{"id":1294491,"date":"2026-11-25T13:47:21","date_gmt":"2026-11-25T12:47:21","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1294491"},"modified":"2026-11-25T13:47:21","modified_gmt":"2026-11-25T12:47:21","slug":"kosova-bleu-700-milione-euro-mallra-ne-tetor-eksportet-mbeten-ne-vetem-124-milione","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/kosova-bleu-700-milione-euro-mallra-ne-tetor-eksportet-mbeten-ne-vetem-124-milione\/","title":{"rendered":"Kosova bleu 700 milion\u00eb euro mallra n\u00eb tetor, eksportet mbet\u00ebn n\u00eb vet\u00ebm 124 milion\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Importet e Kosov\u00ebs u rrit\u00ebn p\u00ebr 12.5 p\u00ebr qind n\u00eb tetor 2026 dhe arrit\u00ebn n\u00eb 699.3 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa eksportet, megjith\u00ebse sh\u00ebnuan rritje m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb p\u00ebrqindje, mbet\u00ebn n\u00eb vet\u00ebm 124.2 milion\u00eb euro. Shqip\u00ebria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia ishin nd\u00ebr partner\u00ebt e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm tregtar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, nga t\u00eb cil\u00ebt u blen\u00eb mallra n\u00eb vler\u00eb prej 75.5 milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Kosova vazhdon t\u00eb blej\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb shum\u00eb mallra nga tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare sesa arrin t\u00eb shes\u00eb jasht\u00eb vendit. Vet\u00ebm gjat\u00eb tetorit 2026, vlera e importeve arriti n\u00eb gati 700 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa eksportet mbet\u00ebn disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. Si rezultat, hendeku tregtar u zgjerua edhe m\u00eb tej, duke e \u00e7uar deficitin n\u00eb 575.1 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs (ASK) tregojn\u00eb se importet gjat\u00eb k\u00ebtij muaji arrit\u00ebn n\u00eb 699.3 milion\u00eb euro, krahasuar me 621.6 milion\u00eb euro n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2025. Kjo paraqet rritje vjetore prej 12.5 p\u00ebr qind.<br \/>\nN\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, eksportet e mallrave arrit\u00ebn n\u00eb 124.2 milion\u00eb euro, duke sh\u00ebnuar rritje prej 35.3 p\u00ebr qind krahasuar me periudh\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb vitit paraprak.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, rritja m\u00eb e shpejt\u00eb e eksporteve nuk ka qen\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb ngushtuar deficitin tregtar. Ai u rrit n\u00eb 575.1 milion\u00eb euro, nga 530 milion\u00eb euro sa ishte n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2025, q\u00eb paraqet thellim prej 8.5 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>N\u00eb terma t\u00eb mbulimit t\u00eb importeve me eksporte, p\u00ebr \u00e7do 100 euro mallra q\u00eb Kosova bleu nga jasht\u00eb, arriti t\u00eb shes\u00eb vet\u00ebm 17.8 euro n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Mbi 75 milion\u00eb euro mallra t\u00eb blera nga Shqip\u00ebria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e shk\u00ebmbimeve tregtare t\u00eb Kosov\u00ebs zhvillohet me vendet e rajonit. Vet\u00ebm nga Shqip\u00ebria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, gjat\u00eb tetorit u importuan mallra n\u00eb vler\u00eb prej rreth 75.5 milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Maqedonia e Veriut ishte partneri m\u00eb i madh nga k\u00ebto tri shtete p\u00ebr nga vlera e mallrave t\u00eb importuara. Nga ky vend, Kosova bleu produkte n\u00eb vler\u00eb prej 36.4 milion\u00eb eurosh, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin 5.2 p\u00ebr qind t\u00eb importeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Serbia renditet pas saj me 21.7 milion\u00eb euro mallra t\u00eb importuara, apo 3.1 p\u00ebr qind t\u00eb totalit, nd\u00ebrsa nga Shqip\u00ebria importet arrit\u00ebn n\u00eb 17.5 milion\u00eb euro, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin 2.5 p\u00ebr qind t\u00eb importeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>N\u00eb drejtim t\u00eb kund\u00ebrt, Kosova eksportoi n\u00eb k\u00ebto tri tregje mallra n\u00eb vler\u00eb prej rreth 58 milion\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ishte destinacioni kryesor i eksporteve kosovare. Gjat\u00eb tetorit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb treg u shit\u00ebn mallra n\u00eb vler\u00eb prej rreth 35.6 milion\u00eb eurosh, apo 28.7 p\u00ebr qind e eksporteve t\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, eksportet arrit\u00ebn n\u00eb rreth 14.1 milion\u00eb euro, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin 11.4 p\u00ebr qind t\u00eb totalit, nd\u00ebrsa n\u00eb Serbi u eksportuan mallra n\u00eb vler\u00eb prej 8.3 milion\u00eb eurosh, apo 6.7 p\u00ebr qind e eksporteve t\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>K\u00ebto shifra tregojn\u00eb se, vet\u00ebm n\u00eb raport me k\u00ebto tri shtete, Kosova bleu rreth 17.5 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb mallra sesa shiti gjat\u00eb nj\u00eb muaji.<\/p>\n<p>Sipas ASK-s\u00eb, eksportet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb Kosov\u00ebs drejt vendeve t\u00eb CEFTA-s arrit\u00ebn n\u00eb 65.9 milion\u00eb euro, duke p\u00ebrb\u00ebr\u00eb 53.1 p\u00ebr qind t\u00eb eksporteve totale. Krahasuar me tetorin e vitit t\u00eb kaluar, ato u rrit\u00ebn p\u00ebr 66.4 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, importet nga vendet e CEFTA-s arrit\u00ebn n\u00eb 84.7 milion\u00eb euro, apo 12.1 p\u00ebr qind t\u00eb importeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme, me rritje vjetore prej 12.3 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Gjermania, Kina dhe Turqia nd\u00ebr partner\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb importit<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 tregjeve rajonale, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e furnizimit t\u00eb Kosov\u00ebs vjen nga vendet e Bashkimit Evropian dhe tregjet e tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Nga vendet e BE-s\u00eb, Kosova importoi mallra n\u00eb vler\u00eb prej 283.6 milion\u00eb eurosh, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin 40.6 p\u00ebr qind t\u00eb importeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme. Kjo kategori sh\u00ebnoi r\u00ebnie t\u00eb leht\u00eb prej 0.2 p\u00ebr qind krahasuar me tetorin e vitit paraprak.<\/p>\n<p>Gjermania ishte partneri kryesor i importit nga Bashkimi Evropian, me 12.8 p\u00ebr qind t\u00eb importeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme, e ndjekur nga Greqia me 5.7 p\u00ebr qind dhe Italia me 4.5 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Pjesa tjet\u00ebr e importeve, n\u00eb vler\u00eb prej 330.9 milion\u00eb eurosh apo 47.3 p\u00ebr qind e totalit, erdhi nga vendet e tjera jasht\u00eb BE-s\u00eb dhe CEFTA-s. N\u00eb k\u00ebt\u00eb grup, Kina dhe Turqia ishin partner\u00ebt kryesor\u00eb, me pjes\u00ebmarrje prej 15.5 dhe 10.6 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket struktur\u00ebs s\u00eb mallrave t\u00eb importuara, pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe e p\u00ebrb\u00ebnin produktet minerale me 18.6 p\u00ebr qind. Pas tyre renditeshin makinerit\u00eb dhe pajisjet mekanike e elektrike me 12.3 p\u00ebr qind, ushqimet e p\u00ebrgatitura, pijet dhe duhani me 11.5 p\u00ebr qind, mjetet e transportit me 11 p\u00ebr qind, si dhe metalet baz\u00eb dhe artikujt prej tyre me 9.3 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, n\u00eb struktur\u00ebn e eksporteve dominonin metalet baz\u00eb dhe artikujt prej tyre me 23.3 p\u00ebr qind, t\u00eb pasuara nga produktet minerale me 20.6 p\u00ebr qind, plastika, goma dhe artikujt prej tyre me 10.7 p\u00ebr qind, ushqimet e p\u00ebrgatitura, pijet dhe duhani me 8.7 p\u00ebr qind, si dhe artikujt e ndrysh\u00ebm t\u00eb prodhuar me 8.1 p\u00ebr qind. \/Monotir<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Importet e Kosov\u00ebs u rrit\u00ebn p\u00ebr 12.5 p\u00ebr qind n\u00eb tetor 2026 dhe arrit\u00ebn n\u00eb 699.3 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa eksportet, megjith\u00ebse sh\u00ebnuan rritje m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb p\u00ebrqindje, mbet\u00ebn n\u00eb vet\u00ebm 124.2 milion\u00eb euro. Shqip\u00ebria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia ishin nd\u00ebr partner\u00ebt e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm tregtar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, nga t\u00eb cil\u00ebt u blen\u00eb mallra n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":719326,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1294491","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1294491","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1294491"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1294491\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1294492,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1294491\/revisions\/1294492"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/719326"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1294491"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1294491"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1294491"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}