{"id":1294493,"date":"2026-11-25T13:55:11","date_gmt":"2026-11-25T12:55:11","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1294493"},"modified":"2026-11-25T14:05:04","modified_gmt":"2026-11-25T13:05:04","slug":"mashtrim-ndaj-shtetit-me-derivate-hib-petrol-dhe-zyrtari-i-saj-te-akuzuar-per-shmangie-doganore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/mashtrim-ndaj-shtetit-me-derivate-hib-petrol-dhe-zyrtari-i-saj-te-akuzuar-per-shmangie-doganore\/","title":{"rendered":"Mashtrim ndaj shtetit me derivate, HIB Petrol dhe zyrtari i saj t\u00eb akuzuar p\u00ebr shmangie doganore"},"content":{"rendered":"<p><strong>Dokumentet q\u00eb, sipas Prokuroris\u00eb, nuk ishin n\u00ebnshkruar nga Zyra Nd\u00ebrlidh\u00ebse Greke dyshohet se u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr shmangien e 545 mij\u00eb eurove n\u00eb akciz\u00eb dhe TVSH. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb rastit \u00ebsht\u00eb menaxheri i kontraktimeve t\u00eb HIB Petrolit, Fatbardh Xhaferi, i cili para hetuesve doganor\u00eb kishte folur p\u00ebr komunikimet me personin \u201cNazi\u201d dhe pagesat n\u00eb llogarin\u00eb e kompanis\u00eb. HIB Petrol mohon p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe pretendon se \u00ebsht\u00eb pal\u00eb e d\u00ebmtuar nga veprimet e individ\u00ebve t\u00eb caktuar. Kompania thot\u00eb se pagesa e detyrimeve t\u00eb k\u00ebrkuara nga Dogana nuk n\u00ebnkupton pranim t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb ka ngritur aktakuz\u00eb, e m\u00eb pas edhe aktakuz\u00eb t\u00eb plot\u00ebsuar, ndaj kompanis\u00eb \u201cHIB Petrol\u201d SH.P.K. dhe menaxherit t\u00eb kontraktimeve t\u00eb saj, Fatbardh Xhaferit.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, kompania dhe zyrtari i saj dyshohet se kan\u00eb p\u00ebrdorur dokumente t\u00eb falsifikuara p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar lirim nga detyrimet doganore gjat\u00eb importit t\u00eb derivateve.<\/p>\n<p>Shuma e pretenduar e shmangies, q\u00eb p\u00ebrfshin akciz\u00ebn dhe TVSH-n\u00eb, arrin n\u00eb 545 mij\u00eb e 389 euro. Dokumentet e Prokuroris\u00eb p\u00ebrshkruajn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si dyshohet se \u00ebsht\u00eb realizuar kjo skem\u00eb, rolin q\u00eb kishte Xhaferi n\u00eb komunikimin me Zyr\u00ebn Nd\u00ebrlidh\u00ebse t\u00eb Greqis\u00eb dhe deklaratat e dh\u00ebna nga personat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb qershorit t\u00eb 2025-\u00ebs, aktakuz\u00ebs e plot\u00ebsuar n\u00eb vitin 2026 dhe aktvendimit p\u00ebr fillimin e hetimeve t\u00eb marsit 2022, veprimet p\u00ebr t\u00eb cilat akuzohen t\u00eb pandehurit dyshohet se kan\u00eb ndodhur nga 1 janar 2019 deri me 12.03.2022 n\u00eb Prishtin\u00eb\u201d. \u00c7\u00ebshtja penale kishte nisur pas ndalimit t\u00eb Fatbardh Xhaferit m\u00eb 18 mars 2022, n\u00eb or\u00ebn 09:00, nd\u00ebrsa nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, m\u00eb 19 mars 2022, Prokuroria kishte nxjerr\u00eb aktvendimin p\u00ebr fillimin e hetimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb dokumentet e Prokuroris\u00eb, HIB Petrol figuron me pronar HIB Holding dhe aksionar t\u00eb vet\u00ebm Ibrahim Bucaliun. N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, kompania p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga Korab Sejdiu, nd\u00ebrsa mbrohet nga avokati Granit Vokshi. Fatbardh Xhaferi, i cili n\u00eb koh\u00ebn e veprimeve t\u00eb pretenduara ishte menaxher i kontraktimeve n\u00eb kompani. Prokurorin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast e p\u00ebrfaq\u00ebson prokurori Besart Mustafa.<\/p>\n<h2>Si e p\u00ebrshkruan Prokuroria skem\u00ebn e HIB Petrolit dhe Fatbardh Xhaferit<\/h2>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb, Prokuroria shpjegon se Fatbardh Xhaferi, \u201cn\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb personit p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb personit juridik HIB Petrol SH.P.K, duke qen\u00eb i pun\u00ebsuar menaxher i kontraktimeve\u201d, dyshohet se kishte paraqitur n\u00eb Dogan\u00eb dokumente t\u00eb falsifikuara me q\u00ebllim t\u00eb shmangies nga pagesa e detyrimeve tatimore, doganore dhe akcizore gjat\u00eb importimit apo eksportimit t\u00eb mallrave.<\/p>\n<p>Sipas p\u00ebrshkrimit t\u00eb Prokuroris\u00eb, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr dokumente q\u00eb pretendohej se ishin l\u00ebshuar nga Zyra Nd\u00ebrlidh\u00ebse e Republik\u00ebs s\u00eb Greqis\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, p\u00ebrmes t\u00eb cilave synohej lirimi nga detyrimet p\u00ebrkat\u00ebse. N\u00eb aktakuz\u00eb p\u00ebrmenden konkretisht \u201cdokument t\u00eb rrejsh\u00ebm, dokumentet p\u00ebr lirimin, kinse t\u00eb l\u00ebshuara nga Zyra Nd\u00ebrlidh\u00ebse e Republik\u00ebs s\u00eb Greqis\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb dhe kontratat e shitblerjes nd\u00ebrmjet HIB Petroll me Zyr\u00ebn Nd\u00ebrlidh\u00ebse t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Greqis\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga elementet kryesore mbi t\u00eb cilat mb\u00ebshtetet akuza e shtetit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjja e vet\u00eb Zyr\u00ebs Nd\u00ebrlidh\u00ebse t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Greqis\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas dokumentit t\u00eb akuz\u00ebs, nga kjo p\u00ebrgjigje rezulton se dokumentet e paraqitura \u201cnuk jan\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruar nga Zyra Nd\u00ebrlidh\u00ebse e Republik\u00ebs s\u00eb Greqis\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pra, sipas Prokuroris\u00eb, dokumentet q\u00eb ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar lirimin nga detyrimet doganore nuk ishin n\u00ebnshkruar nga institucioni q\u00eb pretendohej se i kishte l\u00ebshuar ato.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto veprime, HIB Petrol SH.P.K., n\u00eb lidhje me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale t\u00eb personave juridik\u00eb sipas nenit 5 t\u00eb Ligjit nr. 04\/L-030, si dhe Fatbardh Xhaferi akuzohen p\u00ebr dy vepra penale: \u201cShmangia nga pagesa e tarifave t\u00eb detyrueshme doganore ose tarifave akcizore\u201d, nga neni 312, paragrafi 4 i KPRK-s\u00eb, dhe \u201cFalsifikimi i dokumenteve\u201d, nga neni 390, paragrafi 2 i KPRK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas llogaritjeve t\u00eb paraqitura n\u00eb dokumentet e Prokuroris\u00eb, detyrimet e pretenduara t\u00eb shmangura ndahen n\u00eb k\u00ebto shuma: Akciza:382 235 euro; TVSH-ja: 163 154.1 euro; Gjithsej shmangie: 545 389 euro.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb shumat q\u00eb Prokuroria i paraqet si detyrime t\u00eb shmangura n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nd\u00ebrsa p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale e t\u00eb akuzuarve mbetet t\u00eb v\u00ebrtetohet n\u00eb procedur\u00eb gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr <a href=\"https:\/\/insajderi.org\/mashtrim-ndaj-shtetit-me-derivate-hib-petrol-dhe-zyrtari-i-saj-te-akuzuar-per-shmangie-doganore\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Insajderin<\/a>, HIB Petrol ka mohuar \u00e7do p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, duke deklaruar se e konsideron veten pal\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuar. Kompania pretendon se e gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtja lidhet me keqp\u00ebrdorimin e autorizimeve dhe pozit\u00ebs nga individ\u00eb t\u00eb caktuar, p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb p\u00ebrfitimit individual, pa asnj\u00eb p\u00ebrfshirje t\u00eb HIB Petrolit.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha provat do t\u00eb paraqiten dhe sqarohen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedur\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>HIB Petrol ka kund\u00ebrshtuar gjithashtu q\u00eb pagesa e detyrimeve shtes\u00eb t\u00eb interpretohet si pranim i p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale. Sipas kompanis\u00eb, k\u00ebto pagesa jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shkak se Dogana e Kosov\u00ebs kishte nxjerr\u00eb vendime p\u00ebrfundimtare n\u00eb procedur\u00eb administrative, t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebnin obligim ligjor dhe ishin subjekt i ekzekutimit t\u00eb detyruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kompania thot\u00eb se k\u00ebto vendime administrative i ka kontestuar dhe se ligjshm\u00ebria e tyre do t\u00eb vler\u00ebsohet nga gjykata kompetente. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, HIB Petrol thekson se p\u00ebrmbushja e detyrimeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga Dogana nuk p\u00ebrb\u00ebn pranim t\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie penale.<\/p>\n<p>Kompania ka deklaruar se ka bashk\u00ebpunuar me t\u00eb gjitha institucionet gjat\u00eb trajtimit t\u00eb k\u00ebtij rasti, p\u00ebrfshir\u00eb Dogan\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe Prokurorin\u00eb, dhe se do t\u00eb vazhdoj\u00eb bashk\u00ebpunimin p\u00ebr zbardhjen e plot\u00eb t\u00eb rrethanave. HIB Petrol ka p\u00ebrs\u00ebritur se mbetet e p\u00ebrkushtuar t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb sqarimin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"IskOlc1s30\"><p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/hib-petrol-zhvat-keq-kompanine-pastrimi-ia-shet-naften-me-fitim-86-here-me-te-larte-sesa-aqp-se\/\">\u201cHiB Petrol\u201d zhvat keq kompanin\u00eb \u201cPastrimi\u201d, ia shet naft\u00ebn me fitim 8,6 her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb sesa AQP-s\u00eb<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; visibility: hidden;\" title=\"\u201c\u201cHiB Petrol\u201d zhvat keq kompanin\u00eb \u201cPastrimi\u201d, ia shet naft\u00ebn me fitim 8,6 her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb sesa AQP-s\u00eb\u201d \u2014 Gazeta Online Reporteri.net\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/lajme\/hib-petrol-zhvat-keq-kompanine-pastrimi-ia-shet-naften-me-fitim-86-here-me-te-larte-sesa-aqp-se\/embed\/#?secret=WQVSFqaBAs#?secret=IskOlc1s30\" data-secret=\"IskOlc1s30\" width=\"500\" height=\"282\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/p>\n<h2>Rasti nisi pas kall\u00ebzimit penal t\u00eb Dogan\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs<\/h2>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar se si kishte nisur hetimi ndaj HIB Petrolit dhe Fatbardh Xhaferit, aktvendimi p\u00ebr fillimin e hetimeve i 19 marsit 2022 jep holl\u00ebsi p\u00ebr rrug\u00ebn q\u00eb kishte ndjekur rasti para se t\u00eb arrinte n\u00eb Prokurori.<\/p>\n<p>Aktvendimi p\u00ebr fillimin e faz\u00ebs s\u00eb hetimeve q\u00eb ishte nxjerr\u00eb m\u00eb 19 mars 2022 shpjegon se Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, Departamenti i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, m\u00eb 18 mars 2022 kishte pranuar kall\u00ebzimin penal t\u00eb Dogan\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht Sektorit t\u00eb Hetuesis\u00eb.<\/p>\n<p>Pas pranimit t\u00eb kall\u00ebzimit dhe shqyrtimit t\u00eb dokumenteve p\u00ebrcjell\u00ebse, Prokuroria kishte vler\u00ebsuar se kishte baz\u00eb p\u00ebr nisjen e hetimeve. N\u00eb arsyetimin e aktvendimit thuhet se, pas shqyrtimit dhe vler\u00ebsimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave nga kall\u00ebzimi penal dhe shkresave t\u00eb tjera t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs, ekzistonte \u201cdyshimi i arsyesh\u00ebm se t\u00eb pandehurit i kan\u00eb kryer veprat penale\u201d.<\/p>\n<p>Prokuroria kishte arsyetuar se hetimi duhej t\u00eb fillonte \u201cme q\u00ebllim q\u00eb gjat\u00eb procedur\u00ebs hetimore t\u00eb mblidhen prova dhe t\u00eb dh\u00ebna, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb cilave do t\u00eb vendoset p\u00ebr ngritjen e aktakuz\u00ebs apo pushimin e procedur\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin aktvendim jepen edhe t\u00eb dh\u00ebnat e holl\u00ebsishme p\u00ebr Fatbardh Xhaferin, t\u00eb njohur me nofk\u00ebn \u201cBardhi\u201d.<\/p>\n<p>Sipas aktvendimit, Xhaferi ishte ndaluar m\u00eb 18 mars 2022, n\u00eb or\u00ebn 09:00. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb aktakuz\u00eb p\u00ebrshkruhen edhe masat q\u00eb ishin caktuar ndaj tij pas ndalimit: nga 18 marsi 2022 deri m\u00eb 18 korrik 2022 kishte qen\u00eb n\u00ebn arrest sht\u00ebpiak, nd\u00ebrsa nga 18 korriku 2022 deri m\u00eb 17 gusht 2022 kishte qen\u00eb n\u00ebn mas\u00ebn e paraqitjes n\u00eb stacion policor.<\/p>\n<h2>Deklarata e Xhaferit p\u00ebr komunikimin me grek\u00ebt dhe pagesat n\u00eb llogarin\u00eb e HIB-it<\/h2>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb pasqyrohen edhe deklaratat e personave t\u00eb intervistuar gjat\u00eb hetimeve, t\u00eb cilat lidhen me m\u00ebnyr\u00ebn se si realizohej komunikimi me Zyr\u00ebn Nd\u00ebrlidh\u00ebse t\u00eb Greqis\u00eb dhe me pagesat q\u00eb, sipas deklarimeve, kalonin p\u00ebrmes llogaris\u00eb s\u00eb HIB Petrolit.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitarja Luljeta Mahmuti, para hetuesve doganor\u00eb, kishte deklaruar se \u201cFatbardhi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me pjes\u00ebn e ambasadave\u201d. Ky deklarim p\u00ebrmendet n\u00eb aktakuz\u00eb n\u00eb mesin e provave q\u00eb lidhen me rolin e Fatbardh Xhaferit n\u00eb komunikimet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Xhaferi, n\u00eb deklarat\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb para hetuesve doganor\u00eb m\u00eb 18 mars 2022, kishte folur p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si zhvillohej komunikimi me Zyr\u00ebn Nd\u00ebrlidh\u00ebse Greke. Ai kishte deklaruar se \u201ckomunikimi me zyr\u00ebn nd\u00ebrlidh\u00ebse greke \u00ebsht\u00eb bere p\u00ebrmes personit Nazit, me num\u00ebr telefoni 049\/182\u2026\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn deklarat\u00eb, Xhaferi kishte treguar edhe se si, sipas tij, realizoheshin pagesat. \u201cPagesat i kane deponuar n\u00eb llogari t\u00eb HIB p\u00ebrtrollit me num\u00ebr te fatur\u00ebs\u201d, kishte deklaruar ai para hetuesve doganor\u00eb.<\/p>\n<p>Por, kur Xhaferi u paraqit para prokurorit m\u00eb 9 shkurt 2024, q\u00ebndrimi i tij ishte ndryshe. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb jepte nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr rastin, ai kishte zgjedhur t\u00eb mbrohej n\u00eb heshtje. \u201cD\u00ebshiron t\u00eb mbrohet n\u00eb heshtje\u201d, thuhet n\u00eb dokumentin e Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb dokumentet e hetimit pasqyrohen dy momente t\u00eb ndryshme t\u00eb deklarimit t\u00eb tij: fillimisht, para hetuesve doganor\u00eb, Xhaferi kishte folur p\u00ebr personin p\u00ebrmes t\u00eb cilit zhvillohej komunikimi me zyr\u00ebn greke dhe p\u00ebr deponimin e pagesave n\u00eb llogarin\u00eb e HIB Petrolit; nd\u00ebrsa para prokurorit kishte zgjedhur t\u00eb mos deklarohej.<\/p>\n<h2>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i HIB Petrolit u mbrojt n\u00eb heshtje, avokati tha se detyrimet ishin shlyer<\/h2>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, para Prokuroris\u00eb ishte intervistuar edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i autorizuar i HIB Petrolit, Korab Sejdiu, i cili n\u00eb dokumente figuron si menaxher i kontraktimeve.<\/p>\n<p>Sejdiu kishte dh\u00ebn\u00eb deklarat\u00eb m\u00eb 18 mars 2025. Pas konsultimit me avokatin Granit Vokshi, ai kishte zgjedhur t\u00eb mbrohej n\u00eb heshtje, nj\u00ebsoj si\u00e7 kishte vepruar edhe Fatbardh Xhaferi gjat\u00eb deklarimit t\u00eb tij n\u00eb Prokurori.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, avokati Granit Vokshi kishte paraqitur q\u00ebndrimin e mbrojtjes lidhur me detyrimet doganore q\u00eb ishin konstatuar gjat\u00eb kontrollit t\u00eb kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas deklarimit t\u00eb mbrojt\u00ebsit, \u201csi rezultat i kontrollit nga ana e Dogan\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ku kan\u00eb rezultuar disa detyrime doganore si\u00e7 jan\u00eb akciza dhe TVSH, kompania Hib Petrol SH.P.K. n\u00eb baz\u00eb t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb detyrimeve t\u00eb caktuara nga ana e dogan\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje dhe ka shlyer t\u00eb gjitha detyrimet duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe k\u00ebto detyrime\u201d.<\/p>\n<p>Pra, p\u00ebrderisa Prokuroria n\u00eb aktakuz\u00eb pretendon se jan\u00eb shmangur detyrime doganore dhe akcizore n\u00eb vler\u00eb prej mbi 545 mij\u00eb eurosh, mbrojtja e HIB Petrolit ka deklaruar se kompania i ka shlyer detyrimet e p\u00ebrcaktuara nga Dogana e Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato q\u00eb lidhen me akciz\u00ebn dhe TVSH-n\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i paraqitur nga mbrojt\u00ebsi i kompanis\u00eb n\u00eb Prokurori, nd\u00ebrsa pretendimet penale t\u00eb ngritura n\u00eb aktakuz\u00eb mbeten objekt i shqyrtimit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<h2>Telefonat, faturat dhe ekspertiza financiare n\u00eb mesin e provave t\u00eb Prokuroris\u00eb<\/h2>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 deklaratave t\u00eb personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Prokuroria ka propozuar edhe nj\u00eb num\u00ebr dokumentesh dhe provash q\u00eb lidhen me importin e derivateve, k\u00ebrkesat p\u00ebr lirim nga taksat dhe komunikimet e zhvilluara gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb hetuar.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e provave t\u00eb propozuara n\u00eb aktakuz\u00eb jan\u00eb deklaratat unike doganore dhe dokumentet p\u00ebrcjell\u00ebse t\u00eb tyre. Po ashtu, p\u00ebrmenden shkresat nga sektori i kontroll\u00ebs pas-importuese te subjekti \u201cHIB Petroll\u201d, si dhe faturat q\u00eb ishin dor\u00ebzuar nga Fatbardh Xhaferi.<\/p>\n<p>Prokuroria ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb list\u00ebn e provave edhe k\u00ebrkesat dhe kontratat p\u00ebr lirim nga taksat, dokumente q\u00eb lidhen drejtp\u00ebrdrejt me pretendimin se kompania kishte p\u00ebrdorur dokumentacion p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar lirimin nga detyrimet doganore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr e provave p\u00ebrb\u00ebhet nga raporti i ekzaminimit t\u00eb telefonave dhe SIM-kartelave. K\u00ebto dokumente jan\u00eb pjes\u00eb e materialit t\u00eb propozuar nga Prokuroria p\u00ebr shqyrtimin e rastit dhe lidhen me komunikimet q\u00eb jan\u00eb trajtuar gjat\u00eb hetimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e provave \u00ebsht\u00eb edhe ekspertiza financiare e ekspertit Ramadan Ferizi, e dat\u00ebs 24 shkurt 2025.<\/p>\n<p>Pra, p\u00ebrve\u00e7 dokumenteve doganore dhe faturave, Prokuroria mb\u00ebshtetet edhe n\u00eb ekzaminimin e pajisjeve telefonike dhe n\u00eb ekspertiz\u00ebn financiare p\u00ebr t\u00eb argumentuar pretendimet e saj ndaj t\u00eb akuzuarve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale figurojn\u00eb t\u00eb akuzuar edhe Hajdar Hajdari dhe kompania \u201cALFA TRADE\u201d Sh.P.K., Jashar Gjoka, nd\u00ebrsa n\u00eb aktakuz\u00ebn e plot\u00ebsuar \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr ndjekja ndaj biznesit individual \u201cN.T. FER Petroll\u201d. N\u00eb mesin e personave t\u00eb akuzuar figuron edhe Nazmi Kastrati.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dokumentet q\u00eb, sipas Prokuroris\u00eb, nuk ishin n\u00ebnshkruar nga Zyra Nd\u00ebrlidh\u00ebse Greke dyshohet se u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr shmangien e 545 mij\u00eb eurove n\u00eb akciz\u00eb dhe TVSH. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb rastit \u00ebsht\u00eb menaxheri i kontraktimeve t\u00eb HIB Petrolit, Fatbardh Xhaferi, i cili para hetuesve doganor\u00eb kishte folur p\u00ebr komunikimet me personin \u201cNazi\u201d dhe pagesat n\u00eb llogarin\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":1294499,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[2483,2133,2432,1860],"class_list":["post-1294493","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-dogana-e-kosoves","tag-hib-petrol","tag-mashtrim","tag-prokuroria-e-shtetit"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1294493","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1294493"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1294493\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1294496,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1294493\/revisions\/1294496"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1294499"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1294493"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1294493"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1294493"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}