{"id":1294509,"date":"2026-11-24T14:18:53","date_gmt":"2026-11-24T13:18:53","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1294509"},"modified":"2026-11-25T14:23:57","modified_gmt":"2026-11-25T13:23:57","slug":"sinjalizuesit-dhe-mediat-mes-se-drejtes-per-te-folur-dhe-pergjegjesise-per-te-verteten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/sinjalizuesit-dhe-mediat-mes-se-drejtes-per-te-folur-dhe-pergjegjesise-per-te-verteten\/","title":{"rendered":"Sinjalizuesit dhe mediat: Mes s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb folur dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Pas shum\u00eb shkeljeve q\u00eb dalin n\u00eb publik q\u00ebndron dikush q\u00eb ka vendosur t\u00eb mos hesht\u00eb. Informacionet e tij mund t\u00eb zbulojn\u00eb korrupsion, keqp\u00ebrdorime e padrejt\u00ebsi, por jo gjith\u00e7ka q\u00eb thot\u00eb nj\u00eb sinjalizues duhet marr\u00eb si e v\u00ebrtet\u00eb. Media duhet t&#8217;i verifikoj\u00eb pretendimet e tij, ta mbroj\u00eb burimin dhe t&#8217;i d\u00ebgjoj\u00eb edhe ata p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt raportohet. Por, historia nuk p\u00ebrfundon me publikimin e lajmit. N\u00ebse ai q\u00eb ka vendosur t\u00eb flas\u00eb p\u00ebrballet m\u00eb pas me k\u00ebrc\u00ebnime, degradim apo largim nga puna, media ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi t&#8217;i ndjek\u00eb, t&#8217;i verifikoj\u00eb dhe t&#8217;i raportoj\u00eb edhe k\u00ebto veprime t\u00eb mundshme hakmarr\u00ebse. Sepse nuk mjafton ta nxjerr\u00ebsh n\u00eb drit\u00eb nj\u00eb shkelje, nd\u00ebrsa ta l\u00ebsh n\u00eb harres\u00eb at\u00eb q\u00eb pati guximin ta raportoj\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7do dit\u00eb n\u00eb institucionet tona merren vendime q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve. P\u00ebr disa prej tyre m\u00ebsojm\u00eb kur b\u00ebhen publike, p\u00ebr disa t\u00eb tjera shohim vet\u00ebm pasojat, pa e kuptuar asnj\u00ebher\u00eb se \u00e7far\u00eb ka ndodhur prapa tyre. Ka edhe vendime q\u00eb p\u00ebrgatiten larg syve t\u00eb publikut, prapa dyerve t\u00eb mbyllura, por pasojat e t\u00eb cilave i ndiejm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Kush i ka marr\u00eb, si jan\u00eb marr\u00eb dhe interesave t\u00eb kujt u kan\u00eb sh\u00ebrbyer jan\u00eb pyetje q\u00eb jo gjithmon\u00eb marrin p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Fatmir\u00ebsisht, brenda k\u00ebtyre institucioneve ka njer\u00ebz q\u00eb mund ta din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb ka ndodhur, kush ka ndikuar dhe \u00e7far\u00eb po p\u00ebrgatitet t\u00eb ndodh\u00eb. Ndonj\u00ebher\u00eb, jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebta njer\u00ebz q\u00eb mund ta nxjerrin n\u00eb drit\u00eb at\u00eb q\u00eb p\u00ebr publikun mbetet e fsheht\u00eb.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb jet\u00eb emri i nj\u00eb personi q\u00eb dihet se do t\u00eb pun\u00ebsohet, ende pa u shpallur konkursi. Nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb gjyq\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn dikush e di paraprakisht se si do t\u00eb vendoset, edhe pse gjykimi ende vazhdon. Nj\u00eb tender n\u00eb ministri p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb rruge, fituesi i t\u00eb cilit mund t\u00eb jet\u00eb caktuar para se t\u00eb hapen ofertat. Apo mungesa e barnave n\u00eb nj\u00eb spital, ku pacient\u00ebt detyrohen t&#8217;i blejn\u00eb vet\u00eb, nd\u00ebrsa dikush brenda e di pse ato nuk jan\u00eb siguruar. Edhe pas nj\u00eb vendimi p\u00ebr shtrenjtimin e rrym\u00ebs mund t\u00eb ket\u00eb informacione q\u00eb publiku nuk i di, por q\u00eb ngren\u00eb dyshime p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si jan\u00eb llogaritur kostot.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb pak nga situatat ku ajo q\u00eb qytetar\u00ebt shohin \u00ebsht\u00eb pasoja, nd\u00ebrsa ajo q\u00eb ka ndodhur fshehur mes burokracis\u00eb mund t\u00eb dihet vet\u00ebm nga njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb aty, q\u00eb i kan\u00eb par\u00eb dokumentet, i kan\u00eb d\u00ebgjuar bisedat ose kan\u00eb qen\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si jan\u00eb marr\u00eb vendimet.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, e d\u00ebgjojm\u00eb shprehjen: \u201cE kam njerin mrena\u201d. Zakonisht p\u00ebrdoret kur dikush ka nj\u00eb person brenda nj\u00eb institucioni, q\u00eb e di se \u00e7far\u00eb po ndodh aty, edhe kur t\u00eb tjer\u00ebt nuk kan\u00eb dijeni. Por ai \u201cnjeri mrena\u201d mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa dikush q\u00eb na tregon nj\u00eb informacion para t\u00eb tjer\u00ebve. Mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebs q\u00eb ka par\u00eb dokumente, ka d\u00ebgjuar p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb dyshimt\u00eb apo ka kuptuar se po p\u00ebrgatitet nj\u00eb shkelje e ligjit.<\/p>\n<p>N\u00ebse ai \u201cnjeri mrena\u201d vendos t\u00eb mos hesht\u00eb, por t&#8217;i raportoj\u00eb k\u00ebto informacione p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesin publik, n\u00ebse plot\u00ebson kushtet e ligjit, ai mund t\u00eb marr\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e sinjalizuesit. Ndonj\u00ebher\u00eb, informacioni q\u00eb ai ka vendosur ta ndaj\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebrfundon n\u00eb nj\u00eb redaksi, duke nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb at\u00eb q\u00eb deri at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb ditur vet\u00ebm nga pak njer\u00ebz brenda institucionit.<\/p>\n<p>K\u00ebto pyetje nuk jan\u00eb vet\u00ebm dilema q\u00eb secili gazetar duhet t&#8217;i zgjidh\u00eb vet\u00eb. Ato trajtohen edhe n\u00eb Kodin e Mediave t\u00eb Shkruara t\u00eb Kosov\u00ebs, i cili n\u00eb Kapitullin VIII u kushton nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb sinjalizuesve dhe m\u00ebnyr\u00ebs se si duhet t\u00eb raportojn\u00eb mediat p\u00ebr ta. Kodi k\u00ebrkon q\u00eb sinjalizuesit t\u00eb trajtohen drejt dhe t&#8217;u jepet mund\u00ebsi e barabart\u00eb me personat e tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb artikull.<\/p>\n<p>Kodi e konsideron shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb fillimin e fushatave lin\u00e7uese apo degraduese p\u00ebr ose kund\u00ebr sinjalizuesve apo personave t\u00eb lidhur me ta, nd\u00ebrsa k\u00ebrkon q\u00eb personat ndaj t\u00eb cil\u00ebve b\u00ebhet sinjalizimi t\u00eb trajtohen si t\u00eb pafajsh\u00ebm deri n\u00eb nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, Kodi nuk k\u00ebrkon q\u00eb media t&#8217;i besoj\u00eb pa kushte sinjalizuesit, por as ta v\u00ebr\u00eb at\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr vet\u00ebm pse ka vendosur t\u00eb flas\u00eb. Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh informacion p\u00ebr nj\u00eb shkelje t\u00eb mundshme, e tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb ta verifikosh, ta ballafaqosh me faktet dhe ta publikosh me kujdes. Fakti q\u00eb dikush sinjalizon nuk do t\u00eb thot\u00eb se gjith\u00e7ka q\u00eb thot\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, ashtu si mohimi i pretendimeve nga nj\u00eb institucion nuk do t\u00eb thot\u00eb se ato jan\u00eb t\u00eb pabaza.<\/p>\n<h2>Kush ia jep emrin sinjalizuesit?<\/h2>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, ligji dikur i quante informator\u00eb. K\u00ebshtu i p\u00ebrcaktonte ligji i vitit 2011 personat q\u00eb, n\u00eb mir\u00ebbesim, raportonin veprime t\u00eb dyshuara t\u00eb kund\u00ebrligjshme. N\u00eb vitin 2018, me miratimin e Ligjit nr. 06\/L-085 p\u00ebr Mbrojtjen e Sinjalizuesve, ndryshimi nisi q\u00eb nga emri, mbase edhe si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t&#8217;iu larguar asociacioneve negative q\u00eb fjala informator mund t\u00eb sillte nga e kaluara. Por ndryshimi nuk mbeti vet\u00ebm te em\u00ebrtimi. Ligji i ri p\u00ebrcaktoi m\u00eb qart\u00eb se kush mund t\u00eb sinjalizoj\u00eb, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb raportohet dhe si duhet t\u00eb mbrohet personi q\u00eb vendos t\u00eb flas\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb shkelja t\u00eb ket\u00eb ndodhur apo d\u00ebmi t\u00eb jet\u00eb shkaktuar: ligji lejon edhe raportimin e nj\u00eb shkeljeje q\u00eb ka gjasa t\u00eb ndodh\u00eb. Megjithat\u00eb, jo \u00e7do pak\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb vendin e pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb sinjalizim dhe as secili q\u00eb e quan veten sinjalizues e fiton automatikisht mbrojtjen ligjore. R\u00ebnd\u00ebsi kan\u00eb interesi publik, rrethanat e raportimit dhe besimi i arsyesh\u00ebm n\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e informacionit.<\/p>\n<p>Ligji njeh sinjalizimin e brendsh\u00ebm, at\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm tek autoritetet kompetente dhe n\u00eb kushte t\u00eb caktuara, sinjalizimin publik, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet mediave. Sipas nenit 20, shpalosja publike mund t\u00eb mbrohet, nd\u00ebr t\u00eb tjera, kur personi ka arsye t\u00eb besoj\u00eb se raportimi n\u00eb rrug\u00eb institucionale do ta ekspozonte ndaj nd\u00ebshkimit, se provat mund t\u00eb zhduken, kur ekziston nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz i menj\u00ebhersh\u00ebm ose kur autoritetet nuk kan\u00eb vepruar brenda afatit ligjor.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu takohen sinjalizuesi dhe gazetari: nj\u00ebri k\u00ebrkon t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim me interes publik, tjetri duhet ta vler\u00ebsoj\u00eb informacionin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur. K\u00ebtu merr r\u00ebnd\u00ebsi edhe Kapitulli VIII i Kodit t\u00eb KMSHK-s\u00eb, i cili k\u00ebrkon mbrojtjen e burimeve konfidenciale, edhe kur personi nuk e ka k\u00ebrkuar shprehimisht k\u00ebt\u00eb. Sepse burimi mund t\u00eb zbulohet jo vet\u00ebm nga emri, por edhe nga nj\u00eb dokument, dat\u00eb apo holl\u00ebsi q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb identifikuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Krahas Kodit, Ligji nr. 04\/L-137 p\u00ebr Mbrojtjen e Burimeve t\u00eb Gazetaris\u00eb u njeh gazetar\u00ebve mbrojtje juridike p\u00ebr ruajtjen e burimeve t\u00eb informacionit; kjo mund t\u00eb jet\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00ebsishme kur nj\u00eb sinjalizues i drejtohet medias n\u00eb konfidenc\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, burimi gazetaresk dhe sinjalizuesi nuk jan\u00eb domosdoshm\u00ebrisht e nj\u00ebjta gj\u00eb. Jo kushdo q\u00eb jep informacion nga brenda nj\u00eb institucioni i plot\u00ebson kushtet ligjore t\u00eb sinjalizimit dhe jo \u00e7do sinjalizues e b\u00ebn publik rastin e vet. K\u00ebto dallime kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr gazetarin, i cili duhet t\u00eb kuptoj\u00eb se \u00e7far\u00eb mbrojtje mund t\u00eb ket\u00eb personi dhe cilat p\u00ebrgjegj\u00ebsi i takojn\u00eb vet\u00eb redaksis\u00eb. P\u00ebrvoja e Kosov\u00ebs tregon pse ky dallim nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm teorik.<\/p>\n<h2>Kur sinjalizuesi b\u00ebhet lajm: P\u00ebrvoja e Kosov\u00ebs<\/h2>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb ka pasur raste kur punonj\u00ebs t\u00eb institucioneve kan\u00eb raportuar shkelje t\u00eb dyshuara, nd\u00ebrsa m\u00eb pas kan\u00eb pretenduar se jan\u00eb p\u00ebrballur me presione ose nd\u00ebshkime. P\u00ebr median, k\u00ebto raste kan\u00eb dy an\u00eb: \u00e7far\u00eb po denoncohet dhe \u00e7far\u00eb ndodh me personin q\u00eb ka folur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga shembujt m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj lidhjeje \u00ebsht\u00eb ai i Murat Mehmetit, ish-hetues n\u00eb Administrat\u00ebn Tatimore t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb vitin 2016, ai foli n\u00eb hulumtimin e emisionit Jeta n\u00eb Kosov\u00eb, \u201cVjedhja e Organizuar Tatimore\u201d, p\u00ebr nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb dyshuar t\u00eb evazionit fiskal me fatura fiktive dhe p\u00ebr pengesa t\u00eb pretenduara n\u00eb hetimet brenda ATK-s\u00eb. Rr\u00ebfimi i tij u b\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb hulumtimi mediatik, nd\u00ebrsa pas publikimit u hap edhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr: m\u00ebnyra se si institucioni po i trajtonte punonj\u00ebsit q\u00eb komunikonin me gazetar\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb raportim t\u00eb KALLXO.com u publikua p\u00ebrmbajtja e nj\u00eb shkrese t\u00eb ATK-s\u00eb e 29 n\u00ebntorit 2016, me t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebrkohej miratim paraprak p\u00ebr komunikim me mediat dhe paralajm\u00ebroheshin sanksione. Mehmeti pretendoi se ishte p\u00ebrballur me presione lidhur me pozit\u00ebn e pun\u00ebs. K\u00ebshtu, raportimi nuk u kufizua te dyshimet p\u00ebr shmangie tatimore, por shqyrtoi edhe reagimin institucional pas daljes s\u00eb informacionit n\u00eb publik. Kjo nuk provon vetvetiu se \u00e7do mas\u00eb ndaj tij ishte hakmarrje, por tregon pse reagimi ndaj burimit mund t\u00eb b\u00ebhet vet\u00eb \u00e7\u00ebshtje me interes publik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb situat\u00eb tjet\u00ebr u trajtua n\u00eb rastin e Fadil Hoxh\u00ebs, kryetar i Sindikat\u00ebs s\u00eb Pavarur t\u00eb RTK-s\u00eb, i cili gjat\u00eb vitit 2022 kishte raportuar parregullsi t\u00eb dyshuara n\u00eb menaxhimin e transmetuesit publik. Pas uljes n\u00eb pozit\u00eb, ai pretendoi se masa lidhej me sinjalizimet dhe aktivitetin sindikal; RTK-ja e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb lidhje.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, KALLXO.com ndoqi p\u00ebrballjen e Hoxh\u00ebs me RTK-n\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb dhe vendimmarrjen e Inspektoratit t\u00eb Pun\u00ebs, i cili v\u00ebrtetoi gjob\u00ebn prej 3 mij\u00eb eurosh p\u00ebr shkelje n\u00eb rastin e degradimit. Gjykata refuzoi k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebr mas\u00eb t\u00eb siguris\u00eb, por kjo nuk ishte zgjidhje p\u00ebrfundimtare e kontestit. Raportimi mediatik ndihmon pik\u00ebrisht kur dallon \u00e7far\u00eb kan\u00eb konstatuar institucionet nga ajo q\u00eb pal\u00ebt vazhdojn\u00eb ta pretendojn\u00eb: konstatimi i shkeljeve n\u00eb procedur\u00ebn e degradimit nuk \u00ebsht\u00eb automatikisht konstatim se kishte hakmarrje p\u00ebr sinjalizimin.<\/p>\n<p>Edhe rasti i Ermal Kutllovcit, ish-zyrtar n\u00eb Ministrin\u00eb e Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb dhe Tregtis\u00eb, \u00ebsht\u00eb ndjekur nga mediat p\u00ebr shkak t\u00eb kund\u00ebrshtimeve q\u00eb ai kishte shprehur ndaj procedurave t\u00eb furnizimit t\u00eb Rezerv\u00ebs Shtet\u00ebrore. N\u00eb janar 2024, KOHA.net raportoi p\u00ebr largimin e tij nga puna. Kutllovci e lidhi vendimin me q\u00ebndrimet e tij p\u00ebr furnizimet, nd\u00ebrsa Ministria e arsyetoi me shkelje disiplinore, p\u00ebrfshir\u00eb tejkalimin e hierarkis\u00eb institucionale. M\u00eb pas, K\u00ebshilli i Pavarur Mbik\u00ebqyr\u00ebs p\u00ebr Sh\u00ebrbimin Civil nd\u00ebrhyri n\u00eb vendimmarrje dhe ai u rikthye n\u00eb pun\u00eb, por mbeti n\u00eb fuqi masa e ndalimit t\u00eb avancimit p\u00ebr dy vjet, t\u00eb cil\u00ebn e kund\u00ebrshtoi n\u00eb gjykat\u00eb. Raportimet p\u00ebr k\u00ebto zhvillime mund\u00ebsojn\u00eb t\u00eb shihet se si ndryshon situata e nj\u00eb personi pas denoncimit, pa u nxjerr\u00eb p\u00ebrfundimi se \u00e7do mas\u00eb disiplinore p\u00ebrb\u00ebn hakmarrje t\u00eb provuar.<\/p>\n<p>V\u00ebmendje ka marr\u00eb edhe rasti i Makfirete Dibranit, zyrtare n\u00eb Ministrin\u00eb e Mjedisit, e cila raportoi keqp\u00ebrdorime t\u00eb dyshuara lidhur me faljen e borxheve t\u00eb kompanive q\u00eb ambalazhojn\u00eb ujin. N\u00eb nj\u00eb diskutim publik t\u00eb L\u00ebvizjes FOL n\u00eb vitin 2024, ajo foli p\u00ebr presione, procedura disiplinore dhe p\u00ebrpjekje p\u00ebr diskreditim. FOL e nderoi me \u00c7mimin p\u00ebr Guxim Qytetar 2024. N\u00eb nj\u00eb aktivitet t\u00eb vitit 2025, avokati i saj deklaroi se ajo ishte p\u00ebrballur edhe me k\u00ebrc\u00ebnime. K\u00ebto jan\u00eb pretendime q\u00eb meritojn\u00eb verifikim dhe ndjekje mediatike, jo p\u00ebrfundime t\u00eb gatshme p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e ndonj\u00eb personi apo institucioni.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej k\u00ebtyre historive, L\u00ebvizja FOL ka ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr mekanizmat e sinjalizimit, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb sektorin privat. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb paraqitura nga organizata n\u00eb vitin 2024, p\u00ebr periudh\u00ebn 2020\u20132022 subjektet private kishin dor\u00ebzuar vet\u00ebm pes\u00eb raporte vjetore p\u00ebr sinjalizimin. Kjo shif\u00ebr nuk tregon sa shkelje kan\u00eb ndodhur, por ngre pyetje p\u00ebr funksionimin dhe p\u00ebrdorimin e kanaleve t\u00eb raportimit. Edhe p\u00ebr median, dallimi mes munges\u00ebs s\u00eb raportimeve dhe munges\u00ebs s\u00eb shkeljeve \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor.<\/p>\n<p>Rastet ndryshojn\u00eb si p\u00ebr nga faktet, ashtu edhe p\u00ebr nga ecuria institucionale. As \u00e7do mas\u00eb ndaj nj\u00eb punonj\u00ebsi q\u00eb ka sinjalizuar nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht hakmarrje, as mungesa e nj\u00eb aktgjykimi p\u00ebrfundimtar nuk e p\u00ebrjashton raportimin p\u00ebr presione t\u00eb besueshme dhe t\u00eb dokumentuara. P\u00ebr gazetarin ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb prova, t&#8217;i ballafaqoj\u00eb pretendimet me p\u00ebrgjigjet e institucioneve dhe t\u00eb mos e ngat\u00ebrroj\u00eb rezultatin e nj\u00eb procedure me v\u00ebrtetimin e t\u00eb gjitha pretendimeve.<\/p>\n<p>Kjo qasje p\u00ebrputhet me frym\u00ebn e Kapitullit VIII t\u00eb Kodit t\u00eb KMSHK-s\u00eb: trajtim t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr sinjalizuesin, por edhe p\u00ebr personat ndaj t\u00eb cil\u00ebve ngrihen dyshime. Se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb kur konflikti mes interesit publik, konfidencialitetit dhe nd\u00ebshkimit arrin deri n\u00eb gjykat\u00eb, e tregon edhe p\u00ebrvoja evropiane.<\/p>\n<h2>M\u00ebsimet nga p\u00ebrvoja evropiane<\/h2>\n<p>N\u00eb vende t\u00eb tjera evropiane, njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb zbuluar shkelje jan\u00eb larguar nga puna, jan\u00eb ndjekur penalisht ose jan\u00eb p\u00ebrballur me pasoja t\u00eb tjera. Disa raste kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb Gjykat\u00ebn Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), e cila ka zhvilluar standarde p\u00ebr mbrojtjen e liris\u00eb s\u00eb shprehjes n\u00eb situata t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr rastet m\u00eb t\u00eb njohura \u00ebsht\u00eb Guja kund\u00ebr Moldavis\u00eb. N\u00eb vitin 2003, Iacob Guja, punonj\u00ebs i Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Moldavis\u00eb, i dor\u00ebzoi nj\u00eb gazete dy shkresa q\u00eb ngrinin dyshime p\u00ebr nd\u00ebrhyrje politike n\u00eb procedura penale. Pas publikimit, ai u largua nga puna p\u00ebr shkelje t\u00eb rregullave t\u00eb brendshme t\u00eb konfidencialitetit.<\/p>\n<p>M\u00eb 12 shkurt 2008, GJEDNJ konstatoi shkelje t\u00eb nenit 10 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut. Ajo mori parasysh interesin publik, besueshm\u00ebrin\u00eb e dokumenteve, rrug\u00ebt e mundshme t\u00eb raportimit dhe ashp\u00ebrsin\u00eb e mas\u00ebs ndaj Guj\u00ebs. Historia nuk p\u00ebrfundoi me at\u00eb aktgjykim. Pas rikthimit n\u00eb pun\u00eb, ai u largua p\u00ebrs\u00ebri vet\u00ebm dhjet\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb. N\u00eb vitin 2018, n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Guja kund\u00ebr Moldavis\u00eb (nr. 2), GJEDNJ konstatoi nj\u00eb tjet\u00ebr shkelje t\u00eb nenit 10, duke e lidhur largimin e dyt\u00eb me hakmarrjen p\u00ebr shpalosjen e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr median, rasti tregon se pasojat p\u00ebr sinjalizuesin mund t\u00eb vazhdojn\u00eb edhe pasi \u00ebsht\u00eb publikuar informacioni dhe pasi gjykata ka konstatuar shkeljen e t\u00eb drejtave t\u00eb tij. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se gazeta q\u00eb botoi dokumentet kishte detyrimin ligjor t\u00eb ndiqte \u00e7do zhvillim personal t\u00eb Guj\u00ebs. Por largimi i tij i dyt\u00eb ishte nj\u00eb fakt me pesh\u00eb publike, sepse lidhej drejtp\u00ebrdrejt me t\u00eb nj\u00ebjtin informacion dhe me efektivitetin e mbrojtjes q\u00eb ai kishte fituar n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rast tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb Halet kund\u00ebr Luksemburgut, i lidhur me zbulimet LuxLeaks. Rapha\u00ebl Halet, punonj\u00ebs i PricewaterhouseCoopers, i dha nj\u00eb gazetari dokumente konfidenciale p\u00ebr praktikat e trajtimit tatimor t\u00eb kompanive shum\u00ebkomb\u00ebshe. Materialet kontribuuan n\u00eb raportime q\u00eb nxit\u00ebn debat nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Halet u d\u00ebnua penalisht me gjob\u00eb prej 1,000 eurosh dhe, n\u00eb vitin 2021, nj\u00eb dhom\u00eb e GJEDNJ-s\u00eb nuk gjeti shkelje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes.<\/p>\n<p>M\u00eb 14 shkurt 2023, Dhoma e Madhe arriti n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb kund\u00ebrt: d\u00ebnimi kishte shkelur nenin 10. Gjykata vler\u00ebsoi se interesi publik i informacionit, n\u00eb rrethanat e \u00e7\u00ebshtjes, kishte pesh\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se d\u00ebmi i pretenduar ndaj pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit. Ajo shqyrtoi edhe autenticitetin e dokumenteve, m\u00ebnyr\u00ebn e shpalosjes dhe efektin dekurajues q\u00eb d\u00ebnimi mund t\u00eb kishte te sinjalizuesit e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja \u00e7\u00ebshtjet tregojn\u00eb se detyrimi i konfidencialitetit nuk e zgjidh vetvetiu dilem\u00ebn. Duhet par\u00eb \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb zbuluar, n\u00eb \u00e7far\u00eb rrethanash, sa i besuesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb informacioni dhe pse publiku ka interes ta dij\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto standarde plot\u00ebsohen nga Direktiva (BE) 2019\/1937 p\u00ebr mbrojtjen e sinjalizuesve. Neni 6 e lidh mbrojtjen, nd\u00ebr t\u00eb tjera, me arsye t\u00eb bazuara p\u00ebr t\u00eb besuar se informacioni ishte i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e raportimit, jo me domosdoshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr ta provuar p\u00ebrfundimisht shkeljen. Neni 15 parasheh mbrojtjen e shpalosjes publike n\u00eb rrethana t\u00eb p\u00ebrcaktuara, p\u00ebrfshir\u00eb rrezikun e hakmarrjes, zhdukjen e provave apo rrezikun e af\u00ebrt p\u00ebr interesin publik.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2026, BE-ja miratoi edhe Direktiv\u00ebn (BE) 2026\/1021 p\u00ebr luftimin e korrupsionit, e cila hyri n\u00eb fuqi m\u00eb 31 maj 2026. Ajo e lidh mbrojtjen e personave q\u00eb raportojn\u00eb veprat e korrupsionit t\u00eb mbuluara nga direktiva me standardet e Direktiv\u00ebs 2019\/1937. Afati i p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr transpozimin e saj nga shtetet an\u00ebtare \u00ebsht\u00eb 1 qershori 2028.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, Akti Evropian p\u00ebr Lirin\u00eb e Medias, Rregullorja (BE) 2024\/1083, dispozitat kryesore t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs zbatohen nga gushti i vitit 2025, ka forcuar garancit\u00eb p\u00ebr burimet gazetareske. Neni 4 vendos kufizime dhe kushte t\u00eb rrepta p\u00ebr nd\u00ebrhyrjet e autoriteteve q\u00eb synojn\u00eb identifikimin e burimeve konfidenciale. Kjo ka r\u00ebnd\u00ebsi kur sinjalizuesi i beson informacionin nj\u00eb redaksie, por nuk e \u00e7liron median nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr verifikim.<\/p>\n<p>P\u00ebr Kosov\u00ebn, k\u00ebto akte t\u00eb BE-s\u00eb jan\u00eb standarde krahasuese me r\u00ebnd\u00ebsi, jo rregulla q\u00eb zbatohen automatikisht. N\u00eb praktik\u00ebn e gazetaris\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebnia nd\u00ebrmjet burimit dhe medias shpjegohet edhe p\u00ebrmes kodeve etike evropiane.<\/p>\n<h2>Si i mbrojn\u00eb mediat evropiane sinjalizuesit dhe burimet e tyre?<\/h2>\n<p>N\u00eb Britani, Kodi i IPSO-s, n\u00eb pik\u00ebn 14, njeh detyrimin moral p\u00ebr mbrojtjen e burimeve konfidenciale. Kodi Gjerman i Shtypit, n\u00eb pik\u00ebn 5, k\u00ebrkon ruajtjen e konfidencialitetit dhe mbrojtjen e informator\u00ebve. T\u00eb dyja qasjet e vendosin besimin e burimit te media n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb praktik\u00ebs profesionale.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Mediave i Finland\u00ebs, n\u00eb udh\u00ebzimet e p\u00ebrdit\u00ebsuara n\u00eb vitin 2024, krahas verifikimit kritik dhe mbrojtjes s\u00eb burimeve, k\u00ebrkon plot\u00ebsimin e raportimeve kur dalin fakte t\u00eb reja thelb\u00ebsore dhe p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t&#8217;i ndjekur ngjarjet deri n\u00eb p\u00ebrfundim. Kjo ka lidhje me rastet e sinjalizuesve: nj\u00eb ngjarje q\u00eb nis me zbulimin e nj\u00eb shkeljeje mund t\u00eb vazhdoj\u00eb me vendime disiplinore, procedura gjyq\u00ebsore apo zhvillime q\u00eb e ndryshojn\u00eb pamjen fillestare t\u00eb rastit.<\/p>\n<p>K\u00ebto parime jan\u00eb t\u00eb af\u00ebrta me k\u00ebrkesat e Kapitujve VII dhe VIII t\u00eb Kodit t\u00eb KMSHK-s\u00eb p\u00ebr ruajtjen e burimeve dhe trajtimin e drejt\u00eb t\u00eb sinjalizuesve. Mbrojtja, megjithat\u00eb, nuk kufizohet te mosshkrimi i emrit: ajo k\u00ebrkon kujdes edhe me dokumentet, holl\u00ebsit\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00ebn e publikimit q\u00eb mund ta identifikojn\u00eb personin pa dashje.<\/p>\n<h2>Lajmi publikohet, por \u00e7far\u00eb ndodh me sinjalizuesin?<\/h2>\n<p>Pasi lajmi publikohet, v\u00ebmendja shpesh zhvendoset te shkelja e denoncuar. Nd\u00ebrkoh\u00eb, personi q\u00eb ka folur mund t\u00eb p\u00ebrballet me presione, ulje n\u00eb pozit\u00eb apo largim nga puna. N\u00ebse dalin pretendime t\u00eb tilla, ato mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb zhvillim t\u00eb ri me interes publik, q\u00eb meriton verifikim me dokumente dhe ballafaqim me q\u00ebndrimin e pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se \u00e7do veprim i pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit \u00ebsht\u00eb hakmarrje. Duhet t\u00eb shqyrtohen arsyet e mas\u00ebs, lidhja e mundshme me sinjalizimin dhe vendimet e institucioneve kompetente.<\/p>\n<p>N\u00eb procedurat e mbrojtjes s\u00eb sinjalizuesve, neni 25 i ligjit t\u00eb Kosov\u00ebs e vendos mbi pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin barr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb provuar se veprimi i d\u00ebmsh\u00ebm nuk ka lidhje shkakore me sinjalizimin; p\u00ebr gazetarin, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrethan\u00eb ligjore q\u00eb duhet kuptuar pa e paragjykuar rezultatin e kontestit.<\/p>\n<p>Kodi i KMSHK-s\u00eb nuk parasheh shprehimisht detyrim q\u00eb media ta ndjek\u00eb \u00e7do rast pas publikimit. Megjithat\u00eb, parimet e trajtimit t\u00eb drejt\u00eb dhe raportimit t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm mb\u00ebshtesin ndjekjen e zhvillimeve t\u00eb reja kur ato jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe t\u00eb verifikueshme. Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb detyrim pa kufi ndaj \u00e7do burimi, por p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb e raportimit kur historia ende ka r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr publikun.<\/p>\n<h2>Mbrojtja e sinjalizuesit dhe besueshm\u00ebria e medias<\/h2>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia mes sinjalizuesit dhe medias mb\u00ebshtetet te nj\u00eb ekuilib\u00ebr i domosdosh\u00ebm. Personi q\u00eb raporton mund t\u00eb ket\u00eb arsye t\u00eb forta p\u00ebr t\u00eb folur dhe t\u00eb meritoj\u00eb mbrojtje ligjore, edhe n\u00ebse shkelja e dyshuar nuk provohet p\u00ebrfundimisht. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, gazetari duhet ta ruaj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e gjykimit: t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb prova, t&#8217;u jap\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebrgjigje atyre p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt raporton dhe t\u00eb mos e ngat\u00ebrroj\u00eb besimin te burimi me v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e \u00e7do pretendimi.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb edhe fryma q\u00eb p\u00ebrcjell Kodi i Mediave t\u00eb Shkruara t\u00eb Kosov\u00ebs. Nj\u00eb media e p\u00ebrgjegjshme nuk gjykohet vet\u00ebm nga ajo q\u00eb arrin t\u00eb zbuloj\u00eb, por edhe nga m\u00ebnyra si e verifikon dhe e publikon informacionin. E kur pas nj\u00eb zbulimi dalin fakte p\u00ebr presione apo nd\u00ebshkime t\u00eb mundshme ndaj personit q\u00eb foli, edhe ato mund t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e historis\u00eb q\u00eb publiku ka t\u00eb drejt\u00eb ta di.<\/p>\n<p>(<em>Autori \u00ebsht\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i Zyr\u00ebs Ligjore i medias online Gazeta Jeta n\u00eb Kosov\u00eb. Artikulli \u00ebsht\u00eb shkruar p\u00ebr KMShK-n\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit t\u00eb UNESCO-s \u201cNd\u00ebrtimi i besimit n\u00eb media n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore: Mb\u00ebshtetje p\u00ebr gazetarin\u00eb si e mir\u00eb publike\u201d, i financuar nga Bashkimi Evropian. Pik\u00ebpamjet e shprehura n\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull jan\u00eb ekskluzivisht t\u00eb KMShK-s\u00eb dhe nuk pasqyrojn\u00eb domosdoshm\u00ebrisht q\u00ebndrimet e UNESCO-s dhe t\u00eb Bashkimit Evropian. \u00a0#TrustInMediaSEE<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas shum\u00eb shkeljeve q\u00eb dalin n\u00eb publik q\u00ebndron dikush q\u00eb ka vendosur t\u00eb mos hesht\u00eb. Informacionet e tij mund t\u00eb zbulojn\u00eb korrupsion, keqp\u00ebrdorime e padrejt\u00ebsi, por jo gjith\u00e7ka q\u00eb thot\u00eb nj\u00eb sinjalizues duhet marr\u00eb si e v\u00ebrtet\u00eb. Media duhet t&#8217;i verifikoj\u00eb pretendimet e tij, ta mbroj\u00eb burimin dhe t&#8217;i d\u00ebgjoj\u00eb edhe ata p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":1294512,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1294509","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1294509","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1294509"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1294509\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1294514,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1294509\/revisions\/1294514"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1294512"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1294509"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1294509"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1294509"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}