{"id":1294515,"date":"2026-11-16T15:24:42","date_gmt":"2026-11-16T14:24:42","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1294515"},"modified":"2026-11-25T14:28:08","modified_gmt":"2026-11-25T13:28:08","slug":"kur-media-behet-gjykate-dhe-titulli-aktgjykim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/kur-media-behet-gjykate-dhe-titulli-aktgjykim\/","title":{"rendered":"Kur media b\u00ebhet gjykat\u00eb dhe titulli aktgjykim"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nj\u00eb person mund t\u00eb arrestohet sot, t\u00eb akuzohet nes\u00ebr dhe t\u00eb shpallet i pafajsh\u00ebm pas disa vitesh. Por, n\u00ebse media e ka shpallur fajtor q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb, kush ia kthen atij reputacionin e humbur? Gazetaria ka p\u00ebr detyr\u00eb t&#8217;i zbuloj\u00eb shkeljet dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb llogaridh\u00ebnie, por jo ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb gjykat\u00ebn.<\/strong><\/p>\n<p>Secili prej nesh mund t\u00eb arrestohet, t\u00eb akuzohet, madje edhe t\u00eb d\u00ebnohet n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb e t\u00eb dyt\u00eb, por n\u00eb fund t\u00eb procesit gjyq\u00ebsor t\u00eb shpallet i pafajsh\u00ebm me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb. Nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb e till\u00eb mund t&#8217;ia ndryshoj\u00eb jet\u00ebn secilit prej nesh.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej procesit n\u00eb gjykat\u00eb, r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe ka edhe gjykimi publik q\u00eb i b\u00ebhet secilit rast. \u201cArrestohet mashtruesi q\u00eb u mori mij\u00ebra euro qytetar\u00ebve\u201d. Ky mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb titull i zakonsh\u00ebm q\u00eb shp\u00ebrndahet me shpejt\u00ebsi n\u00eb portale dhe rrjete sociale. Brenda pak or\u00ebsh, emri dhe fotografia e qytetarit b\u00ebhen t\u00eb njohura p\u00ebr mij\u00ebra njer\u00ebz.<\/p>\n<p>Familjar\u00ebt e tij p\u00ebrballen me pyetje. F\u00ebmij\u00ebt mund t\u00eb paragjykohen n\u00eb shkoll\u00eb. N\u00eb vendin e pun\u00ebs fillojn\u00eb dyshimet. Por, p\u00ebr opinionin publik, duket se nuk ka m\u00eb dyshime: ai tashm\u00eb njihet si mashtrues. Sepse k\u00ebshtu raportuan mediat, duke e paraqitur dyshimin si fakt t\u00eb v\u00ebrtetuar.<\/p>\n<p>Por, \u00e7far\u00eb ndodh n\u00ebse prokuroria e pushon hetimin ose gjykata e shpall t\u00eb pafajsh\u00ebm? A do t\u00eb ket\u00eb lajmi p\u00ebr pafaj\u00ebsin\u00eb e tij t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn v\u00ebmendje si lajmi p\u00ebr arrestimin? A do ta publikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb zhvillim t\u00eb gjitha mediat q\u00eb e shpall\u00ebn mashtrues? Dhe, mbi t\u00eb gjitha, kush e riparon d\u00ebmin q\u00eb i \u00ebsht\u00eb shkaktuar?<\/p>\n<p>Ky shembull ilustrues na kujton nj\u00eb nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb gazetaris\u00eb: respektimin e prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb, nj\u00eb parim themelor i drejt\u00ebsis\u00eb penale, q\u00eb mbrohet n\u00ebp\u00ebrmjet legjislacionit dhe standardeve t\u00eb etik\u00ebs profesionale.<\/p>\n<p>Kjo \u00e7\u00ebshtje trajtohet edhe n\u00eb Kapitullin V t\u00eb Kodit t\u00eb Mediave t\u00eb Shkruara t\u00eb Kosov\u00ebs, i cili p\u00ebrcakton standardet etike p\u00ebr raportimin mbi personat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb incidente, aksidente, si dhe mbi personat e arrestuar apo t\u00eb akuzuar p\u00ebr vepra penale.<\/p>\n<h2>Arrestimi nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebnim<\/h2>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, pothuajse \u00e7do dit\u00eb publikohen lajme p\u00ebr arrestime, hetime, aktakuza dhe d\u00ebnime gjyq\u00ebsore. Raportimi p\u00ebr k\u00ebto zhvillime paraqet interes publik. Qytetar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb informohen p\u00ebr veprimet e Policis\u00eb, Prokuroris\u00eb dhe gjykatave, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr rastet e korrupsionit, krimit t\u00eb organizuar apo veprat e tjera me interes publik. Megjithat\u00eb, ekziston nj\u00eb dallim thelb\u00ebsor nd\u00ebrmjet arrestimit t\u00eb nj\u00eb personi dhe v\u00ebrtetimit t\u00eb faj\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Arrestimi \u00ebsht\u00eb veprim procedural, nd\u00ebrsa arresti sht\u00ebpiak, paraqitja n\u00eb stacionin policor dhe paraburgimi jan\u00eb masa t\u00eb parashikuara me ligj p\u00ebr sigurimin e pranis\u00eb s\u00eb t\u00eb pandehurit dhe p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb tjera t\u00eb ligjshme procedurale. K\u00ebto masa nuk jan\u00eb d\u00ebnime.<\/p>\n<p>As aktakuza nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebnim, por p\u00ebrmban pretendimet e prokuroris\u00eb. Nd\u00ebrsa gjykata vendos mbi faj\u00ebsin\u00eb ose pafaj\u00ebsin\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin dhe provat e shqyrtuara gjat\u00eb gjykimit.<\/p>\n<p>Prandaj, gazetari duhet ta ket\u00eb gjithmon\u00eb parasysh se i dyshuari, i pandehuri, i paraburgosuri apo i akuzuari nuk mund t\u00eb paraqitet si fajtor pa u v\u00ebrtetuar faj\u00ebsia e tij me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>Ja nj\u00eb shembull se si m\u00ebnyra e raportimit mund t\u00eb krijoj\u00eb perceptim t\u00eb gabuar: Policia arreston nj\u00eb zyrtar publik n\u00ebn dyshimin p\u00ebr korrupsion. Nj\u00eb portal publikon titullin: \u201cArrestohet zyrtari q\u00eb mori ryshfet\u201d. Nj\u00eb tjet\u00ebr shkruan: \u201cArrestohet zyrtari i dyshuar p\u00ebr marrje ryshfeti\u201d. T\u00eb dy lajmet flasin p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ngjarje, por nuk e thon\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. I pari ia atribuon zyrtarit kryerjen e vepr\u00ebs penale si fakt t\u00eb v\u00ebrtetuar. I dyti e informon publikun p\u00ebr dyshimin dhe veprimin e autoriteteve. Dallimi \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl n\u00eb numrin e fjal\u00ebve, por shum\u00eb i madh n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb etike dhe profesionale.<\/p>\n<h2>Gazetari nuk \u00ebsht\u00eb gjyqtar<\/h2>\n<p>N\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb demokratike gazetaria hulumtuese ka rol t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm. Ajo zbulon keqp\u00ebrdorime, dokumenton shkelje, ballafaqon zyrtar\u00ebt me fakte dhe nxjerr n\u00eb publik informacione q\u00eb institucionet ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebrpiqen t&#8217;i fshehin.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, gazetari nuk e ka kompetenc\u00ebn ta shpall\u00eb dik\u00eb fajtor n\u00eb kuptimin juridik. P\u00ebrvoja mbi dydekad\u00ebshe n\u00eb raportimin nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb m\u00eb ka m\u00ebsuar se e v\u00ebrteta nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb ajo q\u00eb paraqitet n\u00eb komunikat\u00ebn e policis\u00eb, n\u00eb pretendimet e prokuroris\u00eb apo n\u00eb deklarimet e mbrojtjes. Madje, edhe vendimet gjyq\u00ebsore mund t\u00eb ndryshojn\u00eb gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dosje penale mund t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb prova t\u00eb fuqishme, por edhe pretendime q\u00eb nuk v\u00ebrtetohen gjat\u00eb gjykimit. Nj\u00eb d\u00ebshmitar mund ta ndryshoj\u00eb deklarat\u00ebn. Nj\u00eb ekspertiz\u00eb mund t\u00eb kund\u00ebrshtohet. Nj\u00eb prov\u00eb mund t\u00eb shpallet e papranueshme. Prandaj, gazetari duhet ta raportoj\u00eb sakt\u00eb at\u00eb q\u00eb dihet n\u00eb secil\u00ebn faz\u00eb t\u00eb procedur\u00ebs, duke e ndar\u00eb faktin e verifikuar nga dyshimi dhe pretendimi.<\/p>\n<p>Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb heshtim p\u00ebrball\u00eb dyshimeve serioze p\u00ebr korrupsion apo krim. P\u00ebrkundrazi, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb raportojm\u00eb me guxim, me prova dhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Prezumimi i pafaj\u00ebsis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb mburoj\u00eb kund\u00ebr gazetaris\u00eb kritike. \u00cbsht\u00eb mbrojtje kund\u00ebr paragjykimit.<\/p>\n<h2>Kur fotografia b\u00ebhet d\u00ebnim publik<\/h2>\n<p>Nj\u00eb nga dilemat m\u00eb t\u00eb shpeshta etike lidhet me publikimin e emrave dhe fotografive t\u00eb personave t\u00eb arrestuar apo t\u00eb dyshuar. Jo \u00e7do person q\u00eb p\u00ebrfundon n\u00eb nj\u00eb stacion policor duhet domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me em\u00ebr, mbiem\u00ebr dhe fotografi n\u00eb media.<\/p>\n<p>N\u00eb raste t\u00eb caktuara, identifikimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes publik, sidomos kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr zyrtar\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi publike ose ngjarje q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb llogaridh\u00ebnie institucionale. Por, gazetari duhet t\u00eb shtroj\u00eb disa pyetje: Pse duhet ta publikoj fotografin\u00eb apo emrin e k\u00ebtij personi? \u00c7far\u00eb p\u00ebrfiton publiku nga identifikimi i tij? A \u00ebsht\u00eb ky informacion i domosdosh\u00ebm p\u00ebr ta kuptuar ngjarjen? N\u00ebse p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm se fotografia sjell m\u00eb shum\u00eb klikime, at\u00ebher\u00eb kemi nj\u00eb problem serioz etik dhe profesional. Sepse interesi publik nuk \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me kuriozitetin e publikut.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrgjegj\u00ebsi \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e madhe kur raportojm\u00eb p\u00ebr aksidente, incidente dhe ngjarje ku p\u00ebrfshihen viktima. Dinjiteti dhe privat\u00ebsia e njer\u00ebzve nuk duhet t\u00eb sakrifikohen p\u00ebr nj\u00eb titull sensacional.<\/p>\n<h2>Lajmi nuk p\u00ebrfundon me arrestimin, ndiqe deri n\u00eb fund<\/h2>\n<p>Nj\u00eb nga mang\u00ebsit\u00eb q\u00eb v\u00ebrehet n\u00eb raportimin p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb \u00ebsht\u00eb mungesa e vazhdim\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Arrestimi shpesh merr hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb madhe mediatike. Publikohen emrat, fotografit\u00eb dhe dyshimet. Por, kur procedura p\u00ebrfundon, interesimi i mediave shpesh zbehet. N\u00ebse nj\u00eb person lirohet nga akuza, n\u00ebse hetimet pushohen apo n\u00ebse gjykata merr nj\u00eb vendim q\u00eb ndryshon rrjedh\u00ebn e rastit, publiku duhet t\u00eb informohet edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zhvillim. P\u00ebrndryshe, qytetari mbetet peng i lajmit t\u00eb par\u00eb. Imagjinoni sikur nj\u00eb portal ta kishte publikuar arrestimin tuaj n\u00eb ballin\u00eb, nd\u00ebrsa pafaj\u00ebsin\u00eb tuaj ta publikonte pas tri vitesh n\u00eb nj\u00eb lajm t\u00eb shkurt\u00ebr q\u00eb mezi lexohet. A do ta konsideronit k\u00ebt\u00eb raportim t\u00eb drejt\u00eb?<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu matet p\u00ebrgjegj\u00ebsia e medias: jo vet\u00ebm n\u00eb shpejt\u00ebsin\u00eb e publikimit t\u00eb arrestimit, por edhe n\u00eb gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr ta ndjekur rastin deri n\u00eb p\u00ebrfundim.<\/p>\n<p>N\u00eb redaksin\u00eb e \u201cBetimit p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d, ku raportohen qindra e mij\u00ebra lajme t\u00eb k\u00ebsaj natyre, p\u00ebr shkak t\u00eb numrit t\u00eb madh t\u00eb rasteve nuk kemi gjithmon\u00eb mund\u00ebsi t&#8217;i ndjekim t\u00eb gjitha procedurat deri n\u00eb p\u00ebrfundim. N\u00eb raste t\u00eb tilla, pal\u00ebt na drejtohen dhe na njoftojn\u00eb se ndaj tyre jan\u00eb pushuar hetimet, jan\u00eb liruar nga akuza apo jan\u00eb shpallur t\u00eb pafajshme. Redaksia bashk\u00ebpunon me t\u00eb gjith\u00eb, duke ua k\u00ebrkuar vendimet p\u00ebrkat\u00ebse, t\u00eb cilat verifikohen dhe m\u00eb pas raportohen me sakt\u00ebsi. K\u00ebt\u00eb praktik\u00eb duhet ta ndjekin t\u00eb gjitha mediat q\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb kapaciteteve t\u00eb kufizuara, nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t&#8217;i p\u00ebrcjellin vazhdimisht t\u00eb gjitha rastet.<\/p>\n<h2>Drejt\u00ebsia nuk duhet t\u00eb zhvillohet n\u00eb tituj portalesh<\/h2>\n<p>N\u00eb epok\u00ebn e rrjeteve sociale, nj\u00eb titull i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm mund t\u00eb shkaktoj\u00eb pasoja shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha sesa vet\u00eb artikulli. Shum\u00eb qytetar\u00eb lexojn\u00eb vet\u00ebm titullin. T\u00eb tjer\u00ebt e shp\u00ebrndajn\u00eb pa e hapur lajmin. K\u00ebshtu, nj\u00eb dyshim i raportuar gabimisht mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb bindje kolektive p\u00ebr faj\u00ebsin\u00eb e dikujt. Prandaj, p\u00ebrgjegj\u00ebsia editoriale fillon nga titulli dhe vazhdon te p\u00ebrmbajtja, fotografia dhe m\u00ebnyra e shp\u00ebrndarjes s\u00eb lajmit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb lajm mund t\u00eb jet\u00eb i sakt\u00eb n\u00eb nj\u00eb fjali, por i padrejt\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. N\u00ebse raportojm\u00eb vet\u00ebm akuz\u00ebn e prokuroris\u00eb dhe l\u00ebm\u00eb jasht\u00eb kund\u00ebrshtimin e mbrojtjes, publiku merr informacion t\u00eb cunguar.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsia e gazetarit p\u00ebrfshin t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e raportimit: d\u00ebgjimin e pal\u00ebve relevante, verifikimin e fakteve, titullin e sakt\u00eb dhe p\u00ebrdorimin e p\u00ebrgjegjsh\u00ebm t\u00eb fotografis\u00eb, videos dhe tekstit.<\/p>\n<p>Gjykatat duhet t\u00eb vendosin mbi baz\u00ebn e provave dhe ligjit, nd\u00ebrsa mediat duhet t\u00eb raportojn\u00eb mbi baz\u00ebn e fakteve dhe standardeve profesionale.<\/p>\n<p>Gazetaria nuk ka pse ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer asaj. Detyra e saj \u00ebsht\u00eb ta mbik\u00ebqyr drejt\u00ebsin\u00eb, t&#8217;i ekspozoj\u00eb d\u00ebshtimet dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb llogaridh\u00ebnie.<\/p>\n<p>Kapitulli V i Kodit t\u00eb Mediave t\u00eb Shkruara t\u00eb Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb penges\u00eb p\u00ebr raportimin e krimit, por udh\u00ebrr\u00ebfyes p\u00ebr nj\u00eb gazetari t\u00eb p\u00ebrgjegjshme, t\u00eb sakt\u00eb dhe t\u00eb paanshme.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, mbrojtja e prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm mbrojtje e personit p\u00ebr t\u00eb cilin raportohet. \u00cbsht\u00eb mbrojtje e besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb medias, e integritetit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr t&#8217;u informuar sakt\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse gazetari ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb zbuloj\u00eb, t\u00eb hetoj\u00eb, t\u00eb kritikoj\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Por nuk ka t\u00eb drejt\u00eb ta shpall\u00eb fajtor nj\u00eb person para se k\u00ebt\u00eb ta b\u00ebj\u00eb gjykata me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe, n\u00ebse nes\u00ebr gjykata e shpall t\u00eb pafajsh\u00ebm, lajmi p\u00ebr pafaj\u00ebsin\u00eb e tij duhet t\u00eb ket\u00eb po aq r\u00ebnd\u00ebsi sa lajmi p\u00ebr arrestimin.<\/p>\n<p>(<em>Autori \u00ebsht\u00eb kryeredaktor i medias online Betimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi. Artikulli \u00ebsht\u00eb shkruar p\u00ebr KMShK-n\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit t\u00eb UNESCO-s \u201cNd\u00ebrtimi i besimit n\u00eb media n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore: Mb\u00ebshtetje p\u00ebr gazetarin\u00eb si e mir\u00eb publike\u201d, i financuar nga Bashkimi Evropian. Pik\u00ebpamjet e shprehura n\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull jan\u00eb ekskluzivisht t\u00eb KMShK-s\u00eb dhe nuk pasqyrojn\u00eb domosdoshm\u00ebrisht q\u00ebndrimet e UNESCO-s dhe t\u00eb Bashkimit Evropian. #TrustInMediaSEE<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb person mund t\u00eb arrestohet sot, t\u00eb akuzohet nes\u00ebr dhe t\u00eb shpallet i pafajsh\u00ebm pas disa vitesh. Por, n\u00ebse media e ka shpallur fajtor q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb, kush ia kthen atij reputacionin e humbur? Gazetaria ka p\u00ebr detyr\u00eb t&#8217;i zbuloj\u00eb shkeljet dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb llogaridh\u00ebnie, por jo ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb gjykat\u00ebn. Secili prej nesh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":185794,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1294515","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1294515","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1294515"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1294515\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1294516,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1294515\/revisions\/1294516"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/185794"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1294515"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1294515"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1294515"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}