edhe-ne-gjuhen-shqipe\/","title":{"rendered":"Ali Ahmeti let\u00ebr t\u00eb hapur ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb: Provimi i jurisprudenc\u00ebs t\u00eb mbahet edhe n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryetari i Bashkimit Demokratik p\u00ebr Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i \u00ebsht\u00eb drejtuar me nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Jeton Shasivari, duke k\u00ebrkuar zbatimin e plot\u00eb t\u00eb Ligjit p\u00ebr P\u00ebrdorimin e Gjuh\u00ebve dhe mund\u00ebsimin e dh\u00ebnies s\u00eb provimit t\u00eb jurisprudenc\u00ebs edhe n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/strong><\/p>\n<p>Ahmeti thekson se p\u00ebrdorimi i gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb provimin e jurisprudenc\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje interpretimi politik apo institucional, por nj\u00eb e drejt\u00eb e garantuar me ligj. Sipas tij, Ligji p\u00ebr P\u00ebrdorimin e Gjuh\u00ebve, i miratuar n\u00eb vitin 2018 dhe n\u00eb fuqi q\u00eb nga viti 2019, p\u00ebrcakton qart\u00eb detyrimet e institucioneve shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar zhvillimin e procedurave edhe n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>N\u00eb letr\u00ebn drejtuar ministrit Shasivari, kreu i BDI-s\u00eb kund\u00ebrshton mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb provimi i jurisprudenc\u00ebs t\u00eb zhvillohet pjes\u00ebrisht n\u00eb shqip dhe pjes\u00ebrisht n\u00eb maqedonisht, duke e cil\u00ebsuar nj\u00eb zgjidhje t\u00eb till\u00eb si prapakthim dhe kufizim t\u00eb t\u00eb drejtave gjuh\u00ebsore t\u00eb shqiptar\u00ebve.<br \/>\nAi shprehet i shqet\u00ebsuar edhe p\u00ebr informacionet se nj\u00eb propozim i till\u00eb mund t\u2019u prezantohet p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias si avancim institucional.<\/p>\n<p>Ahmeti i referohet neneve 1, 2, 6 dhe 23 t\u00eb Ligjit p\u00ebr P\u00ebrdorimin e Gjuh\u00ebve, duke argumentuar se k\u00ebto dispozita garantojn\u00eb p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb procedurat pran\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore. Ai thekson gjithashtu se provimi i jurisprudenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb provim profesional p\u00ebr vler\u00ebsimin e njohurive juridike dhe nuk duhet t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb test t\u00eb njohjes s\u00eb gjuh\u00ebs maqedonase, transmeton Express.<\/p>\n<p>N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij, Ahmeti p\u00ebrmend edhe konstatimet e Inspektoratit p\u00ebr P\u00ebrdorimin e Gjuh\u00ebve, i cili, sipas tij, ka evidentuar shkelje nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb lidhur me k\u00ebrkesat e student\u00ebve p\u00ebr dh\u00ebnien e provimit t\u00eb jurisprudenc\u00ebs dhe provimeve t\u00eb tjera profesionale n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>N\u00eb letr\u00ebn e tij, ai ngre shqet\u00ebsime edhe p\u00ebr zhvillimet q\u00eb prekin Ligjin p\u00ebr P\u00ebrdorimin e Gjuh\u00ebve n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, si dhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebson dob\u00ebsim t\u00eb pozit\u00ebs institucionale t\u00eb Inspektoratit dhe margjinalizim t\u00eb Agjencis\u00eb p\u00ebr Zbatimin e Gjuh\u00ebve, p\u00ebrcjell Express.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, kryetari i BDI-s\u00eb i b\u00ebn thirrje ministrit Shasivari q\u00eb t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga \u00e7do iniciativ\u00eb q\u00eb, sipas tij, synon kufizimin e t\u00eb drejtave gjuh\u00ebsore dhe t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr zbatimin e plot\u00eb t\u00eb ligjit. Ai k\u00ebrkon gjithashtu nga Qeveria q\u00eb t\u00eb garantoj\u00eb p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet q\u00eb ushtrojn\u00eb autorizime publike.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb vijim keni shkrimin integral t\u00eb kreut t\u00eb BDI-s\u00eb, Ali Ahmetit.<\/strong><\/p>\n<p>\u201cLET\u00cbR E HAPUR<\/p>\n<p>Drejtuar ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Jeton Shasivari<\/p>\n<p>I nderuar minist\u00ebr Shasivari,<\/p>\n<p>Po ju drejtohem publikisht p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb tejkalon \u00e7do mosmarr\u00ebveshje politike apo institucionale! Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb q\u00ebndron p\u00ebrtej normave interpretuese ligjore, t\u00eb cilat ju, me apo pa dashje, keni tendenc\u00eb t\u2019i izoloni dhe kufizoni.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat gjuh\u00ebsore t\u00eb shqiptar\u00ebve, p\u00ebr respektimin e rendit juridik t\u00eb vendit dhe p\u00ebr zbatimin e nj\u00eb t\u00eb drejte t\u00eb fituar me shum\u00eb sakrific\u00eb, rezistenc\u00eb politike dhe p\u00ebrpjekje institucionale.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr P\u00ebrdorimin e Gjuh\u00ebve, i miratuar n\u00eb vitin 2018 dhe i hyr\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb vitin 2019, p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb akt dhe arritje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb p\u00ebrmbushjen e t\u00eb drejtave gjuh\u00ebsore t\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00eb p\u00ebrputhje me Amendamentin V t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe Marr\u00ebveshjen Paq\u00ebsore t\u00eb Ohrit, prej s\u00eb cil\u00ebs buron dhe me t\u00eb cil\u00ebn lidhet kjo e drejt\u00eb. Marr\u00ebveshja e Ohrit \u00ebsht\u00eb nj\u00ebherazi pik\u00ebkthesa dhe gurthemeli i p\u00ebrfshirjes juridike dhe institucionale t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb vend. Miratimi i k\u00ebtij ligji nuk ka qen\u00eb aspak nj\u00eb proces i leht\u00eb. Ai u arrit p\u00ebrmes nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje t\u00eb gjat\u00eb politike, e cila u p\u00ebrball me rezistenc\u00ebn e vazhdueshme t\u00eb qarqeve t\u00eb caktuara politike maqedonase.<\/p>\n<p>Ky ligj nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt deklarativ dhe as nj\u00eb dokument, zbatimi i t\u00eb cilit varet nga vullneti apo disponimi i p\u00ebrditsh\u00ebm i bart\u00ebsve t\u00eb pushtetit. Ky \u00ebsht\u00eb ligj n\u00eb fuqi, i cili krijon detyrime t\u00eb qarta p\u00ebr institucionet shtet\u00ebrore. Prandaj, pas hyrjes s\u00eb tij n\u00eb fuqi, shteti kishte dhe vazhdon ta ket\u00eb detyrimin t\u00eb siguroj\u00eb t\u00eb gjitha parakushtet p\u00ebr zbatimin e tij t\u00eb plot\u00eb: kapacitetet institucionale, resurset njer\u00ebzore dhe financiare, si dhe mekanizmat funksional\u00eb mbik\u00ebqyr\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, gjat\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dy vjet\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj qeverisjeje, po v\u00ebrehet nj\u00eb tendenc\u00eb shqet\u00ebsuese e tkurrjes s\u00eb t\u00eb drejtave kolektive t\u00eb shqiptar\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht e t\u00eb drejtave gjuh\u00ebsore. Dob\u00ebsimi i pozit\u00ebs juridike dhe institucionale t\u00eb Inspektoratit p\u00ebr P\u00ebrdorimin e Gjuh\u00ebve, p\u00ebrmes heqjes s\u00eb statusit t\u00eb personit juridik, si dhe margjinalizimi i Agjencis\u00eb p\u00ebr Zbatimin e Gjuh\u00ebve, jan\u00eb tregues dhe d\u00ebshmi t\u00eb k\u00ebsaj qasjeje cunguese brenda sistemit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, \u00e7\u00ebshtja e provimit t\u00eb jurisprudenc\u00ebs dhe e provimeve t\u00eb tjera shtet\u00ebrore profesionale n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb test serioz p\u00ebr respektimin e ligjit dhe barazin\u00eb e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Zoti minist\u00ebr, k\u00ebtu nuk ka asnj\u00eb paqart\u00ebsi ligjore q\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si arsyetim p\u00ebr mohimin e k\u00ebsaj t\u00eb drejte.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr P\u00ebrdorimin e Gjuh\u00ebve e rregullon qart\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Neni 1, paragrafi 3, p\u00ebrcakton se gjuha shqipe dhe alfabeti i saj, krahas gjuh\u00ebs maqedonase dhe alfabetit t\u00eb saj, \u00ebsht\u00eb gjuh\u00eb zyrtare n\u00eb institucionet qendrore, agjencit\u00eb, drejtorit\u00eb, komisionet dhe institucionet e tjera t\u00eb p\u00ebrcaktuara me ligj. Kjo dispozit\u00eb p\u00ebrfshin edhe Komisionin p\u00ebr Dh\u00ebnien e Provimit t\u00eb Jurisprudenc\u00ebs, i cili funksionon n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Neni 2 garanton t\u00eb drejt\u00ebn e \u00e7do qytetari p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur cil\u00ebndo nga gjuh\u00ebt zyrtare dhe alfabetet e tyre n\u00eb t\u00eb gjitha procedurat para institucioneve shtet\u00ebrore, nd\u00ebrsa institucionet kan\u00eb detyrimin ligjor t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb zhvillimin e procedurave n\u00eb at\u00eb gjuh\u00eb.<\/p>\n<p>Neni 6, paragrafi 1, e konkretizon edhe m\u00eb tej k\u00ebt\u00eb detyrim, duke p\u00ebrcaktuar se institucionet, sipas detyr\u00ebs zyrtare, duhet t\u00eb sigurojn\u00eb p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs zyrtare, komunikimin dhe zhvillimin e procedurave n\u00eb at\u00eb gjuh\u00eb q\u00eb e flet s\u00eb paku 20 p\u00ebr qind e qytetar\u00ebve, kur k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb e p\u00ebrdor personi apo pjes\u00ebmarr\u00ebsi n\u00eb procedur\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, neni 23, paragraf\u00ebt 4 dhe 5, p\u00ebrcakton detyrimin p\u00ebr harmonizimin e dispozitave gjuh\u00ebsore t\u00eb ligjeve t\u00eb tjera me Ligjin p\u00ebr P\u00ebrdorimin e Gjuh\u00ebve dhe, n\u00eb rast mosp\u00ebrputhjeje, i obligon organet q\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb dispozitat e k\u00ebtij ligji.<\/p>\n<p>Pra, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb rregullim dhe p\u00ebrcaktim t\u00eb qart\u00eb ligjor, i cili mb\u00ebshtetet edhe n\u00eb parimin juridik lex specialis derogat legi generali. Ligji p\u00ebr P\u00ebrdorimin e Gjuh\u00ebve \u00ebsht\u00eb ligj i posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet gjuh\u00ebsore dhe dispozitat e tij kan\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi n\u00eb zbatim ndaj dispozitave t\u00eb tjera ligjore q\u00eb rregullojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn materie.<\/p>\n<p>Prandaj, dua ta b\u00ebj t\u00eb qart\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb: provimi i jurisprudenc\u00ebs duhet t\u00eb jepet edhe n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. \u00c7do zgjidhje tjet\u00ebr, e cila do ta kufizonte apo do ta kusht\u00ebzonte p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb k\u00ebt\u00eb provim, \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Ligjin p\u00ebr P\u00ebrdorimin e Gjuh\u00ebve. Nuk ka hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr interpretime jo-juridike apo politike, improvizime institucionale apo zgjidhje t\u00eb pjesshme aty ku ligji e ka p\u00ebrcaktuar qart\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn dhe detyrimin p\u00ebr zbatimin e saj.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb theksoj edhe nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr thelb\u00ebsor: provimi i jurisprudenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb provim profesional p\u00ebr vler\u00ebsimin e njohurive juridike, e jo test p\u00ebr njohjen e gjuh\u00ebs maqedonase. Student\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb ndjekur studimet juridike n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb universitete t\u00eb akredituara n\u00eb Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut nuk mund t\u00eb vendosen n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb pabarabart\u00eb n\u00eb momentin kur ushtrojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr qasje n\u00eb provimin profesional. Njohja e gjuh\u00ebs maqedonase mund t\u00eb verifikohet p\u00ebrmes mekanizmave t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb certifikimit gjuh\u00ebsor, por nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret si penges\u00eb p\u00ebr ushtrimin e nj\u00eb t\u00eb drejte t\u00eb garantuar me ligj.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb nuk e themi vet\u00ebm ne, si Bashkim Demokratik p\u00ebr Integrim, si bart\u00ebs t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb politike dhe institucionale p\u00ebr miratimin e Ligjit p\u00ebr P\u00ebrdorimin e Gjuh\u00ebve. K\u00ebt\u00eb e ka konstatuar edhe vet\u00eb Inspektorati p\u00ebr P\u00ebrdorimin e Gjuh\u00ebve, i cili ka evidentuar shkeljen e ligjit nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb lidhur me k\u00ebrkesat e student\u00ebve p\u00ebr dh\u00ebnien e provimit t\u00eb jurisprudenc\u00ebs dhe provimeve t\u00eb tjera n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>Ky konstatim institucional duhet t\u00eb ishte pik\u00ebnisje p\u00ebr korrigjimin e shkeljes, e jo p\u00ebr p\u00ebrpjekje q\u00eb t\u00eb gjendet nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta relativizuar at\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, ajo q\u00eb po p\u00ebrgatitet t\u00eb prezantohet para Komisionit t\u00eb Venecias \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht shqet\u00ebsuese.<\/p>\n<p>Kemi informacione se gjat\u00eb k\u00ebsaj jave po zhvillohen takime koordinuese n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilat p\u00ebrfshihen edhe Inspektorati dhe Agjencia p\u00ebr Zbatimin e Gjuh\u00ebve, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb menaxhohen pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb institucionale dhe t\u00eb krijohet nj\u00eb q\u00ebndrim i p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb favor t\u00eb propozim-zgjidhjes s\u00eb Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtyre informacioneve, synohet q\u00eb para p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias t\u00eb prezantohet si nj\u00eb hap p\u00ebrpara nj\u00eb zgjidhje sipas s\u00eb cil\u00ebs provimi i jurisprudenc\u00ebs do t\u00eb zhvillohej pjes\u00ebrisht n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe pjes\u00ebrisht n\u00eb gjuh\u00ebn maqedonase.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb jem shum\u00eb i qart\u00eb: nj\u00eb zgjidhje e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb hap p\u00ebrpara. Ajo \u00ebsht\u00eb prapakthim, degradim i nj\u00eb t\u00eb drejte t\u00eb fituar dhe, n\u00ebse paraqitet si avancim i t\u00eb drejtave gjuh\u00ebsore, p\u00ebrb\u00ebn akt tradhtie ndaj shqiptar\u00ebve dhe ndaj vet\u00eb Ligjit p\u00ebr P\u00ebrdorimin e Gjuh\u00ebve.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb quhet p\u00ebrparim nj\u00eb zgjidhje q\u00eb, n\u00eb vend se ta zbatoj\u00eb ligjin, e kufizon at\u00eb. Nuk mund t\u00eb paraqitet si kompromis evropian nj\u00eb propozim q\u00eb cenon nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb garantuar me ligj. Dhe nuk mund t\u00eb k\u00ebrkohet legjitimitet nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje q\u00eb bie ndesh me rendin juridik t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Komisioni i Venecias nuk duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si mbules\u00eb p\u00ebr shmangien e detyrimeve ligjore t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore. P\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb tij duhet t\u2019u prezantohet gjendja e plot\u00eb juridike, dispozitat konkrete t\u00eb ligjit dhe konstatimet e organit kompetent t\u00eb inspektimit, e jo nj\u00eb zgjidhje politike e maskuar si p\u00ebrparim institucional.<\/p>\n<p>Po ju rikujtoj se kjo \u00e7\u00ebshtje nuk \u00ebsht\u00eb e shk\u00ebputur nga nj\u00eb zhvillim m\u00eb i gjer\u00eb shqet\u00ebsues. Paralelisht me k\u00ebto veprime n\u00eb ekzekutiv, po zhvillohen edhe procese n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese q\u00eb prekin drejtp\u00ebrdrejt pozit\u00ebn juridike t\u00eb Ligjit p\u00ebr P\u00ebrdorimin e Gjuh\u00ebve.<\/p>\n<p>Amendamenti V i Kushtetut\u00ebs p\u00ebrcakton qart\u00eb se n\u00eb institucionet e pushtetit shtet\u00ebror, ligjv\u00ebn\u00ebsi p\u00ebrcakton me ligj m\u00ebnyr\u00ebn dhe fush\u00ebveprimin e p\u00ebrdorimit zyrtar t\u00eb gjuh\u00ebs tjet\u00ebr zyrtare krahas gjuh\u00ebs maqedonase. Ky autorizim kushtetues i takon Kuvendit dhe \u00ebsht\u00eb ushtruar p\u00ebrmes miratimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr P\u00ebrdorimin e Gjuh\u00ebve.<\/p>\n<p>\u00c7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta dob\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb ligj, p\u00ebrmes veprimeve ekzekutive, interpretimeve selektive apo zgjidhjeve t\u00eb reja ligjore q\u00eb e kufizojn\u00eb zbatimin e tij, duhet t\u00eb shihet me shqet\u00ebsim t\u00eb madh. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e nj\u00eb provimi apo e nj\u00eb procedure t\u00eb vetme. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e siguris\u00eb juridike, e barazis\u00eb s\u00eb qytetar\u00ebve dhe e respektimit t\u00eb marr\u00ebveshjes politike dhe kushtetuese mbi t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar bashk\u00ebjetesa dhe funksionimi i shtetit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb po ashtu e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb debati publik p\u00ebr t\u00eb drejtat gjuh\u00ebsore t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb dispozitat konkrete t\u00eb ligjit dhe jo n\u00eb interpretime q\u00eb e ngushtojn\u00eb fush\u00ebveprimin e tij. Pretendimet e disa p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb VLEN-it se gjuha juridike e gjykatave \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm gjuha maqedonase nuk q\u00ebndrojn\u00eb p\u00ebrball\u00eb p\u00ebrcaktimeve t\u00eb qarta t\u00eb Ligjit p\u00ebr P\u00ebrdorimin e Gjuh\u00ebve. Neni 9 i k\u00ebtij ligji p\u00ebrcakton p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs shqipe krahas gjuh\u00ebs maqedonase edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Prandaj, i ftoj t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit politik\u00eb q\u00eb, p\u00ebrpara se t\u00eb japin deklarata publike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, t\u2019i konsultojn\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi dispozitat ligjore. N\u00ebse nuk mund t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb avancimin e t\u00eb drejtave gjuh\u00ebsore, s\u00eb paku nuk duhet t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e proceseve q\u00eb i cenojn\u00eb dhe i relativizojn\u00eb ato. BDI-ja do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb angazhohet me vendosm\u00ebri, p\u00ebrmes mjeteve politike dhe institucionale, p\u00ebr mbrojtjen e k\u00ebtyre t\u00eb drejtave, n\u00eb interes t\u00eb barazis\u00eb, dinjitetit t\u00eb qytetar\u00ebve dhe respektimit t\u00eb rendit kushtetues e juridik t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Zoti minist\u00ebr Shasivari,<\/p>\n<p>Ju b\u00ebj thirrje q\u00eb t\u00eb tregoni p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike, institucionale dhe komb\u00ebtare. T\u00eb hiqni dor\u00eb nga \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb tkurrur t\u00eb drejtat gjuh\u00ebsore t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb ndalni iniciativat q\u00eb synojn\u00eb relativizimin dhe degradimin e Ligjit p\u00ebr P\u00ebrdorimin e Gjuh\u00ebve.<\/p>\n<p>Ju b\u00ebj thirrje q\u00eb t\u00eb mos manipuloni me pritjet e opinionit publik dhe t\u00eb mos prezantoni para Komisionit t\u00eb Venecias zgjidhje q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin n\u00eb fuqi, duke i paraqitur ato si avancim t\u00eb t\u00eb drejtave gjuh\u00ebsore.<\/p>\n<p>Ju b\u00ebj thirrje q\u00eb Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb vend se t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr ta kufizuar nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ligjore, t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr zbatimin e saj t\u00eb plot\u00eb, duke mund\u00ebsuar organizimin e provimit t\u00eb jurisprudenc\u00ebs edhe n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, ashtu si\u00e7 e k\u00ebrkon ligji.<\/p>\n<p>Gjithashtu, k\u00ebrkoj q\u00eb Qeveria t\u00eb siguroj\u00eb zbatimin e plot\u00eb dhe konsekuent t\u00eb Ligjit p\u00ebr P\u00ebrdorimin e Gjuh\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjitha organet dhe institucionet q\u00eb ushtrojn\u00eb autorizime publike.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr P\u00ebrdorimin e Gjuh\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e vullnetit t\u00eb nj\u00eb ministri, t\u00eb nj\u00eb qeverie apo t\u00eb nj\u00eb shumice parlamentare. Ai \u00ebsht\u00eb ligj n\u00eb fuqi dhe duhet t\u00eb zbatohet.<\/p>\n<p>\u00c7do zgjidhje n\u00eb Ligjin p\u00ebr Provimin e Jurisprudenc\u00ebs q\u00eb bie ndesh me Ligjin p\u00ebr P\u00ebrdorimin e Gjuh\u00ebve nuk mund t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme juridike dhe vet\u00ebm sa do ta thelloj\u00eb pasigurin\u00eb juridike t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Shteti i s\u00eb drejt\u00ebs nuk nd\u00ebrtohet duke negociuar zbatimin e ligjeve sipas interesave t\u00eb pushtetit, por duke i respektuar ato me konsekuenc\u00eb dhe pa p\u00ebrjashtim.<\/p>\n<p>Ne nuk k\u00ebrkojm\u00eb privilegj. K\u00ebrkojm\u00eb zbatimin e ligjit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk po k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb reja. K\u00ebrkojm\u00eb respektimin e t\u00eb drejtave q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb garantuar dhe fituar me sakrific\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb drejtat gjuh\u00ebsore nuk jan\u00eb pron\u00eb e asnj\u00eb partie politike dhe nuk mund t\u00eb jen\u00eb objekt pazari p\u00ebr asnj\u00eb qeveri. Ato jan\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb qytetar\u00ebve dhe obligim i shtetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto shqet\u00ebsime, q\u00eb lidhen jo vet\u00ebm me zbatimin e Ligjit p\u00ebr P\u00ebrdorimin e Gjuh\u00ebve, por edhe me cenimin e t\u00eb drejtave tona kolektive q\u00eb burojn\u00eb nga Marr\u00ebveshja Paq\u00ebsore e Ohrit, i drejtohemi hapur edhe garantuesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje: Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Bashkimit Evropian dhe NATO-s, si dhe autoriteteve n\u00eb Tiran\u00eb dhe Prishtin\u00eb. Besojm\u00eb se respektimi i Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit dhe i t\u00eb drejtave q\u00eb burojn\u00eb prej saj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e p\u00ebrbashk\u00ebt dhe nj\u00eb garanci thelb\u00ebsore p\u00ebr barazin\u00eb, stabilitetin dhe perspektiv\u00ebn euroatlantike t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Me respektin institucional q\u00eb k\u00ebrkon kjo p\u00ebrgjegj\u00ebsi, por edhe me vendosm\u00ebrin\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon mbrojtja e t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve,<\/p>\n<p>Ali Ahmeti<\/p>\n<p>Kryetar i BDI-s\u00eb\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Bashkimit Demokratik p\u00ebr Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i \u00ebsht\u00eb drejtuar me nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Jeton Shasivari, duke k\u00ebrkuar zbatimin e plot\u00eb t\u00eb Ligjit p\u00ebr P\u00ebrdorimin e Gjuh\u00ebve dhe mund\u00ebsimin e dh\u00ebnies s\u00eb provimit t\u00eb jurisprudenc\u00ebs edhe n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Ahmeti thekson se p\u00ebrdorimi i gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb provimin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1293004,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-1293837","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1293837","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1293837"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1293837\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1293839,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1293837\/revisions\/1293839"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1293004"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1293837"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1293837"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1293837"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}