{"id":1293966,"date":"2026-11-24T16:18:13","date_gmt":"2026-11-24T15:18:13","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1293966"},"modified":"2026-11-24T16:18:57","modified_gmt":"2026-11-24T15:18:57","slug":"kosova-rrezikon-humbje-pertej-sportit-nese-si-organizon-lojerat-mesdhetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/kosova-rrezikon-humbje-pertej-sportit-nese-si-organizon-lojerat-mesdhetare\/","title":{"rendered":"Kosova rrezikon humbje p\u00ebrtej sportit n\u00ebse s\u2019i organizon Loj\u00ebrat Mesdhetare"},"content":{"rendered":"<p><strong>Vonesat n\u00eb p\u00ebrgatitje, mospajtimet mes institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr organizimin dhe detyrimet e pap\u00ebrmbushura financiare po v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje mbajtjen e Loj\u00ebrave Mesdhetare n\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb 2030.<\/strong><\/p>\n<p>Loj\u00ebrat Mesdhetare jan\u00eb nj\u00eb ngjarje me shum\u00eb sporte, q\u00eb zhvillohet \u00e7do kat\u00ebr vjet dhe cil\u00ebsohet si nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet pas Loj\u00ebrave Olimpike.<\/p>\n<p>Kosova nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb mikprit\u00ebse e ndonj\u00eb ngjarjeje t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb k\u00ebtyre loj\u00ebrave.<\/p>\n<p>Prandaj, humbja e s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u2019i organizuar ato mund t\u00eb ket\u00eb pasoja q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebrtej fush\u00ebs sportive.<\/p>\n<p><strong>Pse po vihen n\u00eb pik\u00ebpyetje loj\u00ebrat?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrgatitjet p\u00ebr organizimin e Loj\u00ebrave Mesdhetare po pengohen nga nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh q\u00eb ende presin zgjidhje.<\/p>\n<p>N\u00eb plan t\u00eb par\u00eb jan\u00eb detyrimet financiare ndaj Komitetit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Loj\u00ebrave Mesdhetare (ICMG), por edhe mungesa e pajtimit p\u00ebr planin organizativ.<\/p>\n<p>Situata \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb urgjente p\u00ebr shkak t\u00eb dy garancive t\u00eb papaguara financiare p\u00ebr vitin 2026, n\u00eb vler\u00eb prej rreth dy milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ICMG-ja ka refuzuar s\u00eb fundmi nj\u00eb takim me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, organizata ka paralajm\u00ebruar se Komiteti i saj Ekzekutiv do t\u2019i shqyrtoj\u00eb \u201cpap\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb\u201d e Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb takim m\u00eb 19 dhjetor.<\/p>\n<p>Mosrealizimi i k\u00ebtyre pagesave lidhet me mospajtimet nd\u00ebrmjet pushtetit qendror dhe atij lokal.<\/p>\n<p>P\u00ebr organizimin e k\u00ebtyre loj\u00ebrave jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse tri institucione: Qeveria e Kosov\u00ebs, p\u00ebrmes Ministris\u00eb s\u00eb Sportit; Komuna e Prishtin\u00ebs, si komuna mikprit\u00ebse; dhe Komiteti Olimpik i Kosov\u00ebs (KOK).<\/p>\n<p>Kryeministri Albin Kurti, duke folur n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs m\u00eb 19 n\u00ebntor, pranoi se mungesa e bashk\u00ebpunimit mes Qeveris\u00eb s\u00eb tij dhe Komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs, q\u00eb udh\u00ebhiqet nga P\u00ebrparim Rama i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb opozit\u00eb, po e v\u00eb n\u00eb rrezik zhvillimin e k\u00ebtyre loj\u00ebrave p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBashk\u00ebpunimi, komunikimi yn\u00eb me Komitetin Olimpik t\u00eb Kosov\u00ebs ka qen\u00eb tejet i mir\u00eb. Por, kjo nuk mund t\u00eb thuhet edhe me Komun\u00ebn e Prishtin\u00ebs, prandaj edhe ndodhemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Kurti e akuzoi Ram\u00ebn se nuk po pajtohet me p\u00ebrmbajtjen e masterplanit, i cili p\u00ebrcakton infrastruktur\u00ebn e nevojshme dhe vendet ku do t\u00eb zhvillohen garat n\u00eb 24 sporte.<\/p>\n<p>Ky dokument duhet t\u00eb miratohet nga Komiteti Organizativ i Loj\u00ebrave Mesdhetare dhe t\u2019i d\u00ebrgohet m\u00eb pas ICMG-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb vazhdoj t\u00eb jem optimist, por natyrisht jam optimist i p\u00ebrmbajtur, p\u00ebr shkak se kush b\u00ebn mir\u00eb, nuk e ka kollaj t\u00eb shtyhet me dik\u00eb q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Mospajtimet mes tyre, nd\u00ebr t\u00eb tjera, kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb edhe me qytetet ku duhet t\u00eb zhvillohen garat e ndryshme.<\/p>\n<p>Rama iu p\u00ebrgjigj Kurtit po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se Qeveria e tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr gjendjen rreth organizimit t\u00eb k\u00ebtyre loj\u00ebrave.<\/p>\n<p>\u201cPagesa s\u2019\u00ebsht\u00eb kryer. Emrat e delegacionit s\u2019jan\u00eb d\u00ebrguar. Nuk jeni p\u00ebrgjigjur n\u00eb email-e. Kush \u00ebsht\u00eb dashur t\u2019i b\u00ebj\u00eb k\u00ebto? Qeveria\u201d, shkroi Rama n\u00eb Facebook, m\u00eb 19 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb pyeti edhe Komitetin Olimpik t\u00eb Kosov\u00ebs se sa real \u00ebsht\u00eb rreziku q\u00eb vendi t\u00eb humb\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e organizimit t\u00eb Loj\u00ebrave Mesdhetare dhe \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb institucionet p\u00ebr ta shmangur nj\u00eb skenar t\u00eb till\u00eb, por, deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij artikulli, nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb humb Kosova n\u00ebse nuk i organizon loj\u00ebrat?<\/strong><\/p>\n<p>Mbetet e paqart\u00eb n\u00ebse Kosova do t\u2019ia dal\u00eb t\u2019i adresoj\u00eb shqet\u00ebsimet e ICMG-s\u00eb para mbledhjes s\u00eb 19 dhjetorit dhe ta ruaj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e organizimit t\u00eb Loj\u00ebrave Mesdhetare.<\/p>\n<p>ICMG-ja paralajm\u00ebroi n\u00eb tetor se, gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb 19 dhjetorit, mund t\u00eb vendoset p\u00ebr thirrjen e nj\u00eb Asambleje t\u00eb Jasht\u00ebzakonshme t\u00eb P\u00ebrgjithshme, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb p\u00ebrcaktohej e ardhmja e Loj\u00ebrave Mesdhetare 2030.<\/p>\n<p>Bekim Salihu, analist politikash n\u00eb Institutin GAP n\u00eb Prishtin\u00eb, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se pasojat nuk do t\u00eb ishin vet\u00ebm sportive, por edhe ekonomike, institucionale dhe diplomatike.<\/p>\n<p>\u201cHumbja e organizimit t\u00eb loj\u00ebrave do t\u00eb d\u00ebmtonte besueshm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, sidomos n\u00ebse do t\u00eb lidhej me mosp\u00ebrmbushjen e zotimeve\u201d, thekson Salihu.<\/p>\n<p>Po ashtu, do t\u00eb humbej edhe nj\u00eb mund\u00ebsi e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr promovimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb vendit, sipas tij.<\/p>\n<p>Kur Kosova e fitoi t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr organizimin e k\u00ebtyre loj\u00ebrave n\u00eb vitin 2023, Kurti i kishte cil\u00ebsuar ato si ngjarjen m\u00eb t\u00eb madhe sportive n\u00eb historin\u00eb e vendit, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs, besonte se do t\u00eb promovohej Kosova n\u00eb rrafshin nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Christian Krekel, profesor n\u00eb Shkoll\u00ebn Ekonomike t\u00eb Londr\u00ebs (LSE), thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se humbja e s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr organizimin e loj\u00ebrave nuk do t\u2019i ndihmonte aspak imazhit t\u00eb Kosov\u00ebs jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse s\u2019e b\u00ebni at\u00eb q\u00eb keni marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr ta b\u00ebni, at\u00ebher\u00eb natyrisht se do t\u00eb d\u00ebrgoni mesazh t\u00eb keq\u201d, thot\u00eb Krekel.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shembull i pasojave q\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb d\u00ebshtimi i organizimit t\u00eb nj\u00eb ngjarjeje t\u00eb madhe sportive \u00ebsht\u00eb ai i shtetit australian t\u00eb Viktorias, i cili n\u00eb vitin 2023 hoqi dor\u00eb nga mbajtja e Loj\u00ebrave t\u00eb Komonuelthit 2026, p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb kostove.<\/p>\n<p>Nj\u00eb raport i Auditorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Viktorias konstatoi se kostot e organizimit ishin n\u00ebnvler\u00ebsuar q\u00eb n\u00eb fillim.<\/p>\n<p>N\u00eb rritjen e tyre ndikuan nevojat p\u00ebr investime infrastrukturore, shp\u00ebrndarja e garave n\u00eb disa qytete, zgjerimi i programit sportiv, inflacioni dhe koha e kufizuar p\u00ebr p\u00ebrgatitje.<\/p>\n<p>Edhe pse loj\u00ebrat nuk u zhvilluan n\u00eb Viktoria, p\u00ebrgatitjet dhe t\u00ebrheqja nga organizimi i kushtuan k\u00ebtij shteti t\u00eb pakt\u00ebn 589 milion\u00eb dollar\u00eb australian\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb raport i Senatit australian evidentoi se ky vendim ngriti shqet\u00ebsime edhe p\u00ebr reputacionin e Viktorias dhe t\u00eb Australis\u00eb si destinacione p\u00ebr organizimin e ngjarjeve t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>Ekonomia<\/strong><\/p>\n<p>Salihu thot\u00eb se, n\u00ebse Loj\u00ebrat Mesdhetare nuk do t\u00eb zhvilloheshin n\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb 2030, turizmi, hoteleria, gastronomia, transporti dhe sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve do t\u00eb humbnin mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga shpenzimet e vizitor\u00ebve dhe pjes\u00ebmarr\u00ebsve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai n\u00ebnvizon se, pa nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb besuesh\u00ebm, nuk mund t\u00eb p\u00ebrcaktohet se sa do t\u00eb ishin k\u00ebto humbje.<\/p>\n<p>N\u00eb Loj\u00ebrat Mesdhetare t\u00eb vitit 2030 pritet t\u00eb marrin pjes\u00eb delegacione nga 26 shtete t\u00eb Evrop\u00ebs, Afrik\u00ebs dhe Azis\u00eb.<\/p>\n<p>Garat parashihet t\u00eb zhvillohen n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn dhjet\u00eb qytete t\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb to pritet t\u00eb marrin pjes\u00eb rreth 5.000 sportist\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 sportist\u00ebve dhe delegacioneve, n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb vinin edhe tifoz\u00eb, familjar\u00eb t\u00eb garuesve, gazetar\u00eb dhe zyrtar\u00eb sportiv\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb krijonte k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr akomodim, ushqim, transport dhe sh\u00ebrbime t\u00eb tjera n\u00eb disa prej qyteteve ku do t\u00eb zhvilloheshin garat.<\/p>\n<p>P\u00ebrmasat e nj\u00eb ngjarjeje t\u00eb till\u00eb jan\u00eb d\u00ebshmuar edhe n\u00eb edicionet e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>N\u00eb Loj\u00ebrat Mesdhetare t\u00eb k\u00ebtij viti, t\u00eb mbajtura n\u00eb Taranto t\u00eb Italis\u00eb, u shit\u00ebn 172.500 bileta, nd\u00ebrsa ngjarja t\u00ebrhoqi mbi 8.000 vizitor\u00eb, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb organizator\u00ebve.<\/p>\n<p>Edhe edicioni i vitit 2022, n\u00eb Oran t\u00eb Algjeris\u00eb, ngjalli interesim t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Ceremonit\u00eb e hapjes dhe t\u00eb mbylljes s\u00eb loj\u00ebrave u ndoq\u00ebn nga rreth 40.000 spektator\u00eb secila, nd\u00ebrsa shum\u00eb prej garave sportive u zhvilluan para tribunave t\u00eb mbushura.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb ka, gjithashtu, d\u00ebshmi p\u00ebr interesimin e madh t\u00eb publikut p\u00ebr ngjarjet sportive.<\/p>\n<p>Vendi, i cili ka nj\u00eb nga popullsit\u00eb m\u00eb t\u00eb reja n\u00eb Evrop\u00eb, ka sh\u00ebnuar vazhdimisht k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr bileta n\u00eb ndeshjet e p\u00ebrfaq\u00ebsueseve t\u00eb tij komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb disa raste, interesimi p\u00ebr ndeshjet e Komb\u00ebtares s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb futboll ka tejkaluar kapacitetin e stadiumit \u201cFadil Vokrri\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb, me bileta q\u00eb jan\u00eb shitur brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>Interesim t\u00eb ngjash\u00ebm mund t\u00eb ket\u00eb edhe p\u00ebr garat e Loj\u00ebrave Mesdhetare, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr sportet n\u00eb t\u00eb cilat Kosova ka sh\u00ebnuar suksese nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Xhudoja, si sporti q\u00eb i ka sjell\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb s\u00eb shumti medalje, mund t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebr disiplinat q\u00eb do t\u00eb t\u00ebrhiqnin m\u00eb shum\u00eb spektator\u00eb.<\/p>\n<p>Infrastruktura<br \/>\nQeveria e Kosov\u00ebs ka parapar\u00eb nj\u00eb buxhet prej 250 milion\u00eb eurosh p\u00ebr nd\u00ebrtimin e infrastruktur\u00ebs s\u00eb nevojshme sportive p\u00ebr Loj\u00ebrat Mesdhetare.<\/p>\n<p>Kosova e fitoi t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr organizimin e k\u00ebtyre loj\u00ebrave n\u00eb vitin 2023, megjith\u00ebse n\u00eb at\u00eb koh\u00eb i mungonte nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e infrastruktur\u00ebs s\u00eb nevojshme sportive.<\/p>\n<p>Tre vjet m\u00eb von\u00eb, p\u00ebrgatitjet infrastrukturore vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb prapa planit.<\/p>\n<p>N\u00ebse Kosova humb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr organizimin e loj\u00ebrave, rrezikohen edhe investimet e planifikuara.<\/p>\n<p>Projektet q\u00eb ende nuk kan\u00eb nisur, mund t\u00eb rishikohen ose t\u00eb anulohen, nd\u00ebrsa nd\u00ebrprerja e projekteve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb realizim, mund t\u00eb sjell\u00eb edhe kosto kontraktuale.<\/p>\n<p>\u201cRreziku ekziston n\u00ebse humbet financimi ose urgjenca politike p\u00ebr p\u00ebrfundimin e tyre. Secili projekt duhet t\u00eb vler\u00ebsohet sipas kostos s\u00eb mbetur, dobis\u00eb publike dhe planit t\u00eb mir\u00ebmbajtjes\u201d, n\u00ebnvizon Salihu.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr projektet ku punimet vazhdojn\u00eb, \u00ebsht\u00eb rind\u00ebrtimi i stadiumit \u201cAdem Jashari\u201d n\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb Jugut.<\/p>\n<p>Stadiumi, i parapar\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorim olimpik dhe multifunksional, pritet t\u00eb ket\u00eb rreth 18.000 ul\u00ebse. Megjithat\u00eb, ende nuk dihet se kur do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb punimet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr projekt n\u00eb realizim \u00ebsht\u00eb pishina e mbyllur olimpike n\u00eb Podujev\u00eb, e cila po nd\u00ebrtohet p\u00ebr garat e notit gjat\u00eb Loj\u00ebrave Mesdhetare.<\/p>\n<p>P\u00ebrgatitjet p\u00ebr Fshatin Mesdhetar, nd\u00ebrkaq, jan\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb Qendr\u00ebn e Student\u00ebve n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Projekti p\u00ebrfshin konviktet, palestr\u00ebn \u201c1 Tetori\u201d, mens\u00ebn e student\u00ebve, qendr\u00ebn e sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore dhe nd\u00ebrtesat e tjera p\u00ebrcjell\u00ebse, si dhe sallat e edukat\u00ebs fizike t\u00eb 12 shkollave t\u00eb kryeqytetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt \u00ebsht\u00eb miratuar nj\u00eb kredi prej 42 milion\u00eb eurosh nga Agjencia Franceze p\u00ebr Zhvillim.<\/p>\n<p>Sipas Ministris\u00eb s\u00eb Sportit, punimet parashihet t\u00eb nisin n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2027.<\/p>\n<p>Pallati i Rinis\u00eb dhe Sporteve n\u00eb Prishtin\u00eb, ku planifikohet t\u00eb zhvillohen garat n\u00eb ambiente t\u00eb mbyllura, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr objekt q\u00eb k\u00ebrkon investime.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e raportimit, Kosova vazhdon bisedimet me Bank\u00ebn Evropiane p\u00ebr Rind\u00ebrtim dhe Zhvillim p\u00ebr sigurimin e kredis\u00eb p\u00ebr rind\u00ebrtimin e tij.<\/p>\n<p>Por, nd\u00ebr projektet kryesore q\u00eb ende nuk kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e nd\u00ebrtimit, \u00ebsht\u00eb Stadiumi Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Sipas Ministris\u00eb s\u00eb Sportit, lokacioni i tij ende nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar.<\/p>\n<p>Si mund\u00ebsi p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tij jan\u00eb p\u00ebrmendur Zona Industriale n\u00eb Drenas dhe B\u00ebrnica.<\/p>\n<p>Stadiumi parashihet t\u00eb ket\u00eb s\u00eb paku 25.000 ul\u00ebse dhe t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr ceremonit\u00eb zyrtare t\u00eb hapjes dhe mbylljes s\u00eb Loj\u00ebrave Mesdhetare.<\/p>\n<p>Sipas planifikimit, Kosova ka koh\u00eb deri n\u00eb vitin 2029 p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrfunduar p\u00ebrgatitjet organizative dhe infrastrukturore p\u00ebr Loj\u00ebrat Mesdhetare, t\u00eb cilat parashihet t\u00eb mbahen nga 24 korriku deri m\u00eb 4 gusht 2030.<\/p>\n<p><strong>\u00c7ka jan\u00eb Loj\u00ebrat Mesdhetare?<\/strong><\/p>\n<p>Loj\u00ebrat Mesdhetare jan\u00eb nj\u00eb ngjarje shum\u00ebsport\u00ebshe q\u00eb organizohet \u00e7do kat\u00ebr vjet dhe bashkon sportist\u00eb nga vendet e pellgut t\u00eb Mesdheut, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb tri kontinente: Evrop\u00ebn, Afrik\u00ebn dhe Azin\u00eb.<\/p>\n<p>Ato u organizuan p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 1951, n\u00eb Aleksandri t\u00eb Egjiptit, me pjes\u00ebmarrjen e dhjet\u00eb shteteve dhe 734 sportist\u00ebve.<\/p>\n<p>Sot, Loj\u00ebrat Mesdhetare jan\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shum\u00ebsport\u00ebshe pas Loj\u00ebrave Olimpike dhe organizohen n\u00ebn patronatin e Komitetit Olimpik Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (IOC).<\/p>\n<p>N\u00eb edicionin e vitit 2022, n\u00eb Oran t\u00eb Algjeris\u00eb, mor\u00ebn pjes\u00eb 26 shtete dhe 3.298 sportist\u00eb. N\u00eb edicionin e vitit 2026, n\u00eb Taranto t\u00eb Italis\u00eb, numri i sportist\u00ebve arriti n\u00eb 3.803.<\/p>\n<p>P\u00ebr edicionin e vitit 2030 n\u00eb Prishtin\u00eb, ICMG-ja ka p\u00ebrcaktuar n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb nj\u00eb program baz\u00eb prej 24 sportesh. Ato p\u00ebrfshijn\u00eb: atletik\u00ebn, notin, vaterpolon, basketbollin 3\u00d73, hendbollin, volejbollin, futbollin n\u00eb sall\u00eb (futsal), boksin, xhudon, karaten\u00eb, taek\u00ebondon, mundjen, \u00e7iklizmin, gjimnastik\u00ebn, tenisin, pingpongun, badmintonin, kanotazhin, lundrimin me vela, qitjen, gjuajtjen me hark, pesh\u00ebngritjen, padelin dhe ngjitjen sportive.<\/p>\n<p>P\u00ebr organizimin e Loj\u00ebrave Mesdhetare, Kosova ka n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi edhe me Shqip\u00ebrin\u00eb. Meq\u00eb Kosova nuk ka dalje n\u00eb det, garat e lundrimit me vela jan\u00eb parapar\u00eb t\u00eb zhvillohen n\u00eb Durr\u00ebs.\/<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/kosova-humbje-pertej-sportit-lojerat-mesdhetare\/33904955.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">REL<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vonesat n\u00eb p\u00ebrgatitje, mospajtimet mes institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr organizimin dhe detyrimet e pap\u00ebrmbushura financiare po v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje mbajtjen e Loj\u00ebrave Mesdhetare n\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb 2030. Loj\u00ebrat Mesdhetare jan\u00eb nj\u00eb ngjarje me shum\u00eb sporte, q\u00eb zhvillohet \u00e7do kat\u00ebr vjet dhe cil\u00ebsohet si nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet pas Loj\u00ebrave Olimpike. Kosova nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":59,"featured_media":1293971,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,24],"tags":[],"class_list":["post-1293966","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-sport"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1293966","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/59"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1293966"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1293966\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1293976,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1293966\/revisions\/1293976"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1293971"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1293966"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1293966"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1293966"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}