{"id":1294359,"date":"2026-11-25T07:55:46","date_gmt":"2026-11-25T06:55:46","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1294359"},"modified":"2026-11-25T07:59:39","modified_gmt":"2026-11-25T06:59:39","slug":"rikthehet-ndotja-e-ajrit-ne-prishtine-kosova-mbreme-u-rendit-e-29-ta-ne-bote-per-ajer-te-ndotur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rikthehet-ndotja-e-ajrit-ne-prishtine-kosova-mbreme-u-rendit-e-29-ta-ne-bote-per-ajer-te-ndotur\/","title":{"rendered":"Rikthehet ndotja e ajrit n\u00eb Prishtin\u00eb, Kosova mbr\u00ebm\u00eb u rendit e 29-ta n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr aj\u00ebr t\u00eb ndotur"},"content":{"rendered":"<p>R\u00ebnia e temperaturave, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb kryeqytetin e Kosov\u00ebs, Prishtin\u00eb t\u00eb rikthehet edhe ndotja e ajrit.<br \/>\nBazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e fundit t\u00eb \u2018IQ AIR\u2019 , Kosova mbr\u00ebm\u00eb u rendit n\u00eb vendin e 29-t\u00eb p\u00ebr nga cil\u00ebsia e ajrit n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb fundit, vlera e nivelit t\u00eb grimcave t\u00eb d\u00ebmshme PM, n\u00eb Prishtin\u00eb \u00ebsht\u00eb 79 nj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Kjo vler\u00eb cil\u00ebsohet e d\u00ebmshme p\u00ebr sh\u00ebndetin e njeriut.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, list\u00ebs se ajrit me t\u00eb ndotur n\u00eb bot\u00eb i prin\u00eb kryeqyteti i Pakistanit, Lahore, nd\u00ebrsa Toki e Japonis\u00eb momentalisht e ka ajrin me t\u00eb past\u00ebr n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Ndotja e ajrit nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e dukshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr ndot\u00ebsit m\u00eb shqet\u00ebsues jan\u00eb grimcat e im\u00ebta t\u00eb pezulluara n\u00eb atmosfer\u00eb, t\u00eb njohura si PM10 dhe PM2.5.<\/p>\n<p>PM10 jan\u00eb grimca me diamet\u00ebr deri n\u00eb dhjet\u00eb mikrometra, nd\u00ebrsa PM2.5 jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>Grimcat PM10 mund t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb sistemin e frym\u00ebmarrjes, nd\u00ebrsa PM2.5 dep\u00ebrtojn\u00eb m\u00eb thell\u00eb n\u00eb mushk\u00ebri dhe mund t\u00eb kalojn\u00eb edhe n\u00eb qarkullimin e gjakut.<\/p>\n<p>Ekspozimi ndaj tyre lidhet me rritjen e rrezikut p\u00ebr s\u00ebmundje t\u00eb mushk\u00ebrive, probleme kardiovaskulare dhe vdekje t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>Sipas Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb (OBSH), p\u00ebrqendrimi mesatar vjetor i PM2.5 nuk duhet t\u00eb tejkaloj\u00eb pes\u00eb mikrogram\u00eb p\u00ebr met\u00ebr kub aj\u00ebr. P\u00ebr PM10, udh\u00ebzimi vjetor \u00ebsht\u00eb 15 mikrogram\u00eb.<\/p>\n<p>Pse ndotet ajri n\u00eb Kosov\u00eb?<br \/>\nBurimet e ndotjes jan\u00eb t\u00eb shumta, por tri prej tyre dallohen: prodhimi i energjis\u00eb nga linjiti, ngrohja e sht\u00ebpive me dru e qymyr dhe transporti rrugor.<\/p>\n<p>Termocentralet e Kosov\u00ebs mb\u00ebshteten n\u00eb linjit, nd\u00ebrsa shum\u00eb familje vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin l\u00ebnd\u00eb t\u00eb ngurta djeg\u00ebse p\u00ebr ngrohje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vler\u00ebsim i OBSH-s\u00eb p\u00ebr ndotjen e ajrit brenda sht\u00ebpive n\u00eb Kosov\u00eb, i publikuar n\u00eb vitin 2024, konstatoi lidhje t\u00eb fort\u00eb mes p\u00ebrdorimit t\u00eb drurit p\u00ebr ngrohje dhe shqet\u00ebsimeve sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Raporti theksoi se m\u00ebnyra e ngrohjes dhe gatimit ndikon ndjesh\u00ebm n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ajrit q\u00eb qytetar\u00ebt thithin edhe brenda banesave.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dimrit, kushtet atmosferike mund ta p\u00ebrkeq\u00ebsojn\u00eb situat\u00ebn. Kur ajri i ftoht\u00eb mbetet i bllokuar pran\u00eb tok\u00ebs, ndot\u00ebsit shp\u00ebrndahen m\u00eb ngadal\u00eb dhe p\u00ebrqendrimi i tyre rritet.<\/p>\n<p>Kjo shpjegon pse ndotja mund t\u00eb arrij\u00eb nivele t\u00eb larta pik\u00ebrisht gjat\u00eb muajve kur k\u00ebrkesa p\u00ebr ngrohje \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>Si krahasohet Kosova me vendet e tjera?<br \/>\nProblemi nuk kufizohet vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Agjencis\u00eb Evropiane t\u00eb Mjedisit, gjat\u00eb vitit 2024, n\u00eb shumic\u00ebn e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor u regjistruan p\u00ebrqendrime t\u00eb PM2.5 mbi kufirin vjetor t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Agjencia identifikon p\u00ebrdorimin e l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb ngurta djeg\u00ebse, industrin\u00eb dhe automjetet e vjetra si faktor\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb ndotjes n\u00eb Evrop\u00ebn Qendrore, Lindore dhe Juglindore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb raport i Organizat\u00ebs p\u00ebr Bashk\u00ebpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), i publikuar k\u00ebt\u00eb vit, tregon se pasojat sh\u00ebndet\u00ebsore jan\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Mesatarja rajonale ishte 126 vdekje t\u00eb parakohshme p\u00ebr 100 mij\u00eb banor\u00eb, krahasuar me 39.5 n\u00eb Bashkimin Evropian \u2013 m\u00eb shum\u00eb se trefishi.<\/p>\n<p>Maqedonia e Veriut kishte shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb raportuar n\u00eb rajon, me 146 vdekje p\u00ebr 100 mij\u00eb banor\u00eb, nd\u00ebrsa Mali i Zi m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u00ebn, me 89.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb publikuar m\u00eb her\u00ebt, edhe Instituti Komb\u00ebtar i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Publike t\u00eb Kosov\u00ebs paralajm\u00ebroi p\u00ebr pasojat sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb ndotjes s\u00eb ajrit dhe k\u00ebrkoi, nd\u00ebr t\u00eb tjera, kontrolle m\u00eb rigoroze teknike t\u00eb automjeteve dhe monitorim t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb filtrave t\u00eb termocentraleve.<\/p>\n<p>Pse nuk po zgjidhet problemi?<br \/>\nAvokati i Popullit nuk e sheh problemin vet\u00ebm te burimet e ndotjes, por edhe te m\u00ebnyra se si institucionet p\u00ebrgjigjen ndaj tij.<\/p>\n<p>Raporti evidenton munges\u00eb t\u00eb kapaciteteve njer\u00ebzore dhe teknike p\u00ebr inspektim, dob\u00ebsi n\u00eb zbatimin e legjislacionit dhe nevoj\u00eb p\u00ebr koordinim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nd\u00ebrmjet institucioneve.<\/p>\n<p>N\u00eb vendet evropiane, masat p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ajrit p\u00ebrfshijn\u00eb zgjerimin e sistemeve t\u00eb ngrohjes qendrore, izolimin e nd\u00ebrtesave, kufizimin e emetimeve industriale dhe zhvillimin e transportit m\u00eb pak ndot\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr Kosov\u00ebn, k\u00ebto masa k\u00ebrkojn\u00eb investime afatgjata, por edhe zbatim t\u00eb rregullave ekzistuese.<\/p>\n<p>Avokati i Popullit kujton se mbrojtja e qytetar\u00ebve nga ndotja nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje e politikave mjedisore, por edhe detyrim i shtetit p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb e pyeti Ministrin\u00eb e Mjedisit dhe Planifikimit Hap\u00ebsinor p\u00ebr masat e nd\u00ebrmarra kund\u00ebr ndotjes s\u00eb ajrit dhe planet p\u00ebr muajt e dimrit, por nuk mori p\u00ebrgjigje deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij artikulli.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb prezantimit t\u00eb programit t\u00eb Qeveris\u00eb n\u00eb shtator, kryeministri Albin Kurti premtoi modernizimin e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B.<\/p>\n<p>Kurti paralajm\u00ebroi, gjithashtu, zgjerimin e ngrohjes qendrore n\u00eb Prishtin\u00eb dhe vendosjen e saj n\u00eb tet\u00eb komuna t\u00eb tjera, si dhe investime prej 150 milion\u00eb eurosh n\u00eb efi\u00e7ienc\u00eb t\u00eb energjis\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtesa publike dhe familje.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>R\u00ebnia e temperaturave, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb kryeqytetin e Kosov\u00ebs, Prishtin\u00eb t\u00eb rikthehet edhe ndotja e ajrit. Bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e fundit t\u00eb \u2018IQ AIR\u2019 , Kosova mbr\u00ebm\u00eb u rendit n\u00eb vendin e 29-t\u00eb p\u00ebr nga cil\u00ebsia e ajrit n\u00eb bot\u00eb. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb fundit, vlera e nivelit t\u00eb grimcave t\u00eb d\u00ebmshme PM, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1294360,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1294359","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1294359","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1294359"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1294359\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1294361,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1294359\/revisions\/1294361"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1294360"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1294359"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1294359"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1294359"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}