{"id":1293936,"date":"2026-11-24T16:10:59","date_gmt":"2026-11-24T15:10:59","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1293936"},"modified":"2026-11-24T16:20:21","modified_gmt":"2026-11-24T15:20:21","slug":"kerem-lawton-gazetari-britanik-qe-prishtina-e-kujton-me-nje-rruge","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/kerem-lawton-gazetari-britanik-qe-prishtina-e-kujton-me-nje-rruge\/","title":{"rendered":"Kerem Lawton, gazetari britanik q\u00eb Prishtina e kujton me nj\u00eb rrug\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb k\u00ebt\u00eb shtyll\u00eb t\u00eb mbuluar me reklama, q\u00eb gjendet tek rruga Muharrem Fejza n\u00eb Prishtin\u00eb, ndodhet edhe tablloja n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shkruan \u201cKerem L\u00ebton\u201d, e cila simbolizon fillimin e nj\u00eb rruge me emrin e nj\u00eb personi jo shum\u00eb t\u00eb njohur, madje edhe p\u00ebr vet\u00eb banor\u00ebt e lagjes. Megjithat\u00eb, n\u00eb at\u00eb tabllo duhej t\u00eb shkruante \u201cKerem Lawton\u201d, emri i gazetarit britanik i cili tragjikisht humbi jet\u00ebn duke raportuar p\u00ebr konfliktin e Maqedonis\u00eb n\u00eb vitin 2001. Edhe pse emri i tij sot gjendet n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb Prishtin\u00ebs, shum\u00eb njer\u00ebz vazhdojn\u00eb t\u00eb mos e din\u00eb historin\u00eb q\u00eb q\u00ebndron pas tij madje edhe nga vet banor\u00ebt. <\/strong><\/p>\n<p>Shumica prej banor\u00ebve nuk kishin informacion se kush kishte qen\u00eb Kerem Lawtoni dhe nuk e dinin historin\u00eb q\u00eb fshihet pas emrit t\u00eb rrug\u00ebs. P\u00ebr shembull, nj\u00eb banor kishte informacion se Keremi kishte vdekur tragjikisht duke raportuar p\u00ebr konfliktin e Maqedonis\u00eb, por mendonte se ai kishte qen\u00eb ushtar dhe jo gazetar. Dy banor\u00eb t\u00eb cil\u00ebt po pinin kafe pran\u00eb nj\u00eb lokali aty af\u00ebr nuk dinin asgj\u00eb p\u00ebr Keremin emrin e t\u00eb cilit e mban rruga. Madje, m\u00eb than\u00eb se p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb informacion duhej pyetur shankisti i kafes\u00eb, t\u00eb cilin e th\u00ebrrisnin \u201cBaba\u201d. Nuk ishte e qart\u00eb n\u00ebse mendonin se ai kishte lidhje me Keremin apo thjesht e konsideronin si personin q\u00eb dinte m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr lagjen. Por edhe vet\u00eb shankisti, nuk kishte asnj\u00eb informacion p\u00ebr Kerem Lawtonin.<\/p>\n<p>Hyrja e rrug\u00ebs nis nga segmenti i lidhur me rrug\u00ebn &#8220;Muharrem Fejza\u201d. Ku prej fillimit deri n\u00eb fund\u00eb rruga \u00ebsht\u00eb e shtruar me kub\u00ebza betoni. P\u00ebrgjat\u00eb shtrirjes s\u00eb saj, rruga kalon pran\u00eb objekteve t\u00eb ndryshme q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb nd\u00ebrtesa t\u00eb reja shum\u00ebkat\u00ebshe, sht\u00ebpi private, si dhe objekte n\u00eb proces nd\u00ebrtimi apo t\u00eb l\u00ebna n\u00eb gjysm\u00eb. N\u00eb pjes\u00eb t\u00eb caktuara v\u00ebrehen pika t\u00eb grumbullimit t\u00eb mbeturinave, hap\u00ebsira t\u00eb gjelb\u00ebruara private, dhe rrethoja oborresh. Rruga p\u00ebrfundon n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb paasfaltuar dhe t\u00eb pashtruar, e cila kthehet n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb dheu e gur\u00ebsh. Ky segment final sh\u00ebrben si fundi i rrug\u00ebs pa dalje, ku shihen mbetje t\u00eb materialeve nd\u00ebrtimore, nj\u00eb rrejohe mbrojt\u00ebse metalike an\u00ebsore dhe pamje drejt zonave t\u00eb tjera n\u00eb nd\u00ebrtim e sip\u00ebr.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"wp-image-1293941 size-full aligncenter\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/Screenshot-2026-11-24-155058.png\" alt=\"\" width=\"371\" height=\"287\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/Screenshot-2026-11-24-155058.png 371w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/Screenshot-2026-11-24-155058-300x232.png 300w\" sizes=\"(max-width: 371px) 100vw, 371px\" \/><\/p>\n<p>Babai i Keremit kishte qen\u00eb me origjin\u00eb nga Londra, qyteti ku edhe vet\u00eb Keremi ishte rritur dhe shkolluar, nd\u00ebrsa e \u00ebma e tij ishte me origjin\u00eb nga Turqia. Edhe babai i tij kishte ushtruar profesionin e gazetarit, profesion t\u00eb cilin m\u00eb von\u00eb do ta ndiqte edhe vet\u00eb Keremi. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Keremi mbante pozit\u00ebn e shefit t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb Associated Press n\u00eb Stamboll dhe kishte ardhur nga Stambolli p\u00ebr t\u2019iu bashkuar stafit t\u00eb Associated Press n\u00eb Prishtin\u00eb. Q\u00ebllimi i ardhjes s\u00eb tij ishte q\u00eb t\u00eb k\u00ebshillonte dhe ndihmonte stafin gjat\u00eb raportimit p\u00ebr konfliktin e Maqedonis\u00eb, i cili n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb po p\u00ebrcillej me interes t\u00eb madh mediatik. Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, Keremi kishte q\u00ebndruar vet\u00ebm nj\u00eb muaj dhe m\u00eb pas ishte kthyer s\u00ebrish n\u00eb Stamboll.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai ishte rikthyer edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Prishtin\u00eb dhe pik\u00ebrisht gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb ishte dashuruar me nj\u00eb vajz\u00eb e cila aso kohe punonte n\u00eb zyr\u00ebn e Associated Press n\u00eb Prishtin\u00eb. M\u00eb von\u00eb ata ishin martuar dhe kishin organizuar nj\u00eb dasm\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe t\u00eb thjesht\u00eb. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, Keremi filloi t\u00eb q\u00ebndronte m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb sesa n\u00eb Stamboll, duke kaluar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb qytetin me t\u00eb cilin tashm\u00eb ishte lidhur jo vet\u00ebm profesionalisht, por edhe personalisht.<\/p>\n<p>P\u00ebr vdekjen e tij rr\u00ebfen Sylejman Kllokoqi, i cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte pjes\u00ebtar i stafit t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb Associated Press n\u00eb Prishtin\u00eb dhe nj\u00eb nga personat q\u00eb kishte kaluar koh\u00eb t\u00eb konsiderueshme me Keremin gjat\u00eb asaj periudhe.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb kishin d\u00ebgjuar se disa trupa nga Podujeva po l\u00ebviznin n\u00eb drejtim t\u00eb kufirit mes Kosov\u00ebs dhe Maqedonis\u00eb. Edhe pse Keremi dhe Sylejmani ishin nisur pas tyre, trupat nga Podujeva ishin ndalur diku n\u00eb Ferizaj. Megjithat\u00eb, ata kishin vendosur ta vazhdonin rrug\u00ebn drejt kufirit, duke vazhduar udh\u00ebtimin n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb pasigurt dhe t\u00eb tensionuar.<\/p>\n<p>\u201cKur shkuam te kufiri, m\u00eb kujtohet si sot kur filluan disa tenke. Ishim un\u00eb dhe Keremi, ishim bashk\u00eb n\u00eb vetur\u00eb; ai si producent, nd\u00ebrsa un\u00eb si operator kameraman. Kur mb\u00ebrrit\u00ebm atje pam\u00eb se n\u00eb kufi kishte m\u00eb shum\u00eb amerikan\u00eb dhe polak\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ishin bashk\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ushtar\u00ebve t\u00eb KFOR-it. Kur arrit\u00ebm aty, pam\u00eb q\u00eb polak\u00ebt po largoheshin prej atij fshati. Fshati ishte rreth tre kilometra brenda territorit t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, rr\u00ebfen Sylejman Kllokoqi.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, Sylejmani e kujton fillimin e ngjarjes. Fshati p\u00ebr t\u00eb cilin ai po fliste ishte fshati D\u00ebb\u00ebllde.<\/p>\n<p>\u201cKur mb\u00ebrrit\u00ebm n\u00eb fshat, u mblodh\u00ebn fshatar\u00ebt dhe i pyeta se \u00e7far\u00eb po ndodhte k\u00ebtu. Nj\u00ebri prej tyre tha se sapo kishte r\u00ebn\u00eb nj\u00eb bomb\u00eb af\u00ebr shkoll\u00ebs, por p\u00ebr fat nx\u00ebn\u00ebsit i kishin liruar m\u00eb her\u00ebt.\u201d<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb i thash\u00eb Keremit: \u2018Kerem, ta marr kamer\u00ebn ta incizoj vendin ku ka r\u00ebn\u00eb bomba\u2019. E mora kamer\u00ebn, nd\u00ebrsa ai tha se do ta parkonte vetur\u00ebn. I b\u00ebra ndoshta dhjet\u00eb hapa dhe n\u00eb at\u00eb moment ra bomba, aty ku i mbyti tre veta dhe i plagosi edhe disa t\u00eb tjer\u00eb. Numri i sakt\u00eb nuk m\u00eb kujtohet\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje tragjike nuk humbi jet\u00ebn vet\u00ebm Kerem Lawton, por edhe dy persona t\u00eb tjer\u00eb civil\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mbet\u00ebn viktima t\u00eb shp\u00ebrthimit q\u00eb ndodhi n\u00eb fshatin D\u00ebb\u00ebllde. Sipas nj\u00eb raporti t\u00eb asaj kohe, t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb at\u00eb sulm mbet\u00ebn edhe Ilaz Tha\u00e7i, 33 vje\u00e7 i cili ishte m\u00ebsues dhe Baki Krasniqi, 19 vje\u00e7.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb at\u00eb moment fillova t\u00eb b\u00ebrtisja: \u2018Kerem, Kerem\u2019, sepse ishte ngritur nj\u00eb pluhur i madh. U afrova te vetura dhe pash\u00eb se Keremi nuk kishte arritur as ta l\u00ebvizte vetur\u00ebn. Kur kishte r\u00ebn\u00eb bomba, ai kishte qen\u00eb brenda n\u00eb vetur\u00eb, duke dh\u00ebn\u00eb, si\u00e7 thon\u00eb, \u2018shenjat e fundit ndoshta t\u00eb jet\u00ebs\u2019.\u201d<\/p>\n<p>Ky ishte momenti tragjik ku u vendos fati i Keremit.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb erdhi nj\u00eb fshatar aty dhe m\u00eb ndihmoi ta hipnim n\u00eb vetur\u00ebn e tij dhe u nis\u00ebm p\u00ebr n\u00eb Han t\u00eb Elezit, sepse ishte m\u00eb af\u00ebr. Gjat\u00eb rrug\u00ebs na ndali nj\u00eb patrull\u00eb, e cila kishte nj\u00eb checkpoint, nj\u00eb stacion polako-amerikan. Ata e mor\u00ebn Keremin p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb ndihm\u00ebn e shpejt\u00eb dhe e d\u00ebrguan p\u00ebr n\u00eb Viti, e prej Vitis\u00eb n\u00eb Bondsteel\u201d, rr\u00ebfen Sylejmani.<\/p>\n<p>Edhe pse n\u00eb ato momente ngjarja dukej se po shkonte drejt nj\u00eb shprese p\u00ebr mbijetes\u00eb, fjal\u00ebt pasuese t\u00eb Sylejmanit tregojn\u00eb fundin tragjik t\u00eb gjith\u00eb ngjarjes:<\/p>\n<p>\u201cEdhe rrug\u00ebs ka nd\u00ebrruar jet\u00eb Keremi\u201d. Ky ishte fundi tragjik i gazetarit britanik, i cili kishte ardhur p\u00ebr t\u00eb ndihmuar, k\u00ebshilluar dhe raportuar mbi konfliktin n\u00eb Maqedoni. Pas k\u00ebsaj, Sylejmani tregon se Keremin e kishin d\u00ebrguar me nj\u00eb aeroplan special n\u00eb Lond\u00ebr p\u00ebr varrimin e tij.<\/p>\n<p>Kjo ngjarje kishte ndodhur m\u00eb 29 mars t\u00eb vitit 2001, kur Keremi ishte vet\u00ebm 30 vje\u00e7. Menj\u00ebher\u00eb pas vdekjes s\u00eb tij, t\u00eb nes\u00ebrmen kishte raportuar gazeta britanike <a href=\"https:\/\/www.theguardian.com\/media\/2001\/mar\/30\/kosovo.macedonia\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">The Guardian<\/a>, raport ky i cili tregonte edhe rrezikun me t\u00eb cilin p\u00ebrballeshin gazetar\u00ebt q\u00eb raportonin nga zonat e konfliktit.<\/p>\n<p>N\u00eb Prishtin\u00eb, nj\u00eb nga gjurm\u00ebt m\u00eb t\u00eb dukshme t\u00eb emrit t\u00eb Kerem Lawtonit mbetet rruga lidhse me rrug\u00ebn Muharrem Fejza, ku nj\u00eb tabel\u00eb e vendosur n\u00eb shtyll\u00eb sh\u00ebnon emrin e tij. Megjithat\u00eb, ajo q\u00eb bie n\u00eb sy \u00ebsht\u00eb se emri shfaqet i deformuar ose i keqshkruar si \u201cKerem L\u00ebton\u201d, Kjo rrug\u00eb, e nd\u00ebrtuar dhe e em\u00ebrtuar nga institucionet komunale t\u00eb Prishtin\u00ebs, synon t\u00eb nderoj\u00eb Keremin q\u00eb ka humbur jet\u00ebn n\u00eb konflikti e Maqedonis, por n\u00eb praktik\u00eb shpesh mbetet vet\u00ebm nj\u00eb shenj\u00eb formale n\u00eb hart\u00eb, pa ndikim n\u00eb kujtes\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrkujtimit, figura e Kerem Lawtonit nuk kufizohet vet\u00ebm n\u00eb Prishtin\u00eb. N\u00eb komu\u00ebn e Vitis\u00eb, \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb memorial p\u00ebrkujtimor, i realizuar n\u00eb bashk\u00ebpunim me Komun\u00ebn e Vitis\u00eb dhe organizata t\u00eb gazetar\u00ebve, si pjes\u00eb e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb dokumentuar dhe nderuar gazetar\u00ebt e r\u00ebn\u00eb gjat\u00eb raportimit nga konfliktet. Sipas raportimeve t\u00eb ndryshme, ky memorial \u00ebsht\u00eb vendosur si nj\u00eb shenj\u00eb p\u00ebrkujtimore pran\u00eb zon\u00ebs ku ndodhi ngjarja tragjike, duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb simbolike ku \u00e7do vit b\u00ebhen homazhe n\u00eb kujtim t\u00eb tij dhe t\u00eb viktimave t\u00eb tjera t\u00eb asaj dite.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtij memoriali lokal, p\u00ebrkujtimi i Lawtonit merr form\u00eb edhe n\u00eb nivel institucional dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar. \u00c7do vit, m\u00eb 3 maj n\u00eb Dit\u00ebn Bot\u00ebrore t\u00eb Liris\u00eb s\u00eb Shtypit emri i tij p\u00ebrfshihet n\u00eb aktivitetet p\u00ebrkujtimore t\u00eb organizuara nga komuniteti i gazetar\u00ebve dhe institucionet mediatike n\u00eb Kosov\u00eb, ku nderohen gazetar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb humbur jet\u00ebn n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs. N\u00eb k\u00ebto raste, ai p\u00ebrmendet si pjes\u00eb e list\u00ebs s\u00eb gazetar\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb q\u00eb u vran\u00eb gjat\u00eb raportimit nga zona t\u00eb konfliktit, duke e vendosur historin\u00eb e tij n\u00eb nj\u00eb kontekst m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb rrezikut dhe sakrific\u00ebs profesionale<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-1293955 size-full\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/Screenshot-2026-11-24-160729.png\" alt=\"\" width=\"621\" height=\"297\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/Screenshot-2026-11-24-160729.png 621w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/11\/Screenshot-2026-11-24-160729-300x143.png 300w\" sizes=\"(max-width: 621px) 100vw, 621px\" \/><\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ajo q\u00eb bie n\u00eb kontrast t\u00eb fort\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti se, pavar\u00ebsisht rrug\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb, memorialit n\u00eb vendin e ngjarjes dhe p\u00ebrkujtimit t\u00eb p\u00ebrvitsh\u00ebm m\u00eb 3 maj, figura e tij mbetet relativisht e panjohur p\u00ebr publikun e gjer\u00eb. Kjo krijon nj\u00eb hendek mes kujtes\u00ebs institucionale dhe asaj shoq\u00ebrore: nj\u00eb em\u00ebr i skalitur n\u00eb tabela rrug\u00ebsh dhe pllaka p\u00ebrkujtimore, por nj\u00eb histori q\u00eb nuk ka hyr\u00eb mjaftuesh\u00ebm n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e p\u00ebrditshme t\u00eb banor\u00ebve q\u00eb kalojn\u00eb pran\u00eb tyre \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht vdekjes s\u00eb tij tragjike m\u00eb 29 mars 2001, rrethanat e plota t\u00eb ngjarjes nuk jan\u00eb zbardhur asnj\u00ebher\u00eb. Deri m\u00eb sot nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publik ndonj\u00eb hetim i plot\u00eb dhe i pavarur q\u00eb do t\u00eb<br \/>\nhidhte drit\u00eb mbi rrethanat dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb \u00e7uan n\u00eb vdekjen e tij dhe t\u00eb dy civil\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb fshatin D\u00ebb\u00ebllde.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se kan\u00eb kaluar m\u00eb shum\u00eb se dy dekada nga vdekja e Kerem Lawtonit, rrethanat e plota t\u00eb ngjarjes nuk jan\u00eb sqaruar asnj\u00ebher\u00eb. Deri m\u00eb sot nuk dihet n\u00ebse \u00ebsht\u00eb zhvilluar ndonj\u00eb hetim i plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbardhur rastin q\u00eb i mori jet\u00ebn gazetarit britanik dhe dy civil\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb fshatin D\u00ebb\u00ebllde.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb shtyll\u00eb t\u00eb mbuluar me reklama, q\u00eb gjendet tek rruga Muharrem Fejza n\u00eb Prishtin\u00eb, ndodhet edhe tablloja n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shkruan \u201cKerem L\u00ebton\u201d, e cila simbolizon fillimin e nj\u00eb rruge me emrin e nj\u00eb personi jo shum\u00eb t\u00eb njohur, madje edhe p\u00ebr vet\u00eb banor\u00ebt e lagjes. Megjithat\u00eb, n\u00eb at\u00eb tabllo duhej t\u00eb shkruante \u201cKerem [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":57,"featured_media":1293967,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1293936","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1293936","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/57"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1293936"}],"version-history":[{"count":7,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1293936\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1293978,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1293936\/revisions\/1293978"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1293967"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1293936"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1293936"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1293936"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}