{"id":1294444,"date":"2026-11-25T11:40:19","date_gmt":"2026-11-25T10:40:19","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1294444"},"modified":"2026-11-25T11:40:19","modified_gmt":"2026-11-25T10:40:19","slug":"gjykata-urdheron-durante-group-dhe-investitorin-tu-paguajne-familjeve-996-mije-euro-per-objektin-e-paperfunduar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/gjykata-urdheron-durante-group-dhe-investitorin-tu-paguajne-familjeve-996-mije-euro-per-objektin-e-paperfunduar\/","title":{"rendered":"Gjykata urdh\u00ebron \u201cDurante Group\u201d dhe investitorin t\u2019u paguajn\u00eb familjeve 996 mij\u00eb euro p\u00ebr objektin e pap\u00ebrfunduar"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb ka aprovuar pjes\u00ebrisht padin\u00eb n\u00eb rastin p\u00ebr mosp\u00ebrmbushje t\u00eb kontrat\u00ebs nga investitori B.G., me kompanin\u00eb \u201cDurante Group\u201d p\u00ebr nd\u00ebrtimin e objektit afarist-banesor. Gjykata ka urdh\u00ebruar t\u00eb paditurit t\u00eb paguajn\u00eb n\u00ebm\u00ebnyr\u00eb solidare shum\u00ebn totale prej 996 mij\u00eb e 100 euro, n\u00eb em\u00ebr t\u00ebfitimit t\u00eb humbur nga qiradh\u00ebnia p\u00ebr padit\u00ebsit.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, N.M., Xh.M (dhe f\u00ebmij\u00ebt e saj M.M, E.M dhe E.M) si dhe F.M., kan\u00eb paditur \u201cDurante Group\u201d p\u00ebr moskryerjen e objektit nd\u00ebrtimor n\u00eb afatin e caktuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb lidhur mes tyre dhe B.G., pronar i \u201cDurante Group\u201d.<\/p>\n<p>\u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d, m\u00eb 31 maj 2025, kishte publikuar emisionin \u201cSht\u00ebpia q\u00eb nuk u b\u00eb kurr\u00eb, af\u00ebr dy dekada pritje p\u00ebr drejt\u00ebsi\u201d, ku tregohej se si ky rast nuk ka marr\u00eb epilog n\u00eb Gjykat\u00eb p\u00ebr af\u00ebr 20 vjet.<\/p>\n<p>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, Departamenti i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Divizioni Civil p\u00ebrmes aktgjykimit t\u00eb dat\u00ebs 4 n\u00ebntor 2026 ka aprovuar pjes\u00ebrisht padin\u00eb e padit\u00ebsve, duke e konstatuar t\u00eb zgjidhur sipas fuqis\u00eb ligjore marr\u00ebveshjen p\u00ebr bashk\u00ebnd\u00ebrtim dhe duke obliguar t\u00eb paditurit \u201cDurante Group\u201d dhe investitorin B.G., q\u00eb solidarisht t\u2019ia kompensojn\u00eb padit\u00ebsve d\u00ebmin material.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb Themelores, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb fitimit t\u00eb humbur nga qiradh\u00ebnia, t\u00eb paditurit duhet t\u00eb paguajn\u00eb shum\u00ebn prej 450 mij\u00eb e 800 euro p\u00ebr padit\u00ebsin N.M., 92 mij\u00eb euro p\u00ebr padit\u00ebsin F.M., si dhe 453 mij\u00eb e 300 euro p\u00ebr padit\u00ebsit tjer\u00eb, k\u00ebshtu n\u00eb shum\u00eb totale prej 996 mij\u00eb e 100 euro.<\/p>\n<p>T\u00eb paditurit obligohen t\u2019i paguajn\u00eb k\u00ebto me kamat\u00eb ligjore p\u00ebrkat\u00ebse, q\u00eb nga dita e paraqitjes s\u00eb padis\u00eb e deri n\u00eb pages\u00ebn definitive, me afat prej 15 dit\u00ebsh nga plotfuqishm\u00ebria e aktgjykimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, u refuzua si e pabazuar pjesa tjet\u00ebr e k\u00ebrkes\u00ebpadis\u00eb s\u00eb padit\u00ebsve, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs kishin k\u00ebrkuar kompensimin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb fitimit t\u00eb humbur t\u00eb shitblerjes dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb d\u00ebmit jomaterial.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, u refuzua plot\u00ebsisht kund\u00ebrpadia e t\u00eb paditurve me t\u00eb cil\u00ebn nd\u00ebr t\u00eb tjera, kishin k\u00ebrkuar q\u00eb padit\u00ebsit t\u00eb paguajn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb d\u00ebmit real dhe fitimit t\u00eb humbur dhe at\u00eb n\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme prej 2 milion\u00eb e 949 mij\u00eb e 26 euro 19 cent\u00eb, si dhe v\u00ebrtetimin e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata obligoi pal\u00ebt e paditura t\u2019ua paguajn\u00eb padit\u00ebsve shpenzimet e procedur\u00ebs kontestimore n\u00eb shum\u00ebn prej 19 mij\u00eb e 439 euro.<\/p>\n<p><strong>Arsyetimi i Themelores<\/strong><\/p>\n<p>Sipas aktgjykimit, Gjykata ka konstatuar se pal\u00ebt kishin lidhur marr\u00ebveshjen p\u00ebr bashk\u00ebnd\u00ebrtim p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs pala padit\u00ebse ia kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion investitorit truallin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb objekti banesor. Tutje, pal\u00ebt kishin lidhur edhe kontrat\u00ebn mbi ndarjen e objektit, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs ishte p\u00ebrcaktuar ndarja e hap\u00ebsirave, ku 20% i takonin pronar\u00ebve t\u00eb truallit dhe 80% investitorit.<\/p>\n<p>Sipas aktgjykimit, me marr\u00ebveshje, i padituri kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebrfundimin e objektit me sistemin \u201c\u00e7el\u00ebsat n\u00eb dor\u00eb\u201d, brenda afatit t\u00eb caktuar. Megjithat\u00eb, punimet kishin mbetur t\u00eb pap\u00ebrfunduara, nd\u00ebrsa objekti kishte arritur vet\u00ebm faz\u00ebn e konstruksionit t\u00eb vrazhd\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb arsyetimin e aktgjykimit, thuhet se p\u00ebrmes ekspertiz\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimtaris\u00eb, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se objekti nuk i plot\u00ebsonte kushtet minimale p\u00ebr banim, pasi punimet e brendshme, instalimet, korridoret, uj\u00ebsjell\u00ebsi dhe kanalizimi nuk ishin p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>Po ashtu, Gjykata ka konstatuar se nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar pretendimi i pal\u00ebs s\u00eb paditur se padit\u00ebsit kan\u00eb pamund\u00ebsuar vazhdimin e punimeve nga investitori, duke iu referuar edhe d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb V.M., i cili kishte deklaruar se padit\u00ebsi N.M., nuk kishte qen\u00eb penges\u00eb p\u00ebr realizimin e projektit dhe se kishte k\u00ebrkuar q\u00eb punimet t\u00eb p\u00ebrfundoheshin sa m\u00eb shpejt\u00eb pasi kishin mbetur pa sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Duke marr\u00eb parasysh\u00eb faktin se padit\u00ebsit\/kund\u00ebrpaditurit kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb tok\u00ebn me q\u00ebllim nd\u00ebrtimi nuk kan\u00eb pasur interes pengimin e nd\u00ebrtimit\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Gjykata ka konstatuar se investitori nuk e kishte p\u00ebrmbushur detyrimin kryesor t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr me kontrat\u00eb, edhe p\u00ebrkund\u00ebr faktit se padit\u00ebsit me parashtres\u00eb kishin njoftuar investitorin p\u00ebr mosp\u00ebrmbushjen e kontrat\u00ebs dhe kishin k\u00ebrkuar p\u00ebrmbushjen e saj.<\/p>\n<p>\u201cRreziku i d\u00ebshtimit t\u00eb ortak\u00ebris\u00eb s\u00eb t\u00eb paditurit me shtetasin gjerman S.H. bie ekskluzivisht mbi vet\u00eb investitorin. Ligji p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet e Detyrimeve (LMD) nuk e liron debitorin nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia n\u00ebse mosp\u00ebrmbushja \u00ebsht\u00eb shkaktuar nga personat q\u00eb ai vet\u00eb i ka angazhuar ose i ka b\u00ebr\u00eb ortak\u00eb pa p\u00eblqimin zyrtar t\u00eb kreditor\u00ebve. Fakti q\u00eb i padituri ka fituar nj\u00eb kontest p\u00ebrmbarimi ndaj ortakut gjerman n\u00eb vler\u00eb prej mbi 600,000.00 euro vet\u00ebm sa e p\u00ebrforcon bindjen e gjykat\u00ebs se mosmarr\u00ebveshjet tregtare kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb tij biznesore dhe nuk mund t\u2019u mvishen si faj familjes M., e cila mbeti thjesht viktim\u00eb pasive e k\u00ebtyre zvarritjeve.\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Po ashtu, Themelorja ka vler\u00ebsuar se, n\u00ebse objekti do t\u00eb ishte p\u00ebrfunduar dhe dor\u00ebzuar sipas kontrat\u00ebs, nj\u00ebsit\u00eb banesore dhe lokalet do t\u00eb mund t\u00eb gjeneronin t\u00eb ardhura t\u00eb rregullta nga qiradh\u00ebnia p\u00ebr padit\u00ebsit, duke konsideruar se fitimi i humbur \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e mosp\u00ebrmbushjes s\u00eb detyrimeve kontraktuale.<\/p>\n<p>\u201cD\u00ebmi \u00ebsht\u00eb real, i matsh\u00ebn, dhe i v\u00ebrtetuar p\u00ebrmes raporteve t\u00eb ekspertit financiar\u201d, vler\u00ebsoi Themelorja.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr kompensimin e fitimit t\u00eb humbur nga shitblerja e banesave dhe lokaleve, Gjykata e ka refuzuar me arsyetimin se padit\u00ebsit kishin k\u00ebrkuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe fitimin e humbur nga qiradh\u00ebnia edhe nga shitja, dhe sipas vendimit, aprovimi i t\u00eb dyjave do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte kompensim t\u00eb dyfisht\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat nj\u00ebsi pron\u00ebsore.<\/p>\n<p>Gjithashtu, shkalla e par\u00eb ka refuzuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr kompensimin e d\u00ebmit jomaterial, p\u00ebrfshir\u00eb d\u00ebmin shpirt\u00ebror dhe psikologjik, si dhe k\u00ebrkesat p\u00ebr kompensimin e shpenzimeve t\u00eb udh\u00ebtimit nga diaspora dhe q\u00ebndrimit n\u00eb hotele.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Gjykata ka refuzuar edhe kund\u00ebrpadin\u00eb e B.G., dhe \u201cDurante Group\u201d t\u00eb dat\u00ebs 29 tetor 2021, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs ishte k\u00ebrkuar kompensimi i d\u00ebmit material dhe fitimit t\u00eb humbur n\u00eb shum\u00ebn e p\u00ebrgjithshme prej 2 milion\u00eb e 949 mij\u00eb e 26 euro e 19 cent\u00eb, si dhe v\u00ebrtetimi i s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn prej 80% t\u00eb ngastr\u00ebs kadastrale dhe objektit banesor.<\/p>\n<p>\u201cPasi u v\u00ebrtetua se vonesa dhe bllokimi i punimeve jan\u00eb pasoj\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e d\u00ebshtimit menaxhues dhe kontraktual t\u00eb vet\u00eb t\u00eb paditurit B.G., (p\u00ebrmes ortak\u00ebve dhe operator\u00ebve t\u00eb paautorizuar q\u00eb ai futi n\u00eb kantier), k\u00ebrkesa e tij p\u00ebr t\u2019u kompensuar nga padit\u00ebsit p\u00ebr d\u00ebm real dhe fitim t\u00eb humbur n\u00eb vler\u00eb prej 2,949,026.19 Euro \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e pabazuar\u201d, thuhet n\u00eb aktgjykim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, sa i p\u00ebrket k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr v\u00ebrtetim t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, Gjykata ka vler\u00ebsuar se marr\u00ebveshjet e lidhura nd\u00ebrmjet pal\u00ebve nuk p\u00ebrb\u00ebnin baz\u00eb p\u00ebr bartjen e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb tok\u00ebs tek investitori, por p\u00ebrcaktonin vet\u00ebm ndarjen e hap\u00ebsirave t\u00eb objektit pas p\u00ebrfundimit t\u00eb punimeve.<\/p>\n<p>Sipas padis\u00eb s\u00eb ushtruar m\u00eb 30 gusht 2007, N.M, S.M dhe F.M., kan\u00eb ushtruar aktpadi p\u00ebr moskryerjen e objektit nd\u00ebrtimor n\u00eb afatin e caktuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb lidhur nd\u00ebrmjet tyre dhe B.G., pronarit t\u00eb \u201cDurante Group Real Estate Development\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes padis\u00eb, \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar nga B.G., q\u00eb t\u00eb kryej\u00eb objektin e nd\u00ebrtimit sa m\u00eb shpejt\u00eb dhe t\u2019ua paguaj\u00eb padit\u00ebsve t\u00eb gjitha obligimet financiare deri n\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb \u00e7el\u00ebsave t\u00eb banesave dhe lokaleve.<\/p>\n<p>Po ashtu, padit\u00ebsit m\u00eb 19 shkurt 2021 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb precizim t\u00eb padis\u00eb duke qen\u00eb pjes\u00eb e pal\u00ebs padit\u00ebse edhe Xh.M. Ata k\u00ebrkuan q\u00eb t\u00eb aprovohet n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi padia, ashtu q\u00eb B.G., t\u00eb obligohet q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mosp\u00ebrmbushjes s\u00eb kontrat\u00ebs t\u00eb paguaj\u00eb shum\u00ebn prej 300 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, m\u00eb 26 gusht 2021 Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb ka marr\u00eb aktvendim me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb lejuar ndryshimi i padis\u00eb n\u00eb kuptimin subjektiv p\u00ebr pal\u00ebn padit\u00ebse, ashtu q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb padit\u00ebsit S.M i cili ka vdekur, si padit\u00ebs do t\u00eb jen\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebt e tij- bashk\u00ebshortja Xh.M dhe f\u00ebmij\u00ebt M.M, E.M dhe E.M.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, i padituri G., m\u00eb 29 tetor 2021 paraqiti kund\u00ebrpadi, duke k\u00ebrkuar nga gjykata q\u00eb padia e pal\u00ebs padit\u00ebse t\u00eb hudhet posht\u00eb ose t\u00eb refuzohet n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, duke k\u00ebrkuar q\u00eb tani padit\u00ebsit t\u2019i njihet fitimi i humbur n\u00eb vler\u00ebn prej 49 mij\u00eb e 300 euro dhe d\u00ebmin jomaterial e d\u00ebmtimin e imazhit n\u00eb vler\u00ebn prej 8 mij\u00eb e 500 euro.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb ka aprovuar pjes\u00ebrisht padin\u00eb n\u00eb rastin p\u00ebr mosp\u00ebrmbushje t\u00eb kontrat\u00ebs nga investitori B.G., me kompanin\u00eb \u201cDurante Group\u201d p\u00ebr nd\u00ebrtimin e objektit afarist-banesor. Gjykata ka urdh\u00ebruar t\u00eb paditurit t\u00eb paguajn\u00eb n\u00ebm\u00ebnyr\u00eb solidare shum\u00ebn totale prej 996 mij\u00eb e 100 euro, n\u00eb em\u00ebr t\u00ebfitimit t\u00eb humbur nga qiradh\u00ebnia p\u00ebr padit\u00ebsit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1294445,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1294444","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1294444","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1294444"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1294444\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1294446,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1294444\/revisions\/1294446"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1294445"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1294444"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1294444"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1294444"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}