{"id":1293942,"date":"2026-11-24T15:59:23","date_gmt":"2026-11-24T14:59:23","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1293942"},"modified":"2026-11-24T17:42:59","modified_gmt":"2026-11-24T16:42:59","slug":"detaje-tronditese-nga-dosja-per-vrasjen-e-arlinda-zekajt-si-u-percoll-nga-vjehrra-e-kunati-para-se-te-vritej","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/detaje-tronditese-nga-dosja-per-vrasjen-e-arlinda-zekajt-si-u-percoll-nga-vjehrra-e-kunati-para-se-te-vritej\/","title":{"rendered":"Detaje trondit\u00ebse nga dosja p\u00ebr vrasjen e Arlinda Zekajt, si u p\u00ebrcoll nga vjehrra e kunati para se t\u00eb vritej"},"content":{"rendered":"<p><strong>Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb ka k\u00ebrkuar caktimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit ndaj kat\u00ebr personave t\u00eb dyshuar p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb rastin e vrasjes s\u00eb Arlinda Zekajt, e cila u vra m\u00eb 25 tetor 2026 n\u00eb Vitomiric\u00eb t\u00eb Pej\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebrkesa p\u00ebr paraburgim \u00ebsht\u00eb paraqitur ndaj Nurije Sylajt, ish-vjehrr\u00ebs s\u00eb viktim\u00ebs, Driton Sylajt, ish-kunatit t\u00eb saj, si dhe Met\u00eb Pepajt e G\u00ebzim Bobit.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, Nurije dhe Driton Sylaj dyshohen se ndihmuan n\u00eb p\u00ebrgatitjen dhe leht\u00ebsimin e vrasjes, nd\u00ebrsa Pepaj dhe Bobi dyshohet se e ndihmuan Albert Sylajn pas kryerjes s\u00eb krimit, duke e transportuar dhe strehuar p\u00ebr t&#8217;i mund\u00ebsuar shmangien nga organet e rendit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, hetimet jan\u00eb zgjeruar edhe ndaj ish-bashk\u00ebshortit t\u00eb viktim\u00ebs, Jeton Sylaj, i cili dyshohet p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cShtytje n\u00eb vrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d ka publikuar k\u00ebrkes\u00ebn e Prokuroris\u00eb p\u00ebr caktimin e paraburgimit, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrshkruhen veprimet q\u00eb dyshohet se kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb kat\u00ebr personat.<\/p>\n<p>Sipas dosjes, Nurije Sylaj dyshohet se, nga 22 tetori 2026, kur Arlinda Zekaj ishte kthyer p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb familjare, e kishte fotografuar dhe incizuar vazhdimisht, duke ruajtur n\u00eb telefonin e saj fotografi dhe video q\u00eb pasqyronin pranin\u00eb dhe l\u00ebvizjet e viktim\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb telefonin e saj, sipas Prokuroris\u00eb, \u00ebsht\u00eb gjetur edhe nj\u00eb video e dat\u00ebs 23 tetor 2026, ku Arlinda shihet duke ecur n\u00eb qytet. Dyshohet se k\u00ebt\u00eb video ia kishte d\u00ebrguar Driton Sylaj p\u00ebrmes aplikacionit WhatsApp.<\/p>\n<p>Prokuroria vler\u00ebson se k\u00ebto veprime ishin pjes\u00eb e nj\u00eb koordinimi paraprak me persona t\u00eb tjer\u00eb, me q\u00ebllim t\u00eb sigurimit dhe shk\u00ebmbimit t\u00eb informacioneve p\u00ebr l\u00ebvizjet dhe vendndodhjen e viktim\u00ebs, duke leht\u00ebsuar k\u00ebshtu realizimin e planit t\u00eb dyshuar p\u00ebr vrasjen e saj.<\/p>\n<p><strong>Vjehhra dyshohet se ishte e pranishme gjat\u00eb sulmit me s\u00ebpat\u00eb, por nuk nd\u00ebrhyri<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pretendim i Prokuroris\u00eb lidhet me pranin\u00eb e Nurije Sylajt n\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb momentin e vrasjes.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr paraburgim, ajo fillimisht kishte qen\u00eb n\u00eb sallon e m\u00eb pas n\u00eb dhom\u00ebn e gjumit, gjat\u00eb koh\u00ebs kur Albert Sylaj e sulmoi Arlinda Zekajn me s\u00ebpat\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria pretendon se Nurije Sylaj nuk kishte nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb veprim p\u00ebr ta penguar apo nd\u00ebrprer\u00eb sulmin, ndon\u00ebse ishte e pranishme dhe n\u00eb dijeni t\u00eb asaj q\u00eb po ndodhte.<\/p>\n<p>Po ashtu, ajo dyshohet se pas vrasjes, n\u00eb deklarat\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e d\u00ebshmitares, kishte tentuar t&#8217;i devijonte hetimet dhe t&#8217;i fshihte rrethanat e v\u00ebrteta t\u00eb ngjarjes. Sipas Prokuroris\u00eb, ajo kishte pretenduar se viktima e kishte shtyr\u00eb dhe rr\u00ebzuar n\u00eb tok\u00eb, nd\u00ebrsa vet\u00eb kishte qen\u00eb pa ndjenja n\u00eb koh\u00ebn e kryerjes s\u00eb vrasjes.<\/p>\n<p>K\u00ebto pretendime, sipas organit t\u00eb akuz\u00ebs, nuk p\u00ebrputhen me incizimet e kamerave t\u00eb siguris\u00eb, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej t\u00eb cilave shihet nj\u00eb pjes\u00eb e ngjarjes dhe prania e saj gjat\u00eb veprimeve t\u00eb Albert Sylajt.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto veprime, Nurije Sylaj dyshohet p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cNdihma n\u00eb kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb vrasjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Driton Sylaj dyshohet se e p\u00ebrcolli viktim\u00ebn dhe ia d\u00ebrgoi videon ish-vjehrr\u00ebs s\u00eb saj<\/strong><\/p>\n<p>Edhe Driton Sylaj dyshohet se kishte ndihmuar n\u00eb p\u00ebrgatitjen dhe leht\u00ebsimin e vrasjes s\u00eb Arlinda Zekajt.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, ai kishte p\u00ebrcjell\u00eb l\u00ebvizjet e viktim\u00ebs dhe kishte siguruar informacione p\u00ebr vendndodhjen e saj. M\u00eb 23 tetor 2026, ai dyshohet se e kishte incizuar Arlind\u00ebn duke ecur n\u00eb qytet dhe videon ia kishte d\u00ebrguar Nurije Sylajt p\u00ebrmes WhatsApp-it.<\/p>\n<p>Ky material, sipas k\u00ebrkes\u00ebs, \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb telefonin e Nurije Sylajt.<\/p>\n<p>Prokuroria pretendon se Driton Sylaj i kishte nd\u00ebrmarr\u00eb k\u00ebto veprime duke qen\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr planin e dyshuar t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr vrasjen e Arlind\u00ebs dhe me q\u00ebllim q\u00eb, p\u00ebrmes informacioneve p\u00ebr l\u00ebvizjet e saj, t\u00eb leht\u00ebsonte realizimin e krimit.<\/p>\n<p>Po ashtu, sipas dosjes, pas kryerjes s\u00eb vrasjes, Albert Sylaj e kishte njoftuar Driton Sylajn p\u00ebr ngjarjen.<\/p>\n<p>Ai dyshohet p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cNdihma n\u00eb kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb vrasjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Dy t\u00eb dyshuarit e tjer\u00eb dyshohet se e transportuan dhe strehuan Albert Sylajn<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Prokuroris\u00eb p\u00ebrshkruhen edhe veprimet q\u00eb dyshohet se kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb Met\u00eb Pepaj dhe G\u00ebzim Bobi pas vrasjes s\u00eb Arlinda Zekajt.<\/p>\n<p>Sipas dosjes, m\u00eb 25 tetor 2026, Pepaj e kishte marr\u00eb Albert Sylajn me automjetin e tij dhe e kishte transportuar deri n\u00eb fshatin Bec, me q\u00ebllim q\u00eb ta largonte nga vendi ku mund t\u00eb lokalizohej dhe arrestohej nga organet e rendit.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, Albert Sylaj dyshohet se ishte marr\u00eb dhe strehuar nga G\u00ebzim Bobi n\u00eb banes\u00ebn e tij n\u00eb Gjakov\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria pretendon se m\u00eb 26 tetor, rreth or\u00ebs 11:30, Bobi e kishte transportuar Albert Sylajn me automjetin e tij n\u00eb drejtim t\u00eb fshatit Maznik, me q\u00ebllim q\u00eb t&#8217;i mund\u00ebsonte vazhdimin e fshehjes dhe shmangien nga arrestimi.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto veprime, Met\u00eb Pepaj dhe G\u00ebzim Bobi dyshohen p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cDh\u00ebnia e ndihm\u00ebs kryer\u00ebsve pas kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale\u201d.<\/p>\n<p>Prokuroria thot\u00eb se nga telefonat dol\u00ebn komunikime k\u00ebrc\u00ebnuese ndaj d\u00ebshmitar\u00ebve dhe nj\u00eb t\u00eb miture<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga arsyet kryesore p\u00ebr t\u00eb cilat Prokuroria ka k\u00ebrkuar paraburgimin e kat\u00ebr t\u00eb dyshuarve lidhet edhe me rrezikun e ndikimit te d\u00ebshmitar\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, Prokuroria thot\u00eb se nga ekzaminimi i telefonave t\u00eb sekuestruar jan\u00eb gjetur komunikime shqet\u00ebsuese dhe k\u00ebrc\u00ebnuese ndaj d\u00ebshmitares A.S. dhe nj\u00eb t\u00eb miture, t\u00eb identifikuar me inicialet N.N.<\/p>\n<p>Sipas organit t\u00eb akuz\u00ebs, k\u00ebto komunikime tregojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e ushtrimit t\u00eb ndikimit mbi sjelljen dhe q\u00ebndrimin e personave q\u00eb kan\u00eb njohuri p\u00ebr rastin.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebrin prej mesazheve, drejtuar vajz\u00ebs s\u00eb mitur t\u00eb Albert Sylajt, thuhet se jan\u00eb p\u00ebrdorur shprehje fyese dhe n\u00ebn\u00e7muese, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimin: \u201c\u00cbsht\u00eb qika e re, mashtrohet naj sen, ma q***** nan\u00ebn mos u bofshi ma zi se ajo\u201d.<\/p>\n<p>Prokuroria vler\u00ebson se k\u00ebto komunikime d\u00ebshmojn\u00eb ekzistimin e nj\u00eb klime frik\u00ebsimi dhe presioni ndaj personave q\u00eb mund t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb ndri\u00e7imin e rastit.<\/p>\n<p>\u201cShqet\u00ebsimi kryesor ishte zbulimi i bashk\u00ebpunimit\u201d<\/p>\n<p>Prokuroria pretendon se nga komunikimet e siguruara n\u00eb telefonat e Nurije dhe Driton Sylajt rezulton se shqet\u00ebsimi kryesor i tyre nuk lidhej me vrasjen e Arlinda Zekajt, por me mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb zbulohej bashk\u00ebpunimi dhe p\u00ebrfshirja e tyre n\u00eb ngjarje.<\/p>\n<p>N\u00eb dosje p\u00ebrmenden edhe komunikime q\u00eb, sipas Prokuroris\u00eb, p\u00ebrmbajn\u00eb presion dhe k\u00ebrc\u00ebnime ndaj personave q\u00eb mund t\u00eb kishin njohuri p\u00ebr rastin.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebrin prej tyre citohet: \u201cDi\u00e7ka nije p\u00ebr to, shoh di\u00e7ka, dije se tona trut\u00eb n\u00eb tok\u00eb kom me ja qit\u00eb k\u00ebsaj e ty, me dit\u00eb q\u00eb s\u2019e shoh diellin kurr\u00eb me sy\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, k\u00ebto mesazhe d\u00ebshmojn\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim intimidues ndaj personave q\u00eb mund t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb ndri\u00e7imin e rrethanave t\u00eb vrasjes.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00eb theksohet gjithashtu se nga komunikimet nd\u00ebrmjet Driton dhe Nurije Sylajt v\u00ebrehet se kjo e fundit kishte rol me ndikim n\u00eb vendimmarrjen brenda familjes.<\/p>\n<p>Prokuroria shton se n\u00eb k\u00ebto komunikime nuk v\u00ebrehet shprehje keqardhjeje apo distancim nga vrasja e Arlinda Zekajt, por, sipas saj, shqet\u00ebsimi lidhet kryesisht me mund\u00ebsin\u00eb e zbulimit t\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb dyshuar.<\/p>\n<p>Prokuroria k\u00ebrkon paraburgim p\u00ebr shkak t\u00eb rrezikut t\u00eb ndikimit te d\u00ebshmitar\u00ebt dhe p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb veprave penale<\/p>\n<p>Prokurori Armend Hamiti ka vler\u00ebsuar se jan\u00eb plot\u00ebsuar kushtet ligjore p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit ndaj kat\u00ebr t\u00eb dyshuarve.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, ekziston dyshimi i bazuar se Nurije dhe Driton Sylaj kan\u00eb ndihmuar n\u00eb kryerjen e vrasjes, nd\u00ebrsa Met\u00eb Pepaj dhe G\u00ebzim Bobi kan\u00eb ndihmuar Albert Sylajn pas kryerjes s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Organi i akuz\u00ebs vler\u00ebson se, n\u00ebse t\u00eb dyshuarit lihen n\u00eb liri, mund t\u00eb pengojn\u00eb zhvillimin e procedur\u00ebs penale p\u00ebrmes ndikimit, frik\u00ebsimit apo ushtrimit t\u00eb presionit ndaj d\u00ebshmitar\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht ndaj familjar\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Prokuroria i referohet edhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb kryerjes s\u00eb vrasjes, rrethanave q\u00eb i kan\u00eb paraprir\u00eb ngjarjes dhe sjelljeve t\u00eb t\u00eb dyshuarve pas saj, p\u00ebrfshir\u00eb komunikimet k\u00ebrc\u00ebnuese dhe dyshimet p\u00ebr p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb fshehur p\u00ebrfshirjen n\u00eb rast.<\/p>\n<p>Sipas saj, ekziston edhe rreziku i p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb veprave penale, nd\u00ebrsa masat alternative nuk do t\u00eb ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb siguruar zhvillimin e rregullt dhe pa pengesa t\u00eb procedur\u00ebs penale.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb pretendime t\u00eb Prokuroris\u00eb t\u00eb paraqitura n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr caktimin e paraburgimit, nd\u00ebrsa p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale e t\u00eb dyshuarve do t\u00eb vler\u00ebsohet nga gjykata gjat\u00eb procedur\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb ka k\u00ebrkuar caktimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit ndaj kat\u00ebr personave t\u00eb dyshuar p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb rastin e vrasjes s\u00eb Arlinda Zekajt, e cila u vra m\u00eb 25 tetor 2026 n\u00eb Vitomiric\u00eb t\u00eb Pej\u00ebs. K\u00ebrkesa p\u00ebr paraburgim \u00ebsht\u00eb paraqitur ndaj Nurije Sylajt, ish-vjehrr\u00ebs s\u00eb viktim\u00ebs, Driton Sylajt, ish-kunatit t\u00eb saj, si dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1284865,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1293942","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1293942","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1293942"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1293942\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1293945,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1293942\/revisions\/1293945"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1284865"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1293942"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1293942"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1293942"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}